SHBA: Rezultate pozitive për një vaksinë eksperimentale kundër COVID-19

Kompania amerikane biotech Inovio njoftoi sot rezultate paraprake, por inkurajuese, për projektin e saj të vaksinimit kundër koronavirusit, administruar tek 40 vullnetarë në SHBA.

Sipas një komunikate të kompanisë, vaksina ka dhënë një përgjigje të sistemit imunitar tek 94% e pjesëmarrësve që kanë ndjekur provën klinike, të njohur si faza e parë, deri në fund, domethënë me dy injeksione me katër javë larg njëra tjetrës.

Vaksina e Inovios, e quajtur INO-4800, konsiston në injektimin e një kodi gjenetik ADN në organizmin e personit me qëllim që të japë një përgjigje imunitare specifike kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Vaksina injektohet nën lëkurë nga një gjilpërë, më pas aktivizohet nga një pajisje që ngjan me një furçë dhëmbësh, e cila jep një mini impuls elektrik, të një fraksioni të sekondës, duke lejuar ADN-në të depërtojë në qelizat e trupit dhe të përmbushë misionin e saj atje.

Inovio, tashmë financuar nga departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe nga OJQ-ja CEPI, njoftoi gjithashtu se ishte zgjedhur nga programi i presidentit amerikan, Donald Trump për të prodhuar qindra milionë doza vaksinash deri në janar të vitit 2021.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *