Karmina sqaron thirrjen e re të Lulit për revolucion

1 Korrik 2020, 20:26Antena TEMA

Pas deklaratës së sotme të Lulit, që ishte një thirrje e koduar për revolucion, shumë fansa të Karminës kërkuan prej saj t’u sqarojë për çfarë revolucioni e ka fjalën Luli.

Karmina u shpërndau atyre interpretimin e Qim Pekës, për këtë çështje:

“Deklarata e Lulit për revolucion është një sinjal i koduar që vjen nga Shtëpia e Bardhë.

Pasi ata kanë parë veprimet e ambasadores në Tiranë, që mbështet hapjen e listave, kanë kuptuar që Sorosi po përpiqet të sabotojë Shtëpinë e Bardhë dhe i kanë dërguar mesazh Lulit, se do të mbështesin revolucionin.

E gjithë kjo vjen nga fakti se Rama me Murrizin duan të hapin listat dhe t’i heqin Lulit kompetencat se kush do hyjë në Parlament.

Me këtë kanë qëllim të kontrollojnë dhe listën e re të opozitës, siç kontrollojnë opozitën parlamentare.

Sinjali i Lulit është i qartë.

Nëse ata hapin listat atëhere këtu nis revolucioni.

Dhe ky do të jetë revolucion i paparë.

Nuk do të hyjmë në zgjedhje, por nuk do lëmë njeri të bëjë zgjedhje.

Nuk do jetë më si 30 qershori i vitit të shkuar.

Për këtë ju garantoj.

Ju e dini që situata në botë ka ndryshuar.

Shtëpia e Bardhë, siç del nga libri i Boltonit, nuk ka ditë gjë për 30 qershorin, se po ta dinte do ta shkruante Boltoni.

D.m.th Ambasada këtu ja ka mbajtur fshehur Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër, kancelarja Merkel merr drejtimine  BE për gjashtë muaj, dhe këshilltari Henz do ta njoftojë atë mbi këto zhvillime, kështu që mund të shtohen dhe kushte të tjera.

Adrian Dvorani ka ikur nga KED, ndërsa KPA është në dorë të Ilir Metës.

Tani e kuptoni vetë ju, kemi Shtëpinë e Bardhë, KED, KPA, dhe Ramushin që nuk e takoi Edin.

Kjo do të thotë se tani nuk na ndalin dot më.”

1 komente në “Karmina sqaron thirrjen e re të Lulit për revolucion”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje