Rikthehet dosja “Babale”. Mbyllet hetimi për zyrtarët, Hajdarmataj dhe drejtorët e SHISH nuk kanë shpërdoruar detyrën. Gjykimi në dorë të "ustait" Lazër Sallaku

30 Qershor 2020, 22:04Kronika TEMA

Gati dy vite më parë dëshmia e Albert Veliut njohur ndryshe në qytetin e tij të lindjes si Babale, shkaktoi furtunë në gotën e politikës, dallgë qe pas konstatimit të audio përgjimit si të rremë, u shuan me dënimin e abales dhe të bashkëpunëtorëve të tij për kallëzim të rremë.

Por Babale rikthehet sërish, kësaj radhe pas hetimit sekret ndaj dosja e zyrtarëve të Shish , policisë dhe drejtuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të cilët prokuroria konkludon se nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe ndaj hetimi duhet pushuar. Gjykimi i kësaj kërkese do shqyrtohet këtu në gjykatën e Tiranës dhe pas hedhjes së shortit çështja i ka rënë Lazër Sallakut

Dyshimet se prokuroria nuk bëri detyrën e saj por ja delegoi shërbimit informativ dëshmitarin x i cili me pas rezultoi se sajoi audio përgjimin duke e servirur si bisedë me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, ka qenë objekt hetimi për muaj të tërë në tre prokurori.

Së pari ish-kryeprokurori Besim Hajdarmataj që njoftoi shërbimin sekret për qytetarin që deshi të denonconte sipas tij një grup trafikantësh, e më pas edhe tre agjentë të SHISH që e shoqëruan drejt Vlorës.

Por në mbyllje të hetimeve prokurori Armand Gurakuqi thotë se asnjëri nga zyrtarët nuk ka shpërdoruar detyrën pasi për bashkëpunimin mes institucioneve ekziston një memorandum bashkëpunimi i vitit 2013.

Në këtë rast qëllimi i këtij bashkëpunimi shton prokurori në dosjen që Top Channel disponon  ishte verifikimi i informacionit të prezantuar nga Albert Veliu.

Gjithashtu prokuroria vlerëson se duhet pushuar hetimi edhe ndaj zyrtarëve të policisë kufitare që dyshoheshin se e ndihmuan dëshmitarin x të arratisej nga Shqipëria drejt Kosovës, ku dhe fillimisht kërkoi azil për t’u larguar në përfundim drejt Hungarisë.

Zyrtarët e shish dhe të prokurorisë janë pyetur njëri pas tjetrit edhe në prokurorinë e kryeqytetit ku edhe rrëfejnë se si e pajisën dëshmitarin x me një pajisje të ngjashme si pult automjeti për të përgjuar bisedën me trafikantët që në finale rezultoi të ishte pa interes ndaj dhe u asgjësua nga shish.

Siç rezultoi në një hetim penal Babale serviri një bisede me një person që ai pretendoi se ishte vëllai i ministrit të atëhershëm, por në të vërtetë zëri në anën tjetër ishte aktrim nga bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti, edhe ky i dënuar pas përfundimit të hetimeve në atë kohë për audio përgjimin e konsideruar si të manipuluar, prokurori veçoi çështjen e shpërdorimit të detyrës ndaj zyrtarëve të shish për të verifikuar rregullshmërinë e veprimeve të tyre.

Kjo dosje u mbaj mbi një vit nga prokurori Armand Gurakuqi i cili i kërkon gjykatës të pushoje hetimet.

4 komente në “Rikthehet dosja “Babale”. Mbyllet hetimi për zyrtarët, Hajdarmataj dhe drejtorët e SHISH nuk kanë shpërdoruar detyrën. Gjykimi në dorë të “ustait” Lazër Sallaku”

  1. Nafia says:

    Me duket se reforma ne drejtesi po iken ne drejtim te Saliut dhe Metes,ku jemi atje ku ishim,ne mos me keq.

  2. selfo says:

    T gjithe te pafajshem, tani edhe sali berisha duhet zgjedhur president dhe kryeminister, Ilir meta duhet te shkoje kryetar i partise demokratike. reforma ne drejtesi na mbajti me shprese nja pese vjet se mos i binin topet saliut e ilirit por ata i kishin lidhe me gjalmin e juristeve te plepave durres dhe paskesh qene neilon i fort. tani shqiptare te ndershem merrni arratine se Shqiperia mbaroi si shte dhe si komb. Ate qe nisi e bitisi saliu Reforma ne drejtesi ishte fallca. Shiko çpo ben Europa, emron prokuror dhe i urdheron per arrestime. Kjo eshte demokracia qe enderruat.

  3. Pedro i ri says:

    Prokuroret jane me keq se gjykatesit.
    Asnje prej tyre nuk ploteson kriteret e nje zyrtari te ndershem

  4. Julia says:

    Hajde shtet hajde, ka marr fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje