DOKUMENTI/ Ëndrra e Enver Hoxhës për të pasur bombën atomike: Si e mashtruan në vitin 61′

Nga Nevila Dervishi

Gjyqi ndaj të akuzuarve si “grup armiqësor i Mehmet Shehut”, zhvilluar në Tiranë, në vitin 1983, nxori në dritë disa nga sekretet, krimet apo edhe gafat më të mëdha të komunizmit shqiptar.

Mes të tjerave, në këtë proces, i akuzuari Llambi Peçini, një ish-funksionar i lartë i Sigurimit të Shtetit, është detyruar të rrëfejë, përpara trupit gjykues, një histori të viteve 1960-1961, që dëshmon një faqe tjetër të panjohur të policisë politike të Enver Hoxhës, njohur zyrtarisht si Sigurimi i Shtetit.

Si të përsëriteshin, këtë radhë në realitet, ngjarjet e romanit fiction “Njeriu ynë në Havanë” të autorit britanik Graham Grin (Graham Greene), publikuar vetëm dy-tri vite më parë, më 1958, një mashtrues italian, emërtuar me pseudonimin “Rampa” kontakton me Sigurimin e Shtetit dhe nis pazarin tu shesë komunistëve shqiptarë sekretin e bombës atomike.

Nuk dihet nëse Enver Hoxha e donte për vete këtë sekret, apo e pretendonte se skicat mund ti hynin në punë aleatëve të rinj kinezë, të cilët vetëm në vitin 1964 do të realizonin testin e parë të suksesshëm të një bombe nukleare.

Gjithsesi fillimisht nuk nxitohen.

Sigurimi i Shtetit nis verifikimet nëse italiani ishte një propozues serioz, apo një mashtrues.

Agjentët e tij në Francë, ku italiani pretendonte të merrte formulat sekrete, hidhen në veprim dhe vërtetojnë se kishte mundësi absolute që të bëhej fjalë për një mashtrim.

Agjenti ynë në Itali, i cili mbante kontaktet me “Rampën”, thirret në Tiranë për shpjegime.

Njëkohësisht Kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, në rrethana që nuk sqarohen mirë, firmos dhënien e shumës së të hollave.

Paratë fluturojnë në xhepat e italianit mashtrues, ndërkohë që kinezët e sjellin përgjigjen e ekspertizës së formulave sekrete tepër vonë.

Aty shkruhej: Është një mashtrim.

DOKUMENTI

Deklarimi i Llambi Peçinit në sallën e gjyqit, 23 gusht 1983.

“Tani kam po për Kadriun prapë. Lidhur me një agjent që kishim neve, kjo ka ndodhur ose në 60 ose në 61 nuk më kujtohet mirë viti po duhet të jetë ose 60 ose 61, unë u ktheva përsëri në zbulim mbasi qeshë në Sekretariat.

Edhe rezidenti jonë në Itali, përgjegjësi i zbulimit tonë në Itali ishte Dhimitër Gjoni dhe na informon se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit “Rampa” një predhë kundërtank të mbiquajtur “Kobra” të telekomanduar.

Por donte 2000 dollarë për këtë pune, që ta blinte atë. Gjithashtu pak kohë më vonë përsëri na informon përgjegjësi i zbulimit Dhimitër Gjoni nga Roma edhe thotë se agjenti “Rampa” ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike. Por kërkon 6000 dollarë sepse ka një mik të tijin që e ka në qendrën atomike të Francës, franceze, edhe mund ta marrë këtë, por do 6000 dollarë dhe 2000 për “Kobrën” bënin 8000 dollarë.

Tani ne e morëm këtë të dhënë dhe unë i bisedoj me Zoin (Themeli – Drejtori i Zbulimit). Studioje dosjen e agjentit “Rampa” mbasi studioj dosjen e agjentit “Rampa” kërkoi të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit tonë në Romë. Si, qysh, nga e njeh këtë person.

Ai na dërgoi d.m.th. sikur ky agjenti “Rampa” i kish dhënë numrin e telefonit në Paris të këtij shkencëtarit atomik, i kish dhënë adresën se ku jetonte ai dhe e treta kish lënë dhe takim me këtë për një datë, nuk e di pas një muaji, mbas një kohe të caktuar kish lënë takim agjenti jonë me këtë shkencëtarin mikun e tij d.m.th. Në këtë kohë unë i bëj një kërkesë rezidenturës sonë në Francë dhe i them që të verifikohet kush banon në këtë adrese d.m.th. atje ku na thoshte ai se banon ky atomisti.

Të verifikohet ky numër telefoni, kush është abonues i këtij numri telefoni dhe na njoftoni sa më parë për këtë punë – i them unë. Na bie përgjigje rezidentura e Parisit që në filan adrese d.m.th. ekzakt se i dhamë numrin ekzakt, banon fi1ani d.m.th. tjetër për tjetër, jo ky që thoshte agjenti “Rampa” dhe numri i telefonit që na dhatë nuk ka të abonuar.

Francezet kishin një ashtu metode d.m.th. që kur një numër nuk kishte të abonuar kishte një bllok regjistrimi që thoshte ky numër nuk ka të abonuar, ky numër nuk ka të abonuar dhe gjithnjë këtë përsëriste me që11im që ai të mos priste shumë, edhe e mbylli d.m.th. ky numër nuk kishte të abonuar d.m.th. na gënjeu. Ishte gënjeshtër.

I dërguam dhe fotografinë të atij agjentit “Rampa” përgjegjësit të zbulimit të rezidenturës tonë në Francë që do takohej në kafe “De la pen”, (café de la paix, red) “Kafen e paqes”, është një kafe e madhe në Paris, në filan orë. Nuk vajti ai. Na përgjigjet në filan orë në filan ditë nuk erdhi filani, nuk erdhi një person i tillë. Ne fotografinë ja dërguam të re ashtu siç ishte në momentin e atëhershëm ai. D.m.th., tre momente që ishin shumë të dyshimta që ky na gënjente.

Atëherë unë bëra shënim në dosje dhe them ky agjent është provokator ose kërkon të na zhvasë sa më shumë, prandaj nuk jam dakord që t’i jepen 8000 dollarë. Edhe i them Zoi Themelit, i them që ky Dhimitër Gjoni nuk e ka drejtë.

Atëherë ishte drejtori i Zbulimit, zëvendësdrejtor ishte Rasim Dedja, prandaj ose të shkojë Rasimi atje ose të shkoj unë i thashë ose më mirë ta thërresim Dhimitër Gjonin këtu për arsye se atje nuk mund të bisedosh gjatë e gjerë me rezidentin, do ruhesh. Ta thërresim. E thërresim Dhimitër Gjonin. Tashti ky ishte problemi më i rëndësishëm për Drejtorinë e Zbulimit, Zoi Themeli, kur erdhi Dhimitër Gjoni më tha mua bisedoje, tha, me Dhimitrin.

Po thashë unë, ta bisedosh ti se ti je Drejtor i Zbulimit, unë jam kryetari i degës thashë. Unë ndiqja rezidenturat jashtë. Jo, jo tha se unë kam punë. S’ka punë më të madhe se sa këtë Drejtoria e Zbulimit Politik i thashë unë. Jo, jo tha, shko takoje ti dhe nesër hajde me raporto. Vetëm kam ndenjur me Dhimitër Gjonin për t’i mbushur mendjen se e kisha shok dhe për t’i mbushur mendjen që nuk e ka mirë.

Edhe më në fund dhe si kryetar dege e kisha në linje atë. U bind Dhimitri dhe më në fund dhe tha po është ashtu, ky është provokator, ky është agjent. Vemi të nesërmen i raportojmë Zoit. Zoit duhet t’i raportoja unë dhe unë po bëhesha gati të raportoja, tha thuaj si është puna i tha Dhimitrit. Dhimitri filloi të flasë. Çfarë do fliste Dhimitri, foli po ato që na kish dërguar neve. Hajde shkojmë te ministri për në Kadriu.

Mor po dale të ashtu… Hajde – hajde të shkojmë. Vajtëm te Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tashti Kadriut për atë që na kish informuar neve rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon edhe i thotë që kemi një problem edhe i kërkoi 8000 dollarë se nuk mund të jepte Zoi 8000 dollarë edhe Kadriu nuk mund të jepte 8000 dollarë edhe mori Mehmet Shehun në telefon. Unë i thashë në këtë kohë.

Mehmeti i thotë që hajdeni se Mehmet Shehut i tha të vijmë një çikë pa i folur për këtë apo atë arsye. Unë i thashë Kadri Hazbiut, more shoku ministër ka disa momente shumë të dyshimta këtu i thashë. Po mirë, tha, sqarojini këto.

Unë jam i mendimit të mos i jepen këto. Mirëpo meqenëse priste Mehmet Shehu ikën dhe më lanë mua. Unë u ngjita në zyrën time kur më vonë më vjen në zyrë Dhimitër Gjoni dhe me thotë se ato u aprovuan, 8000 dollarët.

I thashë unë, tashti po të them si shok i thashë se si kryetar dege e bëra punën, po e bërë këtë, i thashë, do fëlliqesh do turpërohesh, mos i jep paratë. Mua me vinte inat dhe për 8000 dollarët se ishte një shumë e madhe po më vinte me shumë inat që po na i hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt kështu doli.

Ja dha paratë Dhimitër Gjoni, na dërgoi neve filma, të filmuar sekretin e bombës atomike, në thonjëza dhe të kësaj, për predhën “Kobra” na dërgoi një reviste të bukur kështu që e kishte në shtyp ajo dhe atë na dërgoi si material për 2000 dollarë.

Në këto filma nuk kishim mundësi t’i lanim e t’i zhvillonim, por nuk kishim mundësi dhe t’i kuptonim edhe u vendos nga ministri, atëherë nga Kadri Hazbiu, u vendos që të dërgoheshin në Kinë këto. Edhe ju dërguan Kinës. Kinezet e zgjatën, e zgjatën, vajti nja 3 muaj kjo. Mbas nja 3 – 4 muajsh kinezët u përgjigjen që ky është një blof. Është një blof, po i kushtoi shtetit tonë 8000 dollarë”.(ABC News)

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “DOKUMENTI/ Ëndrra e Enver Hoxhës për të pasur bombën atomike: Si e mashtruan në vitin 61′”

  1. specialisti says:

    Budallalleqe.
    Te shiten dokumentat e bombes atomike per 8 mije dollare.
    Njerez pa intelekt.
    Keshtu i donte koha.
    “Fluturon gomari ?”, “Fluturon”

    1. çuni i faros says:

      Thuaj ça te duash per xhaxhin po nuk ka qene piktor ….e njihte zanatin e vet

    2. Mali says:

      Djali ne vitin 1960 dollari kishte vleren e 500 eurove sot.

  2. Xha Brahua says:

    Ik bej ndonje gojore perpara se te flasesh per Enver Hoxhen. Ku e ke njohur ti moj kuçke Enverin!

  3. Moto says:

    Gazetare analfabete! Nuk ësht nukleare, ësht bërthamore.
    Ik mësoni gjuhën e nënës njëher pastaj hajdeni të shkruani.
    Pordhë e madhe!

  4. Primitivet says:

    Enveri ishte bere si matuf. Jetonte krejt i vetmuar dhe nuk dinte cfare behej ne bote. Zhvillimi behej ne perendim, ai ecte drejte lindjes. Bota punonte per paqe, ai ndertonte bunkere se do e sulmonin. Bota komunikonte me satelite, komandanti fliste me telefon TAI 43. Ishte jashte kohe. Pune kari.

    1. ........ says:

      Po mire o primitivitet i karit tim,po gjithe bota ka buxhete te pa imagjinueshme per loqe si puna jote per ushtrin.Cfar ke tani ne kte moment ti si shtet?As ushtri as marin e as aviacion..!Per te mos folur per ndricimin qe sot e ksaj dite populli shqiptar e ka fal atij sistemi(ne 30 vjet demokraci ne mburremi me call center sot)Sjam enverist apo komunist,te shkruaj nga Gjermania me mbi 25 vjet emigrim…!

    2. Kapedani says:

      O primitiv o bole çfare thua o debil, pikerisht ne ato vite USA me URSS gati sa nuk perdoren armet berthamore ne konfliktin e Kubes.Po ti o bole o kar primitiv kaq mbush.Bota ne ato vite ishte ne gare kush te armatosej me shume ti o trap thua qe bota punonte per paqen. Moterqirat e shkerdhatokracise shkaterruan gjithshka qe u ngrit ne ate kohe. Shkaterruat gjitheshka o shpellare dhe shani pastaj.

  5. Santa Quaranta says:

    Zbulimi dhe kunderzbulimi poker eshte!! Profesionalisht te gjithe kombinacionet ne rregull. Te dy palet luajten bllofin, pak rendesi ka se kush fitoi. Po sikur te ishte skice e vertete??!

  6. Filip Manactreci says:

    Hahahah idiotet e ish igurimit, nje shtrese perverse, egoiste,aspak profesionale,por mereshin me thashe e theme e me llafe, mjere neve kush na ka drejtuar,qe nga ai vampiri Edhjeri,spiun i Italianve, i Serbve,i Rusve,i Kinezve.

  7. Llogariteni c’do t’i kishin punuar Gerdecit , po te jene te verteta ke to qe po lexojme !

  8. daku says:

    Mos e ofendoni ka bler mall te keq nevila derpiçka, esht goca dervishit ja ka vjedhur shkrimin te jatit dervish petlles , ka par tjetra qe dhe kaloçi ka ndjekes dhe kopjen gjen me te keqe te gazetaris shqiptare , mos i bini me qaf esht lindur me mendimin qe vetem po genjeve mashtrove fiton , por gjyna se nuk di as te genjej , nje kile kokain shkon 30 mij euro mi manushaqe , kjo tregon histori me hirushen , plani bombes automike per 8 mij dollar ,po kush ta futi e te genjeu mi meviljana , mos e lini ket femer te pij bar te keq ndrroini mallin se e moret me qaf gjyna . Gazeta tema o bo futja ne pordh , po sajove rren per Enverin te presin me kra hapur , kon fillu me tall bythen dhe viktimat me ket gazet , gjyna.

  9. Dauti says:

    Dervishkeeee! Ne 60-61 ne ishim te lidhur akoma me sovjetiket. Po ti nuk e dije jete, sepse edhe ai qe hodhi spermeb, as jot eme, qe e priti spermen, nuk kishin lindur.
    Llambi i shkrete nuk dinte cfare thonte per shkak te dajakut qe hante cdo dite.

  10. Aleksander says:

    Rrena me bisht.
    Nuk ju beson kush.
    Gazetari kot.

  11. ........ says:

    Po mire o primitivitet i karit tim,po gjithe bota ka buxhete te pa imagjinueshme per loqe si puna jote per ushtrin.Cfar ke tani ne kte moment ti si shtet?As ushtri as marin e as aviacion..!Per te mos folur per ndricimin qe sot e ksaj dite populli shqiptar e ka fal atij sistemi(ne 30 vjet demokraci ne mburremi me call center sot)Sjam enverist apo komunist,te shkruaj nga Gjermania me mbi 25 vjet emigrim…!

  12. zymbylja says:

    Une shoh vetem emrin e mehmetit kadriut e nja dy tre spiunve te tjere.Ku eshte Enver Hoxha ne kete mes.Apo futja pordhes gri sallate

  13. Lasgushi says:

    Ku,qendron e keqia ketu? Nje varifikim i thjeshte i nje situate dhe zgkidhja e saj.Po sikur,permbajtja e mikrofilmave te kushte qene me vlere dhe kinezet per interesat e tyre te kishin thene te kunderten.Shteti yne nuk kishte mundesi tekniko shkencore ne fushe.Kjo tregon qe ne ate kohe,zbulimi shqiptar,modest,funksiononte me mire,se ne periudhe tjeter te shtetit shqiptar,historikisht.Kjo,fal mendjeve te Shehut,Azbiut,Themelit,Dedes,Gjonit etj…Le ti bejne tashti keto lloj punesh, keta “diplomate’ bukuroshe te ambasadave tona ne bote po ja i mbajti pagurja.Dhe mos kene mendjen vetem te xhvasin ndonje euro metalike nga hallexhinjte emigrante,qe duan te nxjerin e legalizojne dokumente.

  14. I urti says:

    8000 $ ne ate periudhe kane qe nje shume e konsiderueshme shume here me e madhe se sa sot.

  15. spata says:

    Nuk ka faj kjo Nevila . Hypi shkallet vetem se njihte gjuhen turke .Gjyshi ishte partiot dhe kjo e drodhi qe te jete pjese sistemit.Po sa ka vendi yne figura intelektuale me shume merita. Plot .Kjo i hypi si i hypi ,nuk dihet derdellis tani se paska bere nje zbulim te madh te kohes komuniste .
    Propagande femijesh .Ah sikur te kishim dhe ne bomben atomike .Se cka deklaruar Pecini neper gjyqe keto jane mashtrime te Hoxhes per te justifikuar ato qe beri .

  16. Mandravellua says:

    Mora mundimin ta lexoj kete histori nga fillimi ne fund. Nuk e kuptova se c’lidhje ka patur Enver Hoxha me gjithe kete histori idiotesh….
    Ne se eshte e vertete qe Hoxha donte te kishte bombe atomike, nuk eshte ndonje sekret i madh…. Cdo udheheqes shteti e enderronte ne ate kohe (po dhe sot) qe ta kete.
    Por kjo histori…..me 6 000 dollare te blihet sekreti !!! eshte komplet idiote. Ne ate kohe Dollari shkembehej me 70 leke te vjetra. D.m.th. 6000 Dollare kane qene afersisht 420 000 leke te vjetra (10 aparate televizori Adriatik ose Superambasador)
    Kam patur pershtypjen qe Mehmeti ka qene burre i mencur… Si ka mundesi te jete treguar kaq naiv ???
    Ose mashtruesi italian i futi te gjithe ne traste, ose eshte histori e sajuar nga keta spiunet qe te vidhnin shtetin.
    Ne paranteze, Llambi Pecini ka qene nje plehre… E njohin mire vlonjatet sepse ka qene Kryetar i Deges se Puneve te Brendeshme ne Vlore…Imoral, i pabese, dhe pedofil…Kishte dhe nje grua (Jorgjien) qe ishte Sekretare ne Kom e Partise, krye e shemtuar dhe arrogante… grua-burre,
    Bashke me Merhamet Hilen (Nen Kryetarin e Deges se Puneve te Brendeshme) , njerzit me te ndyre qe historia e Vlores ka njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *