Saimir Tahiri drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, do kërkojë edhe pezullimin e gjykimit në shkallën e parë

1 Korrik 2020, 22:25Politika TEMA

Në emisionin e radhës, ‘Unpublished’ trajtoi procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi pak ditë më parë ta rikthejë çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Kalvarin 3-vjeçar të ish-ministrit në dyert e gjykatave dhe përballja me prokurorinë, të cilën në kohën kur ushtronte detyrën e etiketonte si “fronti i së keqes”.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia tha për ‘Unpublished’ se sapo të njihen me vendimin e arsyetuar, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe njëherazi do të kërkojnë pezullimin e gjykimit në shkallën e parë deri sa të shprehet kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Por edhe sa kohë do të zvarritet ky proces, në kushtet kur Gjykata e Lartë është jashtë funksionit, me vetëm 3 anëtarë dhe një stok prej 35 mijë dosjesh.

‘Unpublished’ bisedoi edhe me mbrojtësin ligjor të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela i cili ndodhet në qeli. Avokati Petrit Ismailaj thotë se gjykata dha një vendim të padrejtë.

‘Unpublished’ publikoi edhe disa shkresa që janë paraqitur nga mbrojtja gjatë procesit në shkallën e parë, ku pretendohet se në kohën e ushtrimit të detyrës, Jaeld Çela jo vetëm që nuk e ka favorizuar grupin kriminal të Habilajve, por i ka goditur duke i denoncuar në prokurori dhe duke shkatërruar plantacionet e kanabisit në Selenicë.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit një “patate të nxehtë ”. Sipas tij, gjykata nuk pati “këllqe” të japë një vendim, duke i hapur rrugë një tjetër zvarritjeje.

5 komente në “Saimir Tahiri drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, do kërkojë edhe pezullimin e gjykimit në shkallën e parë”

  1. Shenjestra says:

    Nqs vdes Sali Berisha,atehere do japin vendimin e drejte gjykata dhe prokuroria per Saimir Tahirin si te pafajshem.Sot atyre nuk jua mban bytha ta nxierin te pafajshem Tahirin se jua leron nenat Saliu.E verteta eshte se Saimir Tahiri eshte i pafajshem,ka bere detyren shkelqyeshem,por ja qe Sali Berisha nuk i do njerzit e ndershem dhe ata qe punojn mire.

  2. Elda says:

    I lironi te gjithe, se ne kemi bere valixhet gati te ikim.

  3. Koli says:

    Shefi i Tahirit eshte Rama.Prandaj u be terkuze ky muhabet se po te flasi Tahiri e ha Rama nja 25 vjet burg.Tahiri ja ka derguar disa mesazhe Rames qe po e la ne balte atehere ky do ta terheqe dhe Ramen ne humnere.

  4. Amando says:

    Me avokatin qe ke o sajmir, zor se do mbyllesh nese nuk i mbyll miliarda ne llogari te maksit. Te jesh i bindur se luan me shtateqind krahet, njeri qe per moral profesional shquhet si njeriu me i pa bese. I kemi besuar ne proceset qe kemi patur, dhe na ka shitur tek pala tjeter, shikoje punen e tije se nuk ka bese dhe pse vjen nga beslidhja.

  5. rexha 10 says:

    MEQENSE FATET E NJERZEVE ,APO POLITIKANEVE VENDOSEN NE TAVOLINE ,PORE GJITHMONE NDERMJET DY PERSONAVE POLITIKE ,SEPSE MEQENE NJERI I TRETE NUKE I BESOJNE ,DHE PER PASOJE ASGJE NUKE E GJENE RAMEN ,SALIUN ,ILIRIN ,BASHEN E SHUME TE TJERE. KETA JANE ME MJESHTRA SE HAJDUTET .TE PAREN POLITIKE QE MESOJNE ESHTE AJO E SIGURISE SE VETES KURE BEJNE MARRVESHJE PER NJE VJEDHJE QE TE MBROHEN ME LIGJE.DHE E DYTA ESHTE SE BIEN DAKORTE NE PRANI TE ASNJE TJETER NJERIU. I KEMI NDIGJUAR SHPESHE TE THENE :UNE KAME VJEDHE KAQE ,KURSE TI KE VJEDHUR GJITHE SHQIPRINE.PRANDAJ DHE PROKURORIA I KA DUARTE E NDYRA SI POLITIKANET DHE BEJNE SICE I URDHERON POLITIKA.ME KUJTOHET SE C’FARE BENE TE GJITHE PROKURORET KURE AMBASADORI AMERIKAN LU. FOLI PER PASURITE E TYRE ,TE NESERMEN TE GJITHE PA ORA ,PA CANTA CA PROKURORE KISHIN HARRUAR TE VISHNIN EDHE BREKET .KESHTU QE MOSE I BENI PROKURORET NJERZE TE MIRE. E VETMJA PROKURORE QE DONTE ME VEPRUAR NE BAZE TE LIGJIT ,ISHTE DOKTORRESHA INA RAMA .BESOJE SE E DINI MIRE SE SI PERFUNDOI EDHE AJO NGA BANDA E POLITIKES ME NE KRYE SALI BERISHEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje