FOTOT: Qendra e Tiranës në një shekull, “shkatërrim krijues” apo “krijim shkatërrues”

Aty ku nis Rruga e Durrësit, 10 fotot që tregojnë drejtimin (veri)perëndimor të kryeqytetit shqiptar.

Nga Adi Darsi

“Shkatërrimi krijues” është një nga konceptet bazë në ekonomi e që përcakton thelbin e vërtetë të zhvillimit në kapitalizëm. Termi është përdorur për herë të parë nga ekonomisti austriak Joseph Schumpeter në librin e tij “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia” të shkruar në vitin 1942. Koncepti thellësisht ekonomik përshkruan “procesin e industrializimit që në mënyrë të pandërprerë ndryshon strukturën ekonomike nga brenda, duke shkatërruar të vjetrën dhe duke krijuar vazhdimisht të renë.” Ashtu si ndodh edhe sot kur inovacioni shpërbën organizimet e vjetra dhe krijon modele të reja duke çliruar energji të mëdha zhvillimi. Pra, në thelb shkatërrimi krijues është një ligjësi që zbatimin e plotë të saj e ka në ekonomi.

Por marrëdhëniet mes fushave të jetës nuk kanë një kufi të prerë. Si pasojë edhe ky koncept mund të shtrihet e të zbatohet edhe gjetkë. Vetëm se si çdo gjë tjetër edhe në këtë rast nëse e tejkalon masën nga “shkatërrim krijues” kalohet në “krijim shkatërrues” apo thjesht shkatërrim. Janë të pafundme rastet kur në emër të së resë janë humbur përgjithmonë vlera të jashtëzakonshme. Shqipëria ofron shumë shembuj për këtë.

Nëse ka një vend në Shqipëri që e tregon vizualisht më së miri këtë gjë, është qendra e kryeqytetit. Për shumë e shumë arsye ajo që ka ndodhur përgjatë vetëm një shekulli, në zemër të Tiranës në fund ka rezultuar të jetë një “krijim shkatërrues” i mirëfilltë.

Nga Xhamia te Bashkia

Xhamia e Karapicit, (foto 1), ka qenë njëra nga dhjetëra xhamitë e Tiranës që sipas studiuesve ka qenë e ndërtuar në shekullin XVIII. Ajo më parë ishte quajtur Xhamia e Esnafit, por duke qenë se ishte restauruar në mesin e shekullit XIX, (1858) nga familja Karapici ajo pas asaj kohe ishte thirrur me emrin që e mbajti deri në vitin 1929. Në atë kohë Mbreti Zog kishte nisur zbatimin e një plani të madh urbanistik, pas punës së arkitektëve më të njohur të Italisë së asaj kohe. Me një kredi që ishte marrë po nga italianët (SVEA), në pak vite do të ndërtoheshin ndërtesat publike më të bukura që ka Tirana, ndër to edhe bashkia e vjetër e kryeqytetit.

Për të hapur rrugën e ndërtimit të saj trualli u shpronësua (foto 2) nga shteti dhe xhamia u prish për t’ia lënë vendin njërës prej ndërtesave më të bukura të sheshit “Skënderbej” në atë kohë. Ndërtimi i saj zgjati 2 vite (foto 3). Bashkia e vjetër e Tiranës, përurohet në vitin 1931 (fotot 4 dhe 5) për të qenë aty për gjysmë shekulli.

Mallkimi komunist

Më 1944 në pushtet vijnë komunistët. Në pjesën më dërmuese referencat për regjimin e tyre janë një simbolikë e shkatërrimit dhe e mohimit, ndonëse ajo që trashëguan në të vërtetë kurrë nuk ka qenë aq e zezë sa e kanë paraqitur ata për qëllime të propagandës. Qendra e Tiranës (foto 6) e kishte marrë formën e saj. Ishte vërtet e bukur ashtu siç është edhe sot ajo pjesë që ka mbetur prej saj. Priste që të mbyllej pasi lufta e kishte ndërprerë zbatimin deri në fund të projektit të bërë nga italianët. Por komunistët kishin ardhur me një tjetër mendje. Gradualisht, me kalimin e viteve, ndërtimet me një arkitekturë krejt tjetër, të stilit socialist do t’i afrohen qendrës edhe nga ana veriperëndimore (foto 7). Rruga e Durrësit kishte filluar të transformohej që në fund të viteve ‘50.

Rreth 25 vjet më vonë komunistët e kohës marrin vendimin që ka mbetur një burim keqardhje edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1976 Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve të Urbanistikës dhe të Arkitekturës merr detyrën për studimin urbanistik të qendrës së kryeqytetit, pjesë e të cilit do të jetë edhe ndërrimi i një muzeu kombëtar në vend të ndërtesës së Bashkisë.

Komunistët donin ta thellonin gjurmën e tyre në qendër të kryeqytetit. Muzeu Historik Kombëtar së bashku me hotel “Tirana” dhe Pallatin e Kulturës, krijojnë një ansambël më vete, duke e kthyer qendrën në dy gjysma, ku ndërtesat e reja nuk kanë asnjë lidhje me konceptin fillestar. Si në shumë raste për të shembur Bashkinë e Vjetër në ndihmë iu erdhi dinamiti dhe pas disa viteve punime më 28 tetor 1981 përurohet Muzeu Historik Kombëtar. Sipas një ideje besëtytnie ishte mallkimi i prishjes së xhamisë që nuk e linte atë vend që të “zinte vend”.

Në fakt më shumë ka qenë mallkimi komunist që duke vepruar me fiksime të megalomanisë zgjodhi vendin më të papërshtatshëm për të ndërtuar një ndërtesë që gjithsesi në llojin e vet nuk ka të sharë. Për ndërtimin e asaj ndërtese që sot është njëra nga ata që dominojnë qendrën e Tiranës (foto 8) u angazhuan arkitektët më të njohur të kohës (Sokrat Mosko, Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica) dhe për ndërtimin e saj u shpenzuan shumë më tepër para se sa për ndërtimin e Hotel Tiranës. Pjesa që e bën ndërtesën më tërheqëse është mozaiku që ka në ballinën kryesore me përmasa 37 x 11 m, i përbërë nga 13 figurina afërsisht 10 metra të larta në një sipërfaqe prej 400 m2. Është një punim tipik që ka ngurtësuar artin e realizmit socialist në qendër të kryeqytetit, i kryer nga piktorët Vilson Kilica, Met Deliu, Agim Nebiu, Josif Drobroniku dhe Aleksandër Filipi.

“Revolucioni marshon”

Fillimi i viteve ‘90 i kishte rezervuar Shqipërisë fatin e çlirimit nga një regjim që pavarësisht propagandës, rezultoi të ishte më shkatërrimtari për sa i përket traditës. Është koha kur sheshi qendror i Tiranës kishte marrë një formë krejt tjetër (foto 9). Aty ishin fiksuar dy kohë, ku koha e re e komunizmit kishte hyrë dhunshëm me arkitekturën e saj. Por nuk do të ishte fundi. Vjen edhe një kohë e tretë, kaotike e zhurmshme, me plan dhe pa plan, që e ka ndryshuar sheshin sa herë janë ndërruar pushtetet. Është një kohë, e cila ka dashur medoemos ta ketë gjurmën e vet po aq të dhunshme edhe në qendër të Tiranës. Kryeqyteti dhe qendra e tij, më shumë se kurrë kanë qenë objekti i “shkatërrimit krijues”. (Foto 10) Kur e sheh peizazhin të mbërthyer në ndërtesa të larta nuk ke pse të mos mendosh se ka qenë edhe “krijim shkatërrues”.

20 komente në “FOTOT: Qendra e Tiranës në një shekull, “shkatërrim krijues” apo “krijim shkatërrues””

  1. Vlora1912 says:

    zonja Darsi

    Jam dakord me ju per sa i Takon ruajtjes te se vjetres.

    Ne Shpiftaret duhet te ruajme me fanatizem cdo gje Turke,
    Ne duhet te ruajm cdo gjurem te Pushtuesit, si varri monumental i Pashait Pushtues,

    Madje,
    Ne duhet tu bejme edhe buste Pushtuesve (Si Pashait pushtues Sulejman ne Tirane) dhe bashkepuntoreve te pushtuesve.

    Ne Shqiptaret,
    Duhet tu bejme permendore mbreterve Serb dhe sherbetorve e bashkepuntorve te tyre si Ahamut Zogolli.

    Ne,
    Duhet tu bejme varreza monumentale barbarve cetnik grek, qe ushtruan genocid ndaj shqiptarve ne 1914, dhe duhet te Shketerrojme permendoret e Partizaneve te vrare ne 1940-1944 se ishin komunist,

    Ne nuk duhet te kemi Muze kombetar dhe Pallat Kulture qe ekspozon historin kombetare mijra vjecare, identitetin kombetar. ne duam sheshe moderne qe skan asgje shqiptare,

    Ne duam Objekte Kulti qe skan asgje Shqiptare, por sjellin nje Kulture Shfarosese te huaj, Greko-Arabike

    ……….
    Vazhdoni Zonj Darsi, Vazhdoni…

    Vazhdoni, Bashk me Meron, te *Peshtyni mbi cdo gje Shqiptare qe mezi i kemi ndertuar, se jane trashgimi Komuniste..

    Edhe po tju shah, ju ta beni pis te sharen.

    1. Andi says:

      Vlora ore idiot ti ke ngel pa indentitet. Ndertesat e vjetra turke jane shkaterruara te gjitha. Duke i zevendesuar me pallate te shemtuara parafabrikate dhe ato shtrembesirat te bera me pune vullnetare. Nga turpi se ngaqe nuk kane cfar ti tregojne turistave te huaj ne Tirane. Shkojne e i cojne e tregojne arkitekturen turke te Beratit dhe te Gjirokastres.Sikur Shqiperia te kishte ndertesat e Turqise jo vetem do kishte indetitet duke i treguar turistave qe populli shqiptare para 100 vitesh nuk kane jetuar neper shpella. Por do te kishte dhe 10 fishin e turistave qe ka sot.

      1. Benh says:

        O Te keqen e mendjes turistet do shikonin dhe mahniteshin nga materiali fantastik (qerpici ) Po Te pyesesh nje idiot Si Te duken njerezit normal dot te thote we jane idiot

  2. Nje tiranas says:

    Derisa lejojne te ndertohet ne lartesi mbi Pallatin e Kulutures , eshte vetm GRABITJE dhe Perfshihet ne krijimin SHKATERRUES

  3. Zon Tirona says:

    Ajo qe beri njefare Erioni dashke me udheheqesin suprem me sheshin Skenderbej shenoi shkaterrimin perfundimtar te sheshit.

  4. Tironci says:

    O dors o debil tirane , ato ndertime qe beri Italia i beri vet per veten e vet , se e kishte bler me para SHQIPERIN tek ai mbret anadollak injorant turk qe kishim para 39tes , shqiperia qe kur paguhej nga bankat Italiane e kish mar rrugen e mutit , per çfar zhvillimi thua ti o derdimen per ate caracin dhe monin tek bacet e tironcve ai ishte zhvillimi , ne shqiperin e asaj kohe te çante morri malarja ku nje popull i ter 99.99 perqind ishin analfabet , ku ishte industria qe la zogu tunes apo ate punishten e miellit ne durres o injorant defiçent , i vetmi shtet qe kan patur SHQIPTARET ne historin e tyre ka qen vetem shteti PPSHs per 50 vjet , qe e mori kte Tiranen tende me teneqexhi dhe çingie dhe e beri kryeqytet modern , me shkolla çerdhe kopshe universitete fabrika uzina e kombinate me spitale perfekt pa pages dhe shkolla me cilsi te lart pa pages , PPSHja zhvilloi artin kulturen sportin solli elektrifikimin hekurudhen dhe u be shqipria shtet modern , koha zogut ishte koha turpit ku asmon gazepi blinte uniform ne pazar dhe behej gjeneral ne kok te vet , shqiperia asaj kohe nga fushkruja deri ne theth e komandonin bajraktaret e veriut gjon markagjonet dhe nuk pirdhnin per ate mbret muti , tiranen e ngriti ato ministri per vete Italia fashiste se pregatiti pushtimin , po na tregon ti ate tiran muti ku te mbyste morri dhe katunaret e tirones si skutha shkonin me çingie me jevgat neper mejhone , nuk kishin robt brek me vesh , ju Tironcve PPSHja ju hoqi katruven e thyme nga halja me dhun dhe astren se rrinit ne tok si parahistorik hanit ne sofer si ne koh te sulltan hamitit , beini duva PPSHs ju Tironcit se keni jetu ne mizerje si ne mesjet deri para 1945ses , kerkojn dhe te mashtrojn kta zhulca , tironc injorant ngre lavdin tek asgjeja , koha zogut tunes thot tjetri pruni zhvillim dhe mburret me ndertimet e italis fashiste , o karafil i pa ndreqshem. Nuk ke faj ti mer adush keshtu ta ka tregu gjyshi historin keshtu shkruan dhe ti.

    1. joel shkodra says:

      “Tironci”. meqe ishte kaq e mire ajo PPSH-ja jote dhe ajo “diktature e proletariatit”, perse moren fund me turp? Perse nuk i ktheni prape e te jetoni “te lumtur”? Pune te mira ben çdo qeveri qe te lere vulen e saj. Por ka me shume te keqija. Nuk e kishte provuar ndonje here populli yne qe te ngrihej me 3 te nates per te zene radhen e qumeshtit, nuk e kishte provuar te merrte pothuaj çdo gje me tollona. (Ndoshta ne vitet e para te pasluftes ishte normale, por ne vitet 70-80, pas shume vjetesh “socializem” nuk me duket normale). Nuk po e zgjas me teper, por çdo gje ne arsim, shendetesi, etj. qe thuhej “falas” ishte me parate tona qe nuk na i jepnin. Nuk po e permend arin qe kane “mbledhur” (grabitur) se nuk dihet ku ka shkuar.

    2. Moisi Golemi says:

      👏👏👏👏

  5. arben says:

    Ky eshte KRIJIM SHKATERRUES. Ndertime skandale,pa nje llogari te thjeshte urbanistike…….ngrihen gjigande pa bere nje studim sado te percipte sa makina,sa njerez mund te mbaje nje segment rruge etj.Me skandalozja eshte sheshi i qendres.

  6. ° says:

    Me keqardhje qendra e tiranes pasqyron simbolet e se keqes.i vetmi qe na perfaqson ne ate shesh eshte monumenti i GJergj Kastriotit,por edhe ai u be nga skulptor rus.qendra e tiranes simbol i pushtuesve xhdo kush nga to pasqyroi objektin e tij . te huajt vizitor qe vijne ne vendin tone ngelin te çoroditur kur shohin qendren e tiranes asgje nga dora dhe tradita shqiptare.Bashkia e tiranes do te bente mire te spostonte diku vend tjeter banjon e etem beut.Ekemi thene dhe e themi tirana duhet te ndertoje nje tjeter qender ku gjithçka te jete e perfaqsuar me ndertim te stilit beratas dhe me stilin e veriut kullat.gjithashte te vendosen dhe monumentet e heronjeve tane qenga koha e Ilireve e deri me sot.

  7. joel shkodra says:

    “Tironci”. meqe ishte kaq e mire ajo PPSH-ja jote dhe ajo “diktature e proletariatit”, perse moren fund me turp? Perse nuk i ktheni prape e te jetoni “te lumtur”? Pune te mira ben çdo qeveri qe te lere vulen e saj. Por ka me shume te keqija. Nuk e kishte provuar ndonje here populli yne qe te ngrihej me 3 te nates per te zene radhen e qumeshtit, nuk e kishte provuar te merrte pothuaj çdo gje me tollona. (Ndoshta ne vitet e para te pasluftes ishte normale, por ne vitet 70-80, pas shume vjetesh “socializem” nuk me duket normale). Nuk po e zgjas me teper, por çdo gje ne arsim, shendetesi, etj. qe thuhej “falas” ishte me parate tona qe nuk na i jepnin. Nuk po e permend arin qe kane “mbledhur” (grabitur) se nuk dihet ku ka shkuar.

  8. Jimi says:

    E di si eshte puna !? Fshati Tirane pati fatin e mire, qe nga nje fshat pa histori, te shpallet kryeqytet i Shqiperise edhe kur? Ne vitin 1920, ne nje kohe kur kryeqytetet e botes festonin mijvjecaret e themelimit te tyre. Ndersa Shqiperia pati fatin e keqe, qe nje fshat pa emer, e histori ta shpalli kryeqytet te vendit! Perballe kesaj situate si duhej vepruar, qe edhe Shqiperia si gjithe vendet evropiane te kishte nje kryeqytet modern?
    Varianti i pare, i cili edhe u ndoq, ishte qe ketij fshati te prapambetur, ti jepte fizionomine e nje qyteti europian, i cili te gezonte edhe te drejten te quhej kryeqytet. Por qe te realizohej kjo, duhej qe me patjeter shpijat e qerpicit te rrafshoheshin dhe ne vend te tyre te ndertoheshin objekte shumkateshe, te denja per nje qytet europian, projekt qe e filloi Ahmet Zogolli por qe nuk mundi ta bitiste. Kjo pune ne nje fare menyre vazhdoi gjate 45 vjeteve te sistemit qe lame pas, por qe edhe ai me thene te drejten edhe pse beri transformime te ndjeshme, per mire apo per keq , kjo mbetet per tu diskutuar. Por fakti eshte qe edhe sot e kesaj dite Tirana ende nuk e ka fizionomine e nje kryeqyteti europian.
    Varianti i dyte, por edhe teper i kushtushem per ekonomine e nje vendi te sapodale nga nje rend feudal teper i prapambetur. Ta ndertonte kryeqytetin e perspektives moderne europiani ne nje vend djerr. Ne kete menyre, fshatin e Tiranes e konservonim ashtu sic ishte dhe sic edhe e deshirojne nje grup nostalgjikesh te asaj periudhe, por njekohesisht edhe i jepmnim vetes mundesine qe me te vertet te ndertonim nje kryeqytet europian modern. Kete ne nje fare menyre e kane aplikuar shum vende te botes, te cilat edhe i kane patur mundesite financiare. Nje nder to eshte edhe Brazili, i cili ne vend te Rio De Zhaneiros kryeqytet, qe edhe ne ate kohe ishte teper i zhvillouar, ndertoi Brazilian, nje kryeqytet teper modern, i cili konkuron me shum kryeqytete te shteteve te botes moderne.
    Keshtu qe Shqiperia, ne pamundsesi per te zgjedhur, beri dhe po ben ate qe mundet dhe jo ate qe do. Di halla te bej petulla, por nuk ka vaj!

    1. Sefer daja says:

      O jimi!
      Po historia e tirones si vendbanim daton ( me dokumenta) ne shek.2.Po ti qe mendon se Tirona ishte fshat ne 1920 a ke lexu ndopak???Vertet qe eshte nga kryeqytetet me te reja ne bote por nuk vinte nga hiçi!

  9. 19 says:

    HahahahahahhahaHhHahHhahahaahh i modh Tironsi sa kom qesh nje koment perfekt dhe brilant .

  10. fierza says:

    Foto nr 1 shume e bukur keshtu e deshiron luli dhe
    partia e djallit ta bejne kure te vijne ne pushtet
    bile jo vetem tiranen po gjithe qytetet e shqiperis sepse vetem ky eshte vizioni i tyre

  11. Lana says:

    Ata ndertime pa vlera te prishen shume mire,por te ndertohet dicka e bukur.Por ate te bukuren nuk e shofim.Rilindja nderton dhe shemton vendin jo vetem ne Tirane.Ndertimet e larta i japin madheshti vendit dhe mbi te gjitha ruajne token ,hapsirat e gjelberta, Ata duhet te jene me standart bashkekohore dhe jo me shije te ndonje kreteni qe e mban veten artist, arqitekt‘ modern‘ Mjaft me me currila ne es te qytetit,maft me me beton jasht mse me hekurishte vend e pa vende ,beni ata atje ku e kane vendin

  12. Tori says:

    Po ti nga p….n e nones ke ardhe qe paske qene me i zhvilluar se tironcit ?Ajo ppsh jote boni mender nje mut sepse bota ka avancuar dhjete fish me shpejt se ajo partia jote.Edhe elektrifikimi qe u bo ishte sa per sy e faqe sepse nga 7 dite te javes 4 ishim pa drita dhe nga 24 te dites kishim gjithsej 3 ore drita .Kemi qene kampion ne shitjen e qirinjve per ndriçim dhe llampave te vajgurit.Dhe e fundit ,a ke ndegjuar ti i zhvilluari nga p…a e sateme qe te vije ne vendin tend apo keni ardhur ju ne Tiron .

  13. spata says:

    Nuk e kin gjetur se cfare ka ndodhur me sheshin dhe qendren e Tiranes . Cdo qeveri ka patur si synim te pastrohen parat e pista te pushtetarve .Projektin per 100 vjet e kishte bere Italija dhe ai u zbatua pjeserishte . Sot as behet fjale se sa vite do te jetoje ky projekt .

  14. TIRonci says:

    O Tori hiqe kte lloj emri ne koment mer çun , emri jot i vertet osht ose shabon ose qazim , shko mso ne shkoll , mos u mer ti me kto probleme se ti nuk di akoma kush je e pse jeton , fergesa tirones ta ka mpi trunin. Mos shaj te tjeret shiko pi..n e ijes tate , idjot.

  15. Kurt Selimi says:

    Artikull shumë interesant, por jo i plotë.
    Do të ishte mirë të analizoheshin vlerat e gjithë objekteve të sheshit, pra përfshirë Parlamentin e vjetër (sot teatri i Kukllave) kafe Kursalin, Kishën Ortodokse të gjysmës së shek XIX dhe një pjesë të Pazarit të vjetër. Po ashtu perpara ish hotel Pezes, ishte edhe nje kishëz e vogël katolike. Së bashku me xhaminë e Et’hem Beut, prania e këtyre ndërtimeve fetare përfqësonte bashkësinë e feve dhe respektin reciprok në Shqipëri edhe si frymëzues për brezat e rinj.
    Jo se nuk është i vlefshëm e i nevojshëm Muzeu dhe Pallati i Kulturës, por mund të ishin ndërtuar gjetiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *