“Leksioni” i Lulzim Bashës nga Kosova, për institucionet

21 Korrik 2020, 11:55Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Në kulmin e debatit politik në vend, Lulzim Basha vendosi të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kosovë, pa ndonjë objektiv dhe qëllim të qartë.

Në gjithë morinë e takimeve dhe fjalimeve boshe e pa përmbajtje, e vetmja gjë që më mbeti në mendje, ishte një “leksion” i Lulzim Bashës për respektimin e institucioneve, duke iu referuar proceseve gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ndaj dua ta falenderoj për bisedën e sotme, për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve”, tha ai, pas takimit me Fatmir Limajn.

E thënë kjo nga Lulzim Basha, duket si një tallje e madhe.

Jo vetëm për faktin se ai është akuzuar shpesh në media si njeriu që ka “kopsitur” dosjet kundër luftëtarëve të UÇK-së, në kohën që punonte për UNMIK (gjë që mund të jetë dhe pjellë e fantazisë, pasi në fund të fundit ai thjesht një përkthyes ka qenë), por sepse është një ndër të vetmit politikanë shqiptarë, që ka delegjitimuar institucionet dhe i ka ikur përballjes me to.

E ka bërë që në krye të herës si politikan, kur iu shmang përballjes me institucionin e Gjykatës, për një akuzë që mund ta groposte si politikan, pasi akuzohej jo pak, por për abuzimin me 230 milionë euro gjatë ndërtimit të “Rrugës së Kombit”.

Për të përfunduar pastaj me delegjitimimin institucionit të Parlamentit dhe zgjedhjeve, të cilat i bojkotoi (nuk po përmend këtu institucionin me emrin PD, që e ka delegjitimuar krejtësisht që me mënyrën e zgjedhjes kryetar, e deri tek ‘pastrimi’ nga kundërshtarët).

Pra, njeriu që ka shkuar në Kosovë si mos-njohës i instuticoneve të vendit të vet, iu jep leksione politikanëve të Kosovës, të respektojnë institucionet.

Në fakt, e vetmja këshillë që mund t’iu jepte Basha, është pikërisht se si mund t’iu shmangen institucioneve, sidomos kur bëhet fjalë për gjykime, meqë në këto momente, ky është shqetësimi kryesor i politikanëve në Kosovë.

Vetëm se Limaj, Haradinaj&CO, ndryshe nga Basha dhe këta politikanët tanë në Tiranë, kanë treguar aq burrëri sa për t’u përballur me institucionet, kanë shkuar edhe në burg madje, për të pastruar emrin e vet nga akuzat publike të ngritura ndaj tyre.

Madje me dorën e tyre, votuan për ngritjen e Gjykatës Speciale, të vetëdijshëm se një ditë mund të shkonin edhe vetë aty.

Ndaj më e pakta që kanë nevojë në këto momente, janë këshillat nga një njeri si Lulzim Basha, që institucionet i sheh si “gogol”, herë nga frika se mund të përfundonte në burg, e herë se mund të humbiste zgjedhjet.

19 komente në ““Leksioni” i Lulzim Bashës nga Kosova, për institucionet”

  1. Sqepari says:

    Niveli me medioker qe ka patur ndonjehere opozita shqiptare. Sasia e fjaleve ne perdorim ve bast se nuk i kalon 400 – tat, perdorur si steriotipe.

    1. vang says:

      Nuk beri ndonje vizite Basha tek shtepia e verdhe per te ilen para disa vjetesh kishte gjetur ”fakte”se atje beheshin gjera monstruoze nga shqiptaret.Mallkimin e gjithe shqiptareve ngado qe jane per te perbindeshmin Dick MARTY (kush e di sa e ka paguar serbi) ,qe shqiptaret i klasifikon si kriminela.Ne mallkimin e shqiptareve sigurisht nuk ben pjese Saliu ,Lubonja,LULI dhe BUSHATI..Dick MARTIN MBASE e lancojne ujqerit se ne kete jete nuk do jete i qete per kete fyerje dhe akuze qe i ka bere kombit tone.

  2. Likja says:

    klloun pa piken e dinjitetit.

    1. Lulzim says:

      …Po , se 7 x 7 = 42 ??

  3. Nuk e di kush e ka thene , mbase populli : Halle halle kjo dynja .
    Shet mend ai qe s’ka .

  4. Trotski says:

    Kjo ndodhi e Lul-Sumkapuçit ngjan me sjelljen e Sali Kriminelit -Sipas Filip Cakulit – Sali Berisha mbajti ne nje Miting te Paligjshem, nje Fjalim per Shtetin Ligjor

  5. Ladi says:

    Ky LB-ja, me nxjer mallin e Kocit te teto Ollges, sa here qe me cfaqet ne ekran, apo sa here qe ja degjoj cfar thote ne tv…

    1. Stela says:

      ???
      E ke thene bukur sa kam qesh
      O zot na ruj nga keto qe duan me drejtu vendin
      Por intelligjenza eshte kaq kufizuse sa nuk ka asnje ide nga me ja filluar 360 grad giron bosh ….

    2. DinPaku says:

      Bravo, Ladi! I ke rene pikes!

  6. Arqile says:

    Te lumte Bledi Lumani .Shkrim dhe analize e mbeshtetur ne fakte .Luli Basha ju tregon Kosovareve beni sic beni ju realisht dhe mos beni sic kam bere une .Por nese deri tani e kane mbrojtur gjyqetaret qe kane perfituar nga Sala para pa fund e prona per drejtesi te blere nga populli por nje dite edhe Luli Basha do japi llogari per vjedhjet e parave te popullit per vrasjet ne bulevard se Luli Basha ishte Minister i Brendeshem ky nuk ka moral te mesoje te tjeret aq me teper kosovaret .Turp per mesime te tilla vetem Luli Basha nuk ka as moral e as te drejte po fare aman ti jape.

    1. Askushi says:

      Dhe polika kosovare e di qe lul basha eshte tallamoz i cpum por i ka zon deren.nje mik i paafte eshte me keq se nje armik i zgjuar.

  7. Stela says:

    ???
    E ke thene bukur sa kam qesh
    O zot na ruj nga keto qe duan me drejtu vendin
    Por intelligjenza eshte kaq kufizuse sa nuk ka asnje ide nga me ja filluar 360 grad giron bosh ….

  8. Realisti says:

    Bravo z.Bledi .
    Shkurt dhe vetem fakte domethenes qe LULI. BASHA
    eshte nje krijese alla klloun i Sali Berishes per ta vene PD ne ne sherbim te ruajtjes se imunitetit te familjes Berisha.
    Berishen e siguroi Argita se Luli eshte i zoti …ua futi UÇK-se
    e kosovareve….Ai e con me tej amanetin e Saliut si SPIUN I SERBISE …PER TE SHKATERRUAR KOMBIN SHQIPTAR.
    PO KE KA PD ME TE MIRE…EDI PALOQEN APO NARD NOKEN
    APO LZHKNE.

    MJERE SHQIPERIA PER KETE OPOZITE PA VIZION E ME DREJTUES TRADHETAR TE VENDIT.

  9. iksi says:

    Si ka mundesi qe ju drejtuesit e shtetit dhe ju kryetar partish pritni nje kryetar opozite qe ka probleme me drejtesine e vendit vet si per vjedhje , vrasje ne bulevard , shitje deti . dyshime per lobim me ruset etj . Apo ka ardh atje per te pasuru raportin e Dik Marty per gjoja krime ne Kosove te popullsise serbe te dhena qe vet Luli ja ka dhene .

  10. Aleksander Thana says:

    Ti he kokrra e agjentit te udbes more derdimen ! Lum Kosova dhe ata ne Kosove qe merren me nje debil !

  11. dhembeli says:

    I premtoi kryetarit te komunes se Mitrovices;
    – Sa te behem une K/minister, do teheq taksen e rruges se kombit,te cilen e bera vete,
    dhe do te ul cmimin e karburantit qe, kur te vini ne Shqiperi t’a bleni njelloj si ketu ne Kosove…..dhe Mitrovicen do t”a bejme Kryeqytet !…
    -Ketij i them udheheqes patriot une…!
    Kjo ishte aresyeja pse nuk shkoi ne Byrone Politike nr.2 per reformen zgjedhore.
    Ka pune me te rendesishme….!

  12. LULJA KRYEMINISTER says:

    Kur te behet lulja kryeminister do heqi taksen e rruges per koqevaret po mire mor budalla njeri a ka ndonje autostrade falas ne bote dhe pse duhet te paguaje takse gjirokastriti sarandioti korcari vlonjati per rrugen qe e perdorin vetem koqevaret.
    Qe ti genjene kjo eshte e sigurte dhe se ke probleme po te pakten na trego genjeshtra qe ti hame te pakten .

  13. Mali says:

    Nuk them dot qe ju Kosovareve mire jua ka bere Serbi se sqekeni njerez,po ta them eshte poshtersi,si per ju Shqipetaret ne kosove,si per ne poshte.Por sme duket e drejte qe Saliun ne shume fshatra i keni dhene tituj te larte,kur ne te pakten ne Shqiperi e dime cfare beri kundra jush(Kosovareve),me finen Shqiponja te PD qe administrohesh dirrkt nga ai,dhe kjo firme ka futur me mijera ton Nafte dhe Benzine per Sllobodanin qe ai tju vriste juve,dhe Sala kishte marre si detyre te fliste si patriot dhe fuste paret ne xhep.Nuk dua te zfjatem tek Sala qe slinte shkrime ne PD e asaj kohe ku thonte qe UCK jane nje grup Markst Leninist dhe ca kriminele te ardhur nga Europa per te vrare e per te prere.Po si babai i tij Sali ka bere Lulezimja me ju Kosovaret.Nuk ka lene asnje ushtar dhe komondant te UCK pa ja bere letrat si kriminele dhe vrases,se keshtu i donte Frabca dhe ca te tjere ne Europe,dhe ky dhe Argita paguheshin per keto spiunlleqe.Dhe ta mbyllim or Shqipetare te Kosoves,me ne krye Haradinajn qe eshte byth e breke me keto maskarenj:Buk e dini ju qe ky Lulezim Basha kur ishte jo me larg por 9 vjet perpara,vrau ne bulevard 4 Shqiptare te ndershem kur ishte minister i brendshem sebashku me Heroin e Kombit Sali Ran Berishen,nuk e dini ju Kosovare qe ky Lulezimja eshte therritur 2 here ne prokurorine e kohes se Sales per vjedhje galopante me miljona Euro,dhe ai nuk paraqitej se ishte me grip derisa ceshtja u mbyll,nuk e dini ju qe ky i ka proceset hap per marrje dollaresh nga Rusia,dhe prap keta prokurore qe jane te Sales dhe Likes prap ja mbyllen,buk e dini ju Kosovaret sa km Det i fali ky dhe Sala grekeve vetem qe te rrinin ne pushtet,dhe ju e dini qe kjo eshte Tradheti Kombetare dhe denohet ne cdo vend te botes por jo ne Shqiperi.Ka shume dhe shume te tjera or Shqipetaret e mij qe jetoni siper Veriut tone ,i themi ne nga Shqiperia.Kush e lexon kete nga ju Kosovaret duhet ta kuptoje qe skan asnje gje me ju,por ta dini mire qe edhe shume vite te tjera keta Monstra qe se kane per gje te te Vrasin,te tipit Sali,Lulezim,Ose Ilir Meta ne Shqiperi e kane te veshtire me keta qelpsilluqe qe kane bere te kthehen ne pushtet.Tung trimat e Kosoves,do beni mire ta mbani Lulen ca kohe andej se neve ketu na eshte Peshtirosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje