Rama vazhdon takimet në ditën e dytë të vizitës në Kosovë: Ja me kë do të takohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në axhendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama vazhdon takimet në ditën e dytë të vizitës në Kosovë: Ja me kë do të takohet”

  1. mendim says:

    Rama po ben tamam detyren e shtetarit shqiptar ne krahe te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *