STUDIMI: Një test gjaku njeh pesë lloje tumoresh, katër vite para se të shfaqen

24 Korrik 2020, 13:41Shëndeti TEMA

Një teknikë e testimit të gjakut njeh pesë forma të zakonshme të kancerit, katër vjet më parë se teknikat tradicionale, sipas një studimi ndërkombëtar të botuar në ”Nature Communications” dhe i koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Teknika, e quajtur ”PanSeer”, njeh në 91% të rasteve tumoret e hershme të stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë te njerëzit pa simptoma.

Koordinuar nga Kun Zhang, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, testi premton të ketë pasoja të rëndësishme në mbijetesën e pacientëve me kancer, falë diagnozës shumë të hershme, e cila lejon të ndërhyhet me ilaçe ose kirurgji kur tumori është në fillimet e formimit të tij.

Kjo teknikë u testua në 605 individë asimptomatikë, 191 prej të cilëve u diagnostikuan më vonë me kancer.

Në këto teste u shtuan ato të kryera mbi 223 persona me kancer dhe 200 inde tumori.

Rezultati ka qenë inkurajues sepse ka treguar se mund të parashikojë një diagnozë për pesë forma të zakonshme të kancerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje