Covid-19 nxjerr në pension bilbilin klasik: Gati ai elektronik

Pas 140 vjetësh aktivitet të nderuar, bilbili klasik rrezikon të dalë në pension për shkak të koronavirusit, me normat e higjienës që duhen respektuar në të gjitha fushat, duke e vënë në provë të vështirë përdorimin. Tendenca e re që është shpërndarë në SHBA është efikase për të evituar infektimin: bëhet fjalë për bilbilin që ‘nuk fishkëllen’. Një bilbil elektronik që arbitrat mbajnë në duar e që vepron me një buton në gisht.

Verne Harris, një arbitër amerikan me një përvojë të gjatë në basketboll, ka ngritur çështjen: “Mund të vazhdohet të përdoret? Do të thosha jo: lojtarët prekin topin, na e kthejnë, ne prekim topin e pastaj vendosim bilbilin në gojë. Jemi më të ekspozuarit ndaj rrezikut”.

Objekti, që është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm këto ditë, është prodhuar dhe tregtuar nga Fox40, një kompani që prodhon bilbila për çdo gjyqtar për vite me radhë, siç dëshmohet edhe nga fakti se shet rreth 15,000 në ditë. Ndër klientët e kompanisë është Nba dhe Nfl. Ngjason me një elektrik-dore të vogël, mbetet për t’u zgjidhur problemi i baterisë dhe për më tepër ekziston rreziku i pavullnetshmërisë: një prekje e vogël dhe fillon ‘fishkëllima’. Dhe bashkë me të polemikat e zakonshme…

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *