Zgjimi i Mesjetës

29 Qershor 2020, 16:26Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Na mbyllën- më në fund, si delen e zezë. Pak më parë na akuzuan, përmes një prokurori, si ‘gjaku i prishur në Ballkan’ apo lloji njerëzor që edhe kur mbrohet bën faj. Nuk i dihet se ku do të ndalen: A në prishje të dy shteteve shqiptare?, a në vetëgjyqësi?, a në spiunim të njëri tjetrit mes nesh?, a në gjakmarrjen mesjetare?.

Ne sapo ishim zgjedhur si më të mirët e Evropës, edhe në luftën e Kosovës u zgjodhëm si rracë në ruajtje, bombarduesit mbi Serbi u nisën nga një aeroport i Evropës.

Po ça ndodhi kështu?

Evropa nuk mundi t’i fshihej më At Gjergj Fishtës, kaq e thjeshtë: Evropa u kthye të Fisha që psherëtinte “Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/ Po a ky â shêji i gjytetnís?!…’

Më bëhet sikur gjithë rimelin e fytyrës pro- shqiptare e pro- Ballkan, Evropa e kishte vënë për të mos u dukur siç e kishte zbuluar Ati shqiptar.  Por aq zgjati.

Tani do të vihemi në bankën e shkollës për të rishkruar historinë:

Tani të gjithë quhemi të pashkollë, thuajse si shumica absolute e shqiptarëve në Mesjetë. Do të mësojmë të rishkruajmë vetëm historinë tonë, jo historinë e të tjerëve, as aritmetikë. Mëkati i madh i padronit është kur e vë skllavin në bankë a në gjunjë, që të nënshkruajë dënimin e vet. Me luftën frontale që nisi Tribunali i Evropës kundër shtetit më të ri të botës, Kosovë, ka për qëllim që ta gjykojë çështjen ‘në themel’. Atëherë do të vihen në bankë disa pyetje, ku shqiptarët do të përgjigjen si herët në atë kohë, në Mesjetë:

-A je vendas apo i ardhur në këtë tokë?

-A mendon se lirinë mund ta fitosh vetë apo ta japin të tjerët? Nëse do ta fitosh vetë, atëherë je kriminel- shkruaje këtë.

-Luftëtarët e lirisë- që po i quan ti- a janë hajdutë, banditë, apo vrasës?

-A jeni më shumë të lidhur me Evropën, apo me Amerikën? – -Çfarë e keni Gjergj Kastriotin- Skënderbe, e keni komshi, e keni tradhtar, apo e keni bedel?…

Tani, pas kësaj që ndodhi me Tribunalin e Hagës bash në kapërcell të çështjes së qytetërimit në Ballkan, bash tash duhet me rishkrue historinë tonë. Ata e dinë se në fletët e ‘provimit’ disa do t’i manipulojnë, por disa edhe janë mes nesh që e quajnë Skënderbeun bandit a komshi, disa prej nesh e quajtën Nënë Terezën trafikante e mafioze, disa e quajtën Kadarenë ‘kopjac’, disa janë që i quajnë heronjtë e UÇK si vrasës që nuk i mbante shtëpia brenda, disa që janë kthyer kundër Amerikës… Atëherë, prej kësaj marrin shkak që të na bëjnë provimin e rishkrimit.

Hapet tregu i spiunëve:

Evropianët, sidomos persekutorët ( siç quhen prokurorët në gjuhët europiane) e dinë mirë se si mbillet konflikti dhe përçarja mes një grupimi njerëzish, sidomos mes njerëzve të një gjaku- siç janë shqiptarët në Ballkan: Hap një thes me minj të injektuar me sëmundje dhe do të shkatërrojnë gjithë kombin- si te Kështjella e Kadaresë. Klima e keqe e spiunllëkut është forcuar më tepër në këtë komb të dominuar sa nga represioni i të huajit aq edhe nga komunizmi i tmerrshëm i vetvetes. Me rastin e ‘vrasjes së qindrave’ prej heronjve të Ushtrisë Çlirimtare, të shpallur nga Evropa, këtu do të nisë lëvizja ekstraverse ‘kush spiunon cilin’. Kush ka një inat të vjetër- ai do të të kallëzojë si vrasës. Kush të ka konkurrent- ai do të të kallëzojë përsëri për vrasje. Kush ka qejf të të shikojë keq- prapë ky do të të spiunojë… Modeli i keq- gjykimit u shfaq nga vetë Evropa: Heronjtë e Kosovës u gjykuan në publik para se të gjykonte gjykata.

Këtu, as në Evropë, nuk janë të gjithë njerëzit ‘shenjtorë’, të mençur e të ndershëm. ‘Perversitetin e kam parë më shumë mes jush’- pat polemizuar Gjergj Fishta me revistat franceze në vitet 30-40. Atëherë, pse të mos ketë edhe mes nesh sot nga ky lloj që të dynden me spiunllëqe kundër të gjithë ‘Thaçëve’, ‘Veselëve’, ‘Haradinajve’….? Aq më tepër që njeriu është i zgjuar dhe e di se duke u kashajisur me të madhin merr nam për vete… Përderisa e kërkon Evropa.

Po Europa ka harruar edhe se ndaj Europës mund të kthehet ‘kallëzimi’ jo i rremë i shegertëve. Europa i dha krahë luftës për çlirim me fjalë të lulëzuara kur e pa që nuk kishte rrugë tjetër. Apo mendon se mund t’i fshihet kësaj edhe tani? Këta që kallëzojnë njëri tjetrin në dobi të Evropës , mund të kallzojnë edhe Evropën në dobi të humanizmit.

Këta mendojnë se do të zgjojnë Gjorgun nga varri:

Gjorgu është personazh i ‘Prillit të Thyer’, djali që kishte zënë pritë për t’i marrë gjakun të vëllait. Pasi vrau hasmin, jeta e tij u rrokullis në greminë. Ngjarja kanunore e Mesjetës ka ndodhur në Veri, në Mirditë- diku afër Kaçanikut, Gjakovës, Pejës e Prekazit… Aty ku sot është vendosur teatri i gjakmarrjes prej Tribunalit të Europës.

Teatri i gjakmarrjes?… Po sigurisht, ky është edhe një nga spektrat ‘diplomatikë’ të sulmit të Evropës kundër heronjve të Kosovës si ‘vrasës të qindrave’. Vetëm Thaçi paska vrarë 100 ( po fiks 100- me këtë del rrena e parë). Veseli ka vrarë qindëshin tjetër. Ramushi- me siguri 200, sepse ai ia kushtoi vetë Luftës gjithë themelet e gjakut. Sipas të dhënave që ka shpikur Tribunali, dhe që po thuhen nën gju, janë edhe 80 personalitete të tjerë të Kosovës që paskan vrarë; dikush 100 e dikush edhe 50 a 20… Të ishte Gjergj Fishta sot nuk do të kishte përdorur fjalë aq të ëmbël sa në vitin 1933 ndaj Evropës…

Evropa, kur dha shifrat e të vrarëve, la edhe litarin jashtë ‘varrit’. Ajo tha se heronjtë kanë vrarë ‘edhe shqiptarë’. Atëherë këtu nis kalvari i gjakderdhjes mes shqiptarëve. ‘Gjorgu’, i Prillit dhe mijëra Gjorgë që kanë humbur vëllezërit në luftën e Kosovës e për të cilët deri më sot është akuzuar Serbia, do të kërkojnë gjakmarrje mes veti. Lugu i hakmarrjes- sipas Europës- kthehet nga Kosova drejt veriut ku ishte, te çdo kosovar kundër çdo kosovari. Thaçi e Haradinaj do të vriten të parët në hakmarrje- sipas projektit të Tribunalit. Pastaj të gjithë. Sipas projektit më të zi: Mes shqiptarësh zgjohet Mesjeta e gjakmarrjes… Kjo është, ata nuk janë budallenj.

17 komente në “Zgjimi i Mesjetës”

  1. Trotski says:

    Te Lumte Pena .Evropa Kurve e Motit pe nxjerr Koken .Cfare do te beje Amerika???? ,Ajo ka shpetuar dhe vendosur kudo Demokracine. A ka mundesi tu japesh te Drejte Serbve qe kane bere Gjenocid karshi Shqiptareve ne Kosove per 100 vjet ???

  2. Bati says:

    Konsultohuni me Enver Hoxhen o Debila tju nxjerr nga situate
    PO DEGJIuat e PO ju nenshtruat Europes Ky VEND ke mbaru Merrni shembull edhe nga Polonia e Hungaria

  3. DRENICA E KUQE says:

    Ata “Gjorget” qe permend ti z. Çupi, kurre nuk kane thene gje te keqe per Serbine e Jugosllavine, por kane thene e po thone se “ia kemi pare sherrin UÇK” (!) Madje ka asi “Gjorgesh” qe kane thene e thone “kemi me ua pru punen me e terheqe zvarre me xhipa njeri-tjetrin neper rruget e Prishtines dhe kane aluduar ne Thaçin e Haradinaj, siç shkruan ti “do të vriten të parët në hakmarrje-sipas projektit të Tribunalit”… Por ketu e ke gabim z. Çupi – sepse projekti eshte sajuar nga LDK e Ibrahim Rugoves e Isa Mustafes dhe i eshte shpernda e po i shperndahet gjithe botes gratis vetem qe te goditet UÇK pas shpine… Gjakmarrja eshte mbjelle e po mbillet nga njerezit e paguar te Ibrahim UDB Rugoves…

    DRENICA E KUQE

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Ate po thote edhe Cupi, o Drenice. Tashti do hapet thesi me minj te injektuar qe do hane njeri tjetrin.

  4. Presheva says:

    Unë e dua Shqipërinë, e dua edhe ashtu siç është nuk ka problem.
    E dua se flet shqipë e dua se gërthet shqipë e dua ashtu siç është.
    Unë kam lindë shqipë, m’rrjedhë gjakë shqipë, bie e zgjohem shqipë, unë mendojë shqipë, ëndrrojë shqipë, flasë shqipë, bërtasë shqipë, festojë shqipë.
    E dua ashtu siç është, ska problem, se unë besojë në Shqipërinë e përbashkët, natyrisht pa i ra n’qafe si thojnë “askujtë”, jo për gjë por se jemi Shqipëtarë dhe kjo na dallonë nga fqinjët sepse të duash vëndin tënd amë s’do thotë të urresh të tjerët, përkundrazi.
    Kemi qën t’braktisur, papërfillshëm, përndjekurë e t’masakruar edhe t’harruar por kurrë pa shpresë se një ditë doja dalim të bashkohemi në një çati e ku më mirë se vëndi amë Shqipëri.
    Unë do të rrojë deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzimë le të vdes.
    I madhi Jeronim De Rada.

  5. Sokol says:

    Pa koment Frok spiunët e sotëm janë ata që thyen embargon duke furnizuar me naftë dhe armë armiqtë e miqve,janë që sot po shkojnë drejt fundit por pushkën e kan akoma të ngritur nga frëngji e kullës për të qëlluar mbrapa shpine hasmin e tyre.

  6. Koli says:

    Nuk i vendos evropa shqiptaret para serbeve sepse ata ko siderohen popull kristian kurse ketu te ne ca nga injoranca dhe ca nga keqdashja na e deformuan identitetin.Dhe ne evrope ka influenca te fuqishme por qe mediat tona nuk i japin qe kurrsesi nje vend musliman as ne enderr nuk ka per ta pare anetaresimin ne bashkesine evropiane.Ne duhet te bejme nje konvertim kristian edhe sa per sy e faqe per tu mbyllur gojen shteteve dashakeqe ne evrope.(Edhe sikur te jemi 50% kfistian dhe 50%ateist ata perseri do te gjenin shkaqe te tjera,por deklarimi i 60-70-%musliman i ka vene vulen e refuzimit per cdo gje).

    1. Arber says:

      Po që ke të drejtë ti?
      Vetem se, a te mirekuptojne haxhiqamilet?!

  7. rexha 10 says:

    ZOTI FRROKE ,EUROPA NUKE E HARRONE KURRE SHQIPRINE ,SEPSE GJATE LUFTRAVE GJUSHRIT E TYRE KANE LENE ESHTRAT NE TROJET TONA .DUHET TE KUJTOSHE SIKURSE NE VENDIN TONE QEVERISIN NIPERAT DHE MBESAT E ATYRE NJERZEVE QE NA KA KOMANDUAR GJITHE JETEN EDHE NE EUROPE JANE PO ATO NIPER E MBESA QE QEVERISIN .PORE ME NJE NDRYSHIM TE MADHE. TEKE NE RANE DESHMORE PER CLIRIMIN E ATDHEUT ,NDERSA GJYSHRIT E TYRE LANE KOCKAT NE VENDIN TONE PER TA PUSHTUAR .PRANDAJ EUROPA QE KOMANDON GJERMANIA NUKE E HARRONE KURRE KETE LUFTE EDHE PSE E BENE PER PUSHTIM .TANI KA ARDHUR NJE KOHE QE PO KERKOVE PAQE ME EUROPEN DUHE TE PREGATITESH PER TU MBROJTUR.EDHE POLITIKANET SHQIPTARE PO E DJALLOSIN ME SHUME POLITIKEN PERCA E SUNDO,KJO SEPSE DUNE ME BA MIKE TE RI.PO SHKELIN MBIGJAKUN E TE PAREVE ,VETEM E VETEM QE TE PERFITOJNE TE MIRA MATERIALE.SHIKOJE PRESIDENTIN QE PO DEKORON AHMET ZOGUN.TE KEQEN E KETIJE VENDI DUHET TA KERKOJME TE NJERZIT TANE TE SHITUR ME AGJENTE TE HUAJ.PAKE PRESION TI BEJE BOTA JANE GATI EDHE TE VRASIN EDHE BABANE E TYRE VETEM E VETEM QE TE FITOJNE DICKA. SA PER LIGJET E KANUNIT JU DUHET TA DINI ME MIRE SE UNE ,FUKSIONON VETEM NE KOHE PAQE ,DHE JO NE KOHE LUFTE.PRANDAJ EUROPA PLAKE NUKE I DONE SHQIPTARET.PO TE ISHIM KOLONI E EUROPES ,DO TE KERKONIM NDARJEN NGA EUROPA DHE E TERE SHQIPRIJA DO TE VUANTE SI PUNA E KOSOVES SOTE.
    TE PERSHENDES DHE TE UROJE TE SHKRUASH SA ME SHUME ,SEPSE JE SHUME KONCIZE NE PROBLEMET QE NGRE. ME PELQEU SHUME NJE SHKRIM QE FLISTE PER RRACIZMN NE SHQIPRI. KE PER FUNDUAR EDHE NJE LIBER PER ZOTIN TRAMPE.ATU SHKRUHEJ SE TRAMPE NUKE ESHTE ZOTI.KA ARDHUR KOHA QE PUNET E ZOTIT TI BEJME NE PER TE MIREN E VENDIT. Kure te vije do ta bleje ate liber.Pake me vonese ,pore me mire keshtu.

  8. Presheva says:

    Unë e dua Shqipërinë, e dua edhe ashtu siç është nuk ka problem.
    E dua se flet shqipë e dua se gërthet shqipë e dua ashtu siç është.
    Unë kam lindë shqipë, m’rrjedhë gjakë shqipë, bie e zgjohem shqipë, unë mendojë shqipë, ëndrrojë shqipë, flasë shqipë, bërtasë shqipë, festojë shqipë.
    E dua ashtu siç është, ska problem, se unë besojë në Shqipërinë e përbashkët, natyrisht pa i ra n’qafe si thojnë “askujtë”, jo për gjë por se jemi Shqipëtarë dhe kjo na dallonë nga fqinjët sepse të duash vëndin tënd amë s’do thotë të urresh të tjerët, përkundrazi.
    Kemi qën t’braktisur, papërfillshëm, përndjekurë e t’masakruar edhe t’harruar por kurrë pa shpresë se një ditë doja dalim të bashkohemi në një çati e ku më mirë se vëndi amë Shqipëri.
    Unë do të rrojë deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë.

  9. Ore says:

    MADHESHTOR, FENOMENAL, THJESHTE GJENI, NJE ALBERT EINSTEIN I SHEKULLIT XXI. Thua te kete qene ne Mirdite?

  10. dhembeli says:

    Frok Cupi i ra kambanes…. kush ka veshe te degjoje!..Ishte zgjuar.
    Mos thoni se nuk e degjuam! …e zuri gjumi rojen…s’kish litar, …Ska kambane…!!!

  11. Shqiptar says:

    Po po, europa “kurvè” na e ka fajin ne shqiptarève.
    Ne, engjèjt e kèsaj bote tè errèt. Ne qè i treguam gjithsekujt se sa tè zotè jemi, se si jetojmè nè dashuri nè komunitet me njèri tjetrin, nè pastèrti dhe pa korrupsion, nè shèrbim tè shoqèrisè pèr tè mirèn e pèrbashkèt.
    Frrok Çupi. Ne shqiptarèt, kemi vetèm gjuhèn e gjatè dhe pordhèt pa fund. Ne, jemi hasmit e vetvetes. Europa? Ajo e ka fajin qè bandat e SHIK vrasin mbas shpine ismail Hajdarajn nè Pejè apo Enver Malokun, qè rrèmbejnè aktivistè tè njè grupimi tjetèr politik dhe sot e kèsaj dite nuk u dihet as nam as nishan?
    Patjetèr Europa, Frrok.
    Dèshmitarèt shqiptarè, qè do pèrballen me Thaçin, do dinè tè tregojnè se si prokurorèt shqiptarè qè i kishin ato dosje nè shqyrtim, i mbyllnin ato, sikur tè mos kish ndodhur asgjè. Natyrisht qè Europa e ka fajin.
    E dini çfarè Frrok Çupi?
    Hashim Thaçi, le tè dorèhiqet dhe tè pèrballet me drejtèsinè. Nè shtetin ku ai sundonte si bajraktar,, nuk ka njè drejtèsi tè tillè. Ka vetèm njè rrumpallè qè nuk ia vlen ta marrèsh seriozisht.

  12. selfo says:

    Dhe ne e duam Europen, luftojme te shkojme ne Europe se tani jem shume larg, larg nuk dihet se ku dhe kemi vetem nje rruge: ne Europe megjithese covidi19 na e ka nderprere rrugen. Frroku kujton Gjergj Fishten para çlirimit, une do kujtoj kepucet e anglezeve qe nje e hidhte ne Athine dhe nje Tirane, po çfare te kujtoj me; na mori Ulqinin e Tivarin, na mori Kosoven te tere, na mori Manastirin e çamerine dhe kjo Europe e katndisi kokoshin shqiptar nje thele, tani na ka vene kushte qe te futemi ne Europe se Europa qenka projekti i vetem demokratik vetem se ne aty do gjeme ate qe kerkojme. dhe ja, e gjetem perseri; ashtu si thote Frroku, Europa tani nuk na copeton me trojet, por po na copton trupat tane nen pretendimine te drejtes qe per s’ka egzistuar kurre. Ne shkruajm, flasim, hame buke neper Europe, brohorasim me kembe e gishta perpjete per liri e drejtesi europiane. Po Mitrovica pse ngeli molle sherri? A mos qene europiane ata qe e lane litarin jashte varrit apo mos qene francezet e betuar qe kane bere gjithe keto gjema kunder shqiptareve. Historia shkruhet e rishkruhet por Europa, veç varreve s’na ka lene gje tjeter deri tani. Dhe ne duam te shkojme ne Europe. Bile na ka fut te hame njeri tjetrin si metoda e fundit e asgjesimit: HOMOFAGE. Ne bujqesi thoshni se e ardhmja e luftes kunder demtuesve jane zoofaget sepse pesticidet demtojne, nders kjo po praktikohet tek ne nga Europa. Dhe do ja dali, se nuk permbahemi, ashtu si thote Frroku: kush te spiunoje njeri tjetrin deri ne asgjesim Shikoni keto 30 vjet ç’shte bere ne Shqiperi nga Sali berisha dhe e keni vene ré ate miken e saliut gjermanen si del edhe tani ne pleqeri? jane garde e vjeter qe vishen me mantel te ri. Shqiptareve u duhet njeri sot, u duhet nje diktator te shpetojne se do shperbehen fare si komb. a do kete me Adem Jashare apo trima qe te vetesakrifikojne jeten per kombin? Nuk e besoj se jane kthyer ne miza qe bejne zhurme keta qe dalin ne krye. Ulurima nuk degjohet me as nga vete shqiptaret. Sa te pa cipe paskemi qene, deri ketu. Jemi nje molle ne doren e krimbave kur fluturat kane mbuluar kontinetin. A mund te jape pretence nje prokuror europian ne drejtesine e shtetit ligjor! Ky eshte absurdi demokracise europiane qe eshte nje genjeshter e stisur.

  13. betixho says:

    SA I MADH!.Ç’FARË IDESH TË PËRSOSURA,Ç’FARË RACIONALITETI DHE Ç’FARË BOTE NDËRTON ME ARSYETIMINE TIJ.SA TË VËMËNDSHËM DUHET TË
    TREGOHEMI NDAJ POROSIVE TË TIJ.NUK ËSHTË SE LEXUAT NJË ARTIKULL DHE AQ, JO! AI TA NDERTON TEATRIN E NGJARJEVE QË DO TË NDODHIN
    SI EDHE SHTYTËSIT DHE PROVOKATORËT.MOS I HARRONI POROSITË E FRROK ÇUPIT.JINI VIGJILENTË NDAJ TË KEQES QË NA SHTYJNË TË KËQINJTË
    KUDO NDODHEN,JASHTË DHE MIDIS NESH.

  14. Jimi says:

    Z. Cupi je nje ze i fuqishem, qe me te drejte leshon kushtrimin! Shqiptaret pa dallim krahine, feje dhe ideje, me pa tjeter duhet te bashkohen per te perballuar kete sulm barbar, qe edhe pse jane te sigurte se nga i vjen, nuk e shohin!

  15. Essat Bilali says:

    Ata e kanë mendjen e fiksuar dhe asesi nuk dëgjojnë. Vetëm kur të ngrihet prapë UÇK-ja ata do të marrin vesht dhe do ta ballafaqojnë të vërtetën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje