Japonia "armatoset" nga SHBA, blen 105 avionë luftarakë F-35

10 Korrik 2020, 09:34Bota TEMA

SHBA-ja njoftoi sot se kishte miratuar shitjen e 105 avionëve luftarakë për Japoninë, me një vlerë prej 23,11 miliardë dollarësh.

“Japonia kishte kërkuar blerjen e 63 F-35A, versioni tradicional i këtij avioni luftarak i destinuar për ushtrinë ajrore dhe 42 F-35B, versioni me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale të destinuara për transportuesit e avionëve”, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë.

“Diplomacia amerikane ka vendosur t’i japë dritën e gjelbër këtij transaksioni i cili “do të forcojë sigurinë e një aleati të madh” në rajonin e Azisë-Paqësorit”, thuhet në deklaratë.

“Është në interesin jetësor të SHBA-së për të ndihmuar Japoninë të zhvillojë dhe të mbajë një kapacitet vetëmbrojtës solid dhe efikas”, shtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Buxheti japonez i mbrojtjes japoneze 2020/2021 arrin një rekord prej 50,3 miliardë dollarë, veçanërisht për të financuar blerjen e këtyre F-35 amerikanë.

1 komente në “Japonia “armatoset” nga SHBA, blen 105 avionë luftarakë F-35”

  1. Demi says:

    Ky esht shtet keshtu forcohet ushtria direkt 105 avjon luftarak , tre blerje si kto i fut daten me te mirit , kta zhulcat tan i ndimon nato me bazen ne qytet stalin me 50 milion euro , sikur me von i qime bythe , 50 milion euro duhen vetem me korr barin dhe me ly me gelqere rrepartin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje