Historia e panjohur: Kush është njeriu që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga Hasan Bello

Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime te jetonte dhe te vdiste ne Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete?

Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Keto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.

Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte rrespektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi. Gjithesesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.

Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.

Gjatë kësaj periudhe, në vitet 30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati qe kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve. Më përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit. A u dogjen aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlere, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq ne vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.

Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motres (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autore tjetër.

Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për tu bërë Mbret i Shqipërisë.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Historia e panjohur: Kush është njeriu që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë”

  1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    o Zot,cfare tjeter do te na shohen site!?
    rasati i sullton Hamitit,turkoshaku Xelol nje ”shqiptar”[sipas pacavuroshkrujtesit hason] 100 karat!!!!??

  2. aleanca per mbrojtjene tallashit says:

    Ky eshte materiali,ose lenda baze me te cilat fillojne perrallat.
    Pa dashur te paragjykoj Xhelalin,ore po paska qene mashtrues Ahmet Zogi!
    Po ai ishte munduar ti mbushte mendjen edhe gjyshit tim.
    Nuk ka mundesi,duhet pyetur Leku i nipi i Ahmetit.
    E po i paskemi rene ne qafe kote Zogit,paska qene shume zemergjere,i paska fale fronin Xhelalit,edhe ky me modesti paska refuzuar.
    Seriozisht:
    Ore zoteri,nuk ma lejon ndergjegjja te quaj gazetar,ku e mbeshtet ti kete teori?
    Cfare materiali mer per baze ,apo citon?
    Pak ma serioz,ju lutem

  3. Jimi says:

    Fate i keq i Shqiperise qe edhe pse 500 vjete nen sundimin e Anadollit, nuk mjaftuan, por edhe pas shpalljes se pavarsise, duhej qe t’na sillnin peshqesh edhe nje anadollak per mbret!? Deshem, apo nuk deshem ne, perseri nje anadollak na ra per hise’ qe ta kemi mbret te vetcpallur, i cili per aq kohe sa sundoi na e shpalli !

  4. the icelander says:

    ndonje dokument qe i qenka ofruar pozicioni xhelalit te rizait dhe e paska refuzuar, edhe mund te ndihmonte qe te bindej kjo dynjaja tjeter qe ka nevoje per fakte… perndryshe kjo qe lezuam ngelet thjesht nje gojedhene qe hasani do te na e ktheje ne thashethemin e rradhes.

  5. Cna duhen keto peralla me islaqener says:

    ….histori qe trgon sa poshte ra kombi shqiptar nga muslumanizmi.

  6. Beno says:

    Kete turkoshakun e propozuan “dumbabistet”, po kush i pyeste ata!
    Turqine nuk e vinin fare ne tavoline per te diskutuar me per Ballkanin dhe bene mire.
    Mjaft vuajti dhe po vuan Ballkani nga nderhyrjet e turqise.
    E mbajti te pushtuar shqiperine per 5 shekuj , nuk i lejoi as shkolla e as zhvillim dhe kur nuk e mbante dot me Ballkanin
    e coptoi shqiperine duke e lene ne meshiren e fatit (ne Konferencen e Berlinit as nuk leloi te njiheshin shqiptaret si komb sikurse u njohen
    kombet e tjera te ballkanit).
    E kishte mare ne dore perendimi ashtu si duhej.
    Ashtu si dhe sot.
    Sa me larg turqise aq me mire, ka ardhur koha ta harrojme sa me pare ëndërën e keqe. Ky eshte nderimi qe do ti benim
    Gjergj Kastriotit, atdheut dhe te gjithe brezave qe vuajten enderen e keqe.
    Zgjohuni!
    Tung.

  7. pirdh pirdh se clironec.... says:

    Historia njeh te pakten disa qindra vete qe thone se u eshte ofruar froni mbreteror i Shqiperise por ata ose e kan refuzuar ose e humben per nje qime. Kam edhe une nje shtatore te nje burri mbi kal me shpate ne sheshin kryesor te Tiranes… e shes 20 mij dollare. Te interesuarit te me kontaktojne me numer telefoni ose email. Vetem kesh ne dore, gjysma paradhenie.

  8. Post Lux says:

    Familje e madhe I dhane Shkodren malazezeve kelysha si Esati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *