"Lufta" me Gent Cakajn, Ditmir Bushati kundër kandidates Hajdaraga për ambasadore në Athinë

21 Korrik 2020, 11:06Politika TEMA

Komisioni për Politikën e Jashtme nisi diskutimet për kandidaturën e paraqitur nga Ministria e Jashtme për ambasadore në Greqi, Luela Hajdaraga.

Në këtë mbledhje, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se kandidatura e propozuar nga MEPJ shkel si ligjin, ashtu edhe traditën 100-vjeçare të ambasadorëve shqiptarë në Athinë.

Bushati nënkuptoi se Hajdaraga nuk plotëson asnjërin prej dy kushteve të vendosura në në ligjin për shërbimin e jashtëm.

“Ambasador mund të bëhesh në dy mënyra, ose të kesh një histori karriere dhe do një gradë të caktuar dhe në ligj ne kemi qenë shumë të qartë.

Përcaktuam në ligj se ambasador mund të bëhesh ose nëse ke karrierë të pandërprerë në këshillin e jashtëm, minimalisht të kesh gradën këshilltar, ose të vish nga jashtë karriere.

Por, edhe nga jashtë ka një rregull, duhet të kesh 10 vite përvojë pune në politikën e jashtme dhe çështjet ndërkombëtare”, deklaroi ish-ministri.

Veç ligjit, Bushati thotë se me emrin e propozuar shkelet edhe tradita 100-vjeçare e diplomatëve të emëruar në Ambasadën shqiptare në Greqi.

“Nëse shohim historikun tonë rezulton që të gjithë kandidatët për ambasadorë, që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur brenda shërbimit të jashtëm, ose njerëz me profil shumë të lartë publik këtu”, tha ai.

Bushati tha se përveç shkeljes së ligjit dhe të traditës, shqyrtimi i kandidaturës së ambasadores në Komision nuk është e rregullt as procedurialisht, pasi sipas Bushatit, ambasadorja Adriana Hobdari është ende në detyrë përsa kohë presidenti nuk është shprehur për këtë.

“Praktika e vendosur në Kushtetutë dhe ligj imponon që duhet të ketë një vakancë kushtetuese në mënyrë që të iniciohet procedura.

Ministri i Jashtëm i ka propozuar presidentit një zëvendësim përsa i përket ambasadorit në Greqi. Presidenti ende nuk është shprehur për këtë”, u shpreh ai.

19 komente në ““Lufta” me Gent Cakajn, Ditmir Bushati kundër kandidates Hajdaraga për ambasadore në Athinë”

  1. zoni says:

    Pash Zotin se na ngritet zorret e barkut me ket traditen. Sbo robi kshu per i far posti ambasador. Na nxite jeten duke kerku kualifikime.

    1. Ceni says:

      Nuk e ka keq bushati. Ambasador dhe minister nuk mund te behet kushdo. Ligjet behen qe te zbatohen.

    2. Xoni says:

      Bo robi o zon! Se atë që e hoqën e ka goc teze dhe burim fiks të ardhurash me pislliqet e konsullatës

    3. Klaudio says:

      Traditen e rruajte shume o bushatlli, kur emerove Besiana Kadare ambasadore në OKB. Nje arrogante, e paditur, e paedukate, e cila u kushton xhepave te shqiptareve 15.000 dollare në muaj per lukset e saj.
      Aq e pazonja eshte, te gjitha postet ex officio qe mer shqiperia në OKB, ashtu sic marin te gjitha vendet anetare me rotacion, ajo i shet si suksese personale dhe mburret para injoranteve si vocerraku Caka, qe i hane ashtu si I shet Besi Kadare.
      Publikoni CV dhe diplomen e universitetit te Besit, te shohe publiku ke ka ambasadore në OKB. Nje pseudo ambasadore e cila nuk di asgje per vendin e saj, jo me per Kosoven.
      Nje ambasadore arrogante dhe e paafte e cila me Konsullaten e Kosoves në Nju Jork I coi marredheniet në 0, deri në urretje midis dy ambasadoreve. Megjithese ankesat e vazhdueshme te pales Kosovare, vocerraku Caka harron prejardhjen dhe i injoron.

  2. Shkodra nuk ju do...!u says:

    Ne Brazil kur do ikni or Bushat or Bushat or Bushat..?!

  3. TFG says:

    Ka te drejte qe kerkon qe perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne Greqi te jete dikush ose me kariere te spikatur brenda sherbimit te jashtem, ose dikush me profil te larte publik.
    Ambsadaroja e meparshme, qe e promovoi vete Ditmiri ishte e spikatur si kusherire e gruas te tij dhe person me profil shume te larte kur ne kohen e Berishes furnizonte Ditmirin ne opozite me cdo informacion qe dilte nga Ministria e Jashtme, gje qe ne fakt i sherbeu karieres se saj se u katapultua ne kariere ne moment qe u be Ditmiri minister.

  4. vang says:

    kam 3 muaj qe kam aplikuar per CI dhe pasaporte dhe deri tani asnje njoftim,asnje shkrese,telefonat nuk i ngre njeri sikur te rrishe edhe 8 ore duke telefonuar.Mosha nuk me lejon te rri rradheve ne Ambasade per te merre vesh qofte edhe nje pergjigje ku nuk ke se si te marresh nje informacionte vetem.

  5. tropoja says:

    fol ti fol vetem fol te gjithe bertasin askush s te degjon haha te heq beu surrelit nga lista per depuet radhes tjeter se boll e hengre nje here te hoqen nga minister

  6. Juli says:

    E po mirë o Zoni(zombi). Po dërgojmë një “dru me pre ” atje si ambasador sipas teje. Ju shqiptarët jeni specialista(analista) për cdo gjë !!!!!

  7. zhaku i pamposhtur says:

    Sa ishte vetë min i jashtëm Bushati e ‘respektoi’traditën. .ambasadë më qelbanike dhe më të korruptuar nga ajo e Athinës nuk besoj se kishte kështu që ky filogreku Bushati duhet ta mbylli gojën

  8. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Eshte lufta e Ramsit me qytetaret Bushatin, Blushin, Malajn, per ti hapur rruge katunarise Tao Tao Balla, Dam Gjiknurja, Ulluk Manja ETJ, ETJ
    Mjafton krahasimi i Ditmir Bushati me Gent (KAKEN) Caken, per te kuptuar mendje KAKEN Rama

  9. undefined says:

    Ka te drejte per “traditen”….ajo eshte “tradita” e bithe-lepirsave dhe dhjaksave qe kane udhehequr te pakten keto 30 vjet ate Ambasade ne Shtetin e djallit….

  10. cubi.matjan says:

    Komentues delirante, heshtni. Ne Greqi duhen burra patriote, jo marioneta.

  11. SHQIPE ETNIKE says:

    DUKET SE JAME I “Prapambetur”:::dhe nuk e ditkam qe paskemi MINISTER TE jashtem?????????????????

  12. Një says:

    Eksperienca vetëm nuk do të thotë kurrfarë gjë. Fakti që kam patur eksperienca negative sa herë ka ndodhur të vizitoj ambasadën e Athinës, ku vetëm për t’iu afruar derës na duhej të paguanim sekser e çdo alabak që vërdallisej, më ka dhënë prova konkrete se kualifikimi sipas këtij ligji, mua, individit që kërkon shërbimin, nuk bën as ftohtë as ngrohtë.

  13. Pilafi says:

    Ambassadore me te afte zor vjen si lulushja qe ruci e gjeti nga hi I per te bere nderin per bashkeluftetarin Luan ,ja coi Rames dhe e iluminuan luelen per te na nderuar ne Athine

  14. Bled Kosi says:

    KY BUSHATI ESHTE NJE VEMJE SI TE GJITHE SHKODRANET
    E SA PER AMBASADOREN KJO ESHTE TAKTIKA E NDYRE E RAME SC QE NE TE GJITHA POSTET VENDOS GRA TE PA AFTA QE TI KOMANDOJE SI TE DOJE PER INTERESAT E VETA TURP I MADH POLITIKE E NDYRE E MAFIOZE E YOJ

  15. komi says:

    SA I ZGJUAR QE ESHTE SHOKU DITEZI BUSHATI…..
    nuk e kuptoj perse e mbajne kete plere ne parti…

  16. Erla says:

    Keto jane ofiqe pordhitike! Pse shkon ajo e LSI ne Danimarke? Komplet e paafte, nje cope lope. Aty e kuptova sa te lidhur jane partite me nj-tj dhe bejne sikur nuk shkojne bashke per sy e faqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje