Pandemia shtyn prezantimin e iPhone 12

31 Korrik 2020, 18:37Hi-Tech TEMA

Kompania Apple ka konfirmuar se fundmi se prezantimi i iPhone-it të ri do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.

Ky lajm nënkupton se linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjigandi teknologjik prezanton risitë e fundit.

Vonesa e prezantimit të iPhone 12 u zyrtarizua gjatë mbledhjes për të ardhurat e Apple, gjatë së cilës kompania bëri me dije dhe të dhënat më të fundit pozitive.

Pavarësisht impaktit që pandemia e koronavirusit, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar, sukses të cilin Apple iu dedikon modelit iPhone SE 2020.

1 komente në “Pandemia shtyn prezantimin e iPhone 12”

  1. Altin says:

    Pushojeni direkt nga puna personin qe ka shkruar
    kete lajm, ku eshte deklarata Apple? Kujt i referohesh?
    Dhe sa per info , iphone 12 do te prezantohet ne 8 shtator!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje