Karmina publikon analizën e Qim Pekës për luftën e Trumpit me Edi Ramën

Karmina i kërkoi sot Qim Pekës të bënte një shkrim të fortë kundër Edi Ramës, me të njëjtin titull siç ka pas bërë dikur një shkrim kundër Doktorit gazeta TemA.

Dhe Qim Peka ju përgjigj dëshirës  së saj.

Në qendër të shkrimit është analiza pse Edi Rama mbajti fjalimin për UÇK në parlament.

Ja shpjegimi i Qim Pekës:

“Çdo gjë lidhet me Shtëpinë e Bardhë.

Edi Rama donte të shkonte në Shtëpi të Bardhë, e cila është pro shqiptare, por donte të ndante Kosovën, duke menduar që Shtëpia e Bardhë ishte pro serbe.

Dhe vendosi ta ndajë.

Pastaj Boltoni e çoi planin në Shtëpi të Bardhë.

Kur e pa Trumpi, i tha: Ça paske bërë?

Po kjo dëmton Kosovën, ne jemi me shqiptarët, unë kam dalë foto me Lul Bashën…

Dhe e hoqi nga puna. Pastaj la shënim të hetohet me kë ka bashkëpunuar.

Nga përgjimet e telefonave, doli që ai ka fol me Pandi Majkon për këta iranianët në Shqipëri, dhe me Edi Ramën, për ndarje të Kosovës.

Atëhere Trumpi la shënim: “Mos ta shikoj këtë njeri në Shtëpi të Bardhë”.

Në atë kohë hyri në lojë Grenell.

Rama ju lut Hashimit t’i thoshte që nëse firmoste marrëveshjen, të vinte dhe ai në Uashington.

Në fillim Hashimi i tha është problem bileta, por Rama i tha i paguaj unë të gjitha.

Dhe ashtu vendosën. Ky me Gent Cakaj do niseshin me charter.

Trump e mori vesh dhe i ktheu nga rruga, duke prishur marrëveshjen dhe duke akuzuar Hashimin.

Kjo e tërboi Ramën, ndaj mbajti fjalimin në Parlament, sepse tani ai do arrestohet, ndërsa Doktori, Luli dhe Meta, nuk arrestohen dot më, se janë amnistuar nga reforma në drejtësi, pasi kaluan dhjetë vjet nga vjedhjet e fundit të tyre.

Tani Rama, rugën e vetme ka të ngrejë prapë UÇK-në e të bëjë trazira kundër reformës në drejtësi.

Ja ky është shpjegimi.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *