REAGIMI/ Opozita: Rama po tenton të prishë marrëveshjen e 5 qershorit për të ndezur konfliktin, jemi ankuar tek Meta

13 Korrik 2020, 19:35Politika TEMA

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismen e opozitës parlamentare për hapjen e listave, ka reaguar opozita, që i ka vënë vetes emrin “Opozita e Bashkuar”.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, opozita dënon ‘tentativën e Edi Ramës për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore’, pasi sipas tyre ky vepdim po kryhet vetem per interesa te pushtetit personal te kryeministrit.

Sipas opozites, ky veprim i kryeministrit synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

4 komente në “REAGIMI/ Opozita: Rama po tenton të prishë marrëveshjen e 5 qershorit për të ndezur konfliktin, jemi ankuar tek Meta”

  1. Aleanca per mbrojtjene tallashit says:

    Na mbushet mendjen.
    Po pse shkoni deri te Likja,kur keni Monen aty afer?
    Epo kjo pune,mos i ngelet qejfi Mones?
    Se ajo ka koke te keqe,heq cizme direkt edhe shtrihet,nuk pyet shume ajo.
    Se i duhet krem per buzet qe i jane fryre ng botoksi.
    Seriozisht,mendoni se shqiptaret jjane kaq te trashe?
    Une nuk e di sa votues do votonin me ndergjegje Ramen,ju them ama me siguri absolute fyell si Lulushka vetem ata qe shpresojne ndonje thele.
    Kete njeri te duash ta maresh seriozisht nuk e mere dote.
    Ai ca thote tani,nuk thote pastaj,ose ndryshe flet ndryshe vepron.
    E pakta qe ai duhet te beje,eshte te prononcohet per ate qe ka kerkuar me Video per listat e hapura.
    Ka qe kur ka hyre ne poltike qe flet per transparence dhe pacipesisht kerkon lista te mbyllura.
    Kerkon te behet kryeminister dhe nuk paraqitet para gjykates,por shpeton me procedure.
    A ka te drejte morale nje genjeshtar patologjik te perfaqesoje opoziten shqiptare?
    I vetmi qe perfiton eshte Edi Rama,sepse cdo njeri qe ka nje llogjike te shendoshe,nuk do ta merte seriozisht kete karabushin.
    Duam apo sduam ne Rama eshte tani per tani me i miri,te kuptohemi,une jam per ate qe e gjithe kjo klase politike te kaloje ne siten e drejtesise,
    mirepo kete mund ta beje vetem nj gjenerate e re politikanesh,mos te na genjeje mendja qe keta do denojne vetveten

  2. Sazani says:

    Hahahaha e hihihi …bir selman i nenes ke te qaj me pare ….kj u beka sipas opozites ton ….e njemij enje te zezave ..me pak fjal shkerdhat.,..per pushtetin personal te rames ….asnje lidhje….dhe do ket revolt sipas ketyre kermave qe u mbeti preshi ne dor….te dalim ne te demostrojm per monen lulin saliun mediun etj etj etj….thurni endra kriminel hajdut ….e mori fera uraten tani…edhe ata pak qe genjeje ne tubim…..tani nuk te vjen asnje …se doli dobici ne shesh……ju nje rug kini o te fikur tretur lecka….BURGUN

  3. 001 says:

    Nje shkrim qe te kujton dhimbjen dhe tmerrin qe po kalon PD
    Pa koalicion ska lek ska deputet qyle vjen fundi PD
    Parti e mbushur me karakurva spiuna suflaqexhinj
    Me bardha lulqima salianja dhe mashtruesa
    Ta gezoj mandatin e trete tigri I PS arben ahmutaj

  4. Ce says:

    Na cate trapin , po cfare konflikti do ndeze. Apo doni pushtet ne tavoline, ka mbaruar ajo kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje