Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese 

14 Korrik 2020, 18:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes zëdhënësit, presidenti Meta i quan ta paligjshme ndryshimet, pasi sipas tij, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, ndërsa të tjerët janë zëvendësuar me procedurë antikushtetuese.

Ashtu siç pritej, Ilir Meta nuk bëri komente për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, që janë praktikisht hapja e listave, heqja e pragut dhe heqja e listave të përbëra brenda koalicioneve, duke kaluar tek lista e përbashkët.

Ndryshimet ligjore kundërshtohen për cilësinë e tyre dhe presidenti i vendit duhet të shprehet, a është kundër listave të hapura, dhe pse është, nëse i kundërshton ato. Po ashtu, ai duhet të komentojë dhe cilësinë e ndryshimeve të tjera të propozuara, siç është heqja e pragut apo mundësia për të garuar me një listë të përbashkët, siç garohet në gjithë Europën.

Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe PD dhe aleatët e saj, që e kundërshtojnë.

Beteja e tyre kundër ndryshimeve duhet të jetë politike dhe jo proceduriale. Duke qenë politike, ajo është bindëse dhe frymëzuese dhe për elektoratin e tyre. Kurse kështu siç ata po i kundërshtojnë, nuk kanë asnjë argument, pse janë të rrezikshme ndryshimet.

Fjala vjen, Ilir Meta nuk ka asnjë koment për cilësinë e ndryshimeve, por thotë që Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Kjo është një marrëzi, që ai e përsërit sa herë që çmendet,  por po ja marrim që ka të drejtë për një moment.

Nëse ka të drejtë për këtë, atëhere nuk duhet të miratohen as propozimet e 5 qershorit, pasi dhe ato duan 84 vota dhe s’kemi ku t’i gjejmë, se se sipas tij, 82 janë të ligjshëm, dhe nga këta 82, 3 deputetë kanë firmosur për ndryshimet e tjera kushtetuese, pra na ngelen 79.

Kështu që nëse do ta marrim këtë betejë si proceduriale, siç e do presidenti, e kemi humbur pa filluar.

Po kaq banale janë arsyetimet e PD, që thotë se listat e hapura duhet të vendosen me referendum. Përse duhet të vendosen me referendum, kur gjithë ndryshimet kushtetuese që ai ka dashur, i ka bërë në tavolinë me kundërshtarin.

Nga ana tjetër, për të hedhur diçka në referendum, duhet një palë të jetë pro dhe një palë kundër. Lulzim Basha nuk thotë, as që është pro, e as kundër. Çfarë do hedhë në referendum, kur nuk ka qëndrim për to?

Debati për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, duhet të jetë debat për cilësinë e tyre.

Lulzim Basha flet vetëm për një propozim, për atë që ka të bëjë me heqjen e koalicionit me lista të shumëfishta. Atë e komenton si të dëmshëm. Të tjerat thotë, do t’i hedhim në referendum.

Në fakt, heqja e listave të shumëfishta brenda një koalicioni, ka të bëjë teknikisht me hapjen e listave, pasi nuk mund të numërohen votat për 11 mijë kandidatë, se sa ka marrë secili nga një trupë votuese, 1 milionë e 700 mijë vetë. Pra heqja e këtyre listave të shumëfishta brenda koalicionit, lidhet me hapjen e listave.

Basha hapjen e listave e kërkon me referendum, kurse këtë heqjen e listave të shumëfishta brenda koalicioneve, e do me vendim direkt që të mos preket.

Ky konfuzion i presidentit, apo PD, për mënyrën se si kundërshtojnë ndryshimet kushtuese, tregon se ata i tremben betejës kundër listave të hapura, dhe kapen tek procedura për të kundërshtuar ndryshimet.

Por procedura nuk varet më nga Partia Socialiste. Ajo ka vetëm 74 deputetë. Dhe i ka “legjitimë”, ashtu siç i do Ilir Meta. Të tjerët janë në Kuvend si prurje të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Nëse duan ata, PS-LSI, mund të ulen me ta dhe t’i bindin që të tërhiqen nga ndryshimet kushtetuese dhe të votojnë ato që do PD dhe LSI. Nëse ja dalin, mund të mos fitojnë zgjedhjet, pro së paku kanë fituar opozitën parlamentare. Në kuadrin e hapjes së partisë, mund të quhet fitore.

12 komente në “Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese ”

  1. 001 says:

    U lodhe kot per te shpjeguar se Cfare do PD dhe LSI
    Ata duan destabilizim , lufte civile, qe te marin pushtetin dhe gjithe kjo remuje behet se nuk u mjaftojne milionat dhe bisneset qe kan bere duke vjedhur 30 vjet

    Pra Jan te pangopur , te pabese shesin nenat e motrat e tyre per nje dore me lek
    Sa poshte duhet te bie opozita e (shkerdhyer) qe te besoj ky popull?

    1. qytetar says:

      KY ESHTE KOMENTI ME I SAKTE .
      MERO LODHET KOT.

  2. lavdoshi says:

    Jo se e do me referendum z.Baze por se e di qe koha nuk premton per referendum dhe thene ndryshe duhet te shtyhe zgjedhjet gje qe eshte e pamundur keshtu qe ne kete menyre nuk mund te ndryshoje ligja mbi zgjedhjet ,pra te shkojme me pese pikat qe i ngajne dhjete pikave qe vune Kinezet ne monizem ku gjithkush i mban mende e ku u thuren edhe vargje per to!Ndaje marveshja nuk duhet te shkelet theekson me te madhe e derguara e miqeve!
    Se fundemi z.Baze ,Lulezim Basha nuk mund te mbetet gjithe jeten “yll ne ngjitje” ose duhet te shuhet ose te behet perse jo “burre shteti” meqenese perkon edhe me drejtorin e ri te “zanit te Mrikes”!

  3. Vizioner says:

    z.Mero Baze,
    Edhe ne Editorialin e djeshem, ia kishit meshuar Teorise e Listave te perziera-perbashkta (Kualicionet), duke e cilesuar praktikisht te pamundur
    numerimin e Listave te ndara (Pa Kualicione).
    Po te njejten Teori mbroni edhe ne kete Editorial!

    Numerimi me Lista ve vdara sipas Partive, te votuar pa Kualicione parazgjedhor, eshte shume i mundur.
    N.q.se i lexon Komentet tona, si dhe kete qe po shkruaj une, analizo Opsionin tim, i cili, e ben te mundur numerimin e Listave:

    Ju thoni qe, po te shkohet ne Votime pa Kualicione, 80 Parti do te paraqesin nga 140 kandidate dhe numri qe del eshte i pamundshem per numerin.
    Pra; 80 X 140 = 11200
    Sigurishte qe eshte numer i madh dhe ha kohe numerimi.
    Osioni qe e ben te mundur numerimin:
    1-Te vihet pragu, minimumi 5%
    2-Marrim nje shembull i cili, mud te behet dhe realitet: PS merr 45%, PD merr 30% ngelin dhe 25%.
    25%-shin do ta marrin e shumta vetem 5 Parti duke pasur pragun e 5%-shit, qe do te thote: Ne Parlamet do te kemi 7 (shtate) Parti.
    Numerimi i fleteve te Votimit-Kandidateve te behet VETEM per keto 7(shtate) Parti qe kane kaluar pragun.
    7 X 140 = 980
    Ne kete menyre nuk ka me per te numeruar 11200 por vetem 980 !!!
    Partite qe nuk kapin 5% nuk ka pse te numerohen me.

    Votuesi do te kete perpara 2 (dy) letra votimi:
    1-Partite
    2-Kandidatet
    Ne fillim numerohen Paritet. Del Perqindja, nga kutia per kandidatet merren vetem Letrat e partive fituese, te tjerat arshivohen pa u numeruar.
    Edhe ketu ku jetoj une, keshtu veprohet.

    —- Uroj ta botoni kete Koment dhe, uroj qe z.Baze t`i hedhi nje sy.

    Me nderime

  4. Zigur Qarri says:

    @Vizioner
    OK Vizioner por ke harruar nje elemnt fillestar qe eshte me i rendesishmi:
    Fleta e votimit mund te permbaje rreth 70 emra kandidatesh dhe i bije afersisht 160 faqe-flete votimi.
    Nuk me duket shume “vizionare” kjo zgjidhje…

    1. Vizioner says:

      z. Qarri,
      Votuesit ne qendren e votimit i jepen dy flete. Tek njera jane listuar Partite dhe nje tjeter, ne forme “Gazete” me shume faqe, ku secili
      Kandidat ka nje numer rendor dhe cdo faqie i perket nje Partie me kandidatet e saje.
      Kur hapet Fushata Zgjedhore-gjate saje, cdo Kanditat promovon-reklamon etj. veten me numrin rendor ne Liste.
      Une, si votues, di Preferencen time dhe numrin rendor te Kandidatit qe me ka bindur.
      Ne piken e votimit, hap “Gazeten” dhe shkoj direkt tek numri rendor i kandidatit tim. Pra, nuk kam pse kerkoj gjate.

      Ne fillim numerohen votat per Partite, numerimi i te cilave behen ne qendren e votimit, ne nje salle ngjitur, cdo nje ore.
      Ne oren 18:00 dalin partite fituese per cdo qender si dhe ato qe kane kap 5%.
      Qendra e votimit, mbas cdo numerimi kutie(cdo nje ore) ia dergon KQZ-se perqindjen per cdo Parti.
      Mbas ores 18:00, kur dihen perqindjet e Partive qe hyjne ne Parlament dhe FITUESI, fillojne numerohen votat e Kandidateve.
      Partia qe del me numer me te madh Kandidatesh fitues, del dhe fituese, PAMVARESISHT se si Parti vetem ka perqindje me te madhe votash.-

      Ne tavolinen e qendres se votimit, le te jene antare Partie, POR, numeruesit ne sallen tjeter, te jene te Pamvarur.

      Ky eshte mendimi im. Thelbi eshte ky, detajet mund te shikohen.

      1. Zigur Qarri says:

        “Vizioner”,pergezime per pergjigjen dhe komentin me siper,por ai qe shkruan me emrin tim,eshte mi halesh.Kto jan “rilindasit”,pa indetitet,pa dinjitet,hajdute,drogaxhinj,mashtrues qe perdorin termin hyjnor Rilindje,per te fshehur pislliqet.Këtë që bëri Rama me Kosovën tani,e ka bërë para 100 vjetësh Esat Toptani.Ishte vrasja e tij nga Avni Rustemi që shpëtoi Shqipërin nga ndarja e territorit shtetror te 1912-ës ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë.E njëjta gjë duhet të kishte ndodhur edhe me Ramën,por Avni Rustemët kan vdekur pergjithmonë,tani ka vetëm militantë partish,mi halesh si ai dobiçi i ferres qe shkruan me emrin tim.

  5. Tomori USA. says:

    ajo qe na cudit ne kete debat esht fare e thjeshte; Merni shembull nga Kosova , se si shteti me i ri ne Evrop e ka zgjidhur kete problem ne menyren me demokratike, te shpejt dhe te sakte.
    Cesht ky tmer e frike qe kane opozita jasht parlamentare me presidentin Meta, qe ri e ben sehir su mumje Egjypti.Me shume u kushton shetitjeve neper male e brekdet me qen e mace, duke mare dhe djeta ne Ero e Dollare, se sa ti perkushtohet keti problemi, qe SHqiperia po behet gazi i botes.
    Qeveria dhe opozita parlamentare kane te drejt. Ne shekullin e 21 te votohet me lista te hapura. Kete e duah mbi 65 perqind e shqiptareve, qe kerkojne te zgjedhin ate qe e njohin dhe e meriton, e jo ata servilet e pupacet qe duan kryetaret e partive.

  6. specialisti says:

    Zotni Mero, miku im.
    Nje pyetje , se nuk me kujtohet mire. Ju i keni te regjistruara.
    Pse sulmoi ne vitin 2008 Ilir Meta, foltoren e parlamentit ?
    Duke sulmuar drejtuesen e parlamentit , znj.Topalli, theu edhe vazot zbukuruese.
    Po ne greve urie pse hyri me shume deputete ?
    Atehere donte lista te hapura, tani nuk i do.
    Pse ?
    Ka ndryshuar mendim ?

  7. qytetar says:

    ME PROCEDURE VRET DHE DEL I PAFAJSHEM .

  8. Shqiptar says:

    Pèr tè kuptuar se ku do pèrfundojè ky “debat parimor” dhe se sa i dobishèm do jetè ai pèr qytetarin shqiptar dhe vèndin tonè nè tèrèsi, tè mjafton nè fakt tè hedhèsh vèshtrimin nè tè kaluarèn jo fort tè largèt.
    A ka qènè Edi Rama, ai reformatori Idealist qè donim dhe shpresonim tè shihnim ne, ai simboli i politikès sè pastèr institucionale ku transparenca dhe llogaridhènia ndaj qytetarit , janè vlerat ku mbèshtetet politika e re shpresèdhènèse?
    Apo vallè, patèm tè bèjmè vetèm me njè politikan kulisash, rèndom njè matrapaz qè blen lirè votèn dhe shet shtrenjtè karriket e institucioneve?
    A kemi njè kryeministèr qè i thotè JO hajdutèrisè apo njè qè na e bèri hajdutin president?
    Njè qè premton se nuk ka mandat pèr tè falur gjakun e 21 janarit apo njè qè bèn QE PALLA me vrasèsit?
    Personalisht, nuk pres asgjè pozitive nga Edi Rama dhe hajdutèt qè ai mban nè oborr.
    Stani i tij i qelbur, nuk mund tè ketè bulmet tè mirè.
    Aq tè pashpresè janè shqiptarèt sot, saqè si simbol tè sè vèrtetès sè pèrfaqesuar politikisht, kanè Myslym Murrizin.
    Jepi edhe zgjedhjet me PPP z.kryeministèr, ndèrsa pèr muzikè shoqèruese nè sfond, mos merr dajren sepse mund tu dukesh shqiptarève si arrixhi por vèr atè kèngèn e vjetèr,,,,,,Nè ato maja, rripa rripa……

  9. MESI says:

    I shkreti Plaku Mero u prish me te djathtet se nuk mori tender me qe kishte kontribuar dhe rrahur nga Gjoleket e k/parlamentarit te sotem
    Tani vjell vrere ndaj kujtdo dhe ben si i mencur per tu hapur oreksin ca barboneve (mbeturina te komunizmit)qe shkruajn komente tek kjo gazete
    pasi gjejne vehten ketu.Para per fitorje te reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje