Armando Duka: Ka dyshime të forta se ndeshja Bylis-Tirana ishte e trukuar! Po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n

21 Korrik 2020, 12:29Sport TEMA

Presidenti i FSHF-ës, Armand Duka nga Kukësi aty ku pa nga pranë punimet për stadiumin e ri “Zeqir Ymeri”, u ndal duke folur për një nga çështjet më të diskutuara këtë periudhë, sfidën Bylis-Tirana.

Kjo është një ndeshje e cila ka përfunduar në zyrat e Komisionit të Etikës ku po hetohet për trukim, një fakt i tillë nuk i lë një shije të mirë Armand Dukës:

“Është një dyshim i fortë, është e dyshuar për trukime. Nuk jam hetues, më është dukur dhe mua njëlloj si të tjerëve, juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n për të dale në një përfundim.

Me vjen keq që rikthehet ky diskutim, aq më shumë për një ekip si Tirana.

Nëse do të vërtetohet që do të ketë trukime, do të ketë vendimet e merituara për të larguar ketë njollë nga futbolli shqiptar”, u shpreh Duka.

 

1 komente në “Armando Duka: Ka dyshime të forta se ndeshja Bylis-Tirana ishte e trukuar! Po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n”

  1. Qytetar says:

    Hahahahaha. Çfarë shfaqje hipokrizie. Kush po flet. Ky që, nga 10 ekipe të superligës, vetëm 4 a 5 përmbushnin kushtet për tu pranuar të rregjistroheshin për sezonin 2019-2020. Tirana duhej të ishte përjashtuar që në fillim sepse nuk plotësonte kriteret. Vetë Duka është faktori nr.1 për këto palaçollëqe. Për ndeshjen në Ballsh po hetohet. Po ndeshja e kthimit që ishte identike? Rrinin lojtarët e ballshit si hunj gardhi në zonë dhe shihnin si bënte gola Tirana. Po ndeshjet e tjera ku oenalizoheshin kryesuesit dhe favorizohej Tirana deri sa e nxorrën në krye me diferencë?
    Duka del sa për vitrinë dhe të lajë gojën se ka hall se siç u zgjodh në UEFA ashtu edhe del fishek për dere jashtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje