“Ra ky mort dhe u pamë në… Prishtinë”

29 Qershor 2020, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po viziton Kosovën në të njëjtën ditë, kur në Uashington do  të nisnin bisedimet Kosovë- Serbi, të dështuara për shkak të ndërhyrjes së Gjykatës Speciale kundër kryetarit të delegacionit të Kosovës Hashim Thaçi, përmes publikimit të fletëthirrjes në Gjykatë. Vizita e tij i përngjan titullit të esesë së shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare për Kosovën: “Ra ky mort e u pamë”.

Dështimi i bisedimeve dhe konspiracioni kundër Shtëpisë së Bardhë, për këtë histori, do të ketë ndikim afatgjatë mbi të ardhmen politike të Kosovës.

Rikthimi i besimit për t’u ri-ulur në tryezën e bisedimeve është  një sfidë e vështirë.

Shqipëria duhet t’i gjendet pranë Kosovës, jo vetëm si shteti amë, por dhe si një aleat i SHBA dhe vend i NATO-s, që aspiron Bashkimin Europian. Qetësia dhe kthjelltësia për të ruajtur aleancën me Perëndimin në kushtet e një tërmeti politik që pritet të ndodhë në Kosovë dhe që mund të krijojë zbrazëti dhe shanse për anarki, është vendimtare në këto momente.

Kosova është goditur dhe provokuar, pikërisht tek pika e saj më e fortë, tek të qenit një shtet i krijuar nga Perëndimi. Dhe këtij provokimi duhet t’i rezistojë.

Procesi i ndryshimeve politike që po vjen prej Gjykatës Speciale, kërkon një përgjigje të shpejtë politike dhe një reformim të klasës politike, për të ruajtur atë që është arritur, por dhe për të ruajtur reputacionin dhe historinë e drejtë të luftës së Kosovës.

Dhe kjo nuk është sfidë vetëm e atyre që po preken nga Gjykata, por dhe e atyre që po fërkojnë duart nga fletëthirrjet e Gjykatës Speciale.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk mund të jetë as tutore dhe as indiferente ndaj dështimit të dialogut të nisur. Por vendimin për vazhdimin e dialogut duhet ta marrë vetë Kosova, pasi historia tregoi, se dialogu dështoi duke pasur garant SHBA-në, e jo më Shqipërinë.

Ekipi përfaqësues i dialogut duhet të rindërtohet bashkë me një mbështetje të re politike për të. Koha ka më pak rëndësi, se sa përmbajtja në këtë histori.

Dhe së fundmi, për Edi Ramën, vizita në Prishtinë ka dhe një rëndësi personale, pasi u jep fund polemikave politike që kanë shoqëruar kohët e fundit figurën e tij në Prishtinë.

Ai u takua me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ndjehej i zemëruar që Edi Rama nuk u përfshi në betejën politike në Prishtinë për shkarkimin e tij, por qëndroi indiferent, ashtu sikundër Haradinaj u përfshi në polemika personale me të, dhe vazhdon t’i mbajë mëri për një padi civile ndaj tij në Prishtinë, nga e cila Rama ka premtuar se do të tërhiqet.

Për herë të parë Edi Rama do të takohet privatisht, por dhe zyrtarisht me liderin e LDK, Isa Mustafa, pas një distance  politike dhe personale të tij me LDK-në, dhe po ashtu ka ftuar kryeministrin Hoti në Tiranë.

Kjo është hera e parë që Edi Rama takon një lider të LDK, pas një dreke pune që ka pasur dikur me Ibrahim Rugovën.

Në mos vlen për ndonjë të madhe, vizita e tij në Prishtinë vlen për të qetësuar debatin politik mes dy vendeve dhe kthimin e vëmendjes tek problemi që ka Kosova me armiqtë e saj, dhe jo problemet që kanë shqiptarët me njëri- tjetrin.

30 komente në ““Ra ky mort dhe u pamë në… Prishtinë””

  1. Altin says:

    Merooo ktheju gazetarise se mire! Vendimi i prokurorit nuk eshte “konspiracion kunder amerikes”. Prokurori eshte amerikan i emeruar nga Trump. Filloje prej ketu analizen.

    1. vang says:

      Amerikanet nuk e kane vaj midis tyre .Kujto Bolton.Qenka konspiracion kunder HICIT?????

    2. Pato says:

      Po edhe se eshte amerikane? Ai para tij ishte britanik por dha doreheqjen. A do therase prokurori amerikan Bill Clinton si deshmitare? Po Tony Blair dhe Nato-n?

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Te rrime shtremer,por te flasim drejte.
    Ne shqiptaret nuk na mer seriozisht njeri,per te vetmen aresye,se ne nuk duam njeri tjetrin.
    Fakt eshte qe historia (edhe pse ne menyre te padrejte),krijoi dy realitete te ndryshme,ate shqiptar dhe ate kosovar.
    Bota njef shume rste te tilla,per shembull sa vende gjermanofolese kemi?
    Edhe ne jeten nnormale keshtu eshte femijet rriten krijojne familjet e tyre,ndahen

  3. Visi says:

    Ç ju desh Ramës veshja me antiplumb në Kosovë.
    Vetëm ndërgjegja e papastër.
    Si duket e paska dërguar me mision Vuçiçi,prandaj ka frikë.

    1. Zigur Qarri says:

      @Visi
      Mendoja se vetem une isha rrotkar shqupis por ti qenke me keq. Ku e pe bulletproof vest ti mo qorr i Salikadavres?

    2. Ermal berati says:

      Stop ketij fjalori primitiv i urrejtjes pathologjike

    3. Bebi says:

      O viç. Po sa bukur logjikoke or analfabet funksional!

    4. Leci says:

      O Visi o rr…k…..!

    5. Atdheu Grida Sumës says:

      Ky me pseudonimin Visi do jete mbesa e shpellarit. Qekur ka hyre ne adoloshence dhe i ka dale pak lesh tek gjoksi i pelqen te trashe pa zerin, te pije cigare, te kopjoje gjyshin dhe ti jape vetes emrin e dashnorit te pare – para se ti dilte ai leshi te kuptohemi

  4. Mona pa breke says:

    Dakord me fjaline e fundit Z.Baze por te lutem posto videon e vizites se pare te Edi Rames si Kryeminister i Shqiperise ne Kuvendin e Kosoves kur deputetet e LDK se Isa Mustafes dhe partise se Haradinajt largohen nga salla ne shenje proteste ndaj Rames. Kryeministri i sapo zgjedhur i Shqiperise viziten e pare e ben ne Kosove dhe “vellezerit kosovare” qe nuk ishin larguar kurre nga salla kur serbet jepnin fjalime u larguan kur shqiptari Rama u ngjit ne podium. As Mustafa,as Haradinaj e as Kurti nuk meritojne respekt e mbeshtetje te Rames e qeverise shqiptare.

    1. Kosovari says:

      Komentin e ke shume me vend
      Ama, kjo edhe eshte madheshtia e nje lideri si Edi Rama. E din kur duhet te fal dhe e din kur duhet leshuar pe.
      Kete virtyt e kane pak nga udheheqesit shqiptar, kudo qe jane.

    2. uka says:

      Akuzen kundra H.Thaqit e shkruan rugovistet bashke me udbashet e vjeter dhe te ri,ne bashkepunim me BIAn e Serbise.A.Kurti kur e priti komisionerin e BE ne Prishtine i tha hapras ,veproni cka pritni (pra burgosni),te njejten kerkoj edhe pata Osmani.Keto europjanet qe kishin inatin eTrump shfrytezuan rastin.Kosova MINOHET NGA VETE KOSOVARET.Kosovaret me shume i gezohen burgosjes se Thaqit se kur u burgos Milloshevici.Pis milet!

  5. bob says:

    mero, je i pavlere, jo pak me pare shkruje ,naiviteti i albinit i jep cmimin nobel per paqen hashimit,ku shkuan analizat e tua
    je nje analiste brekdhier,,,,

  6. lisi says:

    Ku ja pe ti antiplumbin o bole?

  7. mario says:

    Ca si ty or Visi jeni koqe kanari.Ramen e ka dergu Vucici dhe prandaj ka veshur antiplumb.Shikoheni gjerat me sy realiste,se une vete nuk pashe antiplumb or Visi.Sa per ate qe e ka dergu Vucici me vjen per te qeshur.NQS ka njeri qe nuk komandohet kollaj eshte Edi ,prandaj ngadale se po i fusni friken.Or debil ,hiqeni nga mendja,sado gabime te kete Edi nuk eshte dhe ska per tu bere kurre si Sal shpellari qe te vriste si qen ,nuk eshte si hajvani Like qe ra si derr ne gracken e Dritan Priftit per pazar eurosh,etj.Edi beri shume mire qe shkoi ne kosove sepse gjendja eshte shume delikate dhe kosovaret jane vellezerit tane,jane nje pjese e Shqiperise e hequr me force,kosovaret jane patriote dhe nuk ka per te pasur kurre nje Shqiperi te forte pa Kosove.Prandaj ngadale ju qe shkruani ne kete menyre qesharake,Edi beri veprimin me te mirepritur,politik dhe moral,i tregon botes politike qe ngadal se Shqiptaret jane bashke dhe boll u tallet,dhe nga ana tjeter eshte dhe si nje qetsim shpirteror per njerezit qe jane ne problem.Te gjithe njerezit duhet ta kuptojne se ishte UCK qe Kosovaret jetojne te lire mbas 100 vjetesh nen Serbi.Ne lufte ka dhe gabime,por eshte lufte,do vrasesh qe te shpetosh veten.Per mua UCK jane heronjte e Kombit Shqipetar,gjithe te tjerat mbrapa jane qelpsilluqe qe i bejne armiqte e perhershem te ketij kombi qe jane sllvo – ortodoksit(Serbi,Greqi,Rusi)sa per Turqin ju them qe po sna mbrojti Turqia jeni te zhdukur per 24 ore nga Serbi dhe Greku.Nuk jame shume mbas Turqise por realiteti eshte ky qe eshte,eshte i vetmi shtet qe sa here ka probleme ne Shqiperi ato thone dhe e bejne qe kush prek Shqiperine kane pune me Turqine,dhe sjane do si do ,jane nga fuqite me te medha ushtarake.

  8. barifalliu says:

    Ne fakt eshte “Kur morti takon mortin ne Prishtine”! Sepse keta jane mortja e Shqiperise dhe ju jeni krimbat qe ushqeheni me ta, Mero!

  9. Hazeri says:

    O Visi na hengesh mune
    Mos na hap pune pa pune….

  10. Lili says:

    Rama eshte nje ignorant ne cdo aspekt ne kete mesele: nuk njeh askkend, nuk ka miqesi me askkend pos Vucicin e njerezete tij si batonin e shkelzenin edhe do me u ba mbret i situates!!!
    U pandikimi i tij : per mbrapsht eshte i zoti, per Atdhe nuk eshte! Duhet nje gjenerate tjeter e cili povjen me Kurtin e Vjosen!

  11. Shqiptari says:

    Mero,te kam çmuar per nje analist te mirè por ketu nuk del analiza e sakte . Pse? Sepse duhesh ta kuptosh qe Edi Rama gaboi shume qei doli ne krah Thaçit per idene e shkembimit te territorit. Nga ketu fillon gjithçka. Prandaj jo vetem ti si gazetar kritik,por te gjithe duhet te gritemi kunder kesaj ideje fatale per te ardhmen e kombit tone. Merre me mend sa edhe Sali kriminelit i ka ardhur ne shtek te flas e te “mroje” Kosoven.!!!

    1. Pato says:

      Nuk doli pro, perkundrazi refuzoi te komentonte dhe e tha hapur “shkembimi eshte thjesht nje mjet, qellimin ende nuk e dime”.. por mire e tha ateher ” ne kete vende nuk ke me ke te bisedosh”.

    2. Kosovari says:

      Pse shikohet dhe kuptohet mbrapsht qeshtja e “shkembimit” te territoreve?
      Me e mbare do te ishte te thuhej: Japim serbë e marrim shqiptar.
      Ma merr mendja qe edhe mendimi i shumices qe jane kunder do ndryshonte
      Shnet…

  12. return of the saint says:

    Asnje lloj rreziku dhe asnje lloj mbeshtetje nuk ka nevoj kosova SHBA-te jane garantja e vetme e sistemit nderkombetar me kete levizje zvogelohet presioni Rus mbi Serbine ne takimin e ardhshem ne washigton Vucic eshte me lire per kompromis sesa menjehere mbas takimit me Putin ne Moske,pra kompromisi eshte njohja Kosoves prej Serbise dhe paketat e zhvillimit menjehere mbas kesaj,meqenese nuk je profesionist ne fushen e politikes nderkombetare duhet te kesh parasysh se nuk ka asnje fuqi,institucion apo individ ne planet qe ndaloj vullnetin e Washingtonit

  13. Visi says:

    Ooo Qorrat e Ramës po ideja e Minishengenit dhe shkëmbimit të territoreve nga erdhi nga Rama apo Vuçiçi.
    Apo se kuptoni se Rama (bashkë me Thaqin) është shndërruar në zbatues të ideve serbe.
    Kaq shpejt harruat kur Rama e solli Kosovën para aktit të kryer dhe mundohej me çdo kusht
    ti impononte Kosovës Minishengenin edhe pse se kishte pyetur askënd në Kosovë e biles as në Shqipëri.

  14. Petrit says:

    Vizita e shokut rama e = zero.
    Motivet jane te shumta.
    1. Shokun rama nuk e don e as e respekton asnje shqiptar ne te dyja anet e kufirit.
    2. Gjysma e lidërve politik ne kosove nuk e presin ne takim.
    3. Gjysma tjeter bejne sikur ……
    4 . Shoku rama nuk shquhet per pajtime.
    5 . Shoku rama shquhet vetem per perçarje.
    6 . Ç’pune ka shoku rama per pajtim ne kosove kur nuk e fton kush ? .
    7 . Apo si lider boteror qe eshte e morì vetë persiper bashkimin e liderve Kosovarë kunder mikut te vuçiç

  15. drino says:

    Ky VISI me te vertete qenka RRK komplet…. Me anti plumb rri Saliu se eshte vrases ndersa Edin nu e akuzonn dot bir nene apo kurve per vrases.

  16. Klimax says:

    Nuk ka “vdekur” askush dhe nuk mund te jene keto dite, dite morti e ngushellimi! Thjeshte dikush, sipas “mjekeve” ka probleme shendetesore dhe duhet te behen disa “analiza speciale”. Ato do te vertetojne edhe gjendjen reale te pacientit dhe kurat qe nevojiten per te.
    Ndaj do te ishte mire qe ne vend te “ngushellimeve” ne shtepine e “pacientit” dhe akuzave ndaj “mjekeve”, “kryeplaku” te vizitonte “mjeket” ne kryeqytetet europiane, ne Bruksel, Paris, Berlin e deri pertej Atllantikut ne Washington. Ajo eshte detyra dhe pergjegjesia e tij! Cdo gje tjeter eshte populizem qe vetem demton te ardhmen e Kosoves dhe te Shqiperise.
    Ne qoftese nuk mundet apo i ka dyert e mbyllura ne bote, atehere eshte edhe “kryeplaku” pergjegjes dhe fajtor. Letra ne zarf qe Shqiperia te jete pjese e Europes eshte ne tavolinen e zyres se tij. Nuk eshte leter ngushellimi dhe as urimi, por kushte, detyra te cilat nuk jane realizuar deri me sot dhe cuditerisht “kryeplaku” po shkon ne mandatin e trete si kryeminister i “fuqishem” si shkemb graniti ne Adriatik perballe armiqve te jashtem e te brendshem!!!

  17. Shkezen Haxhia says:

    Rama shkon te lepije ata qe ka vjelle per politikanet kosovare. Si nuk ka turp? Sa mire e poshteroi Ramushi Ramsin! Tani duhet ta njohe me mire Rama se kush eshte Albin Kurti, po ashtu edhe gjarperinjte Thaci e Mustafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje