Mustafa Nano: Unë në këtë moment jam Hashim Thaçin! Çfarë synonte Edi Rama me vizitën rrufe në Prishtinë

Duke u ndalur tek situata politike në Kosovë pasi prokurori i Gjykatës Speciale lajmëroi se Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte, gazetari Mustafa Nano e cilëson si lajmin politik të vitit.

Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti”, thotë Nano.

Moderatori, më tej shton se kjo akuzë ngjan me një gjest anti kosovar. Për deklaratën e Thaçit, i cili u shpreh se do të dorëhiqej nëse vërtetohej akuza, Nano thotë se bëri gjënë e duhur.

Po ashtu edhe vizitën urgjente të kryeministrit Rama në Kosovë, Nano e vlerëson si të duhur.

Monologu nga Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija”

Ngjarja e javës, e ndoshta lajmi politik i vitit, ka qenë akuza që zyra e prokurorit special të Kosovës me seli në Hagë ngriti ndaj Hashim Thaçit. Këtë të fundit e akuzojnë për krime lufte e për krime kundër njerëzimit. Dhe më këtë kanë kapur në befasi gjithkënd jashtë e brenda Shqipërisë, sidomos brenda Shqipërisë, ku për këtë shkak është vënë re një lloj solidariteti e simpatie e përgjithshme rreth Hashim Thaçit.

Edhe klasat politike kanë reaguar në mënyrë solidare. Miq e armiq të tij u bënë bashkë në mbështetje të Thaçit, që në një farë mënyre ka qenë dhe është mbështetje ndaj luftës së Kosovës, të cilën kjo akuzë e bën pis. 

Kryeministri Rama doli menjëherë në mbrojtje të Thaçit dhe u duk se me ndërhyrjen e vet në të nxehtë, duke i bërë Thaçit një mbrojtje totale, synonte të ngjizte një bashkim kombëtar në këtë çështje. Në këtë kuadër, ai shkoi dje në Kosovë, në një vizitë rrufe. 

Agjenda e tij përfshinte takime me të gjithë, Thaçin, Hotin, Veselin, Kurtin, Haradinajn, Isa Mustafën, etj. Dhe duhet thënë se Rama bëri gjënë duhur. Po ashtu si edhe të tjerët, ashtu si edhe Thaçi vetë, i cili me t’u informuar mbi akuzën, ndërpreu udhëtimin e tij. 

Dhe nuk ishte një udhëtim për në ishujt Barbados apo për në Karaibe, për të bërë ca pushime qejfi e luksi. Ishte një udhëtim për në Washington, për të marrë pjesë në samitin serbo-shqiptar nën patronazhin Amerikan. Ai u kthye në Prishtinë.

Mbrëmë, siç pritej Thaçi ka mbajtur një fjalim para Kosovës, në të cilin ai tha se ka marrë vendimin që të mos konfondojë hallin e vet me hallin e Kosovës. Ka marrë vendimin për të mos iu bërë barrë Kosovës. Do të bëjë atë që bëri Haradinaj and Co. Nuk do të mbrohet si president. Nuk do përdorë parzmore të tjera, siç mund të ishte edhe solidariteti pankombëtar i demonstruar ndaj tij. Edhe me këtë, sidomos me këtë, ai bëri gjënë e duhur.

Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur. Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian. Ndihem instiktivisht Hashim Thaçian. Nuk kam ide se ç’ka bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, t’ju them të drejtën, por nuk besoj se ka bërë ato krime, për të cilat akuzohet nga zyra e prokurorit special të Kosovës.

Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti. E them këtë sepse e kam një gjë në dorë kundër akuzës. Dhe kjo gjë është momenti, në të cilin u bë kjo akuzë. Ky moment bie erë. 

Dhe e bën akuzën të ngjajë me një gjest anti kosovar. Ky gjest duket qartazi i tillë, antikosovar, dhe ata që kanë bërë akuzën nuk kanë bërë asnjë përpjekje që të mos duket i tillë. Mund ta shmangnin këtë “timing” që e komprometon aksionin e tyre, por nuk e shmangën. Të krijohet përshtypja se nuk donin ta shmangnin.

Sikur kjo akuzë të jetë ashtu si duket, e stisur, atëherë ajo është një veprim shumë i poshtër. Sepse e dëmton kauzën kosovare si asgjë tjetër në këtë botë. Nga ana tjetër, sikur kjo akuzë të mos jetë e stisur, sikur ajo në fund të provohet, tok me fajësinë e Thaçit, atëherë kauza kosovare dëmtohet edhe më shumë, kauza kosovare merr një goditje të fortë, të paimagjinueshme. 

Lufta e shqiptarëve në Kosovë do të marrë damkën e një lufte terroriste. Nuk është se me këtë rrota do fillojë të lëvizë mbrapsht, nuk është se historia do çbëhet, nuk është se pas kësaj serbët do të rimarrin Kosovën nën kontroll. Jo, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Por do të ndodhë diçka tjetër. 

Kosova do të dalë e dobët nga kjo histori. Shumë e dobët. Duhet të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori. Kush lutet për të kundërtën, qoftë ai që është.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Mustafa Nano: Unë në këtë moment jam Hashim Thaçin! Çfarë synonte Edi Rama me vizitën rrufe në Prishtinë”

  1. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 says:

    EDHE UNË JAMË
    HASHIM THAÇI.

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    muco,shko ne xhami te te bej sinet ndonje hoxhe se ke lajthit keq………………..

  3. drini says:

    Bravo Mustafa kur shkruan mire shkruan mire nuk ke cte shash.Edhe une Thacian ndihem.Gykata speciale qe vetem speciale sqenka u bazoka ne opinione thashetheme dhe ne mbeshtetje te diskriminit shqiptar qe i ka bere veropa historikisht.Gjykata e turpit Evropian Po kur kane pare ndihme nga evropa te dobtit dhe te vegjlit.Per te dobtit dhe te vegjlit qendron Amerika.

  4. Tomori USA. says:

    Bravo Mustafa Nano. Me shume se kurre na duhet solidaritet me Kosoven , UCK, THacin dhe gjithe udheheqesit e luftes ne Kosove.
    Faleminderit njemije here kryeministrit Rama, qe beri ate qe se ka bere asnje politikan ne keto 30 vite per Kosoven. Si me fjalimin ne Parlamentin Shqiptar diten e Enjte edhe me viziten dy ditore ne kosove, ku ja kushtoi anullimit te takimit ne shtepin e bardhe, per mardhejet KOsove Serbi.

  5. 0sumi says:

    O Muco…ka shqiptar-qener sa te duash..
    Ty te lumte mendja dhe pena jote e qarte!
    E verteta do triumfoje,kjo pa asnje dyshim.
    Le te hane ate qe bejne njerhundraket qe mendojne te kunderten.
    Rrofte Shqiperia dhe gjithe shqiptaret e Ballkanit!
    Kosove-Shqiperi= nje shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *