Humbi njeriun e shtrenjtë, Partizani ngushëllon drejtorin e përgjithshëm

Nëna e kryeministrit Edi Rama është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aneta Rama u shua në moshën 82-vjeçare, lajm që u dha nga i pari i qeverisë shqiptare.

Dhimbje e madhe për të dhe për të vëllanë Olsin, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit.

Klubi i kuq ka reaguar me një mesazh në faqen zyrtare, duke i përcjellë ngushëllimet familjes Rama.

Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama.

Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pa zëvendësueshme“, shkruan klubi kryeqytetas.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Humbi njeriun e shtrenjtë, Partizani ngushëllon drejtorin e përgjithshëm”

  1. Shenjestra says:

    Bravo u qoft.Ne ksi ditesh njihet njeriu i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *