Rama: Do të tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt, është koha që të bashkohemi të gjithë bashkë

30 Qershor 2020, 15:20Politika TEMA
Rama: Do të tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt, është

Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të tërheqë padinë për shpifje ndaj ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjatë një konference për shtyp që mbajti në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës, Edi Rama tha se do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për të, por është shumë më e madhe ajo që sot duhet të na bashkojë të gjithë.

“Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Nuk janë bërë publike, dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t’ia lë një rrufe fletësh që ti ketë dhe që ta ndihmojë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në ‘Google’ dhe të shkruaj ‘Edi Rama im atë’.

Dhe ku do të lexoj një monstër dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe.

Në rastin konkret çfarë duhet të bëj unë, nuk është shpifje e zakonshme. Mitologjia e pazarit të territorit është një ndytësi, ku historia do të tregojë si një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë.

Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij, ku ta dëshironte dhe si paditës, që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër do të doja të diskutoja edhe me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se unë apo Ramushi, Thaci apo Veseli, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën.

Dhe i kam njoftuar se nuk do të komunikime me mediat të vazhdueshme, ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo që sot duhet të na bashkojë të gjithë.. Me pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha”- tha Rama. (TemA)

25 komente në “Rama: Do të tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt, është koha që të bashkohemi të gjithë bashkë”

  1. Arber says:

    Z.Rama, kujdes me patriotizmin folklorik te dy diteve te fundit se po vazhdove ne kete menyre do i mbushesh mendjen pjeses intelektuale te pavarur te vendit qe te ke hyre frika keq nga reforma ne drejtesi.
    Dyshimet per kete filluan te ngrihen sapo fillove te besh pazare me Meten.
    keto dy ditet e fundit dyshimet po thellohen. Po vazhdove keshtu mund te humbesh nje 20-25 perqint te votave ne zgjedhjet e ardhshme.

    1. Z says:

      Armiku me i madh i shqiptarit eshe shqiptari me gjak shqiptari!Harrojeni nacionalizminse do te na zhdukin si komb! Tani per tani jemi nen ombrellen e te huajve! Edukohuni!

  2. Kalec Dega says:

    legeni mo i modh se Salushi doli karabushi misionar i Surrelit…

  3. Fatos says:

    Ja kush eshte i madhi, hap rrugen budallait dhe inatcorit, per interesa te familjes se madhe shqiptare. Respekt Rama, je i paarritshem.

    1. Hugo says:

      Po Fatosi I Vogel!
      Ke te drejte! Rama eshte politikani me karagjoz qe ka pasur Shqiperia!
      Mua nuk me pelqen Haradinaj, por di qe ai e ka akuzuar Ramen per tradheti kombetare!
      Dhe nese Rama eshte vertete I bindur qe kjo eshte nje shpifje, atehere nuk ka pse ta terheqe padin! Dhe harroje se e ben per interesat e Kosoves!
      Me vinte neveri kur shikoja sot se kush e perfaqesonte Shqiperine sot para gazetareve duke mbrojtur “interesat” e Kosoves. Rama-Fuga-Cakaj. Nje tufe halabakesh!
      Rama qenka vertete I pacipe, I paafte dhe zhgenjimi me I madh per shqipetaret! Nuk beri asgje nga ato qe premtoi! Problemi eshte se opzita eshte akoma me keq!

  4. Vizioner says:

    No Comments??? …..Tema bllokon komentet per misionarin e karit….albanistanez Edkaruci

  5. Zigur Qarri says:

    “Standarti i një të poshtri si Edi Rama ndër vite: Nga Plasari,te Haradinaj”.Tema 27 Qershor 2020.
    http://www.gazetatema.net/2020/06/27/standarti-i-nje-te-poshtri-si-edi-rama-nder-vite-nga-plasari-te-haradinaj/
    Komenti im!”Kryeministri piu nje kafe me ata te BILD-it dhe e terhoqi padine per shpifje!Kush terhiqet,ai qe ndjehet ne te drejte apo
    ai qe eshte i dhjere?Edvin D’Rama ndoshta pin nje çaj me Ramush Haradinaj dhe terheq padine,sepse mafiozi kur e sheh qe nuk fiton,
    e kthen pllaken,dhe kete e shet per fitore”.
    Akuza e BILD-it ndaj Kryeministrit dhe Qeverisë së tij ishin vepra penale te organizuara ne grup,ndersa akuza e Ramush Haradinajt ndaj
    D’Rames eshte tradheti ndaj kombit.

    1. xx says:

      plas o ZIGUR QORRI

  6. Idealisti says:

    Rama te lumte, Jep shembullin e mire te pajtimit, faljes, mirekuptimit nepermjet bisedimeve, sqarimeve, marveshjeve ne interes te vendit dhe popullit shqiptar ne te dy anet e kufirit. Mjaft me urrejtje, hatermbetje, cicermice. ju si lider te zgjedhur me vote, nese i sherbeni popullit shqiptar dhe jo dikujt qe paguan, vini gishtin kokes dhe mendoni e bashkepunoni ngushte per te miren e Shqiperise, per te bashkuar keto dy shtete ne nje, per mekembjen dhe perparimin, nepermjet edukimit dhe punes se ndershme e bashkebisedimit te sinqerte. Shqiperia dhe Kosova jane ne buze te gremines. Njerez hapni syte, lini urrejtjet e vjetra, shikoni perpara ne te mire te te gjithve.

  7. Malo Kanina says:

    “Të bëhemi të gjithë bashkë”? E bukur kjo! Por nën udhëheqjen e kujt? Ky ka qënë, është dhe do të jetë problemi i përjetshëm yni. Kushdo që ka qënë në krye të shqiptarëve, e ka kërkuar bashkimin, por gjithmonë nën udhëheqjen e tij. Por nga shakaxhinjë të tipit Rama, që në mëngjes të hedh përpara drejtësisë dhe në darkë tërheq vendimin, sepse kuptoi pak me vonesë që duhet të jemi të gjithë bashkë njeriu i arsyeshëm ka të drejtë të dyshojë në qëndrime të tilla makiaveliste të “udhëheqsit të ndritur”, veprime që hapur bien ndesh me drejtësinë e kërkuar.

    1. Zigur Qarri says:

      “Nën udhëheqjen e kujt”?Kuptohet,nën udhëheqjen e ideatorit,që ka pështyrë mbi të gjith ata që jan kundra tij,që i ka shpallur luftë
      institucionale Presidencës dhe nuk merret vesht dot me opozitën pa ndërmjetësinë të huajve!!!Kur nuk ke kandil ne Shtëpi,s’ke pse e
      don në Xhami.Kurrë më parë nu ka ka qenë shoqëria shqiptare kaq e polarizuar sa tani,kurrë më parë nu ka ka qenë kombi shqiptarë
      kaq i perçarë sa tani,dhe shkaktari i kësaj situatë për çudi,flet për bashkim!

  8. Edi says:

    O zot ky maskara qe nuk beri nje vizite ne Kosove per KM Kurti , ky flet per vellazeri? Vellazeri apo protagonizem?
    Dhe perse problemet e drejtesise duhen perzier me vellazerine? Jemi kombe moderne , apo tribu?!

  9. Klimax says:

    Hahahaha, mos harro te heqesh akuzat ndaj Saliut dhe krimeve te tij ne pushtet dhe gjithe krimineleve, te korruptuarve, vjedhesve, vrasesve dhe maskarenjve te ketij vendi! Nuk ka gje, le te jemi nje llum i qelbur, mjafton te jemi te “bashkuar”!!! O Zot, ky ka pjerdhur fare!

  10. dardan says:

    Edi Rama e tregoi veten dhe nje here se si politikan nuk ka kredibilitet. Lojrat e tij prishu e pajtohu sipas interesit siç ben me Meten, nuk pine uje me Ramushin. Ai eshte dukagjins si Berisha. Per mire apo per keq nuk levizin nga qendrimet e tyre.

  11. aleko says:

    Eshte ne natyren njerezore per tu bashkuar ne kohe rreziku…E kane bere te paret tane ,pse te mos behet dhe sot.Per kete gjerat e vogla merit e grindjet qe perseri jane ne natyren njerezore ,ne keto raste lihen menjane o edi I vogel..

  12. Eri says:

    Qekur vdiq Enver Hoxha nuk pa ky vendi yne nje politikan te hajrit.

  13. Agim says:

    Pergezime z.Rama
    Shqiptar me te devotshem, te pergjegjshem, njerezor visionar,te palodhur,imponues, bindes , etj.etj nuk kemi per te njohur te pakten ne dekaden qe kemi perpara. Vetem te perballosh ne heshtje llapaqenet, monstruozet, deshataket, mashtryesit , rronxobonxhot si takemi I disa komentuesve te ketueshem, eshte nje merite e madhe, burreri e trimëri. .
    Faleminderit z. Rama per c’thate e bete ne Kosove.!
    Faleminderit c’kini bere e beni per Shqiperine..Populii eshte me ju.., ju cmon, ju do…
    Agim

  14. Lili says:

    Po te ishe vetem njeri , e kishe terhequr para se te nisesh per atje e lere me kur je Kryeminister! Asskush nuk te degjon me O edi Rama se te gjithe e kane kuptuar cka je!

  15. Ha RAMBUSHI ME KALLASHE says:

    RAMUSHE NE MOS GABOHEM ESHTE AI QE FLET PAK SHQIPE ?
    PO AI ESHTE GOMARE ME ATE MERET RAMA SA TUFPE AI ESHTE PER TE RUAJTUR BAGETIN E FSHATIT KU DI AI POLITIKE POLITES AI ESHTE KAFSHE AI ESHTE SI UJKU CERRIKUT .
    KY RAMBUSHI ESHTE SPIUNE KY KA TRADHETUAR GJITHE UCK NE GJYKATEN SPECIALI QE E KA KOKEN SI MUTI

  16. Hugo says:

    Po Fatosi I Vogel!
    Ke te drejte! Rama eshte politikani me karagjoz qe ka pasur Shqiperia!
    Mua nuk me pelqen Haradinaj, por di qe ai e ka akuzuar Ramen per tradheti kombetare!
    Dhe nese Rama eshte vertete I bindur qe kjo eshte nje shpifje, atehere nuk ka pse ta terheqe padin! Dhe harroje se e ben per interesat e Kosoves!
    Me vinte neveri kur shikoja sot se kush e perfaqesonte Shqiperine sot para gazetareve duke mbrojtur “interesat” e Kosoves. Rama-Fuga-Cakaj. Nje tufe halabakesh!
    Rama qenka vertete I pacipe, I paafte dhe zhgenjimi me I madh per shqipetaret! Nuk beri asgje nga ato qe premtoi! Problemi eshte se opzita eshte akoma me keq!

  17. LULJA says:

    HAA O DADRAN O KATRAN NUK LEVIZE RAMUSHI SE ESHTE NGA ESHTE DUGAGJINI RAMUSHI PARTIA E 5 NE KOSOVE ME 1 MILION POPULL JENI MEGJITHMEND PRIMITIVE KUSH KA NEVOJENE PER RAMUSHIN DHE KOSOVEN RAMA E BERI KETE GJESTE HUMANITARE JO SE KA NDRYSHUAR MENDIME POR SE RAMUSHI DO ARRESTOHET PER KRIME LUFTE ESHTE KRIMINEL DHE DO VDESI NE BURGE KUR TE KUPTOJE BERRISHA QYTRTRIMIN DO KUPTOJE RAMBUSHI CIVILIZIMIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje