Bojkoti si e vetmja rrugë e Lulzim Bashës

31 Korrik 2020, 15:04Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha, ka zgjedhur sërish edhe kësaj  here, rrugën e vetme dhe më të lehtë për tu zvarritur drejt  humbjes, bojkotin edhe të  Këshillit Politik. Pas miratimit në Parlament me shumicë votash të ndryshimeve kushtetuese, kryetari “opozitës së shpartalluar” ka dalë mes aleatëve, dhe ka kërcënuar dhe paralajmëruar jo vetëm kryeministrin me burg “kur të vijë në pushtet”, por ai ka paranjoftuar se “do të braktisim edhe Këshillin Politik”.

E vetmja gjë që e ngushëllon Lulzim  Bashën në raste të tilla (të cilat vitet e fundit i ka patur shpesh) është vajtja në zyrën e tij në SHQUP, të ambasadorëve. Kur një ambassador i troket në derë, Lulzim Basha bën festë, ndjehet më i lehtësuar, ndjehet më kompetent, ndjehet më i fuqishëm, dhe pastaj  nis e sulet edhe qeverisë. Por gjithsesi vajtja në zyrë e ambasadorëve, nuk ka dyshim se shoqërohet edhe me “këshilla” të padiskutueshme për atë dhe partinë  e tij. Lulzim Basha, duket se  nuk e ka kuptuar akoma, se SHBA  dhe Bashkimi  Europian, nuk kanë kohë të tepërt, se nuk  kanë qejf  edhe lojërat me “kukamshefi” që bëjnë politikanët e tipit të zotit Basha, ashtu sikundër nuk  duan të kenë  të bëjnë, me kryetarë partish që përkëdhelen çdo 6 muaj, apo çdo 4 vjet. Bojkoti, ka qenë dhe mbetet kryefjala  dhe filozofia e drejtuesve të PD, nga koha e Doktorit  deri sot, madje këtë ndjenjë “fantasitike” allashqiptare, ja  injektojnë edhe të rinjve  si fillim, që afrohen  në derë të SHQUP-it. Partia  Demokratike realisht  u ndodh  para faktit  të mbështetjes dhe përkrahjes  nga faktori ndërkombëtar, edhe  i  ndryshimeve kushtetuese që miratoi Parlamenti në 30 korrik, gjë e cila i hapi rrugën zgjedhjeve  me standarde Europiane, paçka se edhe vetë  zoti Basha e ka përshëndetur në heshtje atë. Por  ajo që i ndodh gjithmonë  kryetarit  të ish-opozitës, është riaktivizimi  i sindromës së trashëguar, “bojkotit”.

Ai  ka vendosur  “si  burrat  ti thotë  jo” Këshillit Politik, madje arrin të merret edhe me  muhabete  kafanesh, se “do të burgos Edi Ramën sapo të vij në pushtet pas  zgjedhjeve”. Kaq mjafton të themi se, zgjedhjet  e 2021 Partia e Bashës dhe aleancave  të tij verore, i ka të humbura. Realisht ai po projekton bojkotin e madh postzgjedhor, sepse  qysh tani e di, sa vota dhe sa deputetë do të marrë, nisur kjo nga katandisja e partisë nga  qendra deri në bazë. Ish-opozita e bashkuar, realisht gjendet mes dilemma të mëdha, ku nga njëra anë Lulzim Basha mundohet të mbajë  me gajret edhe ata pak kryetarë partiçkash deri ditën e votimeve, nga ana tjetër shihet qartë se LSI, nuk  do të ketë shanse ti bashkohet PD në rrugëtimin e saj të fundit si “parti pushteti”. E vetmja gjë e cila mban ngrehur shpresën e Lulzimit  për “ndryshim politik ”, mbetet bojkoti  i  tryezave, takimeve, debateve, marrëveshjeve,  dhe padyshim  bindja e padiskutueshme ndaj ambasadorëve. Ai ka kohë që luan me fatet e  partisë tij, fatet e vendit, fatet e shqiptarëve, ai ka kohë që luan rolin e politikanit “të zemëruar, të cunguar”, duke gjetur si rrugëdalje të vetme, bojkotin.

Ashtu siç bojkotoi Parlamentin, ashtu siç bojkotoi bashkitë dhe institucionet e tjera ligjore, ashtu siç bojkotoi bazën e Pd, nuk e ka për gajle, të bojkotoi edhe Këshillin Politik. Por kësaj here, bojkoti nuk “pi ujë” më zoti Basha, gjithçka  ka votën e shumicës së deputetëve në Parlament, por edhe gjithë  shqiptarëve të zgjuar, që duan  këtej e tutje zgjedhje  europiane.

3 komente në “Bojkoti si e vetmja rrugë e Lulzim Bashës”

  1. Adri says:

    Mos e pirdhni fare Lulzimin .Ka bërë vetëm gafa .
    Asnjë fitore të merituar .Hidheni jashtë PD-së!

  2. Ganiu says:

    Shpejt ne cader Lul , futu brenda si skuth dhe shty nja 6 muaj brenda ….

  3. Kola says:

    Nje opozite fashiste si PD qe ne gjithe veprimet e saj u frymezua nga ideja e banditizmit dhe antishqiptarizmit, nuk kish si te mos katandisej ne kete mjerim. Tani eshte koha e shperthimit te opozites se re te Rudina Hajdarit e cila si fryme e re e perjashton bojkotin dhe pranon negociatat e diskutimet. Shqiperise mos i ardhte me kurre nje opozite e qelbur si kjo e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje