12 arsye pse akuzat e PD-së për familjen time janë “Fake news”

Nga Blendi Gonxhe*

SQARIM PUBLIK: Akuzat e PD-së, ripostuar nga disa portale këto ditë = FAKE NEWS!

1. Nuk është përfituar asnjë fond publik, në konflikt interesi, nga firma e familjes sime! Nuk ka konflikt interesi mes detyrës sime dhe interesave private! Çdo informacion është deklaruar në ILKDPI në deklaratën e fillimit të detyrës sipas ligjit!

2. Vlera që bën fjalë PD i përket 10 vjeçarit nga viti 2010, gjithsej 23 milionë lekë të reja, nga të cilat vetëm vlera 3.1 milionë lekë të reja i përket kohës sime në detyrën që kryej aktualisht, pra 13.5%! Deklarohet qëllimisht 8 fishi për ta fryrë, por as vlera 3.1 milionë lekë nuk është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit!

3. Edhe nga vetë vlera në fjalë (3.1 milionë lekë) 1.7 milionë janë disa blerje të vogla, ku as nuk kërkohet deklaratë konflikti nga subjekti, fituar me çmimin më të ulët, dhe vetëm 1 procedurë prej 1.4 milionë lekë është subjekt deklarimi – tërësisht ligjore! Pra nga akuza 23 milionë lekë dolëm në 1.4 milionë! 16.5 fishim, zmadhim, fryrje!

4. Bazuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” (i ndryshuar) neni 3, pika 1, “Konflikt i Interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike. Nëse shikojmë nenin 31 të ligjit, përjashtimi nga rregulli i përgjithshëm vlen për titullarët e institucioneve të tjera shtetërore që nuk janë shërbim civil, siç është rasti im. Pra, zyrtari i një institucioni të përfshirë në nenin 31 të ligjit, mund të lidhë kontratë me një institucion publik tjetër. Mjafton që kontrata të mos lidhet me institucionin ku ai është i emëruar vetë. Në rast se lidhen kontrata me institucione të tjera shtetërore që kanë fushë veprimtarie të ndryshme nuk përbën konflikt interesi!

E shpjeguar ndryshe, konflikti i interesit ekziston në ato raste kur zyrtari me autoritetin e tij mund të ndikojë në lidhjen e një kontrate administrative. Influenca si zyrtar normalisht, nuk mund të shtrihet përtej fushës apo kompetencës ku ushtron detyrën në një kompetencë tjetër. Nuk mund të ketë influencë në vendimmarrje të një institucioni me fushë përgjegjësie tjetër për tjetër. Ky si koncept zgjerohet më shumë po të lexohet dhe neni 4 i ligjit, që shprehet se rregullat për parandalimin e konfliktit të interesit janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo zyrtar kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për akte dhe kontrata administrative. Pra edhe për shërbimin 1.4 milionë lekë, ka 0 konflikt interesi! Kokoshi nuk u katandis as në 1 thelë, por u ZERUA sepse = FAKE NEWS!

5. Për PD-në, Saliun apo çdo kurioz, ndonëse nuk jam fare i detyruar të mbrohem sepse nuk kam shkelur asnjë ligj por dhe asnjë kod moral, po sqaroj edhe një raport me rëndësi! Në 10 vite aktivitet, firma e familjes ka faturuar për ente publike vetem 1.57% të totalit të xhiros tregtare! Kronologjikisht: 2010 – 4.1%, 2011 – 0.64%, 2012 – 1.4%, 2013 – 0.4%, 2014 – 1.5%, 2015 – 2.7%, 2016 – 1.4%, 2017 – 2.1%, 2018 – 1.2% dhe 2019 – 1.67%! Fondet publike as mbajnë e as kanë peshë specifike në fatet dhe suksesin e firmës së familjes sime të themeluar në Tetor 2009! As nuk ka kurbë/tregues rritës në vitet e angazhimit tim në role drejtuese të ndryshme në nivel vendor në Tetor 2015 në APR – Bashkia Tiranë e as më pas nga Dhjetori 2018 në DPSHTRR! S’do as mend as kalem të nxjerrësh konkluzion, por as PD e as portalet “e interesuara” nuk pyesin, nuk mirëinformohen, ndaj = FAKE NEWS!

6. Firma e familjes sime nuk ushtron konkretisht në aktivitetin e saj asnjë prej funksioneve që ndeshen me DPSHTRR: nuk jep targa, nuk lëshon patenta, nuk ka mjete a kurse autoshkollë, nuk ka asnjë licencë ekskluzive, as linje të rregullt udhëtarësh qytetëse, ndërqytetëse apo ndërkombëtare, e nuk gëzon asnjë privilegj/koncesion që buron nga detyra ime! Anasjelltas: DPSHTRR as jep makina me qera e as ofron shërbime me shofer!

7. Për periudhën 2010-2019 firma e familjes sime i ka derdhur shtetit 71.5 milionë lekë të reja (burimi E-Tax, DPT)!

8. Aktiviteti i familjes sime punësoi për 2019-ën 17 punonjës! Si firmë, bashkëshortja, im bir dhe unë, sëbashku, i kemi derdhur shtetit vetëm për vitin 2019 vlerën e 8.4 milionë lekë të reja (ku nuk përfshihen taksat vjetore të Flotës që janë 4.9 milionë lekë të tjera)! Edhe nëse do ishim, që nuk jemi, në kushte konflikti interesi për fondin 1.4 milionë lekë, ku fitimi llogaritet tek rreth 15% e tij, ose 0.21 milionë lekë të reja (1500 Euro) ky “fitim” për vitin 2019 do ishte sa 1/40 e asaj që unë e familja ime kemi kontribuar si total për detyrimet ndaj shtetit!!!

9. Për emergjencën e tërmetit, si akt përgjegjësie sociale, në mjete, shërbime, kosto km e shofera, firma e familjes sime ka ofruar ndihmë në vlerën e 5,000 Eu!

10. Unë jam i hapur për çdo verifikim, sikurse jam më i motivuar se kurrë që të mos lejoj askënd të shpifë për mua ose në dëm të imazhit tim dhe familjes sime!

11. Për aludimet mbi çdo fenomen apo indicie/provë/dyshim që lidhet me shërbimet e DPSHTRR, ftoj PD-në dhe çdo kënd të denoncojë në portalin www.dpshtrr.gov.al (edhe në anonimat!) që ta ndjekim, si edhe të kallëzojë çdo rast në organet përkatëse kompetente!

12. Sa i takon firmës së familjes, si aktivitet e si brand, për dëmin eventual që pëson nga dalje e akuza të tilla të pabazuara, po shqyrtohet reagim ligjor!

Në konkluzion: Do uroja me zemër që PD të mos nxitohet në të tilla raste, të tregojë se e njeh shtetin dhe ligjin, se di të ndajë shapin nga sheqeri dhe se e respekton biznesin e ligjshëm! Nuk është aspak e ndershme të luhet kukamçefti me statuse që i nxjerr Saliu, i ripostojnë ca portale, pastaj PD i adreson si akuza të shprehura nga media! Kështu humb çdo sens e çdo pikë referimi ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë serioze, reale e objektive!

*Drejtori i Transporteve

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “12 arsye pse akuzat e PD-së për familjen time janë “Fake news””

  1. Predatori says:

    Sa shume përpjekje për të fshehur vjedhjen. Kujt po kerkon ti mbushesh mendjen qe nuk je hajdut. Ndoshta jo kaq hajdut sa thote PD, por nuk besoj se familja jote u be milionere pa ndihmen tende.

    1. ada says:

      Ndoshta nuk ke konflikt ligjor interesi o vella, por nuk kuptoj dy gjera, pse nje biznesmen kerkon pun punesim si drejtues ne shtet (mos rroga shteterore eshte sh. Embel). Si ju ecen kaq mire biznesi duke qene larg tij (8 ore ne pune shteti). Besoj se ka nje konflikt moral ketu. Shumekush nuk gjen pune e dikush ka biznes eshte dhe ne pune. Nuk eshte me mire ti hapni rrugen ketyre te papuneve (ndoshta kane ardhur dhe nga universitete me emer ne bote)

      1. ben says:

        ada-mbetet duke bere detyren e sigurimsave qe ju kane shkerdhyer ne 50 vitet e komunizmit. Mire thone, “huqi del me shpirtin”.
        Dikur, duke qene komshij, e kam njohur personalisht zotin Blendi Gonxhe si njeri serioz dhe te ndershem. Eshte e drejta e gjithsecilit te kerkoje dhe te pranoje nje detyre publike, krahas aktiviteteve private, persa kohe qe nuk ka konflikte midis atyre aktiviteteve private dhe detyrave shteterore. Ky eshte kapitalizmi qe juve ne Shqiperi e doni te zbatuar me metoda socialiste. E verteta lakuriqe eshte se shume individe te paafte kerkojne te perbaltin njerez te suksesshem per te justifikuar deshtimet e tyre.

      2. visarion Babo says:

        O Pabukse te dhjefsha universitetet qe keni ju neper bote… po ju shohim per dite, vetem te hapni gojen e tellapni duke bere ham -kam dhe rroga te majme doni. Keni futur nje fryme shume merrrrrrd. Mos gjykoni kaloresin pse i varen kembet shikoni ku do shkelni me kembe… se ne kale.. eh eeeee hajt se flasim kur te dalesh ne ponsion

    2. Operacioni Zjarri says:

      Po ik more qelbesire. Ti je super i korruptuar. Mjafton rryshfeti qe duhet te paguash kur jep provimin e teorise oer patente. Te japin pyetje pa asnje lidhje me provimin dhe kjo behet qellimisht qe te mos e marresh dot. Paguaj 200 mije leke te vjetra dhe te vijne ta plotesojne testin ne kompjuter vete punonjesit e tu.

  2. Vjollca says:

    Veshtire te te mbroje gje zotri. Argumentet e tua jane fake news. Per ty flitet shume, dhe atje ku je sot, edhe ne bashki. Portalet dine me shume.

  3. specialisti says:

    Z.Gonxhe.
    Nuk je Drejtor i Transporteve.
    Je drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor.
    Transportet jane , rrugor, detar, ujor, ajror , hekurudhor e tubacione.
    Mos ja rrit gradat vehtes, por shkruaj per ate qe je ne fakt.

  4. toma says:

    Qeke hajdut ,NUK mbrohesh dot si Meta.Jeni hajdute.

  5. Beni says:

    O mashtrus, ato parate qe ke marre nga buxheti shtetit, si 1 miliard si 1 leke jane e njejta gje, e ke te ndaluar. E lexuam edhe ligjin tend, por rilexoje ti mire. Makinat e gruas sate jane ne fushen e veprimtarise se DPSHTRR sate dhe eshte e ndaluar.
    31/ç): mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, pa asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sferë që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitime ose kosto mbi këto shoqëri apo mbi shoqëri të tjera, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë, rast në të cilin zyrtari mund të zotërojë aksione ose pjesë në kapital vetëm, në përputhje me kushtet e përcaktuara në shkronjën “c” të nenit 27 të këtij ligji.

  6. Jim says:

    Kujt kerkon ti mbushesh mendjen Pallatet qe ndertove te komuna e Parisit nr Tirane katin nentoke e kishe per parkim I bere bikardo Pusho etj etj

  7. Trotski says:

    Nuk mbulohesh dot .E ke te vogel Jorganin.ke marre rryshfet sa je Shqepur.Nuk justifikohet Pasuria qe ke vene.

  8. fiqiri ismaili says:

    per te qesh me lot…
    detyrimet ndaj shtetit… dmth taksat e detyrueshme … ky zoteria i quan kontribute.
    pastaj ka paguar 8.4m leke taksa ( kontribute sipas tij?) pse vodhi ose mori pjese ne nje procedure te paligjshme per te me fitim 1500 Eu nuk behet qameti. o zot cfare mentaliteti… dum-babe-istat do ta kishin zili. Ne kete bote gabimi paguhet ne kufinjte e tij dhe nuk shlyhet me te mira te tjera.
    p.s. ste mjaftoi diga e liqenit ty. pse na e nxeh Ramen? pse e detyron ate te te shkarkoje dhe te coje edhe per ndjekje penale? por kete her do vuash denim – burg jo si ne rastin e diges se liqenit- ku bere vetem pune komunitare pa pagese.

  9. Eduardi says:

    JE I LASHTE NE PERFITIME TE PALIGJESHME GONXHE. KE QENE DHE I SHUMEKERKUAR NGA POLICIA E BERISHES PER KONTRABABDE. JA MBATHE NGA SHQIPERIA U KTHEVE NE KOHE TE RAMES QE TE BERI ZV.KRYETAR BASHKIE ETJ. QE JE PERFITUES I PALIGJSHEM DHE SHFRYTEZUES PUSHTETI AS QE DISKUTOHET SE E KE NE GJAK. PO TE ISHTE NDRYSHE NUK DO LAKMOJE POSTE. PO KE MENDERE TI DHE FAMILJA MERUNI VEÇ ME BIZNESIN PA GLLABERUAR POSTE ZYRTARE. POR JU LUMTE PASI NUK KA PROKURORI QE TE HETOJ… TANI E KA FJALEN PD TE PUBLIKOJ FAKTET PER ÇKA TE AKUZON. UROJ TE SHKOSH NE BIREN E MIUT O TI GONXHE. VEMJE E KEQE PERFITUESE PUSHTETESH.

  10. Eduardi says:

    JE I LASHTE NE PERFITIME TE PALIGJESHME GONXHE. KE QENE DHE I SHUMEKERKUAR NGA POLICIA E BERISHES PER KONTRABABDE. JA MBATHE NGA SHQIPERIA U KTHEVE NE KOHE TE RAMES QE TE BERI ZV.KRYETAR BASHKIE ETJ. QE JE PERFITUES I PALIGJSHEM DHE SHFRYTEZUES PUSHTETI AS QE DISKUTOHET SE E KE NE GJAK. PO TE ISHTE NDRYSHE NUK DO LAKMOJE POSTE. PO KE MENDERE TI DHE FAMILJA MERUNI VEÇ ME BIZNESIN PA GLLABERUAR POSTE ZYRTARE. POR JU LUMTE PASI NUK KA PROKURORI QE TE HETOJ… TANI E KA FJALEN PD TE PUBLIKOJ FAKTET PER ÇKA TE AKUZON. UROJ TE SHKOSH NE BIREN E MIUT O TI GONXHE. VEMJE E KEQE PERFITUESE PUSHTETESH…..

  11. Blendi gjembi ne Kashar says:

    Ti je kryehajdut dhe te njohin te gjithe. Sikur nga pak te kesh vjedhur ne ato 12 pika qe kerkon te na mbushesh mendjen,ti je bere milardier. Pastaj nje pyetje: Ku e ke ate Arianin qe hynte e dilte ne zyren tende si ne shtepine e tij dhe merrte 10 mije euro per dhenien e nje license qe u takonte shofereve ligjerisht.

  12. eli says:

    Akuza eshte koke e kembe politike!Ne rast se me te vertete ka dicka qe nuk shkon,akuza dergohet ne prokurori dhe jo ne media.Mund te cohet edhe tek te dyja bashke,por ne prokurori duhet patjeter.Drejtesia. pastaj vendos eshte fajtor Gonxhja apo jo.PD ne perfundim te akuzave kryekeput politike,pas ligjerates se gjate dhe plot “fakte”,i ben thirrje spakut qe ta hetoje!!!Pse se kallzon direkt PD ne spak?!Sepse humbet gjyqin dhe duhet te paguaje demshperblim pastaj.Ndersa keshtu llap per tua bere mendjen pordhe njerezve dhe nuk i hyn gje ne kembe!

  13. Bled Kosi says:

    KJO FYTYRE E NDYRE ESHTE SIMBOLI I HAJDUTERISE KLASI,KE E KOHES SONE

  14. Na ruajt zoti says:

    Të pangopur…merru me firmën tënde.Ik nga shteti se veç për përfitim ke hyrë

  15. Ilir says:

    Lol, keya te vjedhin te bejne dhe me qesh.

  16. Arben says:

    Kete SURRAT une si cdo Tirana-s do ta mbaje mend per faktin se kur ishte n/kryetar i Bashkise Tirane, grabiti te vetmen HALE publike qe kish mbetur ne Tirane,( perbri ish Lidhjes se Shkrimtareve ) E grabiti patjeter me bekimin e atij ZULLAPIT qe ishte Kryetar. Ngriti karburant dhe siper ndertese me tre kate,besoj prone e vet. Cfare babezie…….e ka hak te i besh shurren ne koke.

  17. Qn says:

    Ke te fala nga tan lepri. O langaraq.

  18. Xhafa says:

    Kryetar I rinise te Tiranes ne levizjen studentore krah Sali Berishes PD.
    Tani kundra PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *