‘Rikthimi’ i Hajrie Rondos në vendlindje, si Tana

29 Korrik 2020, 16:16Kulturë TEMA

Roli që i dha popullaritet aktores Hajrie Rondos, portreti i personazhit të Tanës tek “Përrallë nga e kaluara” do të jetësohet në një bust. Skulptori Kreshnik Xhiku është duke punuar për këtë ide, që ka lindur për një delvinjote mes delvinjotëve

“Kjo ide lindi nga bashkëbisedimi, që unë pata me disa miq që kanë lidhje me Delvinën, sikundër dhe unë. Ideja ishte që të bëjmë një bust të vogël, jo klasik, por që të jetësojmë figurën e artistes së njohur. E përqafuam këtë ide, sepse busti për një aktore në qytet ka tjetër ndjesi krahasuar me atë që mund të ketë busti i një heroi. Biseduam me kryetaren e bashkisë, Majlinda Qilimi dhe deputetin Andrea Marto, të cilët ishin mbështetës në këtë projekt”.

Personazhi i Tanës tek “Përralla nga e kaluara” ka qenë një emblemë për Rondon, jo vetëm sepse i shkonte përshtat për të evidentuar edhe më shumë tiparet e grave të Jugut, apo se i dha popullaritet në mbarë Shqipërinë, “Zoti ma hodhi nga qielli dhe më tha: Merre, se është për ty”, do të më rrëfente në një nga intervistat e saj të fundit.

“Ajo që ka qenë pjesa më e vështirë, por dhe pjesa më nxitëse apo frymëzuese ishte temperamenti, që tregon tek filmi. Është shumë i veçantë dhe e personalizuar. Në një farë mënyre ato janë gratë e Jugut”, rrëfen Rondo.

Aktorja Hajrie Rondo (1951 –2017), e cila ka interpretuar 120 në kinema edhe teatër u shua para tre vitesh në moshën 66-vjeçare.(shqiptarja.com)

6 komente në “‘Rikthimi’ i Hajrie Rondos në vendlindje, si Tana”

  1. qazim says:

    Respekte per te gjithe ata qe e ideuan,e mbeshteten dhe do ta realizojne bustin e saje. Jemi vend i vogel dhe duhet te ruajme me fanatizem si dhe ti ekspozojme kujtimet per keta njerez qe na bene qe te gezojme ne ato vite te veshtira. Shume me teper buste dhe muze per te kujtuar artistet e skenes dhe te ekranit,kompozitoret,regjisoret,muzikantet,balerinet,shkrimtaret dhe te gjithe krijuesit qe me talentin e tyre na kane inspiruar dhe zbukuruar jeten.

  2. AliPasha says:

    U prehte ne paqe Hajrie Rondo.

    Zoti qofte me te.

  3. Patrioti says:

    Shume me teper buste pet aktoret intelektulet figurat e njohura te shqiperise mje bust duhet per panon agim fagun dhe shume te tjere po edi rama kurva po na mbush me memoriale turke xhamia. Shkolla turke insitute turke ky legen antishqiptate.me fal harrova edhe me varrezat e ushtareve grek.

  4. Fieri says:

    Ishte shume emocionues per mua kete megjes ky lajm. Me rane lotet. Respekt pa fund Zonjes se skenes fierake dhe shqiptare. Sjhume potente, shume dinjitoze, shume fisnike, shume e vertete. Nje ikone e jugut. Nje dive e ekranit. Nje qytetare e respektuar e qytetit te Fierit.

  5. Marinela says:

    E madhe ne te gjitha rolet
    Respekt …Nje bust edhe ne Fier e meriton

  6. TANA , Shqiptare.
    Jo vetem artistja por edhe karakteri i forte i gruas Shqi[ptare.
    Tanes Shqiptare, t,i ngritet prmendore se bashku me Artisten.
    ” O ne jemi të varfer per llukse, por jemi te pasur me bujari zemre, mjeshtri pushke dhe BESË”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje