FOTOT/ 39-vjeçari në Britani aksidenton për vdekje të moshuarin me makinën e vjedhur: Nuk jam hajdut dhe vrasës, jam Jezusi dhe paraardhësi i Zotit

Një hajdut në Britaninë e Madhe, ka bërtitur me të madhe “unë jam Jezusi” dhe më pas ka përplasur me makinën që kishte grabitur një të moshuar.

Burri i identifikuar si Gavin Collins, 39-vjeç, kishte grabitur një makinë në Nottinghamshire dhe me të aksidentoi 87-vjeçarin Terry Radford dhe përplasi tre makina të parkuara. Sipas raportimeve i moshuari ka ndërruar jetë në menjëherë pas aksidentit.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, 39-vjeçari dëgjohet duke thënë, “Un jam Jezusi, jam paraardhësi i zotit”.

Ndërkohë raportohet se agresori është arrestuar nga policia dhe pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm, shkruan Daily Mail.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *