Isa Mustafa mund koronavirusin: Më uruan vdekjen e ma tmerruan familjen, sajuan edhe varrimin tim

1 Gusht 2020, 11:41Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Ai ka falenderuar të gjjthë ata që janë lutur për shëndetin e tij, derisa ka thënë edhe disa fjalë për ata që i kanë uruar vdekjen.

Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të prekur me këtë sëmundje dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit.

Mesazhi i Mustafes:

Miq të nderuar

Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.

Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit.

Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.

Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!

Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.

Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.

Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.

Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.

Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.

Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre. IM

17 komente në “Isa Mustafa mund koronavirusin: Më uruan vdekjen e ma tmerruan familjen, sajuan edhe varrimin tim”

  1. Ilirian says:

    Tipike e bejlerëve tanë ankohen që asnjë si do e të gjithë i duan vdekjen … viktimizohen … por ata dalin gjithmonë fitimtar se janë super bejlerë…
    sa anadollak kanë ngelur nuk u civilizuan e ndërgjegjësuan asnjëherë … nuk mësuan asnjëherë se janë njësoj si bashkëkombësit e tyre ose me keq se ata …

    1. Cabal EU says:

      Sbi rrufeja ne ale…
      si ne shqiperi:
      Lul-Ram-Meta t’rroni, qe na t’gzohemi, lol!

    2. Hije Gogoli says:

      Armiku numer 1 i Shqiperise paska mposhtur vdekjen.

  2. ???? says:

    Urime dhe shëndet .
    Ligësia nuk njeh kufi .
    Të liqtë janë të palumtur, dhe kjo është hakmarrja e natyrës kundër tyre.

  3. Koli says:

    Te kishe vdek do ishte puna ma e mire qe do i kishe ba kombit ndonjehere.Ky nuk me duket si shqiptar,ky si pjelle sllave duket.

    1. Shenjestra says:

      Ja pra,paska vertete njerez te keq si Koli,qe ja duan vdekjen tjetrit.Mire e paska zoti Mustafa.

  4. Ceni says:

    Ka qe politiken e vene mbi jeten. Keshtu jane njerezit, ca zemerbardhe e ca zemerzinj. Ta gezosh jeten!

  5. Xheti,KS says:

    A thua… pse???

  6. Roland says:

    Mire ke bere qe nuk je trembur ….se ne shqiptaret kemi nje thenie…” nuk ha mortja mut ” prandaj ti mbijetove …….

  7. Baliu says:

    Ec more vorraxhi ti po e mund Covid19 me nje kembe ne dhe. E leshove nje ‘fake news’ per konsum te brendshem, per ata kriminelat tu qe po i sulmojne fizikisht njerzit ne kuvend. Keni ra edhe me poshte se Banda e Zanzibarit, per qata po te “xhelozojne” balo, kapishi.

  8. Ali Pasha says:

    Nuk bie rrufeja ne hale jo ore Isa Mustafa…

  9. Trotski says:

    Sharjet dhe mallkimet bien ere Albin-eri.E pesofshin ne kurriz te tyre.

  10. emigranti says:

    Po ata qe te uruan vdekjen vepruan vertet gabim, por mos harro fajet tuaja dhe mos harro te reflektosh.
    Ishe ti qe pasi shkove ne zgjedhje duke fshehur fytyren prapa Vjosa Osmanit dhe mashtrove votuesit duke u premtuar reciprocitet, e flake ate duke kujtuar se ajo nuk vlen me per partine qe drejton ti, me sakte per ty dhe disa servila qe ke prane.
    Per duke te uruar pleqeri te mbare te kujtoj se koha juaj ne politike ka mbaruar.
    Eshte koha e brezit te ri dhe ti nuk mund ta ndalosh megjithe makinacionet tuaja qe ti i ke perdorur gjithnje.
    Reflekto te pakten nje here dhe vepro me ndershmeri.

  11. Edi says:

    Po o Is por ka nje problem: nuk i ben goja njeriu te flase nje fjale te mire per njeriun qe mori votat me fytyren e Cjoses ne flamurin e Partise. Nuk nxjerr goja dot fjale te mire per ty…

  12. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Eshte e vertete qe e shte koha e brezit te ri, por jo me sojin e Vjosa Osmankes.

  13. PSE ? says:

    Sepse te gjithe ata te konsiderojne , pa asnje dyshim , si Kale Troje ne sherbim te UDB – se , kopje e Sali serbit .

  14. Gradishta says:

    Urime dhe paç gjithmonë shëndet të plotë,por sa për ata që të luanin vdekjen mos u mërzit,tjetrit zëmrohu për sa mënd ka pastaj ka dhe më keq këtej nga Shqipëria si një ish ministër një farë Ylli Manjani që ironizon dhe gëzohet për vdekjen e një nene.Aka fatkeqsi më të madhe se të ironizosh vdekjen e një nëne kur nëna është simboli i jetës mbi tokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje