Juve, Buffon dhe Chiellini rinovojnë kontratën deri në vitin 2021

Tani është zyrtare: Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon kanë rinovuar kontratën me klubin e Juventusit.

Që të dy futbollistët do të jenë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2021.

“Ka lojtarë që nuk kanë nevojë për prezantim. Kampionët, historia e të cilëve flet vetë, dhe lidhjen me fanellën që ata veshin është e padiskutueshme” – thuhet në deklaratën e klubit.

Buffon është pranë një rekordi historik, ku nëse tekniku Sarri do ta aktivizojë që nga minuta e parë në ndeshjen kundër Genoas, për gardianin 42- vjeçar do të jetë ndeshja e 648 në kampionatitn Italian dhe do të lërë pas ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, i cili mbante rekordin historik. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *