Amnisti për paratë dhe pronat: Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN

7 Korrik 2020, 17:05Politika TEMA

Të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do tu jepet mundësia përmes një amnistie fiskale e cila do të shtrihet në një afat 1 vjeçar. Qeveria synon inkurajimin e qytetarëve të deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit.

Qeveria nisi konsultimet publike të kësaj amnistie pavarësisht se FMN tha se “ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave dhe se duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion.”

Qytetarët do ta kryejnë këtë proces përmes një formulari dhe paratë cash sipas projektligjit depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë.

Ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshme për t’u regjistruar, ndiqen procedura e regjistrimit në hipotekë.

Në amnisti përfshihen edhe bizneset përmes ri-deklarimit të detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë.

Amnistia nuk do të jetë falas por përfshin një tatim të posaçëm për pasuritë që do të deklarohen. Ky tatim do të shkojë në llogarinë e ministrisë së financave.

Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej: 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit; 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë. 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë.

Paratë apo pronat e pa-luajtshme nuk do të shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe administrativ të këtyre atyre që do të përfshihen në amnisti por është një listë e gjatë e atyre që përjashtohen nga amnistia.

Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji: Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, i gjithë kabineti qeveritar, të gjithë drejtuesit e organeve të drejtësisë, të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor, drejtuesit dhe komandantët e forcave të armartosura, drejtuesit e SHISH,prokurorët dhe gjyqtarët, drejtorët e tatimeve dhe doganat përfshi të gjithë strukturën e vettingut në drejtësi si dhe të gjitha subjektet e ligjit të OFL përfshi të përfshirët në financim terrorizmi.(TCH)

9 komente në “Amnisti për paratë dhe pronat: Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN”

  1. Baca-Bajram says:

    Amnestia fiskale s’eshte per popullin e thjesht, qe s’ka brek me vu ne …, por per keta politikaret tan, hajnat dhe kriminelet qe e kan vjedhur, vrare e shkaterruar kete vend e popull. Amnestia u duhet Sal-loqes, Like Floririt, Ed Palles, Lulukes e Baxhellave te tjera qe ne i mbajme ne pushtet. Kurr s’ka per t’u ber ky vend pa ven para pergjegjesise keta plehra.

  2. Epo kjo pune says:

    Do e deklaroj filan fisteku dhe neser do ia dhuroje politikanit….

  3. Drejtesi says:

    Te gjithe shqiptareve qe bejne deklarimet tu kerkohet edhe dëshmia e penalitetit se nese rezultojnë te dënuar per trafiqe e shfrytezim prostitucioni si jashte apo brenda vendit, ata nuk duhet aspak te amnistohen per pronat dhe llogarite depozituara neper banka te ndryeshme edhe ne emer te njerezve te tyre.

  4. PD-PS-LSI ,JAN R*****A says:

    Me ne fund Ramuti Mxorri koken qe esht lyer megjith Perrce qe vesh ky ligj nuk I ben mir njeriu per vec ktyre pisa politikan qe nga Sali serbi fatos pijaneci like floriri ruc komunisti e me radh qe I kan ven lekt neper miq e shok dhe dhe thon jo politikan pisa

  5. return of the saint says:

    Nuk beni dot asgje leket e krimit dhe te politikaneve te korruptuar do sekuestrohen Mos genjeni veten kot politikane medioker beni sa ligje te doni nuk i shpetoni dot burgut

  6. Erni says:

    Me kete ligj nuk do mbetet me emigrant me pasaporte shqiptare

  7. Xhemaliu says:

    Rradha e talljes ne menyre masive, te ketij populli, qe ne emer te popullit do te taksoje popullin. O shtet leshi, ti akoma su ke kthyer pronen njerezve. Sot akoma ke njerez qe linden e po kalojne te tridhjetat, dhe akoma jane neper gjyqe per pronat e tyre. Talluni o te mallkuar, se te gjith dy metra varr di mirni. Ju zente gryken, buka fukarase.

  8. rexha 10 says:

    AMNISTI FISKALE DO TE FILLOI NGA PRESIDENTI QE NUKE MBULON SHPENZIMET EDHE SE VODHI FLORIRIN SI AHMET ZOGU DHE NUKE IKU ,PORE I SHPENZOI NE GJIRIN E EDIT NE LALZIN E DURRSIT.AMNISTI PER MINISTRA ,DEPUTETE ,DREJTORE BANKASH SI FULLANI .ME PAKE FJALE JANE CA FJALE QE TE PRISHIN MENDJEN ,PORE THELBI ESHTE TE RUAJNE LEKUREN E TYRE.NDERSA POPULLI PO PRETE QE TI SHTOSHE RROGEN ,RRITESH PENSIONET DHE TI FALESH GJOBAT E DRITAT QE NUKE KANE MUNDESI TI PAGUAJN. DESHA TE PYES KRYEMINISTRIN SE A I VENDOSI SAHATET E UJIT PER ATA PERSONA QE BENIN PUSE SE U MUNGONTE UJI? NE VENDE QE TI NDIHMONI ,TI MENDON TI VENDOSESH SAHATE E UJIT.APO KUJTON SE E MOREN UJIN NE BAHCEN E BABES TENDE. A E KUPTON SE SA MBRAPA TE KA LENE LAKMIA PER TE PASUR SA ME SHUME.

    AMNISTI : Ne shqipe do te thote falje

  9. emigranti says:

    Amnistia fiskale behet per njrezit qe kane para te padeklaruara, pra te pista, si nje burim i madh te ardhurash per ekonomine kombetare.
    Shteti duhet pastaj me me projekte te kanalizoje keto biznese ne sektore te ndryshem te ekonomise ku vendi ka nevoje.
    Eshte gje e mire perjashtimi i pushtetareve nga amnistia, por duhet punuar fort ne zbardhjen e pasurise se tyre dhe ne radhe te pare ne konfiskimin e pjeses se pambuluar, pa folur per perjashtim nga jeta politike e shteterore, deri ne burgosje.
    Keshtu eshte vepruar ne Amerike ne nje periudhe te caktuar te saj.
    Problemi i FMN nuk eshte se e ze shume halli qe keta jane para te pista, ndryshe do te kishte ushtruar presion per korrupsionine madh ne Shqiperi, por i trembet pas kesaj mugeses se terheqjes se fondeve ( me kamata mbytese ) nga qeveria.
    Futja e ketyre parave ne ekonomine shqiptare do te sillte nje humbje te munguar per FMN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje