Plot 43 vjet të pandërprerë në burg: Historia e pabesueshme e Sami Dangëllisë, që vdiq në qelitë e komunizmit tri vite para rënies së komunizmit

14 Korrik 2020, 17:35Dossier TEMA

Nga Uran Butka

Sami Dangëllia është nja nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43 vjet. Gazeta e diasporës, “Besa Shqiptare”, shkruante për Sami Dangëllinë:

“Ai ishte një antikomunist i vendosur. Qysh në vitin 1943, i lidhur me Ballin Kombëtar, ai propagandonte idetë nacionaliste dhe shpjegonte qartë rrezikun komunist për Shqipërinë: ‘Gjithçka do të jetë kolektive dhe askujt nuk do t’i takojë gjë. Varfëria do të mbysë vendin’”, thoshte ai.

Kështu, si ushtar i Ballit Kombëtar, Sami Dangëllia vazhdoi deri në fund të gushtit 1944. Në konfrontimin e madh, Sami Dangëllia u përpoq t’i shmangej përplasjes së luftës civile mes shqiptarësh, ndaj, pas thirrjes së hapur për bashkim nga ana e Frontit Nacionalçlirimtar, Sami Dangëllia bashkë me gjashtë nacionalistë të tjerë u dorëzuan më 10.09.1944 te forcat partizane në Lavdar të Korçës dhe, prej andej, u transferuan në Brigadën e Dytë, ku luftuan për 3 muaj kundër gjermanëve, deri në mbarim të Luftës. Por, si të gjithë ushtarakët e tjerë, të dorëzuar në besë apo të bashkuar me Frontin Nacionalçlirimtar, që u pushkatuan pas luftës apo u burgosën e u persekutuan, edhe Samiu të njëjtin fat pësoi. U arrestua në prag të mbarimit të luftës si ish-ballist dhe u burgos në Korçë. Pas hetimesh e torturash të rënda, u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me kryetar Koço Priftin e prokuror ushtarak Nevzat Haznedarin, më 8 nëntor 1945 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Në këtë seancë gjyqësore, bashkë me Sami Dangëllinë u dënuan dhe 26 shqiptarë të tjerë, shumica nacionalistë që i kishin besuar Frontit Nacionalçlirimtar dhe ishin bashkuar me të, kryesisht fshatarë nga Kolonja, Korça e Bilishti.

Vitet e para të dënimit, gati 10 vjet, Sami Dangëllia i kaloi në Burgun e Burrelit, ku u njoh me shumë intelektualë të vendit, nga të cilët mësoi shumë dhe plotësoi kulturën e tij. Ato qenë një shkollë e madhe për të. Pastaj vitet e internimit e të punës së detyruar, në Radostinë të Fierit e më pas në Plug të Lushnjës. Torturat fizike dhe shpirtërore në kampet e përqendrimit nuk ishin më të pakta sesa në burgjet. Autoritetet e kampeve dhe operativët e Sigurimit të Shtetit e konsideronin Sami Dangëllinë armik të rrezikshëm, ndaj nuk linin mjet pa përdorur që t’ia nxinin jetën e ta mposhtnin, por qëndrimi i pathyeshëm, përbuzës e krenar i Sami Dangëllisë ishte një përgjigje e merituar ndaj tyre.

Për t’i shpëtuar kësaj skëterre, ku vuajti tok me Mithat Aranitin, Viktor Dostin, Fatbardh Kupin, Tahsim Spahinë, Haxhi Mekollin, Bajazit Kaloshin, Leka Dostin e të tjerë, Sami Dangëllia u arratis nga kampi i Plugut më 22 tetor 1952, bashkë me Haxhi Mekollin, duke ndjekur rrugën TomorricëSkrapar-Opar-Korçë-Boboshticë-DardhëNikolicë. Në Nikolicë u kap nga rojet e kufirit. Kështu u vu përsëri në bankën e të akuzuarit, këtë herë për “tradhti të lartë ndaj atdheut” nga Gjykata e Lushnjës dhe u dënua, pas torturash çnjerëzore, më 3.02.1960 me 25 vjet burg. Ky ishte dënimi i tij i dytë.

Përsëri në burgun e tmerrshëm të Burrelit. Njëri prej oficerëve veteranë të burgut, kur e pa sërish Sami Dangëllinë të hynte atje, tha: “E prisja të vinte prapë, se këtu e ka vendin”. Por shokët e bashkëvuajtësit e tjerë politikë e pritën me ngrohtësi. Samiu u tha: “Shpirtërisht më i qetë jam në burg. Gjithë jeta shqiptare është një burg në përmasat e kufijve të Shqipërisë. Të jesh i lirë dhe t’i nënshtrohesh diktatit komunist, është vdekje morale”

Sami Dangëllia u mbiquajt në burg “Babagjysh”. Askush nuk e thërriste me emrin e tij të vërtetë. “Kështu më tha Babagjyshi”, “Kështu më porositi Babagjyshi”, flitej nëpër hapësirat e errëta të burgut. Ky epitet jo vetëm për hir të moshës dhe të mençurisë, por edhe sepse ishte një nga të burgosurit e parë të burgjeve komuniste, bashkë me patriotët nga Devolli: Kolë Tromara, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka e të tjerë, ndoshta, edhe për arsye intuitive, që Babagjyshi do të qëndronte e do të vdiste në burg. I tillë ishte ai, qëndrestar i paepur që rezistoi plot 43 vjet me radhë, ashtu si edhe qëndrestarët e tjerë të mëdhenj, Osman Kazazi, Eshref Zagorçiani, Pjetër Arbnori etj.

Babagjyshin e dërguan për të nxjerrë bakër në Spaç. Në kushtet çnjerëzore të Burgut të Spaçit e të minierës, Sami Dangëllia qëndroi i pathyer. E kush tjetër, përveç të burgosurve politikë do të nxirrte bakër dhe bashkë me të edhe vdekjen, në ato miniera të helmëta? Gardianët e quanin të regjur dhe “ujk të vjetër”.

Pikërisht në Spaç, Samiun e gjejmë ndërmjet organizatorëve të qëndresës dhe të revoltës antikomuniste, që shpërtheu më 21, 22 dhe 23 maj të vitit 1973. Sami Dangëllia ishte pjesë e kësaj revolte.

Të shkruash për revoltën e Spaçit dhe heronjtë e saj nuk është e lehtë, aq më tepër para atyre që janë ende gjallë dhe i kanë përjetuar vetë ato ngjarje, që tronditën nga themelet diktaturën komuniste, i dhanë asaj grushtin e parë dhe paralajmëruan shembjen e sistemit totalitar. Revolta e Spaçit për bën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, të luftës për liri, drejtësi, dinjitet njerëzor e demokraci.

Protagonistët kryesorë të Revoltës së Spaçit ishin: Pal Zefi, që nisi i pari rebelimin më 21.05.01973 dhe njëkohësisht Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj – martirë të lëvizjes, si dhe heronjtë e saj: Luan Burimi, Dashamir Kazazi, Hodod Sokoli, Luan Koka, Sami Dangëllia, Paulin Vata, Syrja Lame, të ridënuar me 12-shen organizatore me nga 25 vjet burg dhe 54 pjesëtarët e tjerë të revoltës që u ridënuan me nga 25 vjet, si Fadil Dushku, Gëzim Medolli, Demir Pojani, Kostandin Papaj, Rexhep Lazri, Ferit Kumanaku, Pal Marku, Bedri Çoku, Murat Marta, Jonuz Norja si edhe të tjerët me nga 20 vjet e poshtë si: Çaush Çoku, Ndrec Çoku, apo flamurtari, si e thërrisnin më pas shokët e burgut, Seliman Çuni, Sherif Allamani, Haxhi Bena, Mersin Vlashi që vizatoi shqiponjën në flamurin e kuq, Naim Pashai, Napolon Koleci, Shuaip Seti, Nuredin Vargo e mjaft të tjerë, gjithsej 60 të ridënuar. Nga këta 4 me pushkatim, 15 me 25 vjet burgim dhe të tjerët me dënime të rënda.

Revolta e Spaçit ishte një lëvizje politike. Ajo vërtet shpërtheu në mënyrë spontane në mbrojtje të jetës së shokut të tyre, Pal Zefit, por menjëherë mori formë të përgjithshme e të organizuar me një shtab drejtues e me kërkesa kryesisht politike të përcaktuara qartë. Parullat kryesore të revoltës ishin: “Nuk pranojmë të shkojmë në punë. Qeveria komuniste e Tiranës është e poshtër. Kjo qeveri së shpejti do të përmbyset. S’ka liri, s’ka demokraci, ka vetëm diktaturë. Duam drejtësi. Ushtria është me ne. Vëllezër ushtarë, hidhni armët e bashkohuni me ne! Poshtë komunizmi! Poshtë Enver Hoxha! Duam bashkim me Evropën e lirë! Rroftë Europa e lirë! Ja vdekje, ja liri, nuk shkojmë më në galeri!”, etj.

Pas përleshjeve fizike me gardianët e policët gjatë shpërthimit të dyerve të birucave, thyerjeve të tabelave të emulacionit, ballafaqimeve dinjitoze me autoritetet e shqetësuar të burgut, erdhi çasti i përballjes me drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, të cilit ia ktheu vendçe Hajri Pashai: “Së shpejti do të vini ju këtu, në vendin tonë. Ju jeni qeveri e poshtër, e gjakosur, që shtypni popullin dhe këtu do ta paguani së shpejti”. Pas “mitingut” ku folën në emër të të gjithë të burgosurve Skënder Daja e Dervish Bejko, akti më madhor ishte heqja e flamurit të kuq mbi tarracë e mandej vendosja e flamurit me shqiponjën dykrenore, që u përshkrua nga plumbat, por nuk u ul dhe valoi për herë të parë në qiellin e tokës shqiptare, pas 30 vjetësh pa yllin e kuq, simbolin e komunizmit.

Në të gjithë këto veprime, të cilat historia do t’i vlerësojë, ka rolin e vet edhe Sami Dangëllia. Kjo njihet nga të gjithë bashkëvuajtësit e tij, njihet edhe nga dokumentet arkivore. Të rëndësishme janë edhe “arkivat e gjalla”

Po jap vetëm një dëshmi të Ilia Dhimës, ish-i dënuar në Spaç, nxjerrë nga Arkivi i M së Brendshme: “Më 22 maj 1973, i dënuari Sami Dangëllia, kur foli zëvendësministri i Punëve të Brendshme, më pyeti mua: “Si iu përgjigj Hajri Pashai zëvendësministrit?”, unë iu përgjigja se për këto do të përgjigjej penalisht. – Ah, qeni i qenit! – tha Samiu dhe shfryu për të. Sami Dangëllia, gjatë dy ditëve të para të revoltës, merrte takim me të gjithë personat e dënuar, pjesëmarrës në revoltë, u jepte udhëzime dhe kthehej përsëri në dhomë. Gjatë natës, duke u gdhirë 22 maj 1973, meqenëse shumë të dënuar rrinin pa fjetur, bërtisnin e hidhnin parulla kundër partisë dhe qeverisë, u bënin thirrje ushtarëve të dorëzonin armët, bërtisnin “Poshtë komunizmi”, Sami Dangëllia doli rreth 15 herë jashtë nga dhoma e takohej me turmën…”

Menjëherë pas shtypjes së revoltës, filloi gjyqi kundër organizatorëve e pjesëmarrësve të saj, në kundërshtim me premtimet demagogjike të mëparshme. Gjykata e Lartë e RPSSH, me trup gjykues të përbërë nga Hilmi Telegrafi, kryetar, dhe me pjesëmarrjen e prokurorit ushtarak Zaim Miftari, më datë 23.05.1973, me shpejtësinë më të madhe, për t’i dhënë goditje revoltës dhe një mësim për të tjerët, vendosi të pushkatonte Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain dhe Pal Zefin, ndërsa të tjerët, ndërmjet tyre dhe Sami Dangëllinë, e ridënoi me 25 vjet. Akuza: “Ka marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit popullor, e cila ka pasur për qëllim kryerjen e krimeve të sabotimit të ekonomisë socialiste dhe të agjitacionit e të propagandës, që ka synuar në minim e dobësimin e pushtetit popullor, vepra të cilat parashikohen si krime nga nenet 71 dhe 73/1 të Kodit Penal”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i formës së prerë, s’lejoi as mbrojtjen, as fjalën e të pandehurve dhe u ekzekutua menjëherë.

Sami Dangëllia, i ridënuar për të tretën herë, u rreshtua sërish në punë të detyruar në galeritë e minierës deri sa dha shpirt. Demir Pojani, një nga pjesëtarët më të rinj të revoltës, rrëfen: “Sami Dangëllia ishte një nga frymëzuesit e revoltës së Spaçit, por edhe një nga ata që na mbajti gjallë moralisht pas shtypjes së saj. Sa më shumë të na torturojnë, aq më të shkurtër e kanë fundin”. na thoshte Samiu… Kur një bashkëvuajtës i tha: “Mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë”, Samiu ia ktheu: “Prandaj po flas me zë të lartë, që të më dëgjojnë”.

Napolon Kaleci, nga Kolonja, tregon: “Megjithëse ishte i sëmurë, Samiu mori pjesë në revoltën e Spaçit. Ne të rinjve na jepte zemër dhe forcë. Nuk ka shembull tjetër në botë që të ketë qëndruar i pathyer si Sami Dangëllia 43 vjet në burg, 1944-1987”.

Ishte dita e 23 prillit 1987. Ra çanga si zakonisht. U rreshtuan të burgosurit. Mungonte Samiu. Policët e gjetën të sëmurë rëndë. Ai s’kishte munguar asnjëherë, edhe kur ishte i sëmurë, sepse nuk pranonte mëshirë dhe indulgjencë. Ata nuk vepruan si me të tjerët, që në të tilla raste përdornin drurin për t’i nxjerrë në punë. Mjeku i burgut rrudhi buzët në fund të vizitës dhe shokët e vuajtjes të Samiut e kuptuan në heshtje. Babagjyshi i dashur po ndahej nga ata, po ndahej edhe nga vuajtjet skëterrë të burgut. Ata kurrë s’e kishin menduar se i pathyeshmi Sami Dangëllia do t’i dorëzohej vdekjes. Ai mbylli sytë në burg, pa i parë prindërit e dashur, njerëzit e familjes, pa e parë dritën e lirisë, pa e parë dot më pas revoltën e studentëve dhe ish-të përndjekurve politikë në vitet 1990-1991, që ishin vijim i revoltës së Spaçit, si dhe shembjen e diktaturës komuniste.

11 komente në “Plot 43 vjet të pandërprerë në burg: Historia e pabesueshme e Sami Dangëllisë, që vdiq në qelitë e komunizmit tri vite para rënies së komunizmit”

  1. ballisti Butka says:

    Akoma me kete ballistin Butka ju? ky eshte bir i atyre qe luftonin krah fashizmit kundra shqiptarve ,bashkepuntor me ata qe digjnin dhe vrisnin popullsine e pafajshme keta shkonin mbas pulave e rakise dhe kjo eshte e vertete

    1. Andon says:

      Kur komenton edhe ti o morr I kuq…

  2. Krye Admirali Shqiptar - Hajredin Barbarosa says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe i dhente paqe ne qiell.

  3. urani historiani says:

    Po nuk ish Pjerdhii i Tom arbnorit, kapiteni famezi e famekeq fashist qe beri masakra ne Vlore , “Mandela” shqiptar?

    Tani na doli ky Samiu.

    Pas disa vitesh do Dale vete urani historiani Hero Si Mandela, Po nuk cofi me perpara.

    Po safëti spati fat te behej “Mandele” e te shkruante urani historiani per te, e te qene krenare mbesat dhe nipi APO dhe sternipat per te.
    E mbylli ne h… Si keta depresivet e diteve te sotme.
    Depresiv nga humbja e e sigurte.

    Urani historiani nuk ka aresye te jete depresiv, Autor me drejtor e Redaktor Institute e kerma dhe Honorare nga emisionet TV, nga ballistet e mergates se qyqeve qe vete e U lexon ‘studimet” e tij, shtepira e prona ne Tirane e Durres. Byth e qut ky ballisti i mundur. Ska shans te behet kryeballist se ate e ka xon edi rama, cun tirone.

    Do cofi Kur TA doje zoti mes vedi Po ishalla jo ne h…
    Se do thone Jane te mallkuar dhe femijet duhet te rruhen se e dmth ka nëmën familja.

  4. Gano says:

    Ky Urani eshte kungull i papjekun.Po si mor Uran nuk shkrujte njiher per komunistin kriminel Sali Berisha qi u ba demokrat me urdhen te Ramiz Alise.

  5. urani historiani says:

    Po nuk ish Pjerdhii i Tom arbnorit, kapiteni famezi e famekeq fashist qe beri masakra ne Vlore , “Mandela” shqiptar?

    Tani na doli ky Samiu.

    Pas disa vitesh do Dale vete urani historiani Hero Si Mandela, Po nuk cofi me perpara.

    O uran Po nuk U denun te tjeret me burgim te perjetshme Po trego se cka bere, duhet ti kete pas duart te lyera me gjak Shqiptari ky sami nga dangellia
    Ose duhet te kete bere krime te medha ne popullsi ky ballisti jot PE dangellie. Dhe jo Pak perderisa U denua aq gjate.
    Nga Partizan U burgos o uran.

    Po cfare genjshtari je o bur pranej tu ka rrit ajo hunda e tu ka Bo Si kastravec.

    Turp Bure plak genjshtari ne gjeneze. Mblidh menien se le familjen mbrapa o urani. APO i ke rregullu me komuniste , mire ke bere se permiresom racen e ndron gjakun. Se me ato ballistet dhe burgaxhinjte miqte e tu e di qe Jane muter te gjithe e te dalin niper e sterniper bastarde.

    Mos ke Bo ndonje krushqi me pasardhesit e ketyre ballisteve te famshem antikomuniste?
    Aman na trego te te besojne qe i vlereson me te vertete keta gjakeprishur.

    Ah uran uranr trego te verteten.

    Perderisa nje fshatar ndoshta analfabet dhe jo nje koke e madhe denohet me burgim te perjetshme ka qene nje koker krimineli dhe mos shko me tutje.
    Sna the , ky me siguri nuk ISH i studjuar ne Perendim?
    APO?

    Po safëti spati fat te behej “Mandele” e te shkruante urani historiani per te, e te qene krenare mbesat dhe nipi APO dhe sternipat per te.
    E mbylli ne h… Si keta depresivet e diteve te sotme.
    Depresiv nga humbja e e sigurte.

    Urani historiani nuk ka aresye te jete depresiv, Autor me drejtor e Redaktor Institute e kerma dhe Honorare nga emisionet TV, nga ballistet e mergates se qyqeve qe vete e U lexon ‘studimet” e tij, shtepira e prona ne Tirane e Durres. Byth e qut ky ballisti i mundur. Ska shans te behet kryeballist se ate e ka xon edi rama, cun tirone.

    Do cofi Kur TA doje zoti mes vedi Po ishalla jo ne h…
    Se do thone Jane te mallkuar dhe femijet duhet te rruhen se e dmth ka nëmën familja.

  6. Samiu says:

    O Uran Butka o i thartuar nga trut e kokes o flamurtari turpit te kti kombi , ti nuk di as te genjesh o dele , ne vitin 1946 thua e denuan me 25 veta te tjer kte ballistin tend , kte ” patriotin”tend , dhe me posht shkruan dhe naj nxier te internuar , dhe me e forta thua 10 vjetet e para i kaloi ne burrel , me posht thua ne vitin 1952 qe jan 7 vjet nga çlirimi vendit ky patrioti ballit komtar na ben nje arratisje tjeter nga internimi , or ballist truthar , lidhe gomarin diku se bie ne kundershtim me fjalet e tua , me kto histori muti qe tregon , histori antishqiptaresh qe kan luftuar kra pushtusit , per ti dhen pak lezet gjes i nxier ballistet sikur kan luftuar dhe me ushtrin nacional çlirimtare , por 2 muaj para se te mbaronte lufta , kishin shkuar te lanin mutin me shurr me çlirimtaret 2 muajt e fundit si tek epopeja ballit komtar historia jote , kur zinin vrapin ballistet para mbarimit te luftes ditet e fundit dhe dezertonin nga balli per te shpetuar bythen , te ter kta qe permend ti ne kte shkrim o Uran i gjor i ballit komtar jan antishqiptaret dhe kriminelet e kti vendi qe kan luftuar per te mbajtur te pushtuar shqiperin kra nazifashizmit , ik o viktim se nuk genjen dot njeri me kto histori antishqiptaresh , kta gjene mir dhe kaq , se shoket e tyre ne perendim fill mbas lyfte i vran si qent te zgjebosur pa gjyq , tradhtia komtare nuk justifikohet me as gje ne kte bot , esht turp i perjeçen lufton kunder vendit qe te rrit e ushqen o haramsez i ballit.

    1. Edi NYC/USA says:

      Për SAMIU’n e për të tjerë të këtij sorollopi hajvanësh e dallkaukësh që edhe sot e kësaj ditë, e dekadash mbas rënies së turpshme të Diktaturës Komuniste Enveriste refuzojnë për të njohur të vërtetën:
      Vetëm për faktin që Sami Dangëllise kishte ide e mendime të ndryshme nga Komunistët, dhe për më tepër i dolën fjalët taman siç e kishte parashikuar e thënë nga ai mbi jetën e ardhshme te popullit Shqiptar, dhe vetëm që donte të ishte i lirë e të largohej nga Shqipëria pa lejen e Komunistëve duhej të kalonte 43 vite nëpër burgjet/kampet e Diktaturës Enveriste.
      Ide të tjera, e dëshirë për tu larguar nga Shqipëria = 43 vjet burgimesh e turtuash!

      Injoranca e Saminjëve dhe sorollopëve të këtij lloji që refuzojnë për të mësuar e pranuar të vërtetën nuk lë më vënd më për justifikim. Hajvanët e Dallkaukët keni qenë, dhe Hajvanë e Dallkaukë do mbeteni!…

  7. Mandravellua says:

    Per xha Uranin mjafton te kesh qene antikomuniste dhe hopaaaaa behesh patriot i shqiptarizmes automatikisht.
    Ikni mor cizme lepires te nazizmit dhe te Duces. Ku e gjetet ju patriotizmin mer pulaxhinj.

  8. Olsi says:

    SAMIU hallall qumeshti i nenes per komentin,qe ke bere . Skam cte shkruaje me shume. I ke rene ne koke . Hallall hallall hallall. Me respekt.

  9. V.F.L.P says:

    Jemi mbushur me ballista patriot.Ku ishin keta patriot te medhenj kur u be lufta ne Kosove.Kaq shume patriot do e kishim shporrur serbin pa ndihmen e NATO.Bjerini gjoksit kafeneve,shkoni ne shtepi pastaj dhe beni te fortin me grate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje