Kur thotë Berisha: “Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!”

11 Korrik 2020, 16:08Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall.

Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”.

I transmetuar nga ERTV-ja dhe nga gjithë televizionet e tjera në të njëjtën kohë, me të majtë që qajnë dhe të djathtë që mbajnë frymën, Edi Rama do të mbajë pezull frymën e gjithë shqiptarëve duke ju thënë: “Ky, filani/a dhe jo unë, do të jetë kryeministri i ardhshëm socialist. Në dy mandate unë ndërtova Shqipërinë e re. Rindërtova një botë të re mbi gërmadhat e komunizmit dhe të tërmetit. Mposhta pandeminë. Hodha në erë, rikrijova, emancipova, decannabisova, projektova, afrova, largova, jetova, dëshmova dhe tani do të jem vetëm kryetar i PS-së. Unë do të largohem sepse njëlloj si Xhorxh Uashingtoni, nuk rrëzova një mbret që të bëhem vetë mbret!”.

Njerëzit e tij që do të ishin të gatshëm ta shpallnin mbret nëse edhe Evropa nuk do të thoshte gjë, do të vazhdonin të thoshin “Rroftë!” edhe përkundër neverisë intelektuale me të cilën artisti Edi dashuron servilët e politikanit Rama. Kundërshtarët, të gjendur si gjithmonë dy e më shumë lëvizje pas tij në shahun e politikës, do të festonin si triumf, njëlloj siç kanë bërë me secilën humbje që nga 2013-ta e këtej.

Dukja gënjen gjithmonë. Nëse djalli bën gjumë ëngjëlli në detaje, vetë ëngjëjt zgjohen nga detajet. Dhe detajet do të dëshmonin kësaj here, në këtë skenar të pangjashëm, ekstrem dhe fantastik, se një akt i tillë i Ramës do ta shpallte atë mbret real në republikën e çuditshme shqiptare.

Vetëm naivët nuk do të kuptonin se ky do të ishte epilogu i mençur që do t’i paraprinte rifillimit dhe që do të rriste në mënyrë të frikshme kuotat e PS-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai do të faturonte në zgjedhje vetëm shkëlqimin e pamohueshëm të Ramës dhe jo faturën e dështimeve të qeverisjes së tij.

Vetëm të marrët nuk do të kuptonin se forca nuk vjen nga karrigia e zyrës, por nga pushteti moral. Vetëm analfabetët nuk do të donin të mësonin se pushteti moral nuk vjen kurdoherë nëpëmjet votës së publikut, por është kryesisht rrjedhojë e akteve të individit.

Nëse Rama që parasheh për veten që të vazhdojë të mbetet ende i paparashikueshëm në gjithçka do të bënte një akt të tillë, do ta linte kundërshtarin e tij Basha pa tekst, pa motiv dhe do ta mplakte me disa dhjetra vjet në harkun e fare pak minutave fjalim. Zgjedhjet në Shqipëri janë duel liderësh dhe Rama në këtë duel, do të shkonte njëlloj si katër vjet më parë me kundërshtarin e tij të lidhur duar e këmbë, ai duke mbajtur kartën morale të atij që di të ikë për të qëndruar përballë atij që i qëndron konsekuent frikës për të ikur nga dueli.

Natyrisht ky është një fjalim që edhe nëse shkruhet ndonjëherë në shqip, nuk do të lexohet kurrë në publik. Por nëse tërheqja e Ramës nga rezultati i garës të cilën ai do ta luftojë si luftë finale është utopi, ndryshimet e qeverisë së tij që i paraprijnë zgjedhjeve mund të jenë më shumë strategji e mençur sesa një taktikë lufte.

Një vit e gjysëm mbas operacionit radikal që i bëri kabinetit, polifotoja e tavolinës së qeverisë ka nevojë për fusnota poshtë: emrat e ministrave, të cilët në shumicë nuk njihen nga publiku dhe nuk kanë asgjë për t’i thënë publikut. Edhe nëse në rastin më të mirë ata do të ishin ekspertë të lavdërueshëm dhe teknicienë të mirë, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, siç gjykon edhe vetë Edi Rama, politikisht ata nuk janë ofertë elektorale e së majtës. Ata nuk frymëzojnë dot as në Shkodër e as në Durrës, as në Lushnje, në Vlorë, Gjirokastër e gjetkë dhe aq më pak në Tiranën “kozmopolite”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grup teknicienësh në rang zëvendësministrash, që me përjashtime dëshpëruese, nuk arritën rezultatin që pritej prej tyre.

Deri në fillim të vjeshtës Rama do të ketë dhënë shenjën kryesore nëse synon një mandat të tretë totalisht vetjak apo do ta lerë atë peng të lojërave me shifra dhe me sy të shkelur për një pjesë të opozitës. Do të preferojë makina elektorale apo modelet e ndritshme të marketingut, të cilët ai vetë i le në një hije me stilin gjithmonë e më autoritar e të qendërzuar të sjelljes, mendimit dhe qëndrimeve të tij.

Do ta ndryshojë qeverinë, kur do ta ndryshojë dhe kush ikën apo kush vjen, këto jane pyetje të cilave nuk ju jep përgjigje vetëm kryeministri. Janë shumë pak vetë në Tiranë që i dinë dilemat e Ramës, që shpesh, si të gjithë kryeminstrat para tij, fati e vë në rolin e dajës së dëshpëruar, që detyrohet të quajë nipër edhe plot derra të vetëkënaqur e të padobishëm rrotull vetes.

Pushteti plak shpejt. Ramës i duhet të ndryshojë veten, ta rishpikë atë dhe jo të shfletojë kalendare moshash. Të rinjtë e plakur nuk i hyjnë në punë: nuk i japin avantazh, por i bëhen barrë. Së paku për momentin, zgjedhja më e keqe, është mungesa e zgjedhjes së një formule tjetër përfaqësimi përpara shqiptarëve.

Në rrethana të tjera, në kushte të tjera, por në një frymë identike me sot, Berisha gaboi në prologun e zgjedhjeve në 2013-ën.

Ai zgjodhi të zvarritet mbas pushtetit të tij dhe jo të bëjë veprimet që diktonte fryma e pushtetit, sipas të cilës lumi që rrjedh dhe jo këneta që vegjeton, ndryshimi i ekuilibreve dhe jo kalçifikimi i tyre, janë elementët që çojnë në triumf.

Rama, ende njeriu më i fuqishëm i vendit, është në kufinjtë e kohës për ta detyruar fiks një vit më pas Berishën që të rithotë me dëshpërim: “Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!”(fjala.al)

13 komente në “Kur thotë Berisha: “Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!””

    1. Zgjohu Vangjo te keqen nena, ke fjet shume. says:

      Vangjel , e gjete Vangjel !
      Dhe kush do lete pushtetin , ai qe i pelqejne lavdet me shume se Enveri, dhe atij duhet te mateshe kur i beje lajka , nuk mund t’ ja beje keshtu si ja bejne ketij shkel e shko .
      Ky ka “merit” vetem per nje gje. I futi duart me thelle nga te gjthe ne xhepat e populli .
      Ps. Ku te dhemb dhembi te vete gjuha qerata te Berisha.

  1. Trump says:

    Vetem po ja bere fjalimin ti.Apo nuk I qan.. pse provokon sherr a lufte per rrotacion …Ju keni frike vec tropojanet qe cfare nuk u bene 92-96,e prape ju dhate pushtetin ne 2005…vetem sherrin e dhunen njihni e Jo arsyen e ligjesite demokratike.Ndosjta dhe ti je grek o vangjel e di qe bota do ti mbaje nen regjim apartejdi shqiptaret ne token e tyre nga nje grusht I Vogel antishqiptaresh serve greke vllehe boshnjake turq siriane Iranians magjype etj…gjoja ne emer te stabilitetit te shquperise e ballkanit…ka ngordhe kjo formulae e filozofi sikur Soros e bota tu paguajne me tonelata flori…shqiptarwt nje dite do.ta shijojne linden e rrezwt e diellit ne bahcen apo ballkonin e tyre…kjo dite duhej te ish qe me 90 por ska Gje sw me shume te verteta zbuluam . Zoti i do shqiptaret.Kjo dhe per vuajtjet qe ju keni.shkaktuar ne bashkepunim me pjesen me te ulet e dallaverexheshe te botes.Turpi mbetet…

  2. Ce says:

    Exelent, nuk kam fjale, je i papare.

  3. Academic says:

    Shkrim i ngaterruar, fjali tejer te gjata me formime negative per te nxjerre nje ide pozitive, thjesht per te ardhur tek paragrafi i fundit qe ishte esenca. Ska nevoje per aq shume leng.

  4. ...ata qe Saliqeni i ka bere katij vendi kuuuurrrreeee PD nuk do te vije me ne pushtet says:

    ….nuk do harojme qelbesirat dhe nuk i duam qelbesirat tq qelbin vendin.

  5. Koli says:

    Lenci,
    Ky flamboyant boy.

  6. Ton says:

    Ndonese Basha nuk shkelqen kte mandat e ka te fituar….kur fitoi Rama mos ngelte njeri….bisnesi dhe te saktet do I afrohen 6 muaj para zgjedhjrve si gjithnje….

  7. Agim says:

    Provocator shariatan.Mund te mendohej se del me sugjerime te tilla ne baze te naivetetitl politik, por jo, je nje sherbetor I bindur, nje pecaares e corodites
    mjeran.

  8. Per komunistet says:

    Ky shkrim eshte taman i denje per ate shprehjen e Rames” O ZOT O ZOT O ZOT”
    Po pse more vangjel kara si veten i din krejt miletin ti a?
    Po kujton ti more mjeran se po iku piktori skizofren do dashurohen shqiptaret me Erjonin.apo Elsen apo Taulantin, Gramozin, Bracen a Gjiknurin e CO.
    Ik o lapangjoz. Ps do tkurret sic ndodhi ne Shum shtete Evropiane.
    Biles mire do ishte te shuhej fare dhe te rinjte te krijonin nje parti socialiste pa te kaluar kriminale.
    Mbase Edi kte mund ta beje dhe te na surprizoje sic thote vangjeli. Para shume vitesh vete kryerilindasi shkruante se PPSH-ja duhej shpallur ORGANIZATE TERRORISTE “

  9. ABC KORCA says:

    Keshtu ndodh kur e shikon gjendjen nga kolltuku i pushtetshem i mediave…kur se ke haberin se cfare ndodh ne te perditeshmen e popullit…shkruan per mbretera…ah pika thuaj.
    Sesi u katandis PS-ja dhe shteti ne keto 3 vite…as qe merret fare ky ” gazetari me pushtet mediatik”… ky e shikon gjendjen si ngjyrat e ylberit,qe po e kalove behesh pusht…mbase e ka kaluar vete,ndaj dhe mendimi se me nje te nderruar emer ne kryeministri,do behet nami.
    Te na rroje edi qe po na detyron te votojme lulushin…urraa!!!

  10. Zgjohu Vangjo te keqen nena, ke fjet shume. says:

    Vangjel , e gjete Vangjel !
    Dhe kush do lete pushtetin , ai qe i pelqejne lavdet me shume se Enveri, dhe atij duhet te mateshe kur i beje lajka , nuk mund t’ ja beje keshtu si ja bejne ketij shkel e shko .
    Ky ka “merit” vetem per nje gje. I futi duart me thelle nga te gjthe ne xhepat e populli .
    Ps. Ku te dhemb dhembi te vete gjuha qerata te Berisha.

  11. adi durres says:

    O Lenci jam dakort, logjikisht keshtu duhet te veproje,por Edi Rama eshte aq egoist dhe aq i lidhur me pushtetitn saqe kete arsyetim as nuk e con neper mend se nuk i behet vone fare per PS qe te qendroje ne pushtet,mua me duket me shume person i tipit ,pas meje qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje