Zbardhet mbledhja e KED e drejtuar nga Vitore Tusha, gjithçka sipas parashikimeve: Përmbyllet procesi për 2 vakancat e përkohshme në Kushtetuese, vakanca e tretë e Metës s'ka përfunduar

30 Qershor 2020, 18:57Politika TEMA

Është zbardhur mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED sqaron se është ngritur grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ngrihet grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në njoftimin e KED.

Më tej, KED thekson se rekomandimet pasqyrohen edhe në aktet rregullatore.

KED shprehet se po ashtu është përmbyllur procesi për dy vakancat e përkohshme.

Gjithashtu, KED thotë se vakanca e tretë që i takon Metës nuk është përfunduar.

Kjo mbledhja ka shkuar sipas parashikimeve, pas largimit te Ardian Dvoranit, e qete dhe pa probleme.

Gjithçka u realizuar sipas ketij rendi dite:

1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.

Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit.

5 komente në “Zbardhet mbledhja e KED e drejtuar nga Vitore Tusha, gjithçka sipas parashikimeve: Përmbyllet procesi për 2 vakancat e përkohshme në Kushtetuese, vakanca e tretë e Metës s’ka përfunduar”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Vitori,tu befte nena.
    Tani qe emori Vitorja ne dore ,mos u boni merak,Vitorja ka me zbatu me rigorozitet te gjitha porosite e Likes,per mbrojtjen e Kushtetutes.
    Me rruash o Like.

  2. Gajt says:

    O Edi Rama o kurve ja le ne dore PD e ILIR metes drejtesine Vitore tusha,Marsida Xhaferxhalli o
    Come cazzo si chiama

  3. Ministri i jashtem says:

    Si te shkonte ndryshe?!!
    Vitorja sa here qe e harron e shef edhe njehere videon e Priftit ku Meta thote qe po ja con gocen ne ambasade e po i fut dhe kar para se tja emeroje.
    Se po e harroji Vitorja ja kujton prap Meta se e mban lart e drejt moralin te familja e tushes!!

  4. Ujku Plak says:

    Te lumte P….i moj Mona qe ja dole te mbashe nen kontoll Drejtesin ne Shqiperi.Jepi drejtim ashtu si ti di !Te qr moj Ripjellje qe mashtrove ate popull aq te vuajtur dhe bere nje vrim ne uje.

  5. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Emerimet e reja , me Vitore Tushen , Albana Shtyllen e Xhaferllarin , pa folur per kurajon e re qe kane marre prokuroret e gjyqtaret bandite , duke liruar kriinele me burgim te perjetshem , jane nje konfirmim i plote se reforma ne drejtesi , prej nga shqiptaret prisnin e shpresonin aq shume , ka deshtuar plotesisht , se krimi ashtu si deri tani do jete selektiv dhe i pa ndeshkueshem , se Saliu me Ilirin pas nje viti marrin drejtimin e vendit . Krimi do te sofistikohet e garantohet paprekshmeria , vendi me sa duket ka hyre ne rrugen pa kthim te shperberjes se shtetit e shkrirjes se kombit !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje