“Rrota e Ramës” në betejën për listat 100 për qind të hapura

Nga Mero Baze

Ka një mëdyshje të madhe në debatin e opozitës pas 30 korrikut. Askush nuk guxon të gjykojë sjelljen politike të Bashës dhe Metës për atë që ndodhi, por merren me faktin, a do ketë pasoja apo do ketë përfitime Edi Rama.

Edi Rama ishte i qartë në vendimmarrjen e tij. Ai plotësoi kërkesat e ndërkombëtarëve dhe Bashës më 5 qershor dhe thelloi reformën pas kërkesave të opozitës parlamentare më 30 korrik. Këtë e tha që pas 5 qershorit dhe nuk e ndryshoi kurrë.

Përkundrazi opozita ndryshoi dhe u tërhoq zvarrë pas tij. Fillimisht u distancua nga ndryshimet dhe i denoncoi ato, duke mobilizuar dhe lobistë të së djathës evropiane. Dhe mirë bëri.

Pastaj u kompleksua nga debati për hapjen e listave dhe filloi të sulmonte Ramën, “pse thotë do t’i hapim 70 për qind e jo 100 për qind”.

Edi Rama u vendosi një “rrotë” pa kuptim në skenë, si ajo historia e rregjisorit të famshëm shqiptar dhe ata filluan të merren me rrotën. “Rrota” ishte hapja e listave 70 për qind.

Aq shumë u entuziasmuan me “rrotën” e Ramës sa në fund vendosën të hyjnë në betejë për ta hequr nga skena.

Harruan që kishin premtuar distancë nga ndryshimi Kushtetutës, harruan që nuk donin të diskutonin për asgjë tjetër veç 5 Qershorit.

Dhe i dhanë Ramës dy armë të reja. Të drejtën për të folur përtej 5 qershorit, siç qenë listat e hapura dhe të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën. Pas kësaj ai i thirri në Këshillin Politik të bisedonin, por Basha iku në Mitrovicë se do merrte një flamur nga fisi Boletini. Dy ekspertët e tij treguan se nuk e kishin seriozisht aksionin për listat dhe ishin të papërgatitur të flisnin për to, por e kishin inatin me atë 30 për qindshin e mbyllur në listat. Pra me “Rrotën” e Ramës.

Më 30 korrik Rama e hoqi “rrotën” nga skena. Listat u hapën në Kushtetutë deri 100 për qind. U miratua dhe tipi koalicionit me një listë të përbashkët.

Opozitës ju plotësua dëshira për lista të hapura dhe dëshira për të prekur Kushtetutën. Edhe Ramës ju plotësua një dëshirë që kishte.

Tani opozita nuk duhet ta mbajë debatin hapur bazuar tek reagimet e të tjerëve. Aq më keq, që edhe reagimet e Parlamentit Europian e Bundestagut ishin kundër tyre. Por dhe sikur ti kishin pro nuk u bënin punë.

Ata duhet të debatojnë njëherë për strategjinë me të cilën dështuan njësoj si një vit më parë me mandatet dhe 30 qershorin. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD për “rrotën” që u vuri Rama në skenë.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në ““Rrota e Ramës” në betejën për listat 100 për qind të hapura”

  1. Marashi ,St gallen says:

    Kush e shpiku rroten tani se nuk po dihet?!

  2. Jugu says:

    Rroten e shpiku Rama por jo per Bashen, por per qytetaret e ketij vendi.
    Dita dites kemi te mbytur disa, te vdekur nga virusi disa, te lojtur nga mendja dhe fukaralleku shumicen, dhe Mero akoma na tregon perralla me rrote.
    Eshte ky Mero qe vite me pare tregonte perralla me babain e kryeministrit per incest familjar, dhe tani na mbron kete hajdut dhe megalloman qe po i ben shqiptaret te largohen ne mase.
    Eshte fatkeqesi qe qytetareve ju duhet te zgjedhin/votojne perseri njerezit e Berishes ne qeveri, dhe shkaku i vetem eshte pa-aftesia e ketij kryeministri karuc, frikacaklleku i tij, deshira per te pasuruar sektin Rilindje, per te rehabilituar gjithe ballistet dhe bashkpunetoret e nazisteve e fashisteve, per te burgosur njerezit e thjeshte qe gjoja abuzojne me energjin elektrike, apo gjoja kan ber korrupsion me votat. Por ky njeri hajdut duhet larguar sa me pare. Nuk mund ti jepet nje shanc i trete.

    1. Arber says:

      Ti bej si te duash, por sido qe te jete ky eshte me fat, pasi ka perballe egersirat, kafsherine berishiste. Prandaj Rama edhe 100 here me i keq te jete se sa eshte, prapeseprape eshte me i mire se lukunia shtazarake e berishqenve, mulnok-tritolve, palok-thuthuqve, etj.(lista e qenerise eshte e gjate!).
      Sido qe te jete Rama e PS, ne nuk jemi driteshkurter: nuk harrojme 26-28 majin, piramidat, 1997-en, SIK-un e Gazideden, 14 shtatorin, Gerdecin, arin e Krrabes, etj.(prape, lista e poshtersise pd-ls-iste eshte e gjate!).
      E beme ate gabim harrese më 2005. Por jo më!

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Keta te pedhit ckane me ramen…
    Keta duhet te terbohen me murriz veterinerin se po te ishte per ramen ai do vazhdonte ashtu sic ishte marreveshja e 2008 me sali vampirin…
    Murrizi perfitoi nga lista e lulit dhe u be deputet dhe si jago ja futi luljetes

  4. Tani says:

    Kush e vuri RROTEN dhe kush eshte RROTA?
    Le ta zhedhin te dy …RROTEN

  5. Iliri nga Gjermania says:

    😂😂😂😅😅😅😅 Tani le te merren me rroten Rames, dhe ai qengji te ruhet se mos e bejne kurban.😂😂😅😅Z. Baze jeni i madh ku te vajti mendja me Rroten dhe me ate Qengjin😂😂😂👍👋👏😎😷

  6. Kapterri says:

    Problem me rrotën e Ramës duket se ka Monika. I ka ngel merak që nuk e ka provuar.

  7. katarakti says:

    O Mero flokkacurrelsi! A mund te na thuash nese vendimet e parlamentit te 30 korrikut kane nevoje apo jo per firmen e Metes!? Kjo eshte me rendesi kapitale. Dhe jo se kush e shpiku rroten dhe kush po e ” perdor” me mire.

    1. Ed says:

      Jo nuk ka asnje kompetence per ndryshimet kushtetuse! Hyjne direkt me aprovimin ne fletoren zyrtare!

    2. XheJ eN Bi says:

      katarakti….
      E shoh që as lexon e as dëgjon lajme se ndryshe nuk do ta bëje pyetjen.
      Ligjet që u ndryshuan në Parlament do shkojnë te Likja .Likja do t’ i kthejë mbrapsh në Parlament .Parlamento do nëj një ndryshim ,do heqi një presje dhe do ja shpjerë Likes.Nëse Likja nuk e firmos ,ai ligj hynë në fuqi pa zhgaravinën e Likes.

  8. era! says:

    RROTA KA SHPIKUR RROTEN AFERMENDSH

  9. Prind says:

    Edi Rama luan ne keta tamam si ne shah. Ju ben shah dhe sheh gjithe kohen, sepse Luli e Monika as nuk arrijne ta nuhasin fare levizjen e radhes dhe nuk e kane haberin cfare guri duhet te prekin me dore,vertiten si te hallakatur neper fushe.

    1. XheJ eN Bi says:

      Prind…
      Rama luan shah,po ju fal dy ushtarë që të entusiazmohen Mona dhe Lili dhe pastaj ju jep shah mat

  10. cak cak suma says:

    hahahahahahahahah e bukur kjo!

  11. 001 says:

    Ne kete editorial sme vjen kush e shpiku rroten por jam merzit qe fisi Boletini i dha flamurin 120 vjecar nje paraziti
    nje hajduti
    Nje qaramani
    Nje servili
    Nje antikombetari
    Nje idioti
    Nje personi qe 7×7=42
    Nje te pabesi qe quhet lulqim basha
    Turp i ngelet fisit Boletini ka ofenduar gjithe shqiptaret kudo qofshin

    1. FH says:

      Ky fisi I “buletinit” nuk ka te beje fare me Buletinin. Gjaku eshte shprishur dhe trazuar keq… Per hir te shitjes se madheshtise se Buletinit te vertete per interest personale, perfaqesuesit e fisit duhet tja kishin dhene flamurin Lulit ne “Shtepine e Verdhe”. Ndoshta u tremben nha Isa Buletini se mos ngrihej nga varri…

  12. jon says:

    meri baze spiun ne kohen e xhaxhit , fuks ne kohen e Berishes, edhe lëpirës ne kohen e Rames,

    1. XheJ eN Bi says:

      jon….
      O xhon ,ku të ka shkelur më kallo M.Baze që të ka ngritur kacabujt dhe shfryn duke komentuar në këtë mënyrë.
      Shkruaj ç’të duash si ai nuk i lexon,se ndryshe nuk do ta botonte ,ti nxirr dufin tënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *