Komandantët ushtarakë të SHBA shprehen të shqetësuar për ndikimin e Kinës në Evropë

29 Qershor 2020, 23:12Bota TEMA
Komandantët ushtarakë të SHBA shprehen të shqetësuar

James G. Fogo, admiral i forcave detare, u tha pjesëmarrësve, gjatë një Webinari të sponsorizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike, se Kina po punonte në mënyrë aktive në Evropë dhe në Afrikë për të shkatërruar infrastrukturën e bazuar në rregullat ndërkombëtarë që kanë ruajtur paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Qasja qeveritare e Kinës është zgjeruar deri në Arktik, Evropë dhe Afrikë. Në këtë rajon, Kina po kryen përgjime të pasigurta të avionëve dhe anijeve. Po kërcënon kombet. Kina ka krijuar një bazë ushtarake jashtë rajonit Horn të Afrikës dhe po mundohet të kontrollojë porte të tjera”, është shprehur Admirali.

“Kina po blen kompani mediatike për të përçuar propagandat e saj dhe për të zhdukur çdo kritikë kundrejt qeverisë”, shton ai.

Liderët kinezë po ndërhyjnë në zgjedhjet nëpër botë, “duke kufizuar informacione rreth coronavirusit dhe duke dhuruar pajisje dhe personel mjekësor, madje edhe në Evropë, për të treguar se është një lider botëror”.

Nisma kineze “One Belt, One Road” ndërthur armë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe politike për të ndryshuar arkitekturën ndërkombëtare të bazuar në rregulla. Apo po ofrojnë lehtësira financiare dhe mundësi të ndryshme për kombet, veçanërisht në Afrikë, për të ndikuar në qeveritë e tyre.

“Ky lloj ndikimi përbën një shqetësim për sigurinë, dhe  mund të përdoret për të kufizuar hyrjen në portet dhe aeroportet kryesore, ndërsa mundëson aksesim në informacione të rëndësishme qeveritare dhe ushtarake përmes teknologjisë së ndërmarrjeve shtetërore”, shpjegon Admirali James.

1 komente në “Komandantët ushtarakë të SHBA shprehen të shqetësuar për ndikimin e Kinës në Evropë”

  1. american16al says:

    Ushtaraket americane mos shqetesohen sh se Europa formalisht eshtge ne NATO sepse bythen ja ka thene rusit me kohe me Gjermanine ne krye, tani ka dale nje djalosh adoleshent aziatik ndoshta do ta provoje dhe me ate.??
    Lere te shkoje se mbase e gjen vehten me ndonje cep te erret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje