“Edhe ti vëlla?!”/ Dua Lipa bën armik të serbëve legjendën Francesco Totti

21 Korrik 2020, 14:48Sport TEMA

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, postoi një ditë më parë një foto të banderolës së famshme, që Ballist Morina shpalosi në Beograd në përballjen Serbi-Shqipëri.

“Autochthonous”, me figura qendrore Ismail Qemalin dhe Isa Boletitin, si dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, nuk është pritur mirë nga serbët.

Komentet në postimin e bërë nga Dua Lipa kanë qenë të shumta, me të parin Lorik Canën që tërhoqi vëmendjen. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë natën e përballjen me Serbinë dhe atë banderolë e ka mbrojtur me trupin e tij.

Gjithsesi në Serbi i tërbon diçka tjetër dhe është fakti që Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe e Romës e ka pëlqyer postimin e Dua Lipa. Media në Serbi nuk kanë ngurruar ta bëjnë lajm.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”. Edhe mediat e tjera serbe janë në të njëjtën linjë, duke cituar tërbimin e tifozëve serb me veprimin e bërë nga ish-kapiteni i Romës.

 

 

5 komente në ““Edhe ti vëlla?!”/ Dua Lipa bën armik të serbëve legjendën Francesco Totti”

  1. S# says:

    zar i ti brato

    princu rima svida bla blaaa blaaaaaa
    —————

    c’eshte kjo Gjuhe e peshtire Ciganesh mor aman se nuk durohet dot ptuuuuuuuuuu

  2. c’eshte kjo gjuhe te neveriteshme mer yahoo

    zar i brate
    princu rimi – bla bla blaa
    si gjuhe gabelesh ,pa asnji tingellim normal ?
    ————–
    si eshte gjuha jane edhe njerzit (ka thene nji Filozof gjerman)

    1. DinPak says:

      Zoti, mbasi krijoi kombet e ndryshme, lajmeroi se do te ndante edhe gjuhet perkatese. Shkuan me radhe gjithe popujt dhe mori secili gjuhen perkatese. Shqiptaret, si te vonuar qe ishin, shkuan te fundit per te mare edhe ata gjuhen e tyre. Dhe Zoti u tha: Pse me kaq vonese, gjuhet tani u mbaruan. Si u mbaruan, i thane shqiptaret, te lutemi Zoti yne, na jep nje gjuhe te flasim me njeri tjetrin! Kur i pa Zoti shqiptaret aq te bukur, vendosi: Do tu jap gjuhen time!
      Dhe shqiptaret, qe nga koha e krijimit flasin shqipen, gjuhen e Zotit.

  3. Nik says:

    Nuk e kuptoni se PKK italiane ka mbèshtetur gjithmon sèrbin e influencuar nga rusèt prandaj gazetat bastarde sèrbe habiten me Totin .Do tè ishte mir qè njèprej gazetave tona tè intervistoj dhe falnderoj Totin sepse kjo èshtè propagand dhe diplomaci,sa mè shumè mbèshtetès tè kemi nè favor tè Kosovès aq mè mir do tè ishte pèrmbar kombin shqiptar.Kriminelat sèrb nuk rreshtin sè shkruajturi dhe manipuluar horrorin,krimet,pèrdhunimet nè Kosovè prandaj dhe ne duhet t’ju pèrgjigjemi çdo gèrme sèrbe dhe ti diskretitojm me fakte krimet e tyre nè botè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje