VIDEO/ "West Side Family" rikthehet si në kohët më të arta, Landi dhe Miri sjellin këngën hit me të cilën do kërcejnë shqiptarët këtë verë

31 Korrik 2020, 20:02Lifestyle TEMA

“West Side Family” ka qenë sinonimi i muzikës së mirë, adrenalinës pa kufij si dhe mesazheve të forta sociale që gjithmonë ndiznin jo vetëm llampën e argëtimit por edhe të reflektimit.

Dikur një treshe e jashtëzakonshme që konsiderohej si një nga grupet më të dëgjuar shqiptarë përsa i përket tingujve dhe teksteve të fuqishme.

Por pasi një nga emrat kyç të grupit Dr.Flori u nda nga jeta, mbetën vetën Landi dhe Miri të cilët vitet e fundit janë përpjekur të çojnë përpara ëndrrën për muzikë të mirë.

Edhe këtë verë, duket se West Side Family është rikthyer fuqishëm.

Ditën e sotme ata kanë surprizuar fansat me këngën “Zemra rreh”, një kompozim i vëllait të të ndjerit Flori, Alban Kondi.

Më poshtë po përcjellim këngën e plotë e cila shoqërohet me një videoklip tërësisht veror.

E teksa e dëgjon, përveç adrenalinës që të përshkon trupin, padyshim të kalitet mendimi se “West Side Family”  është rikthyer po aq fuqishëm sa në kohët më të arta.

Dëgjim të këndshëm! (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje