Rama homazh për Papa Clementi XI: Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik

23 Korrik 2020, 10:47Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë homazh për Papa Clementi XI, në këtë përvjetor të lindjes së papës shqiptar

“ HOMAZH

PAPA CLEMENTI XI, ka qenë i pranishëm në pritjet e përcjelljet në Sallën e Hartave në Kryeministri, kur krerë shtetesh e qeverish, vizitorë të lartë apo edhe ndonjë qytetar ndër të pranishmit, më ka pyetur për hartën e madhe të trojeve të vjetra shqiptare « Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale », vepër e hartografit të dukës së Modenës Giacomo Cantelli da Vignola më 1689, që u porosit nga shqiptari më parë se të ulej në fronin e të dërguarit të Zotit mbi tokë.

Stema në hartë shoqërohet nga një tekst i ndjerë që lëvdon prejardhjen shqiptare të Eminencës së Tij, Giovanni-Francesco Albanit, kardinali i famshëm dhe Papa i ardhshëm që në shqytin e tij të kaltër mbante tre male të artë dhe një yll orientues, prerë në mes nga një brez i artë; përvijëzim i një rrugëtimi të suksesshëm nga malet e Shqipërisë drejt Romës, « Caput Mundi » dhe « Mater et Magistra ».

Albani – Klementi XI, ishte edhe prior i Urdhrit kalorsiak konstandinian të Shën Gjergjit, themeluar rreth 1520 nga bashkatdhetarë të tij nga Shqipëria, të ashtuquajturit Engjëllorët e Drishtit. Ky urdhër nisi si një aventurë tipike shqiptare, për t’u kthyer në një nga lavditë e krishtërimit roman deri sot e kësaj dite.

Papë nga më të kultivuarit, bibliofil dhe estet i rrallë, po aq sa i lidhur me traditat italo-arbëreshe dhe naltësimin e Kishës në Shqipëri, Klementi XI, gjeti kohë, dashuri dhe kujdes si për të zbukuruar çdo skaj të Romës me stemën e tij, po aq sa edhe për të mbajtur gjallë frymën e brendshme të maleve shqiptare.

Dëshmia më mbresëlënëse në këtë aspekt, mbetet Koncili i Arbrit, mbajtur më 1703 nën udhëheqjen e shpirtërore të Klementit XI në Lezhë.

Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik përgjatë historisë së dhimbshme të fesë në Shqipëri, në këtë përvjetor të lindjes së papës shqiptar”– shkruan Rama. (TemA)

32 komente në “Rama homazh për Papa Clementi XI: Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik”

  1. Ladi says:

    Nuk ta kalon kush, per dije, finese, elegance, kulture…
    Je i rralle sot ne kete tollovi shqiptare mbyshur me mllefe, ngrefosje, injorance pa fund!

    1. Eri says:

      Ky ka vjedhur eshte bere miliarder ne kete tollovi dhe ti qe nuk kupton fare mbetesh i mahnitur nga dy llafe qe i thote ky per te tallur trapin me naivet.

      1. ben says:

        Eri-po ty a mos te ka caktuar gje Rama si arketarin e tij qe ti numerosh miljonat? Ndryshe nuk ka se si spjegohet qe i dike se sa para paska Rama.
        Mbetet duke bere supozime qe i shikoni ne enderrat e nates dhe u besoni vete ne mengjes.
        Ne se keni prova, i dergoni ne SPAK dhe mos llapni kot neper rrjetet sociale.

        1. Hoxh Armandi says:

          Mos u merrni me papen o turkoshqiptare po shkoni puthni baben tuaj sultanin e turkomongoleve recepin e madhnueshem. Sot dite bajrami ku turkoshqiptaret festojne me vellezerit e tyre nga bangladeshi, palestina, pakistani dhe fiset pellazge. C’lidhje ka papa me ju?

      2. Astrit says:

        Nuk ka vjedhur ka vjellur thuaj, ça thoni o të mjerë , njeriu i ditur dallon nga gorrilla çado të ketë bërë, shpellari do shum të bëhet civil.

    2. h says:

      Klementi ishte shqiptar aq sa ishte Madre Tereza di Kalkuta.

    3. Gjergji says:

      Pershendetje.
      Jane 4 pape te njohur me origjine shqiptare:
      1. Pope Saint Eleutherius (175-189)
      2. Pope Saint Caius (283-296)
      3. Pope John IV (640-642)
      4. Pope Clement XI (1700-1721)
      Per nje popull si ne, me shume probleme ne historine e kombit, kio do te thote shume dhe ne asnje here nuk e kemi shfrytezuar. Ne edhe Shen Terezen (nene Terezen) , qe nderohet dhe njerezit ne bote luten me emrin e saj, ne e kemi perbaltur. Ne mburemi se sa pashallare e komandante me origjine shqiptare ka patur Stambolli. I mendoj keto dhe rrudh buzen nga keqardhja se sa popull injorant jemi.
      Pershendtje shqiptareve ku jane.

      1. Doni says:

        Gjergj mos i rrudh buzet hiç.Papatet shqipatare pjese e kryqezatava. Udheqes te genocideve pa dallim moshe. Vrases se kultures e shkences. Ne rradhe te pare te popullin te tyre katolik. E me pas me ate ortodoks. Fale perandorise Osmane populli ortodoks shpetoj besimin e tij. Sepse Bizanti po dobesohej nga sulmet e nje pasnjeshme te kryqezatave. Dhe shprehja e famshme ortodokse e popullit Bizantin jeton akoma dhe sot. Me mire nen çallmen e sulltanit sesa nen kesulen e Vatikanit.

        1. Qqep says:

          Ik mor idiot ti turqia e shkerdhyme ne kush na la kete gjendje 500 vjet osmanet nuk ndertuan nje ure ne shqiperi.

          1. Doni says:

            Qep po ku more idiot kane jetuar njerzit per 500 vite nese nuk paskan be nje ure? Mos kane jetuar gje tek ai i plakes tende. I ka mbajtur ajo me ushqim dhe strehim. Pall.

        2. Beni says:

          Paske marua shkollen e Erdoganit me duket , po’ jo aq mire, do keshe ngele ne klase y?

  2. Emocionuse ,perhap drite dhe te ben krenare por dhe te deshperon njollosja islame qe i beri kombit shqiptar says:

    Pa eja ketu o drite qe vine andej nga perendon.

  3. qytetari says:

    Dhe ketu Rama,vjen perseri dhe na prezantohet me dy fytyra:
    Ose me papa Klementin ose me Ismail Qemalin!
    Kush ka lexuar autobiografin e Ismail Qemalit,gjen te shkruar me doren e tij,qe ka qene per gjithe kohen vec nje osman i thekur ne gjithe postet qe ka pasur.Dhe kur u shemb i semuri i bosforit,ai i hipi kaikes dhe erdhi ketej,per te vazhduar nje Turqi te vogel.Aty dhe akti i ´´pavaresise´´ eshte shkruar turqisht.
    Per me tej efendem apo zoti Rama ose me Perndimin ose me kalif-sulltanin Erdogan.
    Te fala dhito-kracise!

    1. Moisi Golemi says:

      O Qytekar. Akti i Pavarësisë është shkruar SHQIP. Ti e ngatërron me Shpalljen e Lidhjes së Prizrenit, që ishte në gjuhën zyrtare, në osmanisht.

      1. Nje fshatar i thjeshte. says:

        O Moisi lere Qytekarin se aq ja pret lumadhit… Jo Ismail Qemal Vlora por edhe gjyshi i Ismail Qemal Vlores, Ismail Vlora ka punuar per Shqiperine te pavarur nga Turqia… madje per ate u vra! (pavaresisht se ata qe e vrane i coi nje dite zoti para nje fare hundleshi qe e thirrnin Zenel dhe restua eshte histori thote populli).
        Ismail Qemal Vlora vete u vra per ate pavaresi qe shpalli. Ky eshte fakt i ditur pavaresisht se asnje politikan shqiptar s’e thote dot politikisht se iken per lesh bubi.

      2. qytetari says:

        Nuk lodhem me injorancen tende.

      3. Doni says:

        Moisi Golemi. Nuk e di ne çfar vendi jeton. Por spaske haber fare. Jane bere dhjetra emisione ne TV me historiane dhe akti pavarsise eshte ne osmanisht.

  4. Te Lumte ,
    sot ne kte politie agreive zhdukjeh Kombesh ,
    nga Montra e dal jashte cdo kontrolli ,
    kerkohet a me shume njohje me Figurat e shquara Shqipotare ne Bote ,
    per te ngritur nga varri Dinjitetin Shqiptare, qe FARA E DJALLIT Essadiste
    e uli ne bythe te Njeerezimit ,
    duhen promovuar Vlerat Kombtare per te motivuar shpirtrat
    dhe vetebesimin

  5. Aresyeja says:

    Nuk ka rendesi se kujt i behen “levdata” , te krishtereve, myslimaneve, hebrejve, budisteve, etj etj. E rendesishme eshte qe injorances qe pluskon ne masat e popullit tu jepet vazhdimisht dicka per tu trullosur.
    Padyshim qe vendeve qe jane te krishtere ( EU, USA etj ) , si dhe ata qe jane myslimane tu behet e ditur se e gatuajme hallven simbas oreksit.
    Sa per meritat e krishterimit apo te besimeve te tjera fetare, jane mendje te tjera ata qe u kane vene pikat mbi ” i “, ndersa keta mjerane te politikes shqipetare nuk jane gje tjeter pervecese hije te sharlantarizmit provincional, te nje amalgame kaotike ne te gjitha drejtimet e politikes shqipetare.

  6. Lumi says:

    Ne pritjen qe Margret Thecher i beri ambasadorit te ri te nje vendi afrikan, u be kjo bisede. Si tja bejme qe vendi jone te njihet ne bote; e pyeti ambasadori. Nxirrni nje figure te njohur dhe ecni pas tij; ja ktheu kryeministrja.

  7. fati says:

    Lavdi Zotit qe kemi nje Efi Rama qe na e ngre koken para botes. Falemnderit o demokrat u vertete!!!

  8. joel shkodra says:

    Historian i madh ky “kokeministri” i yne. Po ku i ke mesuar gjithe keto hollesira per Papen shqiptar? (He mo, se ka plot ne wikipedia – e ka perkthyer prej andej). Dhe ne mahnitemi me mendjendritesine e “kokes”. Po mire o mire, po si nuk na e the se edhe emrin “Klementi” e ka marre nga Kelmendi, krahine me tradita patriotike dhe shume e degjuar ne ate periudhe per qendresen kunder Turqise. Apo kjo nuk ishte e shkruar ne wikipedia!

    1. katarakti says:

      Jo mor idiot. Klement nuk ka te beje fare me Kelmendin. Clement eshte fjale latine qe mund te perkthehet si “falje” ose zemerbute. Per sa i takon kryeministrit ai eshte me i afti dhe i duhuri i ketyre 30 vjeteve dhe do ishte e domosdoshme te jete ne krye te qeverise deri me 2030 – ten.

      1. joel shkodra says:

        Doemos qe eshte fjale latine dhe “idiot” mbaje per vete. Dhe sepse ai nuk ishte i pari, por i XI-ti Klement. Zgjodhi ate emer per te treguar afersine me shqiptaret dhe banoret e Kelmendit. Fjala “Kelmend” vjen nga kjo fjale latine. Shihet se edhe ti je “historian” si “kokeministri” dhe uroj qe ta kesh ne krye te qeverise derisa te te percjelle ai ty ose ti ate.

      2. joel shkodra says:

        Po pse deri me 2030-ten? Pse mos te jete deri sa te te percjelli ty ose ti ate? Sa per Kelmendin, ne dokumetat e asaj kohe kelmendasit quheshin “i clementi”, pra fjala Kelmend vjen nga fjala latine qe thua ti dhe Papa yne e zgjodhi kete emer (sepse nuk ishte i pari, por i XI-i) qe te tregonte prejardhjen e tij shqiptare dhe afersine me ato popuj te Kelmendit qe ne ato vite po luftonin kunder okupatorit turk. Mund te kishte zgjedhur emer tjeter, por zgjodhi pikerisht “Clementi – Kelmendi”. Prandaj “idiot” mbaje per vete.

  9. pirro says:

    Jo ne Lezhe por ne Mersi te Lezhes. Aty doli per here te pare fjala shqiptar, krahas emrit arber.

  10. gjaku i arbrit says:

    Mesoni o injorant se eshte e thelle ajo qe ka postuar Edi Rama, se sk’ka pas as tru as guxim askush me pare ta bej. Kaq mjafton per te thene qe Rama eshte jo vetem me mend por edhe TRIM!

  11. Ed says:

    BRAVO EDI RAMA. EDI RAMA THE GREAT.

  12. Nik says:

    Papa Clemente XI cilèsohet njè prej mè seriozève dhe tè pa korruptuar,veprimii parè qè ndèrmori kur e vendosèn Papa ndaloj rreptèsisht qè kushèrinjt e tij tè hynin nè biznes me Vatikanèn dhe kèto masa i mori pèr tè demostruar koshencèn e vet si njeri i zotit .Papa Clemente XI ndèrtoj disa pallate dhe vila mjaft tè bukura nè Romè si dhe jashtè saj tè cilat dhe sot mbajn emrin e tij .

  13. Pokeristi says:

    Te jesh lider duhen nje seri cilesish.Duhen aftesi organizative e drejtuese . Duhen aftesi komunikuse Duhet vizion,largpamesi .Duhet kurajo e trimeri.Duhet intelekt.Duhet kulture e pergjitheshme.Duhet mohim e vetemohim.Ne te gjithe këtë bashkesi cilesish,çdo komponent ka peshen e vet.Te gjithë komponentët të marrë sëbashku pa kulturen e sfumojnë së tepërmi figuren e liderit.
    Nje gjë është e dukëshme në figuren e KM aktual.,kultura e plotë e nevojshme,komponentet e tjerë i ka diku më shumë e diku më pak.
    Me gjithëatë ai e ka lartësuar figurën e shqipëtarit në optikën perendimore.

  14. Qqep says:

    Ik mor idiot ti turqia e shkerdhyme ne kush na la kete gjendje 500 vjet osmanet nuk ndertuan nje ure ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje