Serbia “siguroi provat për krime lufte” kundër presidentit Thaçi

14 Korrik 2020, 12:37Rajoni TEMA

Ish-prokurori serb për krime lufte tha për BIRN se zyra e tij u dha prova hetuesve të Hagës në lidhje me rolin e supozuar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kryera nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Nga Milica Stojanovic

Ish-kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukceviç tha për BIRN se ndërkohë që hetonin akuzat për trafikim organesh nga ana e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me rolin e pretenduar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, të cilat më pas iu kaluan hetuesve të Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi muajin e kaluar se kishte ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar Thaçin dhe të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura. Prokurorët filluan të marrin në pyetje Thaçin në Hagë të hënën.

Vukceviç, i cili ishte kryeprokuror për krimet e luftës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015, tha se autoritetet serbe bashkëpunuan me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për hetimet mbi trafikimin e dyshuar të organeve të të burgosurve nga luftëtarët e UÇK-së.

“Prokuroria e Hagës po hetonte krimet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë të kthyer në një politikan Ramush Haradinaj, i cili si përfundim u lirua nga akuzat, dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, ku dyshohej se të burgosurve u ishin hequr organet, por ata nuk kishin një mandat për në Shqipëri, sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë”, tha Vukceviç.

“Ata panë atë që ata panë, e filmuan atë dhe kështu me radhë, dhe më vonë na i dhanë neve gjetjet e tyre”, shtoi ai.

Edhe Vukceviç dhe kolegët e tij shkuan më pas në Shqipëri dhe me një prokuror lokal vizituan rreth 12 vende ku mendohej se mund të jenë varrosur viktimat të cilëve iu trafikuan organet. Ai tha se ata gjetën gjithashtu dëshmi të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Ata ia përcollën ato që gjetën raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty, i cili më pas publikoi një raport që pretendonte se liderët e UÇK-së, përfshirë Thaçi, ishin të përfshirë në “trafikim organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të ndaluarve” gjatë luftës.

Thaçi, një komandant i UÇK-së gjatë kohës së luftës i cili u mor në pyetje nga prokurorët e Hagës të hënën, ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje.

Raporti i Dick Marty çoi në krijimin e Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Europian për të hetuar pretendimet.

Vukçeviç tha se prokuroria serbe e krimeve të luftës siguroi mbështetje logjistike dhe bashkëpunoi në organizimin e marrjes në pyetje të rreth 400 dëshmitarëve për task forcën.

“Bashkëpunimi midis Zyrës së Prokurorit të Krimeve të Luftës në Republikën e Serbisë dhe SITF (Task Forca Speciale Hetuese) zgjati deri në shtator 2016 dhe u realizua në bazë të kërkesave për koordinim”, konfirmoi për BIRN prokuroria serbe për krime lufte.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me krimet e pretenduara, viktimat e tyre dhe vendin ku ishin kryer.

Pas përfundimit të punës së task forcës në shtator 2016, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u krijua për të përgatitur akuza kundër të dyshuarve që do të gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të dy institucionet janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar. Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës dhe nuk pëlqehen nga shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë këtë gjykatë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

I pyetur për rolin e Serbisë në sigurimin e provave, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës tha se “nuk jep informacione mbi thelbin apo mënyrën e saj të hetimit”.

Vukceviç tha gjithashtu për BIRN se Thaçi po hetohej nga prokurorët serbë nën dyshimet për krime lufte në një rast që daton nga vitet 1990.

Kjo shkaktoi debate në prill 2015, kur një OJQ me qendër në Beograd organizoi një konferencë në kryeqytetin serb për integrimin europian të vendeve të Ballkanit dhe ftoi Thaçin si folës. Autoritetet serbe kërcënuan se do ta arrestonin, nëse ai hynte në vend.

Prokuroria serbe për krime lufte konfirmoi se ajo “po zhvillon procedura para-hetimore ndaj Hashim Thaçit për kryerjen e veprës penale të një krimi lufte kundër civilëve në bashkëkryerje me të tjerë”. Ajo nuk dha detaje për krimet e pretenduara.

35 komente në “Serbia “siguroi provat për krime lufte” kundër presidentit Thaçi”

  1. pjeter says:

    Haga ka veshur ujkun me lekure qengji.Turp qe marrin ne konsiderate akuza te ardhur nga Serbia. Jane me mijera shqiptars ts zhdukur dhe asnje nuk mban pergjegjesi ne Serbi? Loja e piste e prokuroreve serbe ,per te vene ne nje nivel masakrat Serbe? Shqiptaret e Kosoves kane dhene shume,jane sakrifikuar shume,nuk do te lejojne qe per ti bere qefin Serbise dhe ta njohi Kosoven,ju duhet te japin akoma,madje as edhe nje falje nga serbiçat,kjo eshte shume,shume per Shqiptaret.

    1. E verteta says:

      Thaci dhe te tjere komandant te UCK, mbrohen ne Hage, nga avokati amerikan dhe nje nga juristet nerkombetare me te zote sot ne bote Pierre-Richard Prosper.
      E verteta do te dale qarte.

  2. Ilir says:

    Kjo është drejtësia Evropiane … ku viktima shndërrohet në xhelat e xhelati në viktimë …

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘Ilir’ mos u habit aspak. .a e ke dëgjuar atë fjalën e urtë popullore që thotë se ashtu si do ta shtrosh ashtu do flesh. .pra ne shqiptarët nuk kemi as shtet dhe as politikanë patriotë por kemi një kryeministër antishqiptar që ka dalë hapur dhe me prova që është në shërbim të sërbit dhe grekut. .kemi një president komplet të korruptuar i cili paturpësisht antishqiptarët janullato i dha nënshtetësinë shqiptare që ky dhe larot e tij të deklarojnë nga zëmra e Shqipërisë se Kosova është sërbi. .po ashtu edhe saliu po në të njëjtat linja. .atëherë çfarë presin shqiptarët prej këtyre sharlatanëve? ?sërbia që dikur vrau dhe preu shqiptare sipas qejfit dhe dëboi 1 mln të tjerë sot na akuzon për ‘krime lufte’..Greqia nga krahu tjetër vetëm gardhin nuk ka vënë në jug sepse të gjitha ‘letrat’ i ka gati për rrëmbimin e jugut paqësisht me firma dhe vula nga presidenti dhe kryeministri shqiptar. ..politikanët tanë do vazhdojnë ta shesin vëndin tonë sepse populli ynë nuk është ngritur ndonjëherë ti vëri litarin ndonjë tradhëtari në sheshin skënderbej. .sot bota na akuzon dhe edi rama hesht..hesht sikurse ka heshtur për 7 vjet që është në postin e kryeministrit dhe flet për ‘rilindje’ dhe ‘arritje’ ndërsa presidenti kur e sheh veten ngushtë gjunjëzohet dhe performon shqiponjën si të ishte Isa Buletini. .pra atdheu ynë është në duart e këtyre sharlatanëve prandaj edhe situatat na janë kthyer në bumerang. .poçulli duhet të kapi situatën përpara se të jetë tepër vonë. .

  3. Dani says:

    Brravo ju qoft o serb edhe i vrat edhe i perdhunut edhe i persekutut kosovaret dhe dolet plus pa faj , por dhe viktima te ksaj lufte , arma e juaj e fort esht se ju nuk keni spiuna kunder vendit tuaj siç kemi ne SHQIPTARET e shqipnis dhe te kosoves gjysmen e popullsis qe punojn kunder interesav komtare haptas fare , e deklarojn dhe ne parlament ne shqipri qe jan agjent serb dhe grek dhe drejtojn politiken e kti vendi , ne populli andertal SHqiptar ja hoqem atdhetarve nga duart pushtetin dhe i zevendesuam me antishqiptaret me te betuar , pothuajse te ter politikanet verior jan agjent te serbit mos te ter kryesoret ne PD qe ka qen , ne parlamentin shqiptar ne kosov ter LDKja esht ne dispozicionin e interesave Serbe , ky popull shkerdhat jemi ne , shum shqiptarve gjoia i erdhi keq qe shkrimtari Austriak i etiketoi si spiuna te lindur shqiptaret , ai kishte te drejt i njofti shum mir i pa ne shqiprin e veriut dhe ne shqiprin e mesme , kudo shkoi gjeti njerez te nenshtruar dhe spiun pasionant te te huajve , nuk jan antikomunist siç mundohen kto vite demokracie ta etiketojn veten e tyre jo , jo jo jan thjesht spiun antishqiptar lepirsa bythe te te huajve , lepires te lindur , edhe sot e 30 vjet te ter politikanet shkojn spiunojn njeri tjerin neper ambasadat e akredituara ketu tek ne , ambasada amerikane tregojn çfar bejn dhe me grat , por dhe tek ambasada serbe dhe greke dhe tregojn ato sekrete qe kish dikur ky vend me pasion te pa par, dhe cesht me e forta se kur doli ky artikull para ca ditesh te paret qe e kundershtonin neper komente ishin pasardhesit e spiunve ish tradhtarve dhe antishqiptarve , se ktyre i djeg e verteta se bejn koba dhe i vjen dhe turp nga vetja per ate qe bejn , shqiptar sic thash me lart gjysma parlamentit ose PDja komplet punon ne iteresin serb me ne krye saliun agjent i deklarum , shikoni bemat e ksaj partie deri ne vitin 2000 , dhe dulet dhe gjysma krahut majt agjent grek , ne kosov LDKja komplet, hallall i qoft serbit jan atdhedashes jo popull palaço si ne , prandaj vran pren perdhunuan ne kosov , dhe po ju fusin dhe ne burg gjoia per gjenocid dhe qeshin e tallin bythen me ne , skemi xhbojm e kemi te keqen ton ne shtepin ton. Rrespekt per patriotet e luftes Kosoves per UÇKn dhe deshmorve te ksaj lufte , turpi i mbuloft tradhtaret dhe bashkepuntoret e serbit ne perjetsi.

  4. Ladi says:

    Europa eshte kurve plake!
    Kush nuk e kupton kete eshte budalla.
    Serbia qe ka bere krime kunder njerezimit dhe nuk ka kerkuar as falje, vazhdon hap kapituj per tu antaresuar ne EU. WTF dmth… se ca karin duam ne qe te jemi pjese e europes nje zot e di.

    1. ben says:

      Ne shqiperi ka shume selcuke
      Dhe kjo eshte arsyeja e vetme dhe e vertete pse shqiptaret jane ketu ku jane.
      Selcuk
      Europa bashke me ameriken bombarduan serbine, vrane serbe, denuan dhe vdiq ne burg miloshevici, dhe plot politikane dhe ushtarake serbe, dhe ne serbi nuk degjon kaq shume urejtje sa nga shqipfolesit selcuke per europen dhe ameriken.
      1 shqiptar ne gen ,eshte europian sillet dhe mendon si europian.
      Vetem selcukeve ju qan zemra per turqine dhe ne shpirt kane urejtje per cdo gje europiane ,perfshire dhe drejtesine.
      Eshte pune geni, pune prejardhje.
      PS: Hashim Thaci nuk po gjykohet per krime ose veprime te bera gjate luftes, por mbas saj.
      Me antishqiptaret ne histori kane qene dhe ngelen vetem turqit, te shkuarit dhe te tashmit. Pa u pastruar shqiperia nga kjo fare e keqe ky vend ska per te ecuar dot perpara.

      1. beni says:

        Hallall te qofte keshtu eshte e se Luan topi!

      2. mik says:

        Ben – Bravo. Ne bindjen teme ke 100% the drejte ne komentin e mesiperm.

    2. Ledi says:

      dhe shqiperia kurve perfundoi
      me kurva shalejashte, horra, korrupsion etj
      pra kemi te bejme me dy kurva
      ti ke miloshevicin ketu dhe nuk e denon Haga e Rames

  5. Gjergji says:

    Ndera Thaci fhe Rama kishin mik Vučic?. Naive e budallenj.

  6. E NJEJTA METODIK U NDOQ NGA SALIH BERISHA DHE KUNDER
    MINISTRIT TE BRNDESHEM TAHIRAJ NE SHQIPERI

    DUHEN ZHDUKUR TRDHETARET QE PO MINOJNE SHTEPITE E SHQIPTREVE
    SHQIPERI & KOSOVE

    BANDA E LALZIT – SALIH BRISHA-ILIR MUTA -BASHAH RROSPIA- ALBIN KURTI ETJ
    JANE KOLLONA E 5 – BRENDA SHTEPISE SHQIPTAREVE
    PRA JANE ESADISTET E SOTEM !

    GJITHCKA ESHTE E QARTE SOT NDER SHQIPTARE

    OSE VEPRONI OSE VDISNI SI SKLLEVER TE PERSEKUTUAR NGA BOTA

  7. Baliu says:

    Ne vend te Lojerave Olimpike 2020, telenovela Pronto Haram. Sepaku doli i vertete parashikimi i Hashumit se seshpejti do te terhiqet nga politika.

    1. Zeni says:

      Debil!
      Duan te na zhdukin te gjitheve nga faqja e dheut ti thua Thaçi

      1. Baliu says:

        More debil i dreqit,
        pikerisht ne 10-vjetorin e pavarsise se Kosoves, kur pritej thjesht te rritej numri i njohjeve te reja, ky “viktima” yt filloi te lehi per korrigjim kufijsh dhe per ndarje te Kosoves. Tash me Dullen dhe Listen Serbe thuaja Kosova eshte kthyer ne kohen para shpalljes e pavarsise. Taqi ra ne gropen e vet, per fatin e mire te Kosoves.

  8. Baliu says:

    I pat thene Vuqiqi ne Alpbach ‘hesht, mos fol gje’ dhe Taqi e mbajti fjalen.

    1. Zhaku i Pamposhtur says:

      O Baliu serbi. Prape u bere i gjalle ti? Deklaro or peshtire se emri jot nuk eshte Baliu por …(viq). Duke qene se flet nje shqipe te bastharduar, dukesh qe je nje spiun i Serbise qe hiqesh si Shqiptar. Po te shikosh ty me kujdes dukesh qe je serb i Mitrovices, qe ke mesuar shqp ne shkollat e spiunazhit serb. Je aq i poshter saqe nuk thua qe je serb. Trembesh se si serb nuk ke argumenta qe te te mbrosh Serbine, dhe ke gjetur rrugen te hiqesh si Shqiptar qe kupton te drejten serbe per sundimin ne Ballkan. Beso mua, me shume me vlere do ishje te tregoheshe i sinqerte dhe te mbroje hapur interest e Serbise. Kjo do ta bente diskutimin me ty shume produktiv. Ti or perfaqesues i heshtur i Serbise ke zgjedhur rruen e thikave me helm, brapa kraheve. Tipike per perkatesine tende etnike.

  9. Babalja says:

    Per shtepine e verdhe te pyetet shalegjati Lulzim Basha nderi i kombit dhe i preferuari i kosovarve

  10. Bbb says:

    Një prokuror serb ka kryer hetime në lidhje me UÇK në territorin e Republikës së Shqipërisë?!?!?!?
    I shoqëruar nga një prokuror shqiptar?!?!?!?!?
    SHQIPËRIA SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE !

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Po pra këtë po themi dhe na zuri goja lesh duke e përsëritur. .tradhëtarët ne i kemi në krye të shtetit..në një vënd demokratik protestohet kur popullit i bëhen padrejtësi apo tradhëti si këto në rastin tonë dhe tek ne jo vetëm që nuk proteston askush por askush nuk jep shpjegime, ndodh çfarë ndodh dhe çdo gjë mbyllet shpejt sepse greku dhe sërbi kontrollojnë si politikën gjithashtu edhe median. .pastaj mirë populli qënka komplet i shtypur po si nuk doli një celulë që të ndëshkojë tradhëtarët. .asnjë lloj kundërshtimi?nuk është normale kjo që ndodh në shqipëri

    2. xyz says:

      Me siguri ka qene Baliu ai qe ka shoqeruar prokurorin serbe ne Shqiperi.U lodhe duke henger mu..kundra UCK dhe Thaqit.

      1. Baliu says:

        Jo vet nipi i Radosllavit qe takohej fshehtas me Tadiqin, Daqiqin dhe Vuqiqin i ka shoqeruar serbet ne Shqiperi.

  11. Mili says:

    Me siguri keta do kene bashkepunuar me Lulin dhe ai u ka dhene deshmine kur therri kunati dashin per kurban tek B.Tiranes dhe ajo eshte e verdhe e per pasoje koiçidon me shtepine e verdhe te sajuar!Ose varianti tjeter eshte qe Lulka se bashku me cubat e Salushit te kene ndertuar nje shtepi te verdhe aty ku pretendohet e me as ta kene rishur pasi shumat jane marramendese nga sherbimi sekret Serbe ç’ka ai e ka deshmuar vullnetin per bashkeunim kur ishte “agjent i UMNIKUT”!
    Pune te renda keto e PD eshte prodhimtarja me e madhe e skenareve te tille duke prodhuar te tilla qysh nga 2 Prilli 92 e deri tek video e Babales
    pasi me keto video ata kane ngrene koka kundeshtaresh politike edhe pse kane qene sajesa!Per te gjitha keto ka merite te veçante poliagjenti Berishe i cili akoma edhe sot e kesaj dite e ka nje çentral pergjimi qe e disponon e e kontrollon vetem ai!Kujtoni humbjen e çentralit qe bleu karagjozi Imami kur ishte Minister i Mbrojtjes!Ku ndodhet ky çentral,nje variant i mundeshem eshte qe te jete ne depon e armatimit te PD qe ndodhet ne bodrumet e SHQUP-it,bere dhurate nga pseudodiplomati i asaj kohe per dy bashkepunetoret e tij njeri “burre shteti” dhe tjetri” yll ne ngjitje”!

  12. Ledi says:

    dhe shqiperia kurve perfundoi
    me kurva shalejashte, horra, korrupsion etj
    pra kemi te bejme me dy kurva
    ti ke miloshevicin ketu dhe nuk e denon Haga e Rames

  13. Ledi says:

    dhe shqiperia kurve perfundoi
    me kurva shalejashte, horra, korrupsion etj
    pra kemi te bejme me dy kurva
    ti ke miloshevicin ketu dhe nuk e denon Haga e Rames

  14. Rrofte UCK says:

    O njerez mos e ngaterroni Hashimin me disa te tjere me UCK-ne dhe te renet ne lufte per liri ne Kosove.
    Mjafton te pyesni njerezit e thjeshte ne Kosove (jo ne Serbi), nese nuk njhni njeri atje pyesni edhe ndonje Kamarier lokali dhe ju siguroj se do ju thone se Hashimi me shoke shume krime kane kryer. Qe nga perdhunimet e vajzave e deri ne vrasje te kundershtareve politike. Por nuk e thone kete me ze te larte vetem per mos te cu uje ne mullirin serb.

  15. Ledi says:

    dhe shqiperia kurve perfundoi
    me kurva shalejashte, horra, korrupsion etj
    pra kemi te bejme me dy kurva
    ti ke miloshevicin ketu dhe nuk e denon Haga e Rames

  16. Ledi says:

    dhe shqiperia kurve perfundoi
    me kurva shalejashte, horra, korrupsion etj
    pra kemi te bejme me dy kurva
    ti ke miloshevicin ketu dhe nuk e denon Haga e Rames

  17. FreeA says:

    Hipokrizia Europiane ngriti zyre hetimesh ne Kosove ndersa ne Serbi ata nuk u lejuan. Pse nuk gjykohen mijra kriminele Serb qe kryen krime etnike dhe sot jane ende ne rradhet e ushtrise apo policise. Rasti me konkrete eshte Vucic nje pupil i Sllobodanit i cili mori pjese ne fushaten e urrejtjes qe solli ate lufte dhe sot eshte president.
    Kosova fle gjume dhe merret me korrupsion lokal ndersa Serbi po e mberthen ne nje makth. Pas 10-15 vitesh gjithe bota do e shof Serbine si viktime sepse qeveria ne kosove preferon pushtetin lokal, korrupsionin dhe jo bashkimin kombetare.

  18. the american says:

    e shihni se si serbia punon qe te fuse ne burg luftetaret tone?
    kush i ka penguar qeverite e berishes, nanos, metes, majkos, rames qe te bejne te njejten gje, te mbledhin faktet per xhelatet e ushtrise militare dhe paramilitare serbe? dalin dhe na bejne shqiponja me duar per te na treguar sa patriote jane vetem atehere kur akuzohen per korrupsion… nga ana tjeter s’kane bere absolutisht asgje. asnje hetim. asnje grumbullim informacioni. asgje.
    dalin ujqit dhe akuzojne kalin per krime, se i paska gjuajtur kali me shqelm kur kane dashur qe ta shqyjne!!

  19. ROLAND BADEMI says:

    Serbia si nje shtet i organizuar nga ana administrative , ka staf e buxhet te posacem , qe merret me ceshtjen e Kosoves , e qe lidhet direkt me sabotimin e njohjes nderkombtare te saje, ku perfshihen ndryshimi i opinionit nderkombtare ne raport me UCK-ne dhe luften e saje per vetembrojte te nje popullsie te pa mbrojtur nga genocidi dhe terrori shtetrore i Serbise ushtruar mb i ta , Ky staf ka pergjegjsine e organizimit te planeve afat gjata dhe afat shkurtra per sabotimin e cdo ceshtje instuticionale te shtetit te Kosoves ne arenen nderkombtare.
    Ky staf i paraprin ne menyre analitike duke ju kundervene cdo perpjekje nga instuticonet e Kosoves , per njohjen e saje ne arenen nderkombtare. Gjithashtu ata kane arritur deri tani , qe ne opinioni nderkombtar dhe ate Europian te paraqesin Seribine e Millovshevicit si viktime e luftes dhe e terrorit qe ata perdoren dhe ushtruan ne Kosove. Duke perdorur elemente te ashtuquajtur drejtsie , ata kane mundur te sjellin ne nje emrues te perbashket , dhe te ndryshojne perceptimin e ushtrise gjakatare serbe ta emertojne popullate serbe .Keto veprime jane te shoqeruar me fonde kolosale te cilat shfrytezohen per te sabotuar cdo perpjekje per paqe ne rajon , per ti sherbyer interesave gjeopolitike Ruse ne rajon , e per te bere akom me te veshtire jeten e popullit te Kosves.

  20. Shkupi says:

    Lediii ! po sa injorant qe je 6 here poston mutin e njejte … DORA E ZEZE , DORA E ZEZE , duhet sa me shpejt te funkcionoj siq e kane Greko Serbet , e pastaj te shofim sa tradhetare kombi kemi …

  21. zhaku i pamposhtur says:

    Jo mor amerikan jo. .mos i ‘akuzo’ kaq keq qeverritë shqiptare..po si nuk kanë ‘punuar ‘ qeverritë tona? Pa pyet pak se sa lëshime u janë bërë minoriteteve këto 30 vjetët e fundit? pastaj ne instaluam klerikë grekë në koash të cilët nga berati Gjirokastra dhe Tirana kanë deklaruar se Kosova është sërbi. .ne vetë ia shitëm detin grekut (thjesht e anulloi turqia atë marrveshje)vetë e greqizuam jugun. .vetë edi rama ka marrë përsipër të përzëri rininë nga shqipëria dhe të sjelli sirianë e afganë. .a e shikon se sa ‘punë të palodhur’ bën kryeministri ynë? hajdutin na e bëri president dhe presidenti antishqiptarin e bëri ‘qytetar shqiptar ‘me vulë dhe firmë e me pasaportë. ..asgjë nuk është e rastësishme, pazëlli është i plotësuar dhe i qartë por askush nuk po ndihet dhe kjo heshtje provokon frikë dhe nervozi. .Shqipëria po vuan për një ‘avni rustemi’..bimbashit i duhet skuqur balli se e ka mbushur kupën. .

  22. Babalja says:

    Ky komentuesi nga kelmendi me emrin amerikan eshte nje idiot dhe injornat , tek shtepia e verdhe kush ishte Fatos Nano apo Lulzim Barra , dhe e dyta pa ja u qire nanen kosovarve nuk e permend asnjeri , ta mbajne me shendet dhe mos te ankohen tek ne

  23. Arjan says:

    Eshte e papranueshme qe shqiptaret e “zgjuar” udhehiqen mga kriminele te veshur me pushtet ne Te gjitha trojet tona si ne shqiperi kosove maqedoni.Vazhdojne tradhtite e lidereve tane Te medhenj kokeboshe sepse vete shoqeria Shqiptare eshte e percare dhe Nuk vepron kur e theret atdheu.E nisi ne shqiperi sali kerma e vazhdoj Nano pijaneci duke e vazhduar me rahmut arrogantin dhe ne mesin e tyre hedhin valle plehrat like floriri dhe luli 7×7=42.keta kokepalare qe zbriten nga malet me valixhe druri Jane bere me vila dhe pasuri Te papara duke bllokuar cdo gje .Mire kjo por keta plehra po na cojne per skrap Te gjithe Shqiptaret. E njejta gje dhe ne kosove presidenti tradhtar Hashim thaqi Nuk jep doreheqjen dhe Te perballet me drejtesine per qindra Shqiptare Te vrare mbas luftes ne kosove.Rrezimi I qeverise kurti Te zgjedhur me vote me 6 Tetor dhe krijimi I qeverise koti nga regjimi I vjeter Isa mustafa veseli limaj ne bashkepunim me presidentin thaqi eshte kercenues per demokracine dhe ecjen perpara.Nuk Ka ngelur UCK Te mbrohet nga hashim thaqi e para Ka qene larg frontit ,dhe e dyta merrej Me plane Te medha tek rogneri Nuk mund Te ish ne dy vende ne njejten kohe. Dhe treta cfare pret nga nje njeri qe mban me mburrje nofken gjarperi.Nga ana tjeter sali qeni jep detin greqise shqiptaret flene rahmuti ngre vareeza greke dhe Shqiptaret Nuk ndihen thaqi do te zbatoj planin e milloshevicit per ndarje Te kosoves Shqiptaret izolohen .Lereni popullin Te ece perpara se pafytyresia dhe lakmia juaj qe Te mbreterroni Ka bere qe ne si komb vuajme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje