Rudi Vata: Futbolli shqiptar nuk është i besueshëm, nuk e kuptoj si mund të pranosh të trukohesh

14 Korrik 2020, 11:13Sport TEMA

Rudi Vata është rikthyer të flasë për futbollin në Shqipëri duke e cilësuar si një futboll joserioz. I ftuar në studion e emisionit Proçesi Sportiv, ish-lojtari i kombëtares shprehet se këtu ankohen të gjithë dhe se i bie që kampionati të jetë i trukuar. Ndër të tjera, Vata thekson se pika e marrë në derbi i dha titullin Tiranës.

“Nuk më duket futboll serioz. Kampionati shqiptar po bëhet i pabesueshëm. Këtu ankohen për gjithçka. Nëse ke këto probleme, i bie që ëshët i trukuar.

Vjen trajneri i Vllaznisë dhe më pas largohet e quhet tradhtar. Gjithë këto arbtira që favorizojnë ndeshje, duan kohën e tyre për t’u bërë njerez. Gjithë futbollistët që marrin pjesë në manipulime, harxhojnë kohën kot.

Do futen në histori si njerëz që kanë tradhëtuar ndjenjat e tyre. Nuk e kuptoj si mund të pranosh të trukohesh. Nëse një prind ka një fëmijë të talentuar, e nëse dëgjon që nuk mund të luash futboll pa paguar, këtu e kupton se gjërat funksionojnë larg normales.  Deri në momentin që nuk përmendim sakrificën, gjërat janë të kota.

Derbi? Ndeshje me nivel mesatar. Nuk ishte adrenalinë. Derbi Tirana-Partizani është shumë i rëndësishëm. Ajo pikë për bardheblutë iu dha titullin. Partizani po bën një sezon të dështuar. Shpresoj  të shohim një Tiranë të mirë edhe sezonin tjetër”, u shpreh Vata.

1 komente në “Rudi Vata: Futbolli shqiptar nuk është i besueshëm, nuk e kuptoj si mund të pranosh të trukohesh”

  1. Plehra patriotike says:

    Haaa ky eshte legene
    Kete detyrone gruaja te laje enet para se te flej
    Ky legen bene patriotin ndersa djali perfaqsone skocine nuk pranoje shqiperine njesoje si kapter Nishani djali i flaku nacionalitetin shqiptare per tu bere austriake dhe dalin ne tv bejne shqiptaro madhin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje