Olsi Rama: Luajtëm futboll burrash, Sormani ndoshta ka kulturë tjetër. Nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën

10 Korrik 2020, 23:50Sport TEMA

Drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi pas barazimit në derbi 1-1 se të kuqtë meritonin ta fitonin ndeshjen.

Në lidhje me refuzimin e trajnerit Adolfo Sormani për të drejtuar ekipin në fushë pas konfirmimit të 5 futbollistëve me koroanvirus, Rama deklaroi se njerëzit nuk duhet të kenë frikë të jetojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Takimi me Tiranën – Do të kisha shumë dëshirë ta nisnim mendeshjen, pasi kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Situata e krijuar në klub nuk ishte optimale. Na mungonin 7 lotjarë, ku 5 kanë dalë pozitiv. Ndeshja ishte përgatitur me ata të tre futbollistë, u detyruam më pas të ndryshonim planet. Njëherë kanë thënë se futbolli është sport burrash, sot luajnë dhe femra. Jam krenar për skuadrën, treguam se jemi burrërorë.

Mungesa e trajnerit Sormani – Secili ka parimet e veta në jetë. Sormani vjen nga Italia. Mbase atje kanë kulturë tjetër. Partizani i ka ndjekur me rigorozitet të githa protokollet. Kemi bërë një testim para 10 ditësh. Një futbollisti jonë kishte temperaturë. E kemi mbajtur në karantinë, doli negativ. Bilali gjithashtu doli negativ. Jemi treguar fair-play. Nuk kërkuam për asnjë moment të shtyhej ndeshja. Kishim besim se dimë të luajmë futboll nga fillimi deri në fund. Kjo ka ndodhur këto ditë.

Ne do të komunikojmë me stafin teknik. Ata janë trajnerë të Partianit. S’e kam bërë kurrë trajnerin. U ula në pankinë me Gencin. Në këtë situatë të tillë, duhet të ruhemi, por nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën duke marrë masat”, deklaroi Rama pas barazimit 1-1 me Tiranën.

1 komente në “Olsi Rama: Luajtëm futboll burrash, Sormani ndoshta ka kulturë tjetër. Nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën”

  1. STRAZO PYET OLSI RAMEN says:

    ISHIN 2 VELLEZRIT TUAJ NE STADIUM ,GREGU DHE EDI,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje