Kina ia hedh fajin Spanjës: Koronavirusi e ka origjinën në Evropë

4 Korrik 2020, 22:40Bota TEMA

Kina është përpjekur të fajësojë Spanjën për koronavirusin e ri ndërsa sugjeron që sëmundja vdekjeprurëse e ka origjinën në Evropë dhe jo Wuhan.

Rastet e para u zbuluan në qytetin kinez të Wuhan-it në fund të vitit 2019. Virusi mendohet të ketë nisur që të përhapet nga një treg i madh ku shiteshin kafshë të egra, dhe më pas u gjend në të gjithë botën.

Kina është akuzuar se ka mbuluar shfaqjen e rasteve të para duke u mbyllur gojën mjekëve të cilët u përpoqën të paralajmërojnë publikun, duke hutuar studiuesit e shkencëtarët që e identifikuan atë si një koronavirus të ri, dhe nuk arriti të paralajmërojë pjesën tjetër të botës derisa u bë vonë.

Në përpjekjen e fundit të Kinës për të hequr fajin nga vetja, Wang Guangfa, këshilltar i lartë shëndetësor me qeverinë, u tha mediave shtetërore që zyrtarët e OBSH-së duhet të shikojnë një numër vendesh, përfshirë Spanjën, si pjesë e hetimit të tyre.

Ai përmendi studimet në Barcelonë për të cilat thuhet se kanë zbuluar Covid-19 në mostrën e ujërave të zeza nga marsi i 2019, rreth nëntë muaj para se mjekët në Ëuhan të alarmoheshin nga grupi i parë i rasteve.

2 komente në “Kina ia hedh fajin Spanjës: Koronavirusi e ka origjinën në Evropë”

  1. ***** says:

    Jo vetem COVID 19 qe e ka origjinen nga Kina, por dhe i ashtuquajturi “Gripi Spanjoll” e ka dhe ai gjithashtu origjinen nga veriu i Kines. Gripi Spanjoll u quajt i atille pasi Spanja qe e para qe dha kembanat e alarmit, por jo se orgjinia e gripit ishte aty.

  2. ABC KORCA says:

    Ku jemi katandisur………
    Ne janar nuk ngeli media boterore( nder ta edhe Zhej?) pa na informuar se kemi nje virus te ri.
    Nuk ngeli i madh e i vogel pa e degjuar,e dalin tani e na thone se “ishim te pa informuar nga kina”.
    Po perse vazhduan te kishin hyrje-dalje me kinen kur e dinin se kemi nje virus te ri?!?!?!
    Shikoni se cfare mund ti bejne popullit mediat…vete ne janar thoshin se kemi nje virus te ri,e vete ne korrik thone se nuk e dimin…manipulim galopant.Dhe pastaj habitemi perse votohet trampi.
    Nuk di se cfare mund te shkruaj me….por di qe me ngjan fiks si ” timonin e dua vetem se kur isha me keta te lsi-se nuk me lane te qeverrisja pavarsisht se isha kryeminster”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje