Finalja e Kupës, FSHF kërkon të luhet me tifozë

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon qeverisë që për Finalen e Kupës  të lejohen në stadium një numër i kufizuar tifozësh, duke ndjekur shembujt e disa vendeve të Europës.

“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Kërkojmë që konform rregullave dhe distancimit të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, shkruhej në njoftimin e federatës. Finalja e Kupës do të luhet këtë të diel, më 2 gusht. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Finalja e Kupës, FSHF kërkon të luhet me tifozë”

  1. bylis trukim says:

    po klubet e natës pa tifozë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *