Gati laboratori i QSUT për testimet kundër Covid

4 Korrik 2020, 21:25Sociale TEMA

Paralelisht me heqjen e kufizimeve dhe uljen e vigjilencës nga popullata ka ardhur shtimi i rasteve me koronavirus. Për epidemiologët, kjo situatë ka kaluar përtej pritshmërive.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, tha se testimet janë rritur dhe ka kapacitet për t’i përballuar.

“Kapacitetet e laboratorit të virologjisë janë në gatishmëri për situatën e parashikuar me 500-600 tamponë në ditë, ndërkohë laboratori në QSUT është duke u përgatitur për testimet për negativizim për pacientët që janë në spital, për ata që do shtrohen, të gjithë këta do testohen me PCR”.

Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka realizuar 28.409 testime tek persona të dyshuar, prej të cilëve 2819 kanë rezultuar me koronavirus.

1 komente në “Gati laboratori i QSUT për testimet kundër Covid”

  1. specialisti says:

    Cfare behet keshtu ?
    Para 5 ditesh u tha qe laboratori i COVID-19, ne QSUT, per te semuret e personelin , ka filluar pune.
    Tani thuhet se po pergatitet.
    Te semuret, nje dite para se te lene spitalin , duhet te bejne tamponin.
    Po keshtu te gjithe qe shtrohen duhet detyrimisht te bejne tamponin.
    Keshtu QSUT nuk do jete me vater infeksioni.
    TURP
    Na mbushen me informacione te rreme.
    Thojne e kemi bere e pas 5 ditesh thojne do ta bejme.
    Si nata me diten, ndryshimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje