Winston Churchill i Ballkanit?

2 Korrik 2020, 17:11Rajoni TEMA
Winston Churchill i Ballkanit?

Nga Tim Judah*

Hashim Thaçi është pjesë e politikës karizmatike Europiane. Disa e lavdërjonë, ndërsa të tjerë duan ta shohin pas hekurave si kriminel lufte. Rrugëtimi i tij nis nga Zyrihu për të përfunduar në krye të shtetit të ri të Kosovës. Cili është në të vërtetë Presidenti kontrovers i Kosovës?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ish-rezident i Dietikon duket i qetë dhe mjaft miqësor. Është viti 2018 dhe sapo kemi përfunduar një intervistë nëse do të ketë shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila në vitin 2008 fitoi pavarësinë. Akuzat që kanë qarkulluar ndaj Z. Thaci si i drejtues i mafias dhe vrasës nuk janë pjesë e axhendës së kësaj interviste. Teksa unë bëhem gati për t’u larguar, ai pyet: “E keni takuar Aleksandar-in?”

Aleksandar? Fillimisht nuk e kuptoj, por ai spiegohet. Z. Thaci është duke folur për Presdientin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Kur Hashimi luftonte në male për pavarësinë e Kosovës me shumicë Shqiptare në 1999-ën, Aleksandar ishte ministër i informacionit në Serbi. Tashmë, duket se si Hashimi edhe Aleksi përpiqen të shfaqen të qetë dhe seriozë përpara kamerave, ndonëse në kushte të tjera i drejtohen njëri tjetrit në emër.

Ndërsa tymnaja e bombaridmeve 78-ditore të NATO-s davaritej në Serbi më 1999, ideja se Hashimi ishte ai që do të akuzohej për vrasje dhe krime lufte do të kishte tingëlluar absurd. Tek e fundit, Vucic kish luajtur një rol kyç në partinë nacionaliste Serbe, njerëzit e të cilës kishin shkatërruar dhe vrarë në Bosnje dhe Kroaci. Sot, ndonëse kohët kanë ndryshuar, akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale e Kosovës, të shfaqura vetëm pak ditë më parë më 24 Qershor, kane qenë duke u përgatitur për më tepër se njëzetë vite.

Ndërkohë, kush mund ta fajësoje Thacin për marrëdhënien e tij dashur-urrejtje me Zvicrën? Ishte ai që lexoi deklaratën e pavarësisë në 2008-ën, por po të mos kish qenë për bujarinë Zvicerane, djali i lindur në fshat nuk do ta kishte plotësuar dot kurrë ëndrrën e tij.

Megjithatë, Zvicra është edhe shtëpia e dy personave që janë përpjekur me gjithçka për ta shkatërruar atë vetë.

Madeleine Albright i kishte lënë mbresa

Thaci është i gjatë, simpatik dhe tejet i buzëqeshur. Të paktën, kështu duket në takimet me të huajt. Çdo politikan ka anën e tij publike dhe private, por përsa i përket historisë së pazakontë të Thaçit, një pjesë e mirë e saj mbetet ende në hije krahasuar me presidentin mesatar European. Teksa largohem nga zyra e tij, Thaci më jep një kopje të biografisë së tij, shkruar nga dy gazetarë të Londinezes “The Times.” Për ta nuk ka kurrfarë dyshimi. Thaci është winston Churchill, Vaclav Havel apo Lech walesa i Ballkanit.

Ky është përfundimi i imazhit të ndërtuar nga Dick Marty, prokurori nga Ticino, i cili në gjurmët e patriotes së tij, Carla Del Ponte e akuzuan Thaçin si të përfshirë në vrasje për trafik organesh të të burgosurve të luftës. Marty e ngriti akuzën në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Europës. Në të thuhej se Thaçi, një drejtues mafioz përmendej në raporte për “kontroll të dhunshëm ndaj trafikut të heroinës dhe drogërave të tjera.”

Kryeprokurorja e OKB-së për hetimin krimet e luftës ne Jugosllavi, Del Ponte kish shkruar më parë në lidhje me disa nga këto akuza në një libër të botuar në vitin 2008. Atëherë ajo shprehej se ish-drejtues të UÇK-së mbroheshin nga fuqitë perëndimore, të cilat kërkonin qëndrueshmëri, ndërsa dëshmitarët qenë të tmerruar dhe nuk pranonin të flisnin, çka rezultonte në mungesë provash.

Kur Thaçi doli në publik si drejtues i delegacionit Kosovar në Rambuje në 1999-ën, ku u krye dhe një përpjekje e fundme për zgjidhjen e problemit përpara nisjes së sulmeve të NATO-s, Thaçi arriti t’i linte mbresa Madeline Albright, Sekretares Amerikane të Shtetit. Ajo u mahnit nga “rinia dhe mungesa e tij e përvojës.” Ai ngjante më tepër me “një student me mjaft potencial, por që dorëzon me vonesë detyrat.” Për një moment, thotë Albright, “ai dukej gati për t’u përlotur.”

Puna si devijues i shinave në hekurudhën Zvicerane

Thaci ishte vetëm 30 vjeç, por Albright gabohej për mungesën e përvojës. Thejsht, përvoja e tij ndryshonte krejt nga e saja. Ai qe një nga nëntë djem të rritur në një dhomë të përbashkët me gjashtë vëllezërit e tij nga fshati Buroje në Luginën e Drenicës.

Në biografinë e Thaçit thuhet se ai ka qenë aktivist qysh student, ndonëse askush nuk kish dëgjuar në Kosovoë për të para luftës. Por, edhe për këtë ka një arsye. Atëherë ai ishte aktivizuar në grupe të vogla të fshehta, që kundërshtonin qëndresën apqësore të udhëheqësit të atëhershëm Kosovar, Ibrahim Rugova. Thaçi dhe grupet e tij kërkonin rebelim të armatosur. Më 1994-ën, Thaçi u nis drejt Zvicrës, i tërhequr nga Kosovarët e tjerë të larguar përpara tij. Ai u regjistrua për të ndjekur studimet në Zyrih, ndërsa punonte si ndërrues shinash për të siguarar jetesën.

Por, çfarë student ishte ai? Thaçi aplikoi për strehim politik dhe arriti të siguronte një document udhëtimi. Me bashkëshorten e tij të re në Daikon, Thaçi shpesh largohej për arsye pune, ndonëse kjo punë nuk kishte lidhje me hekurudhën Zvicerane.

Duke përshkuar mallet nga Shqipëria, Thaçi po organizonte të përgjumurit në Kosovë, që të ishin gati për një konflikt të armatosur kur të niste lufta. Sipas James Pettifer, akademik Britanik, kjo “kërkonte aftësitë politike dhe organizative të ngjashme me Rezistencën Franceze apo Bolshevikët e para revolucionit, shokë të njohur vetëm përmes pseudonimesh, takime të fshehta të thirrura nga një telefonatë anonime nga një gabinë në Zurich.”

Fillimisht, nofka e tij qe “Studenti,” por tanimë njihet si “Gjarpri.” Ndoshta ky qe rezultat i aftësisë së tij për të rrëshqitur nga çdo situatë, por arsyet mund të kenë qenë edhe krejt të tjera.

Më 1997-ën, Shqipëria ishte në krizë. Për rrjedhojë, sasi të mëdha armësh u gjendën krejt papritur në shitje me çmime që diaspora në Zvicër dhe vende të tjera mund t’i përballonte. Roli i Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte politik, por nuk është e qartë se sa i përfshirë fizikisht mund të ketë qenë ai në konfliktet e armatosura. Serbët ishin padyshim të bindur për këtë. Në 1997-ën, ata e dënuan në mungesë për pjesëmarrje në “disa sulme terroriste” kundër policisë.

Në 1999-ën, në prag të kapitullimit Serb dhe tërheqjes së ushtrisë e policisë së tyre nga Kosova, nuk ekzistonte kurrfarë rregulli. Raportimet që mbërrinin tek trupat Amerikane dhe në OKB flisnin për rreth 400 persona, kryesisht Serbë por jo vetëm, të cilët qenë zhdukur apo arrestuar në Shqipëri. Sipas Thaçit, një burim që e ka ndjekur këtë histori, por të cilin ai nuk do ta zbulojë, ka mohuar që njerëzit e tij të jenë përfshirë në të. Më pas, zhdukjet e befta përfunduan.

Shpirtërisht i lënduar

“Nuk e keni dëgjuar kurrë prej meje, por…” Gazetarët që intervistojnë Thaçin e dëgjojnë shpesh këtë frazë. Qysh nga 1999-ta, Thaçi ka kryesuar politikën Kosovare. Sidoqoftë, ai ka thënë gjithmonë atë që pritej. Ai kërkon pajtim me Serbët dhe shpesh thotë se askush nuk qëndron mbi ligjin.

Akuzat e ngritura nga prokurorët janë rezultat i një pune të gjatë. Në vitin 2000, Del Ponte iu shpreh Thaçit se po hetonte për krime të kryera nga Shqiptarët e Kosovës dhe se ai mendoi se bëhej fjalë për të, pasi “i iku menjëherë fytyra.” Kur raporti i Marty-t u publikua, ThaçI e cilësoi si një “fantazi, fanta-shkencë dhe raportime të gënjeshtërta.”

Një burim i njohur me raportin thotë se disa nga akuzat mund të jenë se Thaçi nuk dha urdhër për ndalimin e krimeve, e jo se i ka urdhëruar apo të jetë përfshirë vetë në to. Por, të tjera burime nuk bien dakort. Mbetet gjithashtu të shihet se sa akuza janë ngritur në lidhje me vrasjen e Shqiptarëve pas luftës për arsye politike dhe jo si bashkëpunëtorë të Serbëve. Është një sekret që dihet, thotë Daut Dauti, gazetar Kosovar. “Të gjithë besojnë se urdhërat erdhën nga lart dhe kjo është raportuar në media.”

Thaçi, ndërkohë i ka qëndruar cilësimit të akuzave si të pavërteta. Madje, ai e përsëriti edhe së fundmi. Gjatë një transmetimi emocional televiziv, ai u shpreh: “Shpirtin e kam të lënduar por jo të thyer,” duke shtuar se do të jepte dorëheqjen vetëm nese akuzat do të konfirmoheshin nga një gjykatës përpara nisjes së procesit, për çka do të duhej të pritej gjer në Tetor.

Klani Pronto, drejtuar nga Thaçi

“Pronto,” përgjigjet ThaçI në telefon. Biseda e regjistruar në 2016-ën si pjesë e një hetimi anti-korrupsion shfaq Thaçin duke diskutuar për punësimin e anëtarëve të partisë së tij në poste publike. Ai vetë nuk u akuzua kurrë për abuzim me pushtetin, por tri pjesëtarë të partisë së tij u dënuan në apel në 1 Korrik.

Në shkurt të këtij viti, Alin Kurti, drejtues i një prej partive opozitare erdhi në pushtet. Synimi i tij ishte të “çlironte Kosovën nga brenda,” me çka nënkuptonte kontrollin e ushtruar nga Klani Pronto, drejtuar nga Thaçi. Pushteti i Kurtit zgjati vetëm 51 ditë përpara se të shkarkohej nga detyra. As Amerikanët nuk e pëlqenin në pushtet, pasi pengonte planet e tyre.

Më 24 Qershor, Thaçi përgatitej të nisej për të takuar Vuçiç në washington me synimin e arritjes së një marrëveshjeje historike. Befas, prokuroria ngriti akuzat ndaj tij. Mundet vallë që çmimi i marrëveshjes të ketë qenë mbyllja e gjykatës speciale, apo një lloj sigurie se Thaçi nuk do të akuzohej më në të ardhmen? Tashmë na mbetet të presim nëse gjykata do t’i konfirmojë akuzat dhe nëse vetë Thaçi do të mund të vërtetojë fjalët e Joe Biden, i cili dikur e pati quajtur “George washington i Kosovës,” apo gjithçka do të rezultojë ndryshe.

*Tim Judah është gazetar Britanik (BBC, Times, Economist) dhe njohës i Ballkanit. Ai ka publikuar disa libra në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

17 komente në “Winston Churchill i Ballkanit?”

  1. Zigur Qarri says:

    I mire eshte thaqi por eshte shqiptar dmth vjedh te grin

    1. Matrapiku says:

      Hahahaaa Cercilli i Ballkani.
      E sigurt qe se shpejti do te behet Mandela e Ballkanit.

  2. millosh kopiliqi says:

    Rrofshin poezite patriotike te Albin psikopatit dhe pordhet e vjosa bollices………..

    1. Matrapiku says:

      Hahahaaa Cercilli i Ballkanit, shikoni foton hipokrite dhe propagantistike.
      E sigurt eshte qe do te behet Mandela e Ballkanit.

  3. Baliu says:

    Ky e ka realizuar endrren zanzibariane: Nga hajn i farmerkave ne nje azilhajm te Zyrihut ne ish moderrn prostident i tu Kosovs*, me nje kembe ne Hage per krime te renda. Pra tash si limon i shtrydhur kthehet prap te rrenjet e veta.

  4. Baliu says:

    Ky Gorge Washington-i aka Winston Qyrrqull-i aka Nipi i Danilles tere kohen e ka pasur vendin tek ‘shtepia me gjethe’ ne Hage, por si shqipfoles i paskrupullt eshte sjellur verdalle gjoja si “kuader i pa zevendesueshem” per kompromise te dhimbeshme ne dem te shqiptarve. Me ne fund ra ne gropen e miratuar vet, thjesht nje drejtesi e vonuar.

  5. Eri says:

    Curcilli nje mut muti ishte i nxiti grekzinjt te debonin shqiptaret nga Cameria.

    1. Flm says:

      Prandaj dhe Thacin e krahasoj me Curcill, sepse ka bere krime me Serbet.

  6. ShkoDrani says:

    Tim Judah e ka gruan serbe.
    Prandaj, ndonese hiqet i paanshem, ne thelb ai nuk i ka mbeshtetur shqiptaret e Kosoves. Aq me teper Thacin.

    1. shqip says:

      Po ky baliu cka e ka baben a e din kush?

  7. beni says:

    Ky Po e Ben si Enver Hoxha,20 vjet i shtyvi kerkon edhe 20 te tjera ky sdi te flase injorante,njerez Pa shkolle kryeministr e President!
    Na U Ben Ter drenicaket nga injorante ne mljonere!

  8. lesh e li says:

    Patriotizmi Thacit nuk diskutohet. Nje shqiptar i paster. Te trullosurit nga politika, ngatrojne partine me atdhene.

  9. Jeta says:

    Hajde rrena hajde, asnje nga ky shkrim ska te verteta, Thaci di vetem shqiptaret oponentet politik dhe te tjere ti akuzon e ti ngrite padi, kurse serbise dhe D. Martyt edhe pse ka thene qe do i padis. Nuk ka guxim, nuk eshte churchill per esat pasha.

  10. Baliu says:

    Logjika e loparit te Brojes se nese ka dale ne foto me disa personalitete te njohura, tash kur arrestohet ky duhet te arrestohen edhe te gjitha ato personalitete ne fotot me te, e meqenese kjo eshte e pamundur, atehere ai mbetet i “paprekshem”. Thjesht fantazi e semure e nje ngelaqi qe luan bosin e krimit te organizuar n’tu Kosov*.

  11. Goni.ch. says:

    Sa pargjykus te mjer jeni!
    si duket truri i juaj eshte baraz me nje te srucit…

  12. mik says:

    Mund ti thuren kange e lavde kujdo, por ne fund te fundit gjithkush gjykon rezultatin.
    Politikanet e Kosoves nga çlirimi e ketej, kane ba ate qe kane ba politikanet e Shqiperise keto 30 vjetet e fundit. Vjellje, e sa ma teper vjellje.

  13. mik says:

    Tema, shpesh here nuk i keni nxjerr komentet e mija, dhe keto dy javet e fundit i keni pezullu komplet !! A m’keni denu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje