“Zotrinj Gjyqtarë, me faljen e jetës Patër Antonit, do t’i tregoni botës se, në këtë Shqipni të përvuejtun, nuk ka hakmarrje”: Mbrojtja e avokat Stringës në ’46-ën

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në 11 shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro Stringa, i cili që në atë kohë dhe më pas, nga kolegët e tij avokatë e jurist të njohur që ishin diplomuar në universitetet më të prestigjoze të Perëndimit, është cilësuar si një nga mbrojtjet më brilante që mund të jenë bërë në të gjithë gjyqet e vëndeve komuniste të Europës Lindore, ku u gjykuan dhe u dënuan të ashtuquajturit “kolaboracionistët dhe armiq e popullit”. E gjithë fjala e mbrojtjes së avokat Stringës, i cili pasi i bëri një “pasqyrë” të plotë të gjithë jetës dhe veprimtarisë fetare, atdhetare e politike të Patër Antonit, publikoi aty edhe disa deklarata dhe dëshmi që ai u’a kishte marrë disa emrave të njohur, si profesor Gabriel Meksit, Qirjako Haritos, Age Grudës, etj., të cilët hidhnin dritë mbi të kaluarën atdhetare e patriotike të Harapit, si dhe ndihmën e madhe që ai u kishte dhënë komunistëve në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit, duke nxjerrë nga burgu apo u falur jetën shumë prej tyre.

Nga Dashnor Kaloçi

(vijon nga dje)

Fjala e mbrojtjes e avokat Dr. Spiro Stringës, në gjyqin ndaj Padër Anton Harapit

Ishte nji kaos. Kombi mbeti pa drejtuesa, okupata ushtarake gjermane, në plot-kuptimin e fjalës, i vërtitej atdheut, i cili atëhere mbeti si nji anije mes oqeanit pa busull. U ba çka ishte e mundun, u shpëtue çka mund të shpëtohesh, duke ekspozue vehten e tyne ata që morën frenat e Shtetit në dorë. Në këto kohë të kritikshëme, Patër Anton Harapi, s’ka qenë bashkpuntor dhe as iniciator i krijimit të Komitetit Ekzekutiv, t’ashtu-quajturës Asamble Kombtare. Nga gjithë rrjedhimi i tashëm, dhe nga ay i Gjyqit Special, nuk ka dalë në shesh që Patër Anton Harapi të ketë gisht në krijimin e Komitetit Ekzekutiv.

As ndonjë lëvizje, as ndonji fjalë nuk ban Patër Anton Harapi në këtë drejtim. Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, nuk asht politikan, asht vetëm nji letrar, nji idealist, dhe jo gja tjetër.

Patër Anton Harapi nuk andërron me u ba regjent, nuk përfiton nga rasti që i nipesh me qenë në krye të piramidës Shtetnore, por beson tek e kaluara e të pandehunit tjetër Lef Nosit, dhe i përgjigjet se do t’ishte gati me pranue me qenë Antar’i Regjencës, në rast se lejohesh simbas dogmave kanonike nga Vatikani.

Ky kusht, nuk duhet të randojë pozitën e Patër Anton Harapit, sepse tue ba pjesë ky në nji Institucion Fetar, duhesh të respektonte rregullat përkatëse, dhe aq ma pak duhet të, randojë Patër Anton Harapin, mënyra e ardhjes së lejes nga Vatikani, sepse nuk zhvillon problemin juridik, për të cilin akuzohet i pandehuni.

Pse hyri Harapi në Regjencë?

Ja, më datën 13 Janar 1944, Patër Anton Harapi, gjindet si Antar i Regjencës, në krye të Shtetit. Nga pikpamja ligjore, veprimtaria e tij fillon që nga kjo datë, sepse simbas së Drejtës pozitive, asnji nëpunës nuk mund të fillojë nga kryemja e detyrës, para betimit. Në këtë kohë, operacioni i dimnit ishte mbarue po-thuej krejtësisht; pra duhet konsiderue se Patër Anton Harapi nuk asht përgjegjës për dhanien e urdhnit të ma-parshëm për operacionet.

Patër Anton Harapi ngarkohet me nji përgjegjsi të randë, dhe nuk din se sa i zorshëm asht drejtimi i Shtetit, i cili kërkon zgjuarsi, lealitet dhe shokë të mirë në bashkpunim. Patër Anton Harapi, hyni në kurth dhe s’e kuptojë dot. Patër Anton Harapi asht mësue me qenë i sinqertë, por nuk din se në politikë nuk asht ashtu siç e mejton ay, dhe se kjo nuk i përshtatet lealitetit të tij. Tek Patër Anton Harapi mungon qëllimi i keq i hyrjes së tij në Regjencë; dhe në landën ndëshkimore, loz rrol shumë qëllimi i mirë, mbasi ky nuk asht i ndëshkueshëm. I vërsulen Patër Anton Harapit, Zotrinj Gjyqtarë, bashkpunimet me terroristat e masakrave të 4 dhe 27 Shkurtit.

A mund të thuhet Zotrinj Gjyqtarë se Patër Anton Harapi i ka dashtë këto dy data të shëmtuara të historis Shqipëtare? Patër Anton Harapi nuk asht bishë e egër, nuk ka instikte shtazore, e ngre zërin atje ku duhet, tmerrohet kur merr vesht ngjarjet e hidhura të datave fatale, por mjerisht zëri i tij asht ‘vox elementis in desorto’.

Pra nuk mund të ngarkohet për këto krime të rënda Patër Anton Harapi, që janë prodhime t’instiktit kriminal t’atyneve që lyen duart me gjak Shqiptari, t’atyneve që, për egoizma personale, për me shti ndër thonj gjithë fuqinat shtetnore, banë të derdhet gjaku i kuq vllazror në këtë Tiranë martire, e cila, ma tepër nga vendet e tjera, ndigjoj grushtin e fortë të reaksionit që kërkonte me çdo kusht me shtyp çdo manifestim të liris.

Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, tmerrohet për datat fatale që u përmendën ma nalt, fakt ky që del nga deklarata që ka lëshue z. Profesor Gabriel Meksi, i cili midis të tjerave përmend: “Patër, ç’janë këto që thua, t’ikim edhe unë e Lefi, edhe koka t’ande s’asht e sigurtë”. Hyri, pa dashje në nji pellg, Patër Anton Harapi, dhe vërtitet me dalë por s’asht e mundun. Kërkon, me sa asht e mundun, që degjenerimi mos të shtohet, që vuejtjet e cilitdo të pakësohen, që lëngimi të bahet ma i lehtë, të zbusi bishat e egra të Nazismit, të cilët, t’etuem për gjak, s’dinin çka të banin dhe u vërsulnin në nji mënyrë shtazarake kundra popullit fisnik Shqiptar. Patër Anton Harapi, përpiqet me sa i shkon nga dora, me qenë i afërt pranë kuejtdo; derdh lot të sinqertë, dhe nuk asht nji konvencionalizëm ipokrit, por asht tragjedia e madhe që zhvillohet në shpirtin e tij, kur shef gjendjen e mjerueshme të Shqipnis.

Që Patër Anton Harapi ka qenë në mirë-besim kur hyri në Regjencë, e thekson dhe z. Qiriako Harito në deklaratën që bashk-paraqes. Ka kundërshtue me sa ka qenë e mundun inflacionin, por rrethanat pruen nji zmadhim të qarkullimit të monedhës, për arsye se gjermanët, mbasi grabitën fr.shq.120 miljon nga Banka d’Italia, i sollën këtu duke dashur t’i mbajnë vetë, por mandej ia dorzuen Qeveris s’atëhershëme, me konditë që kurdoherë të donin, t’i mirrnin, mbasi konsideroheshin si plaçkë lufte, duke promovue vuemjen në qarkullim të markut gjerman të luftës, që do t’ishte katastrofale për ekonominë e vendit.

Me sa mbajë mend unë, ka rezultue fakti i pa-kontestueshëm se me të vërtetë nji pjesë e molos së Durrsit, u prish nga gjermanët, por se ky veprim asht krye pa dijeninë e qeveris Shqiptare, siç rezultonte nga nji shkresë që Ministrija e Jashtme i drejtonte Gjyqit Special. Mbasi Patër Anton Harapi ka tregue rastin kur ai u fotografue me Gjeneralin gjerman, dhe deri sa nuk përgënjeshtrohet kjo pikë, duhet t’i besohet, mbasi asht aksion me shkue në favor të të pandehunit, sidomos kur akuza asht e randë dhe e tmerrshme. Patër Anton Harapi, nuk figuron të jetë antar i Ballit, Legalitetit, ose i Indipendentes, dhe këtë fakt e vërteton edhe letra dërgue Javer Hurshidit. Çdo provë që afrohet në Gjyq, duhet të mirret në tanësinë e sajë, dhe jo të përciptë, duhet t’i referohet kohës, mse përndryshe e humbet kuptimin.

Fjalë përgëzimi që i pandehuni Patër Anton Harapi i bante Javer Hurshidit, i përgjigjen realitetit, sepse asht fakt i pankontestueshëm se Eqerem Telhaj, i dërguem si Prefekt në Shkodër, nuk qe i zoti me ndal veprimet arbitrare të Gjon Marka Gjonit. Që Patër Anton Harapi nuk ka shkue mirë me Gjon Marka Gjonin, vërtetohet me letrat që Gjon Marka Gjoni i ka dërgue Patër Palit, në të cilat përshkruhet se sa kundërshtime ekzistojn midis Patër Anton Harapit dhe Gjon Marka Gjonit: shifet haptazi se Patër Antoni nuk dishron të hyej në qerren e Gjon Marka Gjonit.

Në letrën e Javer Hurshidit, Patër Anton Harapi thekson se nuk asht i asnji partije, por vetëm dishron bashkimin e të gjithë Shqiptarëve. Nga deklarata e të pandehunit, Maliq Bushati, rezulton kjartësisht se organizuesi dhe themelonjësi i Besëlidhjes së Shkodrës, nuk ka qenë Pëtër Anton Harapi, por se vetëm kur kjo ka qenë e shpërndame dhe pa dobi, ka pas kërkue përkrahjen e qeveris, kësodore vepra e patër Anton Harapit është nul në këtë drejtim.

Patër Anton Harapi akuzohet se ka ba propagandë në Dukagjin dhe se në çdo mënyrë ka ndalue popullsinë e kësaj krahine me përkrah Lëvizjen Nac-Çlirimtare. Këtë fakt e ka mohue kategorikisht i pandehuni, dhe Juve Zotërinj Gjyqtarë, lehtesisht mund t’a sindakoni veprimtarinë e Patër Anton Harapit, duke pyetun Asamblistin e kësaj krahine, Zotin Kol Prela, i cili ka me ju përshgkrue se si kanë qindrue faktet, ashtu siç thotë akuza, apo siç pretendon ai.

Patër Anton Harapi, siç theksova ma nalt, ban ç’ka asht e mundun, shpëton sa mundet simpahtizantët e Lëvizjes, pa marrë parasysh, besim, krahinë, ideologji, por vetëm e vetëm për me shpëtue Shqiptarët. Shpëton Ejëll Matinë nga pushkatimi. Shpëton tre vajzat e Angjelin Lukës: Prof. Anton Mazrrekun, Injac Ndojën, Besim Vladin, përpiqet për të ndierin, Harito Hariton, shpëton djalin e zonjës së Lik Osmanit, dhe asht për t’u shënue sidomos ma tepër deklarata e Age Gjon Grudës, e cila tekstualisht thekson: “Më datën 19 qershor 1943, në Tuz, ishin bashkue të gjithë burrat e Malsisë së Madhe të Shkodrës, simbas thirrjes së Dod Nikollës e Kol Bib Mirakajt. Qëllimi ishte me shkue në Milici dhe Gjindarmë burrat e Malsisë dhe me i nisë për në Shqipninë e Jugut, kundra Lëvizjes Nac-Çlirimtare. Tue pas fol shumica në favor, ndërhyra dhe vetë unë në atë çashtje, dhe me fjalët e mija e vura në beh popullin që të hapte sytë dhe të mos dërgonte Milicë e Gjindarmë, dhe populli u revolute kundra dërgimit të Milicve, pse ishte një vëlla-vrasje. Edhe mbas kësaj ngjarje, unë qesh kap dhe prue në burgun e  Shkodrës. Major Dod Nikolla dhe Mato Murati me shokë, kërkuan djegien t’ime me benzinë, për të dhënë shembull barbar kundra kujtdo që guxonte t’u sabotonte punën. Familja jeme atëhere shkoj te Patër Anton Harapi dhe ay ndërmjetësoj dhe më shpëtoj nga prej vdekjes, shkurtoj ditët e mija në burg, përgatiti lirimin t’em, dhe nga ky ndërmjetësim u lirue nga burgu edhe vëllau im, i cili kish kenë kap bashkë me mua”.

At Anton Harapi ka shpëtuar shumë njerëz nga vdekja

Njikohësisht për hir të së vërtetës, deklaroj se Patër Anton Harapi, asht ay që këshilloi Malsorët e Hotit, të Grudës dhe të Tuzit që të hapshin sytë dhe të mos gaboheshin as vetë as të shtytun prej kuejtdo me u keqsue me asnji Parti, dhe me kalue kufinin për t’u ngatrrue me Partizanët Malazez. Shpëton Patër Anton Harapi, Patër Marin Prelaj, Famullitar, Kryetar’i Këshillit, Pal Markun, Sekretar’i Këshillit; Nikoll Bardhin, Marka Gjinin, Gjergji Palin, Nikolla Pasha-n, Pjetër Nikolla; Nikolla Shorretin, Maria Gjinin, Pal Hila e Anton Magjolinin, të ramë në duertë e gjermanëve, nga vdekja e sigurt, siç theksohet nga dishmija e lëshueme nga Kryesija e Këshillit Nac. Çl. të katundit Laç.

Edhe vetë dishmitarët e akuzës pranuen se kur Ndue Pali doli në mal, relatat midis Ballit Kombtar dhe Lëvizjes nuk ishin të prishuna, por këtu duhet theksue se Ndue Pali nuk del me ndonji flamur partije, por vetëm si Shqiptar për me ba aksione kundra italianve, kësodore Patër Anton Harapi nuk mund të jetë përgjegjës për veprimtarinë e ma-vonëshme të zhvillueme prej Ndue Palit.

Patër Anton Harpai, Zotrinj Gjyqtarë, asht gati të marri përsipër përgjegjësinat, ashtu siç e ka theksue dhe vetë, por se ndëshkimi duhet të jetë korispondues me fajin që ka ba drejtë për së drejti Patër Anton Harapi, dhe që mund t’i ngarkohen personalisht, duke marr parasysh të kaluemen e tij të kulluar dhe të mirat që ka ba gjatë okupacionit.

Zotrinj Gjyqtarë, kundra Patër Anton Harapit nuk duhet të buçasi zeri ‘vae victis’, për arsye se do të gjindemi përpara rektrovis së historis, d.m.th, do të jemi katër shekuj përpara Krishtit, përpara shprehjes së Bennos, me fjalë të tjera, me u kthye mprapa në kohën e errsirës, kurse koha e sotëshme ka orizonte, pamje vllaznimi jo vetëm midis banorve të nji Kombi, por edhe midis popujve në përgjithsi. Patër Anton Harapi, s’ka pasë humbur kurr ndjenjat Shqiptare, edhe në buferën infernale gjatë okupacionit nazist, nuk qe i zhveshun nga çdo nxitje fisnike për të mirën e përgjithëshme, fakt që vërtetohet se Regjencën e ka pranuar me kush që të mos nënshkruej asnji akt dënimi me vdekje.

Zotrinj Gjyqtarë, Aqili, ngadhnjimtarë mbi Ektorin, përpara fytyrës së hieshme të plakut Priamo, zbutet dhe respekton pleqërinë e itj, dhe i dorzon djalin e adhuruemun të mbetun fator në fushën e Betejës; edhe Juve, Zotrinj Gjyqtarë, të rritur me ndjenja njerzore, me edukacion familjar të shëndoshtë, respektoni tek Patër Anton Harapi të kaluemen e tij, pleqërinë e tij, dhe faleni, sepse ‘humanum est errare’.

Më lejoni që në këtë orë unë t’i drejtohem Patër Anton Harapit, në praninë t’Uaj Zotrinj Gjyqtarë, bijë të dejt të këtij populli që do të vendosni mbi jetën dhe nderin e tij:

Patër! Gjyqtarët ndigjuan gjith’ç’ka, dhe kanë me të falun jetën, për të vetmen arsye se je Shqiptar i kulluar dhe sepse shpata e Drejtësisë bie randë vetëm mbi ata që kanë lyer me të vërtetë duert me gjak, dhe jo mbi njerz të gabuemun, dhe kej besim, Patër në Drejtësinë shembëllore të Popullit Shqiptar, dhe pra ky, me anën t’Uaj, Zotrinj Gjyqtarë, me vendimin që do të shqyptoni për faljen e jetës së të pandehunit, do t’i tregojë botës an’ e mb’anë se këtu, në këtë Shqipni të përvuejtun, nuk ka hak-marrje, por vetëm: Drejtësi Njerzore.

Tiranë, më 11/2/1946          

Mbrojtësi

Av. Dr. Spiro Stringa

Kush ishte avokat Dr. Spiro Stringa?

Spiro Stringa lindi në qytetin e Vlorës më 16 korrik të vitit 1902 dhe babai i tij, Jani Stringa, kishte mbaruar studimet e larta në Greqi dhe pas diplomimit atje, u kthye në Shqipëri ku punoi për shumë kohë në fushën e arsimit. Që nga fillimi i shekullit të kaluar, krahas punës së tij në arsim, Jani Stringa u muar edhe me veprimtari atdhetare dhe në 28 nëntorin e vitit 1912 kur u shpall pavarsia e Shqipërisë në Vlorë, ai ishte një nga firmëtarët e atij akti, krahas Ismail Qemalit e delegatëve të tjerë. Pas mbarimit të shkollës fillore në qytetin e Vlorës, Spiro Stringa vazhdoi më tej gjimnazin klasik në qytetin Trento të Italisë, ku mbaroi me rezultate të larta dhe fitoi një të drejtë studimi për të vazhduar më tej studimet në degën e Jurisprudencës pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Romës. Pas katër vjet studimesh, më 1929-ën, Spiro Stringa i përfundoi shkëlqyeshëm ato, duke marrë dhe gradën shkencore Doktor në Jurisprudencë. Pas diplomimit në Romë, aty nga vjeshta e vitit 1929, Spiro u kthye në Shqipëri dhe sipas një porosie të bashkëstudentëve të tij shqiptarë që studjonin në Itali, ai në emër të tyre mbajti një fjalë përshëndetëse mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë, në ditën e përvjetorit të vrasjes së tij. Edhe pas mbarimit të studimeve dhe diplomimit në fakultetin Juridik, Spiro Stringa nuk i ndërpreu studimet, por vazhdoi që të ishte në kontakt me literaturën bashkohore dhe enciklopeditë e shumta italiane, franceze etj., të cilat e ndihmuan shumë në përgatitjen e tij profesionale.

Konflikti avokat Stringës me Lalë Krosin

Në fillimin e viteve ‘30-të, Mbreti Zog e emëroi Spiro Stringën si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Asokohe Spiro u bë tepër i njohur si gjyqtar dhe bëri një emër të mirë si jurist i përgatitur dhe i pakopromentuar. Emri i tij u bë akoma dhe më i njohur pas një gjyqi të zhvilluar në Tiranë nën drejtimin e tij, kur gjatë seancës gjyqësore, atij i erdhi një letër nga Abdurrahman Krosi, ose siç njihej ndryshe, Lalë Krosi, që ishte një nga njerzit që kishte influencën më të madhe pranë Mbretit Zog. Në atë letër, Lalë Krosi e porosiste dhe i sugjeronte avokat Spiro Stringës, që ai të mbante anën e mikut të tij në atë gjyq. Avokat Stringa, pasi e lexoi atë letër në mes të gjyqit, e grisi në mënyrë demonstrative, duke deklaruar në sallën e gjyqit: “Unë gjykoj me drejtësi dhe në favor të atij që i takon”. Kjo gjë i kushtoi Stringës transferimin si gjyqtar në qytetin jugor të Gjirokastrës, e cila i erdhi pas ndërhyrjes direkte të Lalë Krosit. Para këtij transferimi, me gjithë ndërhyrjet e shumta dhe sygjerimet që i bënë kolegët e tij që t’i kërkonte të falur Lalë Krosit, ai nuk e bëri atë gjë, por pranoi transferimin për në Gjirokastër, ku punoi për dy vjet. Pas dy vjetëve punë si gjyqtar në Gjirokastër, avokat Spiro Stringa u kthye në Tiranë dhe filloi punë në profesionin e tij si avokat, ku shumë shpejt u bë tepër i njohur për shkak të ndërshmërisë së tij dhe si njeri që nuk kompromentohej kurrë me gjyqtarët në dëmë të klientëve. Asokohe emri i avokat Spiro Stringës përmendej shpesh krahas avokatëve të tjerë kolegë të tij, si: Baltazar Benusi, Suat Asllani, Totozani, Sejdini, Kol Dhimitri, Bidoshi etj., me të cilët ai kishte mardhënie mjaft të mira. Avokat Stringa kujtohet nga bashkëkohësit e tij si njeri që nuk merrte kurrë përsipër çështje juridike të cilat nuk kishin asnjë hapësirë ligjore për t’u fituar nga klienti, gjë e cila i siguroi atij një emër mjaft të mirë dhe ai ishte mjaft kërkuar nga të gjithë avokatët e tjerë, si dhe në organet gjyqësore të asaj kohe.

Avokat i ish-ministrave në Gjyqin Special

Si gjatë periudhës së Monarkisë Zogut ashtu dhe gjatë viteve të pushtimit fashist të Shqipërisë, Spiro Stringa nuk u përzie asnjëherë në asnjë formacion politik që u krijuan asokohe, por qëndroi kurdoherë në profesionin e tij të avokatit. Edhe pas mbarimit të Luftës, Spiro Stringa refuzoi që të merrte një post në organet e larta të Drejtësisë, duke e quajtur atë gjë si të papajtueshëm dhe të papërshtatshëm me karakterin e tij. Vëmëndja e Spiros asokohe ishte e përqëndruar tek profesioni i tij, ku ai në marsin e vitit 1945, në Gjyqin Special, mori përsipër mbrojtjen e pesë ish funksionarëve të lartë që gjykoheshin në atë gjyq, si: ish-kryeministrin Koço Kota, ministrat Zef Shiroka e Sokrat Dodbiba si dhe ushtarakun e lartë, kolonel Sulejman Vuçiterni. Në mbrojtjen që i’u bëri atyre në atë gjyq, midis të tjerash Avokat Stringa shprehej: “Zotnij gjyqtar, du me me ju kujtue se barra e randë që na asht ngarkue, si kundrejt atdheut ashtu dhe kundrejt të pandehunve, si dhe kundrejt ndërgjegjjes s’onë, si profesionista të lirë që jemi, si misionarë në ushtrimin e profesionit t’onë, dhe jo si mund të mejtojë dikush. Neve e pranuem këtë barrë se kemi bindjen e plotë në ndershmëninë dhe pa-anësinë t’Uej zotërinj gjyqtarë, si luftëtarë të ndershëm dhe leal që jeni”.

Më tej në mbrojtjen e tij Avokat Stringa, pasi me fakte të pakundërshtueshme hidhte dritë në pafajësinë e klientëve të tij, në mbyllje të fjalës së tij, shprehej: “Zotërinj gjyqtarë. Qeverija Demokratike në mënyrë solemne, me anë të Kryetarit të saj, më dt. 28 nëntor 1944, proklamonte një amnisti të përgjithshme, përveç rasteve të vrasjes, djegjes, çnderimeve etj., duke dashur që të përmbledh të gjithë popullin në gjithëbllok të vetëm, duke ju dhanë dorën të gjithëve si bijt e një vendi. Nga të përfaqsuemit e mij, asnjeni prej tune s’ka lyem duert me gjak në dam të popullit, dhe për kosekuencë duhet të përfitojë nga amistia. Zotërinj gjyqtarë, ashtë një utopi ç’ka përshkrova ma nalt? Atëhere të më jesi mua kënaqësia që të kem andërrue dhe rujtur shpirtënisht në një gjendje të tillë. Në rast se është realitet, Zotërinj Gjyqtarë, juve në veprim e sipër, për me dhanë pafajësi. Leon Tolstoi, plaku veteran dhe i hijshëm, i cili, midis popullsisë sllave, predikoj njerzi dhe vllazërim, i mohon njeriut të drejtën me gjykue, sepse Drejtësia ashtë etje e Botës, por se Pushteti i Perëndisë. Unë nuk u them këtë: Perëndia e të pa-fajshëmve t’u ndriçojë dhe vendimi që keni me dhanë të jetë konform me Drejtësinë dhe me ekuitetin, dhe kur të ktheheni në shtëpi me gëzue qetësinë shtëpiake familjare, ose duke mejtue mbi veprimin tuej, ndërgjegjia e Juej të jetë e qetë, për mos me pa në gjumë hijen e të pafajëshmit, duke u shtimun tmerr, ashtu siç shtinte tmerr hija e Makbethit”.

Arrestimi i Dr. Stringës, pasi mbrojti Padër Anton Harapin

Pas mbrojtjes në Gjyqin Special të pesë klientëve të tij, ish-ministra në kohën e Monarkisë, një nga gjyqet që i dha më tepër famë avokat Spiro Stringës, ishte mbrojtja që ai i bëri klerikut dhe politikanit të njohur, regjentit Patër Anton Harapi në vitin 1946. Avokat Stringa u mundua me të gjitha mundësitë që i jepte ligji që ta shpëtonte Padër Anton Harapin nga akuzat e pabaza që ishin ngritur në adresë të tij, duke i bërë një mbrojtje që asokohe nga kolegët e tij u quajt një gjë e rrallë. Kjo gjë ishte dhe një nga arsyet që regjimi komunist në fuqi, deshi të hakmerrej ndaj tij. Kështu në dhjetorin e vitit 1952, Sigurimi i Shtetit e arrestoi avokat Stringën, duke e mbajtur të izoluar tek “Selvija” për më shumë se gjashtë muaj. Familja e tij vetëm pas dhjetë ditësh e mësoi të vërtetën se ku gjendej ai, falë dashamirësisë së një miku të familjes, i quajtur Nasho Bala. Gjatë atyre gjashtë muajve në hetuesi, avokat Spiro Stringa akuzohej si “agjent i anglo-amerikanëve dhe ndërlidhës i tyre me Abaz Kupin, në tentativë për përmbysjen e Pushtetit Popullor”. Këto akuza ndaj Stringës, ishin të gjithë të pabaza dhe absurde, pasi ai asnjëherë nuk ishte përzier në problemet e politikës dhe bëhej për më tepër si presion ndaj tij, për të mos marrë në mbrojtje kundërshtarët e regjimit në fuqi. Arrestimi dhe akuzat ndaj tij, nuk ishin gjë tjetër veçse një hakmarrje e pushtetit komunist që erdhi në fuqi, për mbrojtjen që ai u kishte bërë të akuzuarëve si “kriminelë lufte”, Koço Kotës, Sokrat Dodbibës, Zef Shirokës, Sulejman Vuçiternës dhe Patër Anton Harapit. Pas gjashtë muajsh qëndrimi në izolim në qelitë tek “Selvija”, duke parë se ndaj Stringës nuk kishte asnjë fakt që ta implikonte atë si agjent të anglo-amerikanëve dhe bashkpunëtor të Abaz Kupit, Sigurimi i Shtetit, për të mos i dhënë pafajësinë për ato muaj që kishte qëndruar i arrestuar, e akuzoi në një mënyrë tepër qesharake, për marrjen e një honorari të një të moshuare nga Vora. Por as dhe kjo akuzë e shpikur ndaj Stringës nuk u vërtetua dot dhe në gjyqin e tij të zhvilluar në qershorin e vitit 1953, Kryetari i trupit gjykues, Veli Budo, e nxorri atë të pafajshëm, duke e lirur në sallën e gjyqit. Ndonëse avokat Stringa u lirua dhe doli i pafajshëm nga akuzat e ngritura, ai e kishte të qartë qëndrimin që pushteti komunist po mbante ndaj tij me anë të sinjaleve mjaft të qarta që po i bëheshin. Edhe pas goditjes që pësoi, avokat Stringa nuk u tërhoq nga profesioni i tij, por vazhdoi të punoi si avokat deri në vitin 1966, kur Enver Hoxha suprimoi Ministrinë e Drejtësisë dhe vetë avokatinë shqiptare, duke e quajtur atë të panevojshme, pasi sipas tij, “drejtësinë në Shqipëri e mbronte vetë Partia e Punës që udhëhiqte gjithë jetën e vendit”. Avokat Dr. Spiro Stringa ndërroi jetë në nëntor të vitit 1973, duke e lënë familjen e tij pa asnjë lloj prone e pasurie, gjë e cila dëshmonte mësëmiri dhe ndershmërinë e karakterin e tij si një idealist i kulluar.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Zotrinj Gjyqtarë, me faljen e jetës Patër Antonit, do t’i tregoni botës se, në këtë Shqipni të përvuejtun, nuk ka hakmarrje”: Mbrojtja e avokat Stringës në ’46-ën”

  1. kasapi says:

    Boll me keto mashtime zoti Baze, te tan e kane pas dit se ma shume se gjysma e prifterive katolik jane marr me politik dhe kan ba veprime kriminale kundra pushtetit te komunistave.
    Zoti Baze, je i lutun qe mos me botue ma shkrime te ketij mashtruesi me emnin D. Kaloci, pasi askush nuk po ka interes me i lexue.
    Sa per kujtes edhe ne ditet e sotme shume kardinal katolik jane marr me pedofili.

    1. Kulla says:

      Kasap kooperativist sovjetik, mjeran, injorant. Po priftat serbe kane te drejte per politike e krime?
      Çdokush qe luftonte sllavo-komunistet shqipfoles atehere, dhe sot, eshte shqiptar i vertete dhe kryen detyre kombtare.

      1. Vdekje fashisteve says:

        Kulla ti je shqiptar aq sa jot’eme eshte e virgjer!
        HALABAK, INJORANT ORDINER!

  2. Sandokani says:

    Se ne kemi falur , Prandaj ka 30 vjet qe pjellet e ktyre kolaboracionisteve dhe armiqve e llumi i kti vendi i jan kthyer historis nga e para , per te ndrequr mutin e katranosur nga te paret e tyre tradhtar dhe kundershtar te kti kombi , se kan falur dhe jan treguar njerezor kto 30 vjet familjet e deshmorve te atdheut dhe patrioteve te kti vendi , kan parfituar pasardhesit e kolaboracionisteve dhe tradhtarve te dikurshem dhe kerkojn qe njerezit e tyre nga tradhtar bastard pa moral ti kthejn ne heronj sot , dhe po shkelin dhe perdhosin gjakun e bijve me te mir te kti kombi qe kan dhen jeten per lirin e kti vendi nga pushtusi nazifashist dhe bashkepuntoret e vet qe kan qen te paret e ktyre qe ka 30 vjet qe nuk i mbyllet goja duke mashtruar me te verteten , hajt se kombi nuk ka goj te na nxieri te pa larat mendojn dhe po ja fusim kombit per se dyti duke mashtruar, mendojn kjo seri njerzish dhe vazhdojn hedhin balt mbi te verteten kta pisa pa moral , kta kundershtar te perjetshem te kombit vet qe nuk meritojn atdhe , jo gjerat duhet te ndahen , deshmoret e liris se kti vendi dhe patriotet te zen vendin e tyre ne historin komtare si patriot dhe atdhedashes , kurse tradhtaret nga koha skenderbeut deri sot bashkepuntoret e pushtusve te kti vendi ish dhe agjentet qe punojn ne interes te te huajve kunder interesit komtar te zen vend ne altarin e turpit pergjithmon , dhe te ter pasardhesit e tyre te pranojn bemat e te parve te vet ashtu siç kan qen e mos e ngacmojn me kte diskutim kurr , vetem athere do shkojm perpara , se ka 30vjet qe llumi i tradhtarve maskarenjve pisave te kti kombi sherbetorve dhe lakejve te pushtusit kan mar revansh dhe kujtojn se erdhi koha antishqiptarve dhe tradhtarve , jo nuk esht e vertet , sot e keni patur shansin me saliun dhe Ed ramen kryetarin e partis fashiste te shqyeni gojen po nuk do jet keshtu pergjithmon , se ish patriotet jan me shumic ne kte vend toleranca ktyre ka sjell llumin ne pushtet , ne humbem shum nga falja kemi 30 vjet qe humbasim duhet te ndalojm nje dit me faljen se esht ber banale , nuk duhet te ndihemi ne fajtor se PPSHja pushkatoj me gjyq tradhtaret dhe futi ne burg maskarenjt e kti vendi , hapni letrat te shikoni qe nuk esht denuar kerkush kot , kush ka vrar ne at koh esht vrar me gjyq , kush ka shkelur ligjin shkoi ne burg si ne xhdo vend te botes , sot ne per pendesen kunder ish politikes se ndjekur e nderruam vet sistemin , ne vet pasardhesit e tyre , se kta qe lefin si qent sot ne kohen e ndryshimit rrinin neper vrima se e kishin lepurin ne bark sa nje luan , pra ne korigjuam dicka nga e kaluara jon , po kta pisat pasrdhesit e kolaboracionisteve dhe tradhtarve nuk korigjohen kurr , sado qe nuk kan goj as te drejt edhe te flasin , mjaft , pjesa patriote duhet ti tregoj maskarenjve vendin e vet kur ata nuk e pranojn te kaluaren e tyre te piset vetem keshtu do shkojm petpara.

    1. Kola says:

      Po “çlirimtaret” pushtues sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      1. Tanguli says:

        Kola paloqja, shko meso nja dy fjale te reja se te ka ngel goja te shprehjet steriotipe te injoranteve dhe halabakeve!
        Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve.
        Zgjidh e merr se ku ben pjese o qenie inferiore!

  3. Niku says:

    Ceshtja eshte shume e thjeshte. Nuk ka fare nevoje te shihet e shkuara patriotike. Shohin te tashmen (be ate kohe). A ka bashkepunuar me fashistet dhe nazistet? Po, edhe mbeshtetesit e tij e pranojne qe ka bashkepunuar. Ne gjithe Evropen ka ndodhur ewas njejta gje, bashkepunetoret jane ekzekutuar pas luftes. Shume e thjeshte, gjithe te tjerat jane furca.

  4. Angjelin Luka says:

    Fakte rrenqethese! Mbrojte perfekte!
    Respekt per Av. Stringen, respekt per z. D. Kaloçi, qe na kujton kush ishin ato qe drejtuan Shqiperine per 50 vjet!!!
    E keqja nuk ka mbaruar! Ato jane perseri ne pushtet!!!
    Kur shikon keto komente trishtohesh dhe kupton qe injoranca e ka kaplluar ate vend.
    Jemi ne nje proçes civilizimi te shoqerise qe do zgjase dekada!
    Pasojat e diktaturave kudo ku kane qene, jane te pallogaritshme.
    Le te shpresojme se mbas disa brezash, nuk do kemi te tilla komente si fillim, pastaj te shpresojme per nje Shqiperi me te mire…

    1. VFLP says:

      Civilizi yt eshte hedhur ne koshin e plerave o IDIOT! Halabake si puna jote nuk kane as te drejten morale te flasin per “civilizim” o felliqesire fashiste.
      Kolaboracionistet e fashizmit moren ate qe merituan. Kush e kruan bythen sot do ti djege neser …

  5. Los Angeles says:

    Anxhelin o kodosh, sa te qut e paske pas prapanicen bre anxhelin.

    Po ca Mutin deshi ai pederi egjiptian ne qeveri?
    Cdo nje peder qe merret me politike?
    Kush qe ai, kardinal Richelieu?

    Cudi dhe peder katolik dhe nga Egjypti, byth zi dmth.

    Diktature ke tashti ti, apo Ska gjo se ke xu noj truall ti anxhelin.

    Uroj te te zere virusi e TA shikosh ate te sat ëme e ti lutesh atij zotit katolik APO muslyman APO alevit e judist te mos kishe Dale kurre prej anej.

    Do ti shikosh spitalet e ndertum ne kohen e Enverit, Po arrite deri ne Spital.

    Hajde luk luk anxhelin babashta Virus ishhalla!

    Ate mut Stringen e kisha plas ne biruc se mbroka me me shume bindje nje peder fashisti-nazist.
    Megjithese av. mbrojne parane dhe vrasesin e babes dhe perdhunusin e nanes do tA mbronte ai av.

  6. Los Angeles says:

    Anxhelin o kodosh, sa te qut e paske pas prapanicen bre anxhelin.

    Po ca Mutin deshi ai pederi egjiptian ne qeveri?
    Cdo nje peder qe merret me politike?
    Kush qe ai, kardinal Richelieu?

    Cudi dhe peder katolik dhe nga Egjypti, byth zi dmth.

    Diktature ke tashti ti, apo Ska gjo se ke xu noj truall ti anxhelin.

    Uroj te te zere virusi e TA shikosh ate te sat ëme e ti lutesh atij zotit katolik APO muslyman APO alevit e judist te mos kishe Dale kurre prej anej.

    Do ti shikosh spitalet e ndertum ne kohen e Enverit, Po arrite deri ne Spital.

    Hajde luk luk anxhelin babashta Virus ishhalla!

    Ate mut Stringen e kisha plas ne biruc se mbroka me me shume bindje nje peder fashisti-nazist.
    Megjithese av. mbrojne parane dhe vrasesin e babes dhe perdhunusin e nanes do tA mbronte ai av.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *