Karmina publikon masat e marinsave amerikanë për t’u ruajtur nga Edi Rama

Pas deklaratës së Monikës se Yuri Kim e ka mbështetur Ramën për ndryshimet kushtetuese pasi ai e ka terrorizuar në zyrë, Karmina vendosi të shpërndajë për fansat e saj zbulimin e analistit Qim Peka në këtë drejtim.

“Më në fund ne kemi fakte pse ndryshoi qëndrimi amerikan për ndryshimet kushtetuese dhe si po merr masa Uashingtoni që kjo të mos përsëritet më. 

Një grup marinsash janë nisur nga Flota e Gjashtë amerikane drejt Shqipërisë për të siguruar jetën e ambasadores Kim e cila është nën terrorin e Edi Ramës. Burimet tona thonë se në takimin e fundit Rama ka tentuar ta mbysë në zyrën e tij dhe ka qenë ndërhyrja e Vali Bizhgës që e ka shpëtuar. 

Pas kësaj ambasadorja ra dakord se s’do kundërshtojë ndryshimet kushtetuese por do shprehë zhgënjimin, që nuk i mbështet dhe zoti Luli Basha.

Informacionet që kanë mbëritur për këtë çështje tek Kryemadhi janë nga disa agjensi serioze ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Presidentin.

Marinsat sapo të mbërijnë do marrin nën kontroll ambasadën dhe takimet e ambasadores. Njëri prej tyre, në takimet me Ramën do maskohet si femër dhe sapo Rama ta kërcënojë ambasadoren ai do hidhet në aksion. 

Pas kësaj ai do ta lidhë Ramën dhe do ta nxjerrë të lidhur para kryeministrisë, t’i bëjë thrrje popullit ta ndëshkojë. Aty do jetë pikënisja e revolucionit. Kur ta shikojnë Ramën me duar të lidhura të gjithë do t’i turren ta shqyejnë.

E gjithë kjo na jep shpresë se ndryshimet në kodin zgjedhor do bëhen siç duhet pasi Rama nuk i bën dot presion diplomatëve ngaqë do vijnë marinsat.

Kështu shpresojmë që në shtator gjërat do jenë në favor të Lulit”!

Pas analizës së Qim Pekës rreth deklaratave të Monikës edhe Bashkimi Europian vendosi të forcojë praninë e “Frontex” në Shqipëri për t’u siguruar se Rama nuk arratiset, kur të fillojë kryengritja e Baba Likes.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Karmina publikon masat e marinsave amerikanë për t’u ruajtur nga Edi Rama”

  1. Roland says:

    Mos vdksh kurre o mero baze…. hahahahahahahahahaaaaaaa…!!!!!!! . Me lot…

  2. Kaçi says:

    Mos vallë ka ardhur Halluini?
    Më pëlqejnë shumë përrallat me horror. Mezi pres vazhdimin e serialit ku Gjergj Elez Alia tenton të mbys Kuçedrën por atë e shpëton një ekuipazh piratësh të dërguar nga Bajlozi i detit i cili njoftoi edhe Qim Pekën për operacionin e shpëtimit.

  3. Kaçi says:

    Mos vallë ka ardhur Halluini?
    Më pëlqejnë shumë përrallat me horror. Mezi pres vazhdimin e serialit ku Gjergj Elez Alia tenton të mbys Kuçedrën por atë e shpëton një ekuipazh piratësh të dërguar nga Bajlozi i detit i cili njoftoi edhe Qim Pekën për operacionin e shpëtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *