“Patër Anton Harapi që gjykohet n’kët sallë ku ngjan se çdo za njerziet s’ka ma vend, është një shqiptar i kulluar…”/ Zbulohet mbrojtja në “Gjyqin e Regjencës” në ’46-ën

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro Stringa, i cili që në atë kohë dhe më pas, nga kolegët e tij avokatë e jurist të njohur që ishin diplomuar në universitetet më të prestigjoze të Perëndimit, është cilësuar si një nga mbrojtjet më brilante që mund të jenë bërë në të gjithë gjyqet e vëndeve komuniste të Europës Lindore, ku u gjykuan dhe u dënuan “kolaboracionistët dhe armiq e popullit”. E gjithë fjala e mbrojtjes së avokat Stringës, i cili pasi i bëri një “pasqyrë” të plotë të gjithë jetës dhe veprimtarisë fetare, atdhetare e politike të Patër Antonit, publikoi aty edhe disa deklarata dhe dëshmi që ai u’a kishte marrë disa emrave të njohur, si profesor Gabriel Meksit, Age Grudës, etj., të cilët hidhnin dritë mbi të kaluarën atdhetare e patriotike të Harapit, si dhe ndihmën e madhe që ai u kishte dhënë komunistëve në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit, duke nxjerrë nga burgu apo u falur jetën shumë prej tyre.

Nga Dashnor Kaloçi

“Patër Anton Harapi, nji emën i njoftun në këtë Shqipëri të vogël, dhe pra nuk ka nevojë me ju a paraqitë, sepse ay njihet si nji Shqiptar i kulluar dhe idealist. Kush ka pasë mundësinë me kuvendue me Patër Anton Harapin, asht largue me kujtimet ma të mira se ka pasë përpara syvet nji burrë në plotkuptimin e fjalës, siç e përfytyron katundari, malsori dhe qytetari. Kush nuk asht prekun, Zotrinj Gjyqtarë, nga zëri i Patër Anton Harapit, kur ky, pa droje, ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave Shqiptare, atëhere kur Shqipnija ishte një utopi, një andërr, nji meteora. E, mirë Zotrinj Gjyqtarë, këtë andërr, këtë utopi, këtë meteora, e brumosi Patër Anton Harapi së bashku me atdhetarët e tjerë në kohna ma të vështira, dhe e bani realitet të dukshëm dhe të prekshëm, dhe bani që emni SHQIPNI të ndigjohet an’ e mb’anë. Kjo Shqipni, e përbuzur, e lanun mbas dore, mjet tregtimi e fuqive të hueja, të bahet objekt bisedimi, dhe ma së fundit të ndigjohet zëri arbnuer. Nuk mund të gjykohet, Zotrinj Gjyqtarë, askush pa u dijtur e kaluemja e tij, këtë e lyp ekiteti i së Drejtës naturale dhe pozitive. Nuk mund t’a marrim Patër Anton Harapin, ashtu siç e paraqit akuza, sepse do t’ishte mëkatë, do t’ishte nji përdhuni ndaj së kaluemes së tij. Patër Anton Harapi, nuk ka për emblem ‘divide et impera’, nuk asht nga ata që kanë ardhun me valiçe në krah, dhe me rastin ma të volitshëm, me hik nji ditë”.

Kështu shprehej në mes të tjerash avokat Dr. Spiro Stringa, në mbrojtjen që i bënte klientit të tij, Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në shkurtin e vitit 1946, ku ai po gjykohej si “armik i popullit”. Po kush ishte avokat Dr. Spiro Stringa dhe si e mbrojti ai Patër Anton Harapin? Lidhur me këtë na njohin dokumentet origjinale që na i ka dhuruar familja e avokat Stringës dhe Memorie.al publikon të plota duke filluar nga ky shkrim.

Kush ishte Padër Anton Harapi?

Padër Anton Harapi u lind në fshatin Shirokë të Shkodrës në vitin 1888. Mësimet e para i mori në qytetin e Shkodrës dhe më pas vazhdoi studimet e larta në Vienë për Teologji e Filozofi. Pas shugurimit si meshtar ai shërbeu si famullitar në fshatin Grudë që asokohe përfshihej nën Principatën e Malit të Zi. Më pas Padër Antoni u kthye në qytetin e tij të Shkodrës, ku shërbeu për disa vjet si drejtor i Kolegjit Françeskan. Pas kësaj, Padër Antoni punoi dhe si drejtor i gjimnazit “Illyricum” ku jepte lëndën e Filozofisë. Gjatë viteve 1941-‘43 Padër Antoni u emërua si Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të vitit 1944, në mbarimin e luftës. Pak ditë pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, Padër Antoni u thirr dhe pranoi postin e regjentit në Këshillin e Lartë të Shtetit, ku përveç tij, bënin pjesë dhe Lef Nosi, Mehdi Frashëri dhe Fuat Dibra. Pas mbarimit të Luftës dhe me ardhjen e komunistëve në fuqi në nëntorin e 1944, Padër Antoni nuk u largua nga Shqipëria, por u fsheh në malësitë e Shkodrës për t’ ju shpëtuar ndjekjeve të komunistëve. Nga fillimi i vitit 1946, ai u arrestua në shtëpinë ku fshihej dhe doli në gjyq para Gjykatës Speciale në Tiranë, e cila me vendimin nr. 9 të dt. 19 shkurt të vitit 1946, e dënoi atë me vdekje me pushkatim, duke e cilësuar si kriminel lufte. Po cila ishte e kaluara e Patër Anton Harapit dhe ku konsistonte aktiviteti i tij, fetar, publicistik, politik etj., që komunistët e dënuan me vdekje. Lidhur me këtë aktivitet të tij, bënë fjalë mbrojtja e famëshme dhe briliante që i bëri avokati i tij, Dr. Spiro Stringa, në atë gjyq që filloi më 11 shkurt të vitit 1946 në sallën e Kinema “Kosova” në Tiranë, (dokumentin origjinal të mbrojtjes na e ka dhuruar i biri i tij. Z. Pandi Stringa) dhe atë mbrojtje po e botojmë të plotë në shkrimin e mëposhtëm, duke e publikuar në versionin origjinal, ashtu siç është shkruar prej tij, ku vetëm nëntituj janë redaksional të Memorie.al, të nxjerra integralisht nga teksti i saj.

Fjala e mbrojtjes e avokat Dr. Spiro Stringës, në gjyqin ndaj Padër Anton Harapit

Gjykoeni, Zotrinj Gjyqtarë, një emën i së kaluemes shqiptare. Gjykoheni Zotërinj Patër Anton Harapin, për atë që asht dhe jo për atë që mund të supozohet. Asht me komocion të math, Zotrinj Gjyqtarë, që unë marr fjalën në mbrojtjen e të pandehunit Patër Anton Harapi; asht nji trishtim që sundon shpirtin t’em, trishtim njerzuer dhe jo i avokatit, i qytetarit dhe jo i mbrojtësit, i mejtueshëm mbi çka jeni thirrur. Zotrinj Gjyqtarë, me i’u përgjegj akuzës Publike. Asht nji trepidacion i thellë për fuqitë e mija modeste profesionale, përpara akuzave të randa dhe të tmerrshëme që i vërtiten Patër Anton Harapit, dhe sidomos për hijen e randë që sundojë këtë sallë gjatë zhvillimit të gjykimit, ku ngjante se çdo za njerzie s’kishte ma vend.

Zoti Kryetar, më lejoni me Ju drejtue përshëndetjen t’ime të stimës që, me aq mjeshtri dhe pa-ansi, drejtuet këtë proçes të randë dhe të vështirë, përshëndetje që njikohësisht i shtrihet edhe përfaqësuesit të së Drejtës Botnore. Detyra e mbrojtësit asht nevojë shoqnore, dhe konditë ‘sine quanon’ e mirë-vajtjes së çdo Kombi, dhe prandaj unë sot së bashku me kolegët e mijë, ndodhemi këtu për me prue fjalën skjaruese rreth çështjes për të cilën gjykohen të pandehunit, në këtë sallë që, siç theksonja dhe në Gjyqin Special, ka marr në këto çaste, solemnitetin e nji faltoreje, në të cilën nuk janë drejtue vetëm sytë vëzhgonjës të familjarëve të të pandehurve, por asht e gjithë Shqipnija pa dallim, dhe sidomos bota e jashtme, e cila ka me çmue pjekmeninë t’onë politike, njerzinë t’onë, vllazërimin t’onë, lirinë e opinionit dhe sidomos mëshirën kundrejt të mundunit.

Avokat Stringa: Pse e mbroj Padër Antonin?

Në çdo gjykim, duhet të mbretnojë Drejtësija, dhe kësajë t’i leri vendin çdo ndjenjë tjetër njerzore. Gjykoni, Zotrinj Gjyqtarë, pa prekoncepte, keni për princip ‘fiat justitia pereat mundus’, emblem për çdo Gjyqtar t’urtë dhe të xhveshun nga çdo animozitet, virtut kryenaltësie që nderon çdo Shtet. Gjyqtari ka për detyrë të respektojë ligjën, por edhe t’a zbatojë me butësinë ma të madhe, dhe kur i mbrrihet këtij qëllimi, çdo qytetar me kënaqsi mburret për institucionin e Drejtësis që aplikohet në vendin e tij. Dhe në këto principe, u bazova dhe sidomos ma tepër në ndjenjat njerzore të pa-shterrueshme e të mëshirës së Popullit Shqiptar, kur mora përsipër mbrojtjen e Patër Anton Harapit.

Patër Anton Harapi, nji emën i njoftun në këtë Shqipëri të vogël, dhe pra nuk ka nevojë me Ju a paraqitë, sepse ay njihet si nji Shqiptar i kulluar dhe idealist. Kush ka pasë mundësinë me kuvendue me Patër Anton Harapin, asht largue me kujtimet ma të mira se ka pasë përpara syvet nji burrë në plotkuptimin e fjalës, siç e përfytyron katundari, malsori dhe qytetari. Kush nuk asht prekun, Zotrinj Gjyqtarë, nga zëri i Patër Anton Harapit, kur ky, pa droje, ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave Shqiptare, atëhere kur Shqipnija ishte një utopi, një andërr, nji meteora. E, mirë Zotrinj Gjyqtarë, këtë andërr, këtë utopi, këtë meteora, e brumosi Patër Anton Harapi së bashku me atdhetarët e tjerë në kohna ma të vështira, dhe e bani realitet të dukshëm dhe të prekshëm, dhe bani që emni SHQIPNI të ndigjohet an’ e mb’anë.

Kjo Shqipni, e përbuzur, e lanun mbas dore, mjet tregtimi e fuqive të hueja, të bahet objekt bisedimi, dhe ma së fundit të ndigjohet zëri arbnuer. Nuk mund të gjykohet, Zotrinj Gjyqtarë, askush pa u dijtur e kaluemja e tij, këtë e lyp ekiteti i së Drejtës naturale dhe pozitive. Nuk mund t’a marrim Patër Anton Harapin, ashtu siç e paraqit akuza, sepse do t’ishte mëkatë, do t’ishte nji përdhuni ndaj së kaluemes së tij. Patër Anton Harapi, nuk ka për emblem ‘divide et impera’, nuk asht nga ata që kanë ardhun me valiçe në krah, dhe me rastin ma të volitshëm, me hik nji ditë.

Në Patër Anton Harapin, Zotrinj Gjyqtarë, nuk ka folur egoizmi meskin, por se në personin e tij ka gjetë vend altruizmi. Patër Anton Harapi, akuzohet randë, Zotrinj Gjyqtarë, dhe pra meriton të ndigjohet, të gjykohet me gjak-ftohtësi, me dinjitet, ashtu siç e lyp Drejtësia, piedestali i çdo Kombi. Patër Anton Harapi, lindi, u rritë dhe u zhvillue në këtë Shqipni, pasioni i tij. Nuk bani akrobacina, për të fitue metelikë, tituj, por u lodhë për me kontribue në të mirën e përgjithëshme, mbasi në dejt e tij lëviz gjak Shqiptari; nuk pasurohet, nuk përfiton nga pozita e tij, por qindron me ato sandale të fjeshta, me litar në brez: pasuni e vetme e tij.

E tash, të vështrojmë për çka akuzohet Patër Anton Harapi, gjatë okupacioneve të hueja. Përças i elementave fetare, anti-Shqiptar, pregatitës i datës 7 Prillit, bashk-puntor i ngushtë i okupatorit, propagandist në favor të tezës s’armikut; ja akuzat q’i vërtiten Patër Anton Harapit në radhë të parë. Patër Anton Harapi, nuk ka mbjellun grindje midis elementave të ndryshëm këtu në Shqipni, asht përpjekun si nji Bari i mirë me i bashkue në të mirën e përgjithëshme, e ka shfaqun opinionin e tij me kjartësinë ma të madhe në Hyllin e Dritës. Ja çfar thekson Patër Anton Harapi në Rivistën Hylli i Dritës, në Nr.5 vjeti i VI-të Maj 1930, në artikullin: “Tri zanamare ose armonia ndër elementat e ndryshëm në Shqipni”, në faqen 262, midis të tjerave:”… Pra nuk asht nji utopi me kujtue, se elementat fetare në Shqipni, munden me rrnue në pagje shoq me shoq; pengimet njimend janë të forta, por nuk janë të pamuejtuna, e m’at mëndyrë sikurse Germanët, Inglizët, Amerikajt, me gjithse kanë ndryshim të fortë besimi, rrnojnë në pagje, nji për nji besimet t’ona nuk na pengojnë të rrnojmë si shokë e vllezën, mjaft që na të duem”.

Ja, kështu predikon Patër Anton Harapi mbi vllaznimin e elementave, dhe nuk mbjellë ferra dhe gjemba nëpër kambë të Shqiptarit. Dhe nuk mund t’ishte ndryshe, sepse do të çnderonte vehten e tij, kulturën, pra akuza në këtë drejtim mbetet pa vend, dhe zhduket. Por, ka dhe ma, Zotrinj Gjyqtarë, nga ku rezulton se Patër Anton Harapi nuk ka qenë kurr pengues i bashkimit t’elementave këtu në shqipëri, përkundrazi ay e ka dashtë këtë bashkim, dhe ka theksue:”A e duem nji Shqipni me të gjithë Shqiptarët? të marrin fund nji herë e përgjithmonë fjalët dhe frazat: Muhamedanët refraktarë! Katolikët anti-Shqiptarë! Orthodoksët grekomanë! Kemi pasë, po, mjerisht Muhamedanë, Orthodoksë e Katolikë të dobët, dhe kemi pasë e kemi Muhamedanë, Orthodoksë e Katolikë vërte Shqiptarë; të vlertë e të mëdhej, por as Muhamedani nuk ka arsye të rrij sherbes, as Kristiani nuk do t’a kujtojë vehten të marrun nëpër kambë. Me gjak të vet e sigurojë lirinë e Atdheut Katoliku, Orthodhoksi e Muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Çerçiz Topulli e Bajram Curri, Gërmenji e Negovani nuk kanë ndryshim, por janë nji në mendim e në vendim, në vepër e në vdekje.

Ata e kryen detyrën e vet, tue vulosun me gjak ata çka qen; ne na mbetet t’a vulosim me bashkim ata çka jemi: vllezën njij gjaku”. Dhe këtë besim të pa-tundun në bashkimin e elementave e ka theksue ma tepër e ma mirë, në fjalimin që ka mbajtun mbi eshtrat e dëshmorve të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, Ja çka shprehun ai në këtë rast: “Ndaluni! ku veni burra? Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me Jue Shkodra Kreshnike këtu në logë të Kuvendit, para se të ndaheni. Doni t’a leni Shkodrën, e të shkoni atje ku së parit patë t’amblat rrezet e Diellit, ku si filiza të shëndoshtë gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnija u çiti dhe u ndriti. Le të lavdohen, po për Jue Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku Ju u lindët por grimë ma pak s’do të gëzohet me Jue Shkodra, vendi ju Ju nuk vdiqet por u lindët për Atdhe. Nuk po Ju pyes kush jeni as kah po veni. Kudo shkojshi të bardhë qofshi; ku ndejshit, flori ndritshit. Ideali i Juej më tregon se kush jeni. Nuk marr parasysh se ç’krahinë kjet e ç’besim patët, mjafton të dijë se besuet në nji Zot e si kristal i kulluet rrodh ndër dejt t’Uej gjaku i Shqiptarit. Zotrinj të Ndritshëm. Por, para se të niseni eni këtu e mbi këta eshtna, symbol ideali, force e bashkimi, t’ia shtrimë dorën shoqi-shoqit, toskë e gegë, Muhamedanë e Kristianë, e me besën e burrave, me besën Shqiptare, të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të pa-prekun nji Zot të vërtetë, nji atdhe të lumtun për të ba Shqipninë e re të fortë e të dejt për Skënderben. T’i diftojmë po botës, se Shqiptarët janë nji-mend burra, se mund të jenë toskë e gegë, Muhamedanë e Kristian, e njiherit Shqyptarë të vërtetë”.

Patër Anton Harapi, punon në heshtje për këtë Shqipni, për të cilën sot akuzohet se e ka trathtue, se i ka ba varrin, duke pregatitun ditën e zezë të 7 Prillit. Asht nji akuzë e randë që në vet-vehte të shtyp, për atë që ka pak cipë, për atë që ka nji dinjitet, për atë që ka shkri çka ka pasë në dorë, çka ka mundun, në dobi të çështjes Shqiptare. Asht fakt i pa-kontestueshëm dhe i pa-mohueshëm se e din jo vetëm populli kreshnik i Shkodrës por se e gjithë Shqipnija, që më 1918 Patër Anton Harapi çon në kambë Hot, Grudë dhe Triepsh, dhe me ta bie në Shkodër ku bajnë demostrata Kombtare me gjithë kundërshtimet e autoritetve franceze t’asaj kohe. Ngren së bashku me Franceskanët e tjerë më 12 Qershuer 1913, Flamurin Kombëtarë në Kumbanoren e tyne; proteston së bashku me të tjerët pse Evropa don të mbajë Shkodrën të shkëputun prej Shqipnis. Ja, ky asht anti-patriotizmi i Patër Anton Harapit; ja, si nuk e don Shqipninë Patër Anton Harapi.

Harapi, shok i Gurakuqit e Nolit

Asht Patër Anton Harapi ay që ban të dali në shesh trathtija e madhe e marrveshjes “Titoni-Venizellos” me hollsitë e saja, n’opinionin publik Shqyptar, i cili mëson me detajet ma të mëdha se si e qysh dërgata e jonë e asaj kohe e luftojë atë marrveshje. Këndoni, Zotrinj Gjyqtarë, Hyllin e Dritës Nr.5 të muejit Maj të vjetit 1934, faqe 219. Pra, po t’ishte se Patër Anton Harapi, t’ishte nji nga pjestarët e pregatitjes së terrenit për 7 Prillin, nuk ka se si kuptohet demaskimi që i bahet traktatit në fjalë nga an’ e Patër Anton Harapit. Ky demaskim prodhojë nji protestë energjike të Konsullatës së Shkodrës, por pa dobi, për arsye se Patër Anton Harapi ishte i pathyeshëm dhe nuk lypinte ç’ka villte. Pra akuza q’i bahet në këtë drejtim, zhduket dhe nuk len asnji gjurmë. Përkundrazi, Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, ka luftue me mish e me shpirtë regjimin zogollian dhe korrupsionin e sistemet e vjetra dhe të ndryshkura, dhe bahet anti-sinjan i nji koheje ma njerzore dhe ma të drejtë, ashtu siç ishte i brumosun që nga voglija me ndjenjat altruiste.

Asht lidhun ngushtë me Luigj Gurakuqin, nji nga Pionerët e parë të Rilindjes Kombtare, nji nga bashk-puntorët ma të ngushtë t’Imzot Fan Nolit, dhe së bashku vërsulen kundra regjimit anti-Popullor të Zogut, me anën e Fletores “Ora e Maleve”; pra ku asht shpirti antipopullor i Patër Anton Harapit? ku asht shpirti diabolik dhe gënjeshtar i Patër Anton Harapit? Po, akuzë e Nderuar, asht e vërtetë se në vjetin 1935, djelmnia Korçare ngrinte zërin dhe bante grevën e bukës; i thonte Tiranës së kuqe se mjaft ma me zgjedhjen arbitrare, se populli ka nevojë të lëvizë, ka nevojë për ndihma, të shprehi mejtiin e tij të lirë, dhe neve shohim në Hyllin e Dritës në Nr.11, mueji Nandor, artikullin “BUKE”, dhe ja ç’thuhet: “28 Nandor. Ballkohet e Bashkive t’ona janë plot me njerz. Fjalimet me fjalë të zbrazta, të detyrueshme me u përmend, jehojnë prej zaneve, që nuk njohin unë.

Patër Antoni s’ka pas dijeni për 7 Prillin ‘39

Patër Anton Harapi, vërtetohet se nuk ka pasë dijeni rreth pregatitjes së 7 Prillit, me deklaratat që ka ba i pandehuni tjetër Maliq Bushati, për arsye se ky pohon se, mbasi pati takim me Giron, shkon në Itali dhe i telefonon Bahri Omarit, dhe i nep instruksione që të mirret vesht me Mustafa Krujën, i cili, në bisedimet që ka zhvillue me të pandehunin Maliq Bushatin, i ka treguar hollsisht emnat e personave të jashtëm e të mbrendshëm që ishin implikue në pregatitjen e datës fatale të 7 Prillit, por emrin e Patër Anton Harapit, nuk e zen në gojë. Fakti ma i mirë, Zotrinj Gjyqtarë, se Patër Harapi s’kishte dijeni për 7 Prillin.

Anton Harapi nuk ka pasë gisht në pregatitjen e 7 Prillit, asht edhe se emri i tij nuk figuron në listën e botueme që përmban emrat e atyne që kishin punuar qysh ma parë për datën fatale të nalt-përmendun. Kur ordhitë fashiste t’Italis imperialiste të Mussolinit, vunë kambë në tokën arbnore, zëri i Patër Anton Harapit çau orizonte dhe e kundërshtojë zgjedhën fashiste. Konte Çiano vetë pohon në ditarin e tij çka përmenda ma nalt; dhe ja çka thekson në këtë ditar, midis të tjerave:”Ideja e bashkimit personal, gjenë shumë kundërshtime. Të gjithë janë d’akord për nji princ të Shtëpis Savoia, ose ma mirë, më preferojnë mua. Kam bisedime të gjata me shumë krenë, kokë fortë, prej të cilëve duken ata të Shkodrës, të nxitun nga Kleri Katolik.”Në këtë drejtim, shifni Fletoren Bashkimi Nr.185, dt.2/Gusht/945.

Po të mirrni mundimin, Zotrinj të Gjykatores, me hetue se kush asht ky Kler, keni me gjetë Patër Anton Harapin. Patër Anton Harapi, me kambëngulje e mbrojti përpara Gjyqit të z. s’Uaj këtë aserim, dhe Ju përmendi nji emër që ishte pjestarë në dërgatën e Shkodrës, Z. Zejnel Brojen, të cilin mund t’a pyetni përsa thekson i pandehuni. Po, pse vallë nuk doli ndonji person që bante pjesë nëpër dërgatat e ndryshme e të vinte përpara Gjyqit të Popullit dhe t’akuzonte Patër Anton Harapin për trathtinë që kishte ba kundra Atdheut, sepse shtrembërimi që i bahet qindrimit të fortë të Patër Anton Harapit, nuk asht i vërtetë. Ky fakt, duhet të mjaftojë, Zotrinj Gjyqtarë, me Ju bindë se Patër Anton Harapi protestojë okupimin e Shqipëris. Po, pse vallë nuk e shofim Patër Anton Harapin të bahet Ministër ose Kryeministër gjatë okupacionit italjan? N’atë kohë kur Ministrat u këmbenin simbas dëshirës së Luogotenencës, që vinte vetëm personat që ishin lidhun ngushtë me politikën italjane. Po, pse Patër Anton Harapi, gjatë okupacionit italian, nuk dekorohet, nuk merr ndonji titull, por qindron në heshtje në punën e tij?

Po, pse nuk e shofim Patër Anton Harapin të mbajë ndonji konferencë gjatë okupacionit italian, duke propaganduar për imperon fashiste, ose duke lavdëruar politikën e zaptuesit? Po, pse Patër Anton Harapi nuk mbush xhepat e tija, në kohë që imperoja fashiste zbraste djathtas e majtas të holla, ashtu siç vepruan disa krerë, fatkeqësisht Shqiptarë? Karakteri, edukata, e kaluemja atdhe-dashnia, dhe çka u theksue ma nalt, përgënjeshtrojnë për që Patër Anton Harapi të ketë qenë në marrveshje me Italinë fashiste, para datës 7 Prill 1939, për okupimin e Shqipëris. Okupimin e Shqipëris nuk e pregatiti Patër Anton Harapi; disa pa skrupull, disa në të cilën ndjenja popullore kishte humbur krejtësisht, disa që harruan tradicionin Shqiptar, disa që mohuar sisën e nanës, tue u bashkue me megallomaninë dhe kryeneçësinë e Mussolinit, toleranca e fuqive të mëdha, indiferenca e fqinjve, shkaktuan okupimin e Shqipnis.

Deklarata e prof. Gabriel Meksi: Patër Antoni më ka rezultue patriot i madh

Nuk asht bindja e jeme, Zotrinj Gjyqtarë, për që Patër Anton Harapi ka qenë anti-italjan, por na e vërteton Z. Prof. Gabriel Meksi, nji nga arsimtarët me vlerë që din dhe peshon dishminë, dhe nuk mundet të supozohet se ay ka trumbetue çka dishronte Patër Anton Harapi. Z. Meksi thekson në mënyrë të kjartë në deklaratën e tij të paraqitun se: “Kam pasë gjatë kësaj kohe që prej vjetit 1928 e deri në vjetin 1944, bashk-fjalime të ndryshme dhe shkëmbim mejtimesh me Patër Anton Harapin, nga të cilat më ka rezultue si patriot Shqiptar dhe me ndjenja anti-italjane, dhe gjithnji theksonte nevojën e doemosdoshme të bashkimit të të gjithë elementave, për mirvajtjen e popullit Shqiptar”. Përsa theksova ma nalt, Zotrinj Gjyqtarë, rezulton edhe fakti ma i mirë se Patër Anton Harapi nuk ka ba ndonji herë politikë anti-shqiptare pro Italis, sepse italjanët këtë fakt do t’a kishin spekulue me çdo mënyrë duke e trumbetue me anën e radios, me anën e shtypit për qëllimet e tyne, ashtu siç banë edhe për ngjarje të tjera që u interesonin.

Asht Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, ay që, sa do që në vjetin 1941, nuk drejton Hyllin e Dritës, i përgjigjet Cordignanos, me pseudonimin “Criticus”, kështu:… “Mos me u xan besë. E pra ky asht nji fakt që tronditi krej publikun shqiptar. Penda e shkrimtarit të njoftun e qiti shqypnin pa të drejtë eksistence…Nuk kemi nevojë t’a gjykojmë na: Cordignano ka gjykue vedin. Me një cinizëm që të çudit, nuk ka dert se hin dhe prek e prish çka asht vet e ka ma të përzëmërt Shqyptari, e pret të lexohet në publik shkrimi i tij, si me dasht me na thanë: edhe këtë herë mira Ju a bana: na nuk kemi çka thomi tjetër, por bashkohemi me të gjithë Shqyptarët që vërtetë kuptojnë, dijnë, e protestojnë dhe i mbyllin gojën me nji fjalë të vetme artikulli  i yt Cordignano, asht nji atentat kundra nji Kombi”.

Këtë vlerë të protestimit, dishmitarët e akuzës publike deshën t’a zvogëlojnë, të mos i apin ndonjë randësi, duke theksue se edhe tradhëtari, bashkëpunëtori i ngushtë dhe i fëlliqur i okupatorit, Ernest Koliqi, ndërhyri me këtë çashtje dhe bani që Cordignano të largohet nga Shqypnia. Po, asht e vërtetë, por se dishmitarët harruen se nuk qe Ernest Koliqi që ndërhyri vullnetarisht në këtë çashtje, por me arsimtarët e Shkodrës, lavdi e nderë Shqypnis, që shtërnguern Ernest Koliqin dhe imponuen vullnetin e tyne për largimin e Cordignanos, kurse Padër Anton Harapi – kaq i lidhur me fashizmin-siç thotë akuza, nuk lau duart, nuk qindrojë spektator indiferent, por e ngriti zërin arbnuer kundra poshtërsis dhe përbuzjes së Cordignanos.

Tash, a mund të sostenohet, Zotrinj Gjyqtarë, me ndërgjegje të plotë dhe me qetësi shpirtnore, se Patër Anton Harapi asht anti-Shqyptar, anti-popullor, trathtar dhe bashk-puntor i fashizmit? Jo, besoj, sepse këtë e kërkon llogjika ma fillestare. E të vazhdojmë tash me akuzën e dytë që i bahet të pandehunit Patër Anton Harapit.

Iniciator për formimin e Komitetit Ekzekutiv t’ashtuquajturës Asamble Kombtare, Antar i regjencës, inspirues, urdhnues, ndihmues i okupatorit ndër vepra kriminale, si vrasje, tortura, shpërngulje të detyrueshme, internime etj., bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralëve gjermanë, inspirues dhe ndihmues i organizatës tradhëtare Balli Kombëtar dhe Legaliteti, formues i Lidhjes së Shkodrës, sabotator i Pushtetit Demokratik, duke ardhun në marrëveshje me Mark Gjon Markaj etj., kryesues i Komisionit për dënimin e Gjysh Gjonit me vdekje, si dhe të 25 militantave të Lëvizjes Nac – Çlirimtare.

Zotërinja Gjyqtarë, çka do të shprehet këtu poshtë, nuk pasqyron, veçse mendësinë e atyne që, mbas kapitullimit t’Italis, morrën ndër duer frenat e Shtetit, kësodore çdo fjalë, espresion, nuk ka të bajë me sisteme ose persona, por i asht drejtue vetëm çashtjes në mënyrë objektive ashtu siç e gjykonin ata në kohën q’i mirrnin barrën e randë t’administratës Shtetnore, dhe kështu, para se me hye e me analizue veprimtarinë e Patër Anton Harapit gjatë kësaj periudhe, e t’i hedhim nji sy gjandjes së mbrendëshme të Shqipnis.

Italia kapitullon, ringjallen shpresat për ni Shqipni të lirë. Të gjithë kërkojnë me ba diçka, pa mejtue se në portat e shqypnis vinte nji armik akoma ma I fuqishëm dhe ma i rrezkishëm se i pari.

Nuk dinin ata që mirrnin përgjegjsina të randa, se nuk do të kishin fuqi me përballue situatën që krijohej, dhe në mirë-besim, ranë në gabim. Mejtuen se do të banin mirë me rrugën që ndiqnin, por se pa-qëllim të keq, e rrënuan Shqipërinë. Kërkonin me pa, duke pasur sytë të mbyllun.

39 komente në ““Patër Anton Harapi që gjykohet n’kët sallë ku ngjan se çdo za njerziet s’ka ma vend, është një shqiptar i kulluar…”/ Zbulohet mbrojtja në “Gjyqin e Regjencës” në ’46-ën”

  1. mik says:

    Nje çete banditesh injorante me zhele plot morra, eleminojne ajken e kultures Shqiptare per me ndertu prototipin e ” njeiut te ri “.
    Rezultati : shif e shkruj.

    1. Eri says:

      Enveri nuk beri kurre kompromis me bashkepuntoret e pushtuesve.Enveri nuk bente kurre kompromis me tradhtine sikur te ishte dhe familjar i veti.Per nje burre te tille ka nevoje sot Shqiperia,njeri me ideale per te rimarre veten.Ju doni Saliun Ramen Liken qe bejne kompromis me armiqte e Shqiperise me serbin me grekun me djallin me Janullen vetem te rrine te qete ne postet e tyre dhe te shijojne pasurite e vjedhura popullit shqiptar.

    2. Besniku says:

      ajla si Koliqi dhe Camaj

    3. VFLP says:

      mik kokfik, VDEKJE KOLABORACIONISTEVE!!!
      Moren ate qe merituan.

      1. VFLP says:

        KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

        Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
        Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
        1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
        Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
        2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
        Dinet, Elezët.
        3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
        Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
        4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
        (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
        Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
        “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
        Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
        “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
        Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
        Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
        Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
        Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
        Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
        Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
        Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  2. Vetevendosje says:

    Na keni care trapin 30 vjet me ulerimat e klithjet isterike të tipit “janë denuar pa gjyq” apo ” gjyq komunist, pa mbrotje”! Ky ka qenë regent I nazistve, mos te denonin këtë komunistet, ke duhet te denonin? në gjithë botën këta u varen ose u burgosen per shumë vite!

    1. Theatre and Drama says:

      krimineli Mark Gjon Markaj,djali i filo serbit Gjon Marka Gjoni,nje nga anti shqiptaret me famekeq qe loboi tek Fuqite Europiane,krah per krah Serbise dhe Greqise,per mos pranimin e shtetit te ri te Shqiperise ne Ligen se Kombeve
      per kete Enver Hoxha i denoi Margagjonet ne menyre shembullore
      nje nga rastet e pakta ku nje udheheqes shqiptar ka vene dinjitetin e kombit ne vend..

  3. Wandacok says:

    НИКОГДА НЕ ПРАНКУЙ ТАК ДРУГА арестовала полиция

  4. kodrasadikit says:

    Komunizmi e socializmi sistem i lindjes dmth ruso-sllave qe edhe mendjen edhe ndjenjat kombetare na i topiten e na lan ne balte !! Paramendoni nese dikush nga Shqipnija londineze deshironte te shkonte ne Prizren theksonin po shkojme ne Ju !! E mjerisht Rama po deshiron mini .shengenin me serbine ..Po qfar dobije ka njeriu normal i shek xxi nga sllavet e felliqur te karpateve ….

    1. ca po thua says:

      Sa klase shkolle ke ti mor analfabet!? Komunizmi si ideologji ka lindur ne Gjermani (Evropen perendimore) dhe shteti i pare komunist ne histori
      eshte Komuna e Parisit (Evropen perendimore).
      O KATUNAR, duhet te mbarosh shkollen fillore ne krye te heres …

  5. tropoja says:

    i zhduku dulla babai edushkes,komunistat nuk e don zhvillimin as inteligjencen,prandaj gjith ata qe luftojn per demokraci i qujn tradhtare e bashkepuntore te agjenturave te huaja,sidomos klerin katolik shqiptare klasen me perparimtare ne shqiperin e asaj kohe

    1. i cudituri says:

      Ca do te thote fjala demokraci o katunar?

  6. Galica says:

    Pak e ka pas plumbin ballit

  7. Doda says:

    Ky esht llumi rradhes i tradhtarve te kti vendi qe kerkojn ti thurin lavdi turpit dhe tradhtis komtare , kte e bejn , sot pasardhesit e kolaboracionisteve dhe ish bashkepuntorve te nazifashizmit , ky avokati na ka mahnit me ate shqipe te basarduar qe vetem shqipe nuk quhet nje mbrojtie fare ordinere banale , thjesht kerkon familja dhe pasardhesit e vet ti thurin lavdi njetit familjes ketkon muti te behet star siç jan ber sot , ka 30 vjet qe po na dalin te mahniçem njerez te pa degjuar kurr esht ber historia çorb , prifti ishte pjes e regjences meritonte denimin si tradhtar i vendit dhe sherbetor i pushtusit . As nje tradhtar dhe sherbetor i pushtusve nuk esht denuar kot , shteti qe ish ne at koh i denonte ne baz te ligjit , bota e zhvilluar perendimi kta bastard bashkepuntoret e nazifashizmit fill mas lufte i vrau si qent e rrugve , pa gjyq , shteti Belg ktyre mostrave i hoqi nacionalitetin pergjithmon , sot keta askush nuk guxon ti zer me goj e ti rehabilitoj , kto figura te turpshme jan taposur me kapakun e tradhtis pergjithmon , mostrat tek ne dhe pjellet e tyre po i kthejn ne heronj dhe heronjt e vertet te kombit kemi 30 vjet qe i shkelim me kemb, turpi i mbuloft familjet e deshmorve qe e ndjen veten me faj se njerzit e tyre luftuan per lirin e kti vendi dhe rrin si skutha si muter ndihen me ne faj se tradhtaret , kta nuk kan luftuar komunizmin o te pa udh kta kan luftuar per interesin e pushtusit kunder kti vendi , mos vall dhe ata qe çuan flamurin e skenderbeut ja dorzuan duçes ben heroizem dhe e ben kunder komunizmit shoket e ktyre plerave qen dhe ata , popull i marr fund me kte maskarad qe esht ber me atdhetaret dhe deshmoret kto 30 vjet vetem nje gje ka ndryshuar qe : ata qe kan luftuar historikisht brez mbas brezi per lirin e kti vendi nuk do luftojn me , ne pidh te semes te shkoj dhe kjo pun , ose ne nje luft tjeter tradhtaret duhen te perzihen pa te drejt nacionaliteti nga ky vend pergjithmon , se dobiçet plerat mashtrusit dhe birat e kurves po tallin bythen me shqiptaret e vertet ne kte vend , dhe me gjakun e te parve te tyre.

    1. fred hanxhari says:

      shqip foles,sje tjeter gja ,mor mut mutit.

      1. ik ere pirdhu says:

        Ndersa ti Hanxhar pa bisht s’je as shqipfoles o tyrceli muti, antishqiptar i felliqte je, pjelle bastarde e te shitunve historike 🙁

  8. Babale says:

    Lexoni historine, dhe shikoni se c’beri Franca me bashkpuntoret e fashizmit! Keni te drejte erdhi koha, ata te cilet cliruan vendin nga pushtusit, shtypsit, shfrytezusit dhe bashkpuntoret e tyre, duhet te denohen, ndersa pushtusve dhe sundusve, si dhe gjithe horrave qe u shkonin pas, duhet tu jepet medalje!

  9. Kriminela komunista , qe fatkeqesisht ja u kane trashiguar edhe femijeve te tyre , te verbuar nga Anti Krishti enver , ma e keqja vazhdojne te jene te verbuar edhe sot…….

    1. Genti says:

      O mut,o material spiunlliku per serb dhe grek cfare po thua o koqe njerez si ty i do greku dhe serbi per ti rekrutuar spiuna.Enver Hoxha Legjendari vetem per komb nuk te falte.

  10. Gent says:

    Ky eshte denuar me gjyqin e pare special. Jo vetem me avokat mbrojtes, por edhe ne prezence te perfaqesuesve te larte te Britanise se Madhe, Amerikes dhe Bashkimit Sovjetik. Denimi i tij eshte quajtur i drejte se ishte bashkepuntor me okupatorin nazist.
    Nuk eshte e vertete se nuk donte te ikte. Bashke me Lef Nosin kerkoi azil ne perfaqesine britanike, por u refuzuan si bashkepuntore te gjermaneve.
    Gjyqi i tij ishte i hapur, u be me 31 seanca dhe zgjati 3 muaj. Seancat e gjyqit u ndoqen nga mijera vete.
    Kaloci nuk i thote keto, por dredhon ne perpjekje per te falsifikuar historine.

  11. Sqepari says:

    Patrioti Harapi me pushtimin Italian ishte dakord, me pushtimin gjerman dakord dhe e bekoi. Nazizmi i ngarkoi dhe detyren e veshtire te ruajtjes se sundimit te huaj. Ai beri aq sa mundi!

  12. epo kjo pune says:

    Ore keshtu do vazhdojme ne… mallko ketej, mallko andej, boll me bardhe e zira, te gjithe ata qe kishin per zemer interesin e kombit por zgjodhen rrugen e gabuar, sa kohe nuk derdhen pa u provokuar gjak vellezerish, te mos shihen bardhe e zi dhe te mos barazohen me tradhetaret qe shiten vendin e shqiptaret tek greku e serbi sepse te tjeret sado sado nuk kishin ne mendje te keqen e kombit shqiptar bile CIA amerikane ishte per konsolidimin e faktorit shqiptar dhe psh me italine na ndan deti dhe nuk behet fjale per cenim territorial sikunder na jane bere havale greku e serbi ndaj te gjithe spiunat e ata qe bashkepunuan me te huajt, perjashto serbin e grekun, sa kohe nuk kane lyer duart me gjak, te mos shihen bardhe e zi por te vleresohen per meritat dhe denoncohen per kusuret, fut ketu edhe komunizmin qe po ta vesh ne balance, ishte avancim i statusit te kombit shqiptar. At Harapi, te vleresohet per gjithe te mirat qe pati, pa lene pas dore dhe kusuret dhe zgjidhja per te na bere tok ndaj se shkuares do te ishte nje kujtese historike per kedo qe e donte shqiperine, pavaresisht rruges qe zgjodhen per te ndihmuar kauzen kombetare. Nuk duhet te jemi aq primitiv sa te hakerrehemi ndaj nje busti atje ketu, boll te gjithe te kene nje vend ne panteonin e historise se shqiperise, sa kohe nuk ishin sherbetore te grekut e serbit (te tjeret pranohen, sepse edhe sot ne dmeokraci e kane per nder dhe mburren qe e kane mire me te huajt dhe mileti entuziazmohet), ama asnjeri nuk pohon se e ka mire me grekun e serbin apo hyn e del ne keto ambasada se ky do ishte fundi i karrieres politike te tij. Le ta leme te qete At Harapin, ta kujtojme me te mira e te keqija, ate dhe te gjithe, sa kohe nuk kane qene progrek e proserb dhe nuk vrane ne emer te interesave te grekut e serbit.

    1. Tanguli says:

      O KOQE, kush gabon pergjigjet per gabimin qe ben. Kush ben FAJ e ha kokrren e plumbit se e meriton!
      KUPTOVE o torrollak?

  13. nord.al says:

    E ke ngaterruar Edin me Sali Berishen o Tropoja . Harron se Dulla ishte babai i Berishes.

  14. demokrati says:

    Pater Anton Harapi, po eshte nje shqiptar i kulluar dhe viktime e rregjimit komunist. Ka nje pasazh ne mbrojtjen qe Stringa i ben Harapit dhe ku pershkruan Ernest Koliqin, jo nje filoitalian por njeri i italianeve.

    1. kuksiani says:

      Kush i sherben pushtuesit nuk quhet “shqiptar” por TRADHETAR! Hamza Kastrioti ishte nip i Gjergjit, por sot e gjithe historine quhet e do te quhet tradhetar.
      Kuptove o kokpalar?

  15. Sani says:

    Shume interesant se edhe i perndershmi Pater Anton Harapi e quan Ernest Koliqin bashkepunetor te okupatorit.

  16. Shqiptari says:

    Gasper Arapi,nga Shiroka,Arapi per arsye te ngjyres se zeze te lekures.Pader Anton Arapi.Si shume te tjere,e mbyti talentin letrar dhe krijues,duke u bere me ndergjegjje te plote kolaboracionist,duke u vene ne krye te regjeces,ne kundershtim me misionin e tij si meshtar dhe prift,ndonese i kerkoi leje Papes,leje qe Papa ia kishte dhene dhe Duçes.
    Kaloç,edhe ti,si disa te tjete nuk jeni te sinqerte.
    Kolaboracionistet nuk u denuan vetem ne vendet e Lindjes,si pretendon ti:
    Ne Gjermani,gjyqi i Nurenbrgut krahas nazisteve,denoi dhe shume bashkepunetor.Ne Itali,Duçen e ekzekutuan dhe e varen nga kembet bashke me te dashuren.Shume nga bashkepunetoret,ne kohen e De Gasprit,dolem ne gjyqe dhe u denuan.Ne France nje pjese e madhe e bashepunetoreve te fashizmit u pushkatuan pas murit pa gjyqe dhe shume nga kolaboracionistet u burgosen.E njejta gje ne Norvegji,Suedi,Danimarke,Austri e tere Europen,Pra nuk jane vetem shqiptaret,Bullgaret,Jugosllsvet me Ustashet dhe Çetniket,bashkepunetoret e gjeneral Antoneskut ne Rumani ne Bullgari Çeki,Rusi etj.Pra njerezve u duhet thene e verteta per ata qe bashkepunuan me murtajen fashiste.
    Pader Anton Arapi,iu bashkua me ndergjegjje fashizmit.
    Zgjidhet deputet,me 12 prill 39 ,asamble e thirrur nga pushtuesit.Ben pjese ne njerezit me aktiv,per dorezimin e simboleve,por bashke me disa deputete te Shkodres,kerkon qe ato te mos i dorezohen Viktior Emanuelit,po njerit pre nipave te tij .Persa i takon bindjeve te tij antikomuniste,bashkepunimi i tij me fashistet dhe nazistet ka filluar para se te formohej Parti Komuniste.Edhe ardhja ne kry te regjeces , nuk ka ne oje per mbrojtje,per avokat,pasi ai ka shkruar vete nje apologji ku mbron bukur veten e tij. Nuk flitet per Arapin politikan, as si prift,po si shkrimtar.Nje njeri me shume kulture dhe talent qe u mbyt ne bindjet e tij
    Persa i takon patriotizmit te ketyre figurave,tere njerezit qe mbyten ne pellgun e gabimeve te tyre ndaj atdheut,kur atdheu eshte ne rrezik,patriotizmin e perdorin si folene e fundit.Do ishte gje e madhe qe shqiptaret ta hidhnin te kaluaren pas kraheve dhe te pajtohen
    Kaloç!Ti ke vite qe je bere avokat per nje kategori shqiptaresh,te cilet me nderghegjje gabuan dhe rane ne pozita jo te mira,qe kerkon ti sjellesh si heronj dhe martire.Edhe une jam i mendimit se duhej nje denim me i bute,madje simbolik,jo nje denim ekstrm dhe mizor si ai qe pesuan shume te tille

  17. Southal says:

    Nordal Po Si dullari jot rro akoma, APO e ke Harru ne fshat

  18. Southal says:

    Nordal Po Si dullari jot rro akoma, APO e ke Harru ne fshat

    Edi se di vete je ka Baba, ka vetem Valuta te huaj nicht n e hab.

    Berishes nuk i dihet fare thone ramxhici

  19. TaniT says:

    Tropoja dukeni ju bashkepunetoret e serbeve grekeve Gjermaneve edhe po te kishin qene japonezte prape do te bashkepunoni aq te ndyre dhe te pabese jeni saqe urreheni te shkoni ku te shkoni Roma nuk i paguan tradhtaret eshte nje shprehje ju spiunoni sepse e keni ne gjak fatkeqesia e Shqiperise jeni ju

    1. TaÇoKukaKamenVet says:

      O taniT po të kujtoj që: Tropja është i vetmi rreth në Shqipëri që gjatë luftës së dytë botërore nuk ka asnjë kolaboracionist,kuisling apo ballist.Ka krijuar çeten e dyte antifashiste ne Shqiperi(shih Fjalori Enciklopedik Shqiptar v1986)dhe komandanti i saj Ram Muja u kthye nga studimet në Austri.Në Tropoje vepronin batalionet RINIA dheBAJRAM CURRI,e më vonë Brigada25.Sa për serbet besoj e di se kush takohet naten meharta neper duar me Vuçiçin

      1. Theatre and Drama says:

        Tropoja,pavaresisht ndasive te sotme politike,ben pjese tek ajo krahine e lavdishme e Gjakoves Heroike,e cila ka prodhuar trima pafund dhe i ka qendruar ne krah gjithmone kombit shqiptar,dhe nuk e ka prere kurre ne bese,
        per kete Enver Hoxha kishte konsiderate..
        mos ngaterroni Markagjonet dhe mbeshtetesit e tij me Tropojen,Markagjonet luftuan per llogari te serbeve,ndersa Tropoja luftoi kunder serbeve per mbrojtur trojet shqiptare

        1. i relaksuar says:

          Tropoja ka qene komuniste dhe antifashiste!
          Pas ’90 tropojanet pesuan nje shpelarje truri ne menyre skandaloze dhe u dalldisen pas parase dhe pushtetit te Sali Shpellarit . Nje pjese e tyre u be pjese e bandes kriminale qe shkaterroi Shqiperine.

  20. PO , PO says:

    Nuk ka mundesi , qe ne te njejten kohe te jesh edhe “shqiptar i kulluar” edhe kuisling ne sherbim te nazifashizmit !
    Shkrimet tregojne per ato qe ka thene (fjalet) , arkivat tregojne ato qe ka bere , punen . Njeriut shikoji punen , jo gunen ! Ky i eshte permbajtur asaj thenies se priftit : Beni si them une e mos beni si bej une

    1. u dhime duke qesh says:

      Ka, si s’ka mundesi! Mund te jesh edhe kurve edhe e virgjer! Keshtu thote teoria e kolaboracionizmit 😀 😀 😀 😀

  21. TaÇoKukaKamenVet says:

    O taniT po të kujtoj që: Tropja është i vetmi rreth në Shqipëri që gjatë luftës së dytë botërore nuk ka asnjë kolaboracionist,kuisling apo ballist.Ka krijuar çeten e dyte antifashiste ne Shqiperi(shih Fjalori Enciklopedik Shqiptar v1986)dhe komandanti i saj Ram Muja u kthye nga studimet në Austri.Në Tropoje vepronin batalionet RINIA dheBAJRAM CURRI,e më vonë Brigada25.Sa për serbet besoj e di se kush takohet naten meharta neper duar me Vuçiçin

  22. Cfare s'na degojne veshet says:

    Keto komente te kujtojne kohen e Dulles. Ai, sa here do eleminonte dike, fillimisht mbante nje fjalim apo dilte ne popull, dhe fliste kunder armikut. Pas tij turmat nisnin e shanin dhe mallkonin te akuzuarin. Keshtu ndodhi me 1945 me deputetet. Me 1948, me Koci Xoxen e Nako Spiron. Vazhdoi me 1956, 1960 dhe1982. Kjo metode e pervetsuar nga injorantet e indoktrinuar, vazhdon. Sot ata kane gjetur nga nje celular dhe shajne e mallkojne ata po ata qe shante e mallkonte Dulla. Me te njejtin fjalor, me te njejtat akuza, me te njejten urrejtje, si bytheqiri gjirokastres.

    1. Vdekje fashisteve says:

      Ty bejne mire qe ta degjojne veshet, se neser pasneser do ta degjoje bytha ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *