FOTOT: Turistët zbulojnë liqenet akullnajore të Lukovës

Në lartësinë e 1700 metrave mbi nivelin e detit, mes pyjeve të dendura në malin e Gurit të Zi, mes Gramshit dhe Korçës, natyra fsheh 2 liqenet akullnajore të Lukovës.

Ajri i pastër, livadhet dhe burimet e kristalta i bënë këta turiste nga Pogradeci të harronin edhe udhëtimin e orëve të gjata për të arritur deri aty.

“Është një natyrë e mrekullueshme”.

“Është një natyrë e virgjër që ja vlen të vizitohet, jo vetëm nga ne si banorë të Shqipërisë”.

“Ne vijmë çdo vit dhe jo vetëm në liqenet e bukura të Lukovës” .

Një pjesë e burimeve rrotull njihen si kurative. Prodhimet bio të zonës janë kurdoherë një kënaqësi për vizitorët.

Edhe pse ka mes tyre që rikthehen aty vit pas viti, ata thonë se pengesa kryesore ka qenë e mbetet infrastruktura.

“Problematika kryesore për të shijuar këtë natyrë është infrastruktura. Kemi pasur vështirësi të mëdha për të mbërritur, kemi bërë gati 15 kilometër për gati 2 orë e gjysëm”.

“Kjo zonë ka resurse të jashtëzakonshme. Na vjen keq që kjo është një zonë kaq e mrekullueshme dhe pak veta e njohin. Udhëtimi është njëçik i vështirë”.

Mungesa e infrastrukturës është edhe në zonat përreth, banorët e të cilëve kanë ende shpresë se bashkë me rrugët do t’ju vijnë edhe turistët. Për ta duhet të jetë prioritet i pushtetit vendor promovimi dhe zhvillimi i turizmit pasi resurset janë të shumta.

14 komente në “FOTOT: Turistët zbulojnë liqenet akullnajore të Lukovës”

  1. Pensionist says:

    Lukova ne Sarande! Liqenet e Lukoves dalin ne Pogradec?! Cudi e madhe me keta gazetare te ”talentuar”!
    A i lexoni ato, qe shkruani, apo ia keni marre doren: Shkruaj si te te vije!

    1. Miti says:

      Pse kur nje toponim eshte perdorur diku ne nje vend atehere eshte e pamundur te perdoret ne nje vend tjeter sipas kaplloqes tende?
      Ke degjuar ti qe ka nje shtet ne Urale qe quhet Gjeorgji dhe nje tjeter me te njejtin emer ne SHBA?

  2. xyz says:

    Mos i publikoni këto foto ju lutem!
    Se është gati Taulant Balla me sharrë!

    1. Moisi Golemi says:

      Të sharroftë tët’ëm!!!

  3. kritiku gjeograf says:

    ju lutem,si mund ta konsiderojme: iNJORANCE,IDIOTIZEM ,KARAGJOZLLEK APO NJE “ZBULIM”UFOSH PER nje LUKOVE TE DYTE?

  4. Tuk Tuk says:

    Ndrojeni kete emer sllav lukovo se eshte turp,gjeni nje emer te lashte ..te gjitha zonat me emra sllave te nderohen,nuk ka emra shqiptar banimesh ne asnje shtet sllav ne ballkan.

    1. vang says:

      likovo nuk eshte sllav por grek nga fjala ”likos” qe do te thote vend me ujqer,(likos=ujk)

  5. fariu says:

    Zoti pensionist!
    Lükove nuk ka vetem ne Sarande, ka edhe ne kufirin midis rretheve Pogradec dhe Gramsh, pikerisht atje ku jane pyjet e bukur me drure ahu dhe ku komuniteti vendas nuk eshte aq armik i natyres qe i ka falur Zoti.
    Smbas teje, meqene se Topojan ka ne Dangelli te Permetit, nuk du het te kete Topojan ne Kukes ose meqene se Kalivaç ka ne Mallakaster (Vjose), nuk duhet te kete Kalivaç ne Moker te Pogradecit dhe meqene se ne Pogradec ka Peshkepi, nuk duhet te kete Peshkepi ne Gjirokaster.
    Qenke plakur para kohe zoti pensionist.

  6. YX says:

    A ka toponime shqipe kjo Shqiperia e shkrete.NE BAZE TE TOPONIMEVE DEL VEND SLLAVE,E CUDITSHME ,KJO NUK NDODHE ASKUND NE BOTE.

    1. vang says:

      YX.Ke te drejte.Shqiperia eshte embushur nga toponimet sllave,turke e greke edhe ndonje latine.Kjo eshte per shkak te pushtimeve te gjata.Keshu kemi pogradec( pod -grad) qyteti poshte; Gorrica = korca;,etj greke:Dhirakio =durrsi ( dhio rakes) ==qytet midis dykodrave pare nga deti;kelcyra= klisura dmth vend i mbyllyr; Corovoda= cerno voda (uji i zi -sllave) .Kemi dhe shumicen e fshatravete laberise me emra sllave.; Vlora AVLLONAS,=vend i banuar greqisht etj. Sa per turke: Berat, elbasan,shijak,,orikum,Pasha liman,varri bobit e shume te tjera. Ne te kundert edhe ne greqi edhe ne Itali e Turqi gjen shume toponime shqiptare.

  7. Pensionist says:

    Zoti ”fari”, te falenderoj per shpjegimet ”interesante”, por sipas shkrimit liqenet nuk jane ne Pogrades, por midis Gramshit dhe Korçes. Turistet kane levizur nga Pogradeci per ne mal… Kupton?
    Meqe paska kaq shume ”Lukova”, nuk do te ishte me mire, te percaktohet nga autori i shkrimit, duke sqaruar me pak fjale: “ne Lukoven e Korçes, te Gramshit, te Fariut etj…”. Nga ta dije nje lexues i zakonshem, si puna ime, se zotrote, qenke edhe djale i ri… Ashtu qofsh! Une rrojta, punova, dola ne pension dhe ”u plaka”… Kjo do te ndodhe me te gjithe, me perjashtimin tuaj(!).
    PS: Ne Mallakaster nuk ka Kalivaç, por ne Tepelene.

  8. Taulant says:

    YX ka plot toponime SHQIPTARE por edhe Sllave(Bullgare,Serbe,Maqedone) Turke,Italiane etj. Tokat Shqiptare jane pushtuar shume here. Por emra Shqiptar ka edhe jashte truallit te sotem Shqiptar. Dalmacia p.sh rrjedh prej emrit Shqiptar ‘dele’ apo ‘delm’ ne Shqipen e vjeter .Prejardhjen Iliro-Shqiptare te emrit e pranojn qysh historianet Romak.

  9. Pelioni says:

    Liqenet e lukovës për të cilët flet artikull shkruesi janë brënda kufirit administrativ të rrethit të pogradecit më saktë në këmbë të malit të gjemthit sikurse e quajnë banorët e zonës ose gurit të zi sikurse emërtohet në hartat topografike.
    Është një zonë me bimësi e bukuri të rrallë natyrore ,që ja vlen të vizitohet nga turistët vëndas dhe të huaj,po infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar.Pushteti lokal i pogradecit duhet ta vlerësojë si një atraksion turistik me vlerë.

  10. Bogonica says:

    Pensionist,me sqarimin qe ben, je i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *