Kriza nga koronavirusi: Përgjysmohet kredia, rriten interesat për individët

Treguesit e dhënies së kredisë së re për ekonominë kanë shënuar përgjysmim në fund të muajit maj, duke u ndikuar nga të dy faktorët, situata financiare e bizneseve nuk ka qenë optimale për të kërkuar kredi, por dhe bankat kanë shtrënguar kushtet.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, kredia e re në maj rezulton 11.9 miliardë lekë, nga 17.2 miliardë që ishte në fund të Prillit dhe poshtë mesatares së vitit 2019, ku nisi rigjallërimi i huadhënies.

Forma më e madhe e kreditimit të bizneseve në këtë periudhë ka dominuar ajo e kredisë afatshkurtër dhe overdrafteve, ndërsa huadhënia për sipërmarrjet private ka rënë me 50% krahasuar me Marsin e një viti më parë.

Edhe individët janë prekur nga shtrëngimi i kushteve të dhënies së kredisë. Kredia e re për këtë kategori është rritur krahasuar me marsin dhe prillin, por sërish mbetet në nivele të ulëta huadhënie për blerje banesash.

Normat e interesit për kreditë e individëve janë rritur në të gjitha monedhat, ku ajo në dollarë ka kërcyer në 14.7%, ndërsa pre kreditë në lekë interesat mesatare janë 6.3%.

Ndërsa për bizneset kredia në euro dhe lekë është më e lirë në fund të majit. Tkurrja e aktivitetit kreditues ka qenë i pritshëm në këtë periudhë pandemie për shkak të perceptimit në rritje të riskut që kanë bankat për ekonominë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *